Montag, 29. November 2010

INTERVISTË ME POETIN DHE KRITIKUN LETRAR IBRAHIM IBISHI

Bilall Maliqi: Intervistë me poetin dhe kritikun letrar Ibrahim Ibishi
E Diel, 28-11-2010, 07:59pm (GMT)


Ripublikim

INTERVISTË ME  POETIN DHE KRITIKUN LETRAR IBRAHIM IBISHI

SHKRIMI ËSHTË NJË NDJENJË HYJNORE

Nga Bilall Maliqi, 29-08-2010

Ibrahim Ibishi është i lindur në Kremenatë të Gallapit, më 16 dhjetor 1953. Me profesion është mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai ka afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Ai është poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar. Dëshira për ta zhvilluar një intervistë me poetin dhe kritikun letrar Ibrahim Ibishi ishte e kahmotshme.Në këtë bisedë u fokusuam në pyete të ndryshme  duke filluar nga zanafilla e tij krijuese deri tek planet e tij në rrafshin krijues në të ardhmen e që z. Ibrahim me kënaqësi iu përgjigj pyetjeve tona…

*Zoti Ibrahim në interes të lexuesve të revistës “Perspektiva” na thuani diçka lidhur me zanafillën tuaj krijuese dhe rrugëtimin nga vëllimi poetik “Varr në qiell” deri në ditët e sotme?

I. Ibishi  Krejt në fillim, askush nuk e di, kur fillon nxitja e dëshira për të thënë diçka ndryshe nga të tjerët. Gadi çdo krijues qe kanë pyetur se çka e ka nxitur të shkruajë, ka thënë se nuk e di saktësisht, as pse shkruan. Shkrimi është një ndjenjë hyjnore, mendoj. Te unë mbase ka ndikuar ineresimi i arsimtarit të gjuhës, Gani Berisha, që në majë bjeshke ( në Tyxhec ) na sillte asokohe revistat për fëmijë “ Pionieri “ dhe “ Zani i rinisë “. Ishte diku viti 1965. Apo njerëz të caktuar, mbase edhe lindin bashkë me dashurinë për të shkruar, ndërsa leximi standard është ana favorizuese që e ndihmon individin të skalitet në një poet a prozator të ardhshëm. E mbaj mend se lexoja shumë libra që na jepte nga “ biblioteka “ e shkollës, po ai arsimtari Gani. Pastaj shkruaja diçka, duke u bazuar ne vjershat e autorëve të ndryshëm. Në ndërkohë e krahasoja shkrimin tim me atë të një tjetri dhe, fitoja guximin të provoja përsëri e përsëri… Kjo kishte ndodhur në vitet kur shkoja në fillore. Gjatë shkollimit të mesëm nuk u mora me shkrime, më shumë u angazhova në aktivitetet muzikore në SHKA “ Zenel Hajdini “, të Gjilanit. Në këtë kohë botova vetëm dy a tri poezi ne revisten letrare “ Bota e re “.
Vetëm në vitet e 80- ta iu përkushtova shkrimit. Botova, në fillim, në revistat për fëmijë “ Pionieri “ dhe “ Gep “ e më vonë edhe në “ Zëri “ dhe “ Rilindja “. Në vitin 1995, me kujdesin dhe ndihmën finansiare të profesorëve, Bislim Pireva, Rexhep Shemsiu dhe ca miqve të tyre, botova vëllimin poetik “ Varr në qiell “. Në këtë kohë kisha gati për botim edhe dorëshkrimin me tregime “ Shiu për kërpudha “, por ata u përcaktuan për poezitë. Libri pati jehonë, si libër i parë dhe i guximshëm i një krijuesi relativisht të ri që kishte bërë emër nëpër revista e gazeta shqipe. Vetëm pak më vonë, po të njëjtin vit, me ndihmën e miqve, shokëve të rinisë dhe ish nxënësve të mi, botova edhe librin me tregime “ Shiu për kërpudha “, i cili dështoi për shkak të naivitetit tim dhe injorancës së njerëzve të Revistës letrare “ Jeta e re “, me të cilët isha marr vesh për botimin. Edhe pse ishte i lektoruar, ai libër doli qesharak në kopërtina dhe pati me mijëra gabime prej më të ndryshmëve. Libri më i bukur imi ishte i dënuar për dështim. Nuk u zhgënjeva,por vazhdova të shkruaj dhe, në vitin 1996 botova tregimet më të guximshme në çdo aspekt, nën titullin “ Korbat mbi muranë “, në editimin e SHB “ Rilindja “. Edhe pse mendoja se do të pritej mirë, ky libër kaloi në heshtje, i injoruar më duket. Edhe më tutje nuk u zhgënjeva. Vazhdova me prozë dhe, në vitin 2000 SHB “ Rilindja “ më botoi romanin “ Shtjella e vetmisë “, i cili bëri jehonë dhe u shpall si libri më i bukur i shkruar në prozë dhe fitoi çmimin “ Hivzi Sulejmani “ të SHSHK.
Po të njëjtin vit botova te SHB “ Rozafa “ në Prishtinë, romanin tjetër “ Trëndafil në  varrezë “ që u prit mirë nga lexuesit dhe kritika letrare. Gjatë kohës sa shkruaja romanet që i përmenda lart, në intermexo shkruaja poezi që të ruaja kontinuitetin e të shkruarit të prozave të gjata, kështu që në vitin 2002, në edicion të SHB “ Faik Konica “ botova vëllimin poetik “ Kaçurrelja që vraponte pas erës “.
Romani “ Njerëzit e vjeshtës ose: Dashuria e një të çmenduri “ u botua në edicionin e SHB “ Rozafa “, në Prishtinë, si roman i blerë apo i shpërblyer në konkursin e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, në vitin 2004, ndërsa në vitin 2008 botova dy libra: “ Baladë shiu “ ( poezi ), finansuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës dhe “ Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit “, ( shkrime diskursive ), finansuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Të dy këta libra u edituan nga Shb “ Rozafa “ në Prishtinë.

*Në letrat shqipe lexuesi ju njeh si: poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar, shkruani për fëmijë dhe të rritur, na thuani cilit ligjerim poetik më shumë i jepni hapsirë?

I. Ibishi  Unë e dua shumë poezinë. Kjo mund të shihet lehtë, kur të lexosh prozën time. Ajo është e mbushur me figurshmëri dhe muzikalitet poetik. Poezinë e shkruaj në çaste të veçanta intime, kur kam dhembje shpirti, kur ndihem i harruar, i vetmuar a i plakur. Për mua poezia shndërrohet, pastaj, në ves, në një lloj sëmundjeje e më pastaj në një ilaç, me të cilin shërohet po kjo sëmundje që shkakton pikëllimin.
Ndërsa prozën e dua se aty ke hapësirë të shtrihesh për shtatë palë qejfe. Ajo të ngjanë në një rrugë të gjatë me plot paqartësi, kënaqësi, me plot vetmi, me të panjohura… Është një histori, është një enigmë, është fantazi…Këtu duhet ta njohësh mirë këtë rrugë, kohën dhe të lexosh mirë shpirtin e bashkëudhëtarëve që vet i ke zgjedhur për këtë rrugëtim magjik.
Dhe, në fund të hamendjes sime, kaloj në anën e prozës. Ajo është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e botës sime të vogël të artit.

Poezia përpara dhe sot

*Na e tërhiqni një segment lidhur me poezinë përpara dhe sot.Si kanë qenë kriteret për botim të një libri përpara sepse kohëve të fundit jemi dëshmitarë të një “vlimi” të librave me kritere dhe pa kritere. Komenti i juaj?

I. Ibishi Vlerat dhe jovlerat kanë ekzistuar me formësimin e njeriut nëpër kohë. Gjithmonë ka patur poezi dhe jopoezi, ka patur mjeshtër dhe mediokër, por “ matja “ e vlerës dhe jovlerës është bërë pak më ndryshe. Kriteret e botimit të librit, në kohën kur “ Rilindja … “ ishte botuesi i vetëm institucional ishin krejt tjetërfare me këto të sotmet. Unë nuk kam pasë rastin të ballafaqohem me këtë proces, por sipas rrëfimeve të kolegëve shkrimtarë, redaktorë e drejtorë, të asaj kohe që kanë punuar në “ Rilindje “, botimi i librit është bërë me punë ekipore- zingjirore. Çdo gjë është bërë sipas një hierarkie, prej të madhit.
Sot çdo gjë bëhet ndryshe. Tregohet për raste, kur shkruesi nuk e njeh shkrimin e tij, pasi ai shkrim ka kaluar nëpër “ procesin e botimit “. Çdo gjë është komercializuar, prandaj ka pak libra të bukur e më pak botues korrektë.

Kritika letrare

*Po për kritikën letrare çfarë mendoni kemi kritikë të mirfilltë objektive dhe korrekte?

I. Ibishi  Po, ka kritikë të mirëfilltë letrarë, por ata nuk merren me “ gjëra të vogla “.
E mos të flasim për libra të autorëve të rinj që nuk i njeh çarshia letrare, ose që nuk kanë para për të promovuar librat e tyre.
Është një mentalitet banal i përdhosjes pa argumente të vlerave: çdokush që është fillestar me libër nuk di të shkruajë! Mjafton të pëshpëritet nëpër koluare se filan libri i filan autorit dhe filan botuesit, nuk ka vlera të mirëfillta dhe, e pat…! Ndërsa përpara, prapë po u referohem njerëzve të dikurshëm të “ Rilindjes “, ishin recensentet dhe redaktorët që paguheshin për punën e tyre, ata që i vlerësonin dorëshkrimët. Dhe kur kryhej kjo pasonte shkrimi afirmativ, reklamues në gazetë për librin e ri të botuar. Sot çdoherë fjalë të mira për librin edhe më të keq. Një promovim jo i artit, po i emrit, një promovim i autorit. S’ka kritere, kur ke para!

*Ju përpos që merreni me shkrime bashkëpunoni edhe me revista të ndryshme që dalin në Kosovë, na thuani përpos shkrimeve e recensioneve çfarë tjeter shkruani në këto gazeta?

I. Ibishi  Tashti nuk bashkëpunoj me asnjëren prej tyre. Ende kam besim se ata të “ Kohës ditore “ do të më botonin në faqet e “ Shtojcës … “ ndonjë tufë me poezi a ndonjë tregim të shkurtër. Nuk kam kohë, as elan.

*Ti kthehemi pak profesionit tuaj, jeni mësimdhënës i gjuhës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, punoni mësimdhënës, na thuani sa është i dashur profesioni i mësuesit meqenëse në biografinë tuaj lexova se më 7 mars të vitit shkollor 2007/2008 jeni radhitur ndër mësimdhënësit më të mirë. Komenti i juaj?

I. Ibishi  Profesioni, çfarëdo qoftë, është vetë jeta e njeriut. Me këtë profesion jam takuar pa shumë ambicie dhe shpresë se do të më sillte diçka prodhimtare, por me kohën çdo gjë u vu në rregull. Sot jam i lumtur që punoj me nxënës, edhe pse kjo punë nuk paguhet…Sidoqoftë, gjatë gjithë jetës kam punuar me vetëmohim dhe, kështu do të punoj derisa të kem shëndet të mirë.
Në vitin shkollor 2007/ 2008, me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit e Kosovës me propozimin e Drejtoratit për Arsim e Kulturë të Prishtinës, më radhiti në mesin e mësuesve më të mirë të vitit. Ka ende njerëz që çmojnë vlerat e nëpunësve të tyre! Të drejtën, kjo mirënjohje më gëzoi.

*Ti kthehemi edhe njëherë krijimtarisë suaj, në vitin 2008 botuat librin me kritika letrare  “Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit”, na thuani për impresionet tuaja lidhur me librat që i keni shqyrtuar branda kopertinave të këtij libri?

I. Ibishi  Nuk e kam dashur kritikën letrare, por nevoja të bën mjeshtër, kanë thënë. Kur isha i ri pata lexuar diku se me kritikë letrare merreshin ata krijues që kishin dështuar në gjetjen e vetvetës në poezi a prozë dhe e dyta, mendoja si mund ta vlerësonte dikush shkrimin tim dhe t’ia qëllonte se qfarë kam dashur të them, kështu disi … nuk besoja… kjo më dukej si punë magjistari a e ndonjë parashikuesi të të ardhmes! Po nuk ishte kështu. Këtë e vërejta me kalimin e kohës.
Në kohën, kur Mehmet Kraja e redaktonte Shtojcën për kulturë, në “ Koha ditore “, unë dërgoja për çdo javë ndonjë tufë poezish, apo tregim të shkurtër, por ishte e pamundur të më botoheshin të gjitha këto shkrime. Një ditë Mehmeti më tha: Ibro, ti po lexon se po lexon, e këtyre botimeve ua bëj nga një paraqitje ne gazetë, sepse nuk ka mundësi të të botoj poezi a tregim për çdo javë, se nuk je vetëm ti shkrimtar!
Më pëlqeu ideja dhe, pranova këshillën e Mehmetit dhe, ia pash hajrin. Edhe merrja ngapak para, edhe prej këtyre shkrimeve që botoja në Shtojcë, bëra librin “ Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit “. Aty kam shkrime për libra të njohur të shkrimtarëve të njohur, për libra të miqvë të mi, kam rilexime dhe të gjithë këta i kam matur me kutin tim dhe i kam dekoruar me pak poetikë. Jam munduar të jem korrekt, por arti i shkrimit është më shumë subjektiv, prandaj edhe vlerësimi mund të del subjektiv.
Sidoqoftë, unë jam i knaqur me punën time në këtë libër.

*Ju jeni ndër bashkëthemeluesit e Klubit Letrar “Nositi” të Dardanës, na thuani diçka për veprimtarinë e Klubit atëherë dhe sot?

I. Ibishi  Eh, po më pyet për diçka, si ta zëmë, të krahasoj natën me ditën. Themelimi i “ Nositi- t “ ishte simbolikë. Atëherë, duhet të improvizonim se jemi gjallë, se dimë të bëjmë kulturë, se kemi krijues … Duhej ta “ ushqenim “ popullin edhe në këtë mënyrë. Ishim të zhveshur nga çdo rregull institucional. Qysh atëherë na kishin shpallur të vdekur, e ne duhej të thonim të kundërtën.
Pas lufte, “ Nositi “ u ngjall bashkë me aktivitete të ndryshme. Tashti, revista letrare “ Nositi “ krahasohet pa ngurim me simotrat e tij në Kosovë e më larg. Ka aty njerëz që dinë çfarë bëjnë. Ata, në kuadër të “ Nositi-t “ afirmuan shumë pena të kësaj ane dhe botuan libra të autorëve të po kësaj treve.
Prej këtu, përshëndes Nexhatin, Sinanin, Azeminen, bacën Daut e të tjerët që me përkushtim të pamohueshëm udhëheqin klubin, po edhe aktivitete të ndryshme kulturore në Dardanë.
  
*Na thuani diçka për planet e juaja në rrafshin krijues në të ardhmen?

I.Ibishi  Unë kam pushuar së shkruari aktivisht. Mund të shkruaj në të rrallë ndonjë poezi,kur nuk kam nga t’ia mbaj. Kaherë e kam vërejtur se është e pamundur të tejkaloj shkrimin tim, të tejkaloj librat e mi të shkruar e pasi nuk mund të bëj diçka më interesante, më të bukur, më të lexueshme, nuk po e provoj më. Tashti nuk lexoj as gazetën. Kur kam kohë dhe nevojë lexoj ndonjë roman extra, shikoj në televizor ndonjë film dramë dhe shkëmbej dhe vlerësojmë shkrime të miqve në Fcb.
E kam lëshuar në Ler … hahahaaaaa!
Megjithatë, kam edhe ca punë pa bërë. Kam ende të pabotuar librin me tregime për fëmijë “ Hajni topi dhe peshqit “, sepse nuk po i del nafakë. Më patën premtuar ata të Drejtoratit për Arsim e Kulturë të Prishtinës, por deri më tashti asnjë lajm, asnjë fjalë…
Tjetër, librit tim më të mirë, “ Shiu për kërpudha “ që ma sakatuan, më duhet t’ia kthej dinjitetin. Më duhet ta përgadis sërish për botim duke i shtuar edhe ca tregime të reja. Po parasegjithash më duhet të gjej donatorin a donatorët.

Përshëndes të gjithë lexuesit e revistës “ Perspektiva “. Ndërsa për intervistuesin dhe stafin e revistës, një falënderim miqësor. Suksese!

NAZIRE JAHA KËNGËTARE E IMAZHIT TË MADH

 NAZIRE  JAHA KËNGËTARE E IMAZHIT TË MADH

Shkruan:Shaban Cakolli

Muzika është arti më i bukur i shpirtërores që i jep kuptim relaksimit të jetës.Megjithatë të kultivosh
këtë art duhesh të jesh vërtetë artist.Secili këngëtar tenton të veçohet nga tjetri përmes këngës,
stilit dhe strategjisë,por gjatë lëvrimit të këngës në shpirtin e art dëgjuesëve len mbresën shpirtërore
sipas natyrës së këngës që këndon,motivit të këngës dhe përjetimit shpirtëror kur këndon,stilit
që mbanë para artëdashësve,rrespektimit të skenës dhe adhuruesëve.Këngëtarët sahere ngjiten në skenë
luajnë një personazh,këtë dhunti e ka edhe këngëtarja jonë e mirënjohur Nazire  Jaha,ajo me këngën e saj
 të zgjedhur,me mjeshtrinë e saj në skenë ,ritmin e saj të fortë,ëmbëlsinë e vokalit të saj ka treguar se ka vlera të mirëfillta
si këngëtare.

Synimi i saj drejt kësaj rruge është dashuria shpirtërore në art,dhe puna e saj në këtë art do të i lën një emër
Kam hasur në skenat tona njerëz që i kanë brohoritur një këngëtarje edhe pse nuk kishte vlera të mirëfillta të këngës,por kishte
bukuri tërheqëse.Të jesh  këngëtare e sukseshme nuk do të thotë të jesh vetëm e bukur,por të
japish cilësi në këngë,.të kesh bukuri shpirtërore,virtyte këto  i shtojnë fisnikërinë një këngëtarje dhe artdashësve që e rrethojnë.
Bukuria e jashtme është një dhuratë nga vet krijuesi,por që Nazirja zoton gjitha këto,ka bukuri të jashtme,bukuri shpirtërore dhe cilësi
pune.Nazire Jaha ka kënduar nga fëmijëria,ajo e deshti shpirtërisht këngën,por një këngë të mirëfilltë shqipe,që  me kujdes ruan
begatinë  e kulturës sonë kombëtare,pa futur tekste e elemente të huaja në këngën tonë të pastër si loti,këndoi  një muzikë plot
vlera,por edhe këngës,edhe skenës,edhe publikut iu qëndroj besnik dhe kjo e bënë aq më të fortë personalitetin e saj.Muzika jonë
shqipe sot kultivohet në shumë rryma dhe me shumë qëllime.Njerëz të quajtur këngëtar që ndoshta edhe kanë bërë emra të njohur,
fatkeqësisht nga humbja e peshës së institucionit tonë kulturor,mos mundësive të këtyre institucioneve për të kontrolluar  ecurinë
e këtij arti,dalja në skenë e shumë këngëtarëve/ve,që për të jetuar nga kënga synojnë komercializmin,që blejnë emër me para,
që zhveshin begatitë e muzikës sonë kombëtare,që fusin elemente të huaja në këngët tona,duke kopjuar tekste e melodi
sllavo-turko-greko-rome,që me antivlerë pushtojnë zemrat e simpatizantëve të  shpërlar nga vlerat,duke bërë kërcime
marramendëse para simpatizantëve,duke i joshur ata me lakuriqësinë e tyre ekstreme.Ndryshe nga këta që cekëm më lart,
Nazirja këngën e kultivon nga dashuria shpirtërore,pa qëllime komercialiste,me një rrespekt të fortë të skenës dhe artdashësve,
duke ruajtur me simpati veshëjen kombëtare,e gjitha këto cilësi asaj mund të i shkaktojnë humbëje materiale,por padyshim
pasuri shpirtërore dhe imazh tek adhuruesit e muzikës sonë të mirëfilltë shqipe.Nazire Jaha është e lindur në Stagovë,ka kryar
shkollën e mesme kimiko-teknologjike,nga mosha nëntë vjeçare në shpirtin e saj hyri dashuria për këngën.Sa e saherë ka pushtuar
Stagovën e saj të dashur zëri i saj i ëmbël dhe i njomë me këngët e saja për atdheun,shkollën dhe kombin.Dal ngadal ajo mori guxim
të fortë me plot bindje dhe shpirt dhe filloj të ngjitej skenave,me zërin e saj të ëmbël mikrofonik në shënime kombëtare,organizime shkollore,
koncerte, ku fitoj  simpatizuesit e saj që e shpërblyen me urime,duartrokitje,mirënjohëje,etj.....Ajo ngadal por sigurtë hyri në valët e radiove dhe
televizioneve tona,dhe fitoj një imazh të madh tek artdashësit.Ajo tani u bë e kërkuar edhe për institucionet tona kulturore që vepronin atëhere,
u ftua nga këto institucione dhe u ngjit nëpër festivale si në festivalin burimor Gllogovci,tri herë radhazi në"Kosovarja këndon"; e shumë festivale
tjera.Nazirja në çdo skenë që këndoi u mirëprit nga artdashësit.Këto vitet e fundit si shumë të rinjë që shkaqe të ndryshme i nisën rrugëve të kurbetit,
një fat të hidhur e pati edhe Nazirja.Ajo tani jeton dhe vepron në  mërgim dhe padyshim krijuesit e artit muzikor jashtë atdheut hasin në vështërsi
për  kultivimin e këngës.Kështu deshti pushtuesi ynë!Ai përdorte gjenocidin mbi kulturën tonë,gjenocid ky që ishte i njejtë me ate të zhdukjes
fizike të shqiptarëve.Pushtuesi deshti të shuaj kulturën tonë kombëtare,po Nazirja për inat të tij asnjë  herë nuk iu nda punës së saj  për  të pasuruar
kulturën tonë kombëtare,edhe pse në mërgim mundësitë e daljes së shpeshtë në skenë janë më të vogla,ajo nxori vlera nga shpirti i saj artistik,
u stërvit dhe sukseshëm i kultivoi ato.Secili nga këngëtarët ka kryevepra,por më me pasion e këndon ndonjë këngë herë edhe kur nuk është autor i saj,
Nazirja e ka në shpirt  dhe me shumë pasion e këndon këngën"Dada do ta shes skutaqen",e cila ka pushtua shumë zemra të artdashësve tanë.
Nazire Jaha këtë muaj ka aktivitete të ngjeshura për të dalur para artdashësve me këngët e saja për vitin e ri.Ne e pritim me padurim shpalosëjen
e këtij sekreti dhe me ëndje do të përcjellim këngët e saja,njëherit i dëshirojmë edhe shumë suksese të më tejme.

U MANIFESTUA 28NËNTORI DITA E FLAMURIT KOMBËTAR NË SHTUTGART TË GJERMANISË

U manifestua 28 nëntori dita  e Flamurit kombëtar  në  Shtutgard të Gjermanisë
Nga Asllan Dibrani
Po  i afrohemi  një shekulli ditës së shumë pritur , e lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike , mbas pesë shekujsh robërie , patrioti i mençur i kombit tonë , heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari  flamurin  kuq e zi,  që ngriti   i madhi Skënderbe 5 shekuj  ma herët   me te njëjtin qëllim  simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.
Grupi i valletareve  nga Heidelberg
Si çdo vend që po përkujtohet kjo ditë madhështore  e flamurit  kombëtar  ditës se Pavarësisë së Shqipërisë, në Shqipëri ,Kosovë ,Maqedoni e gjetiu,po asht po manifestohet edhe ne vendet perëndimore  ku janë të përqendruar shqiptarët. Ashtu  një e kremte kushtuar flamurit të kombit u mbajt edhe në Shtutgard  të Gjermanisë e organizuar  nga Unioni Mbarëkombëtar Shqiptar,
Can tahiri udheheqes i programit dhe bashkpuntor i T.V.Sh në PTiranë
dhe  dhe R:T:K në Prishtinë i shoqeruar me moderatoren Afërdita  Shkrelin
Qendra Kulturore Shqiptare nga Shtutgardi , Besëlidhja Kombëtare Demokratike  Shqiptare  në mbështetje të Qëndresë Islame nga Shtutgardi, ku pikërisht  ne ora 14 të ditës se diel  të datës 28 nëntor  2010   filloj tubimi,në një sallë të stolisur me flamurin e  krenarisë se kombit dhe piktura artistike kushtuar kësaj feste. Fillimisht  hapjen e  këtij tubimi  e beri veprimtari Fahredin Tafallari  i cili i falënderoj të pranishmit dhe u përqendrua ne  ngritjen e flamurit ne Vlorën heroike te vitit 1912 i përshëndeti të pranishmit  dhe u përqendrua ma tepër për vlerat e flamurit dhe manifestimin e tij ne mërgatën shqiptare. . Ma tutje  moderatorët  Can Tahiri dhe Aferdita Shkreli  ftuan të pranishmit  për një minutë heshtje për te rënët   e dëshmoreve  për liri! Ne sallë ishte i pranishëm  edhe  biznesmeni   shqiptar Behxhet Pacolli  dhe aktualisht Kryetar i AKR-së i cili pos një biznesmeni të suksesshëm  u tregua një politikan   i cili ndikoj në shume shtete qe ta njohin  pavarësinë e Kosovës ku në zgjedhjet  e ardhshme pretendon qe te jetë kryetar i Kosovës. Zoti Behxhet Pacolli  ishte i  shoqëruar nga zonja Mimoza Kusari Lila një figurë shume aktuale politike në Kosovë,qe të dy u nderuan nga  organizatorët.
Behxhet Pacolli një biznesmen i kalibrit botëror në diskutim pran publikut Shqiptar ne Shtutgard

Zoti Pacolli   me rastin e marrjes së fjalës  u shpreh ,të dashur bashkatdhetar ,edhe unë jam një pjesë e trupit të juaj  me qe isha dhe jam me shpirt  në zemrën e mërgimtareve se mbi 30 vjet  isha jashtë atdheut  dhe  e i dijë mire sakrificat  e mërgatës ,  qe gjithë here ishte promotor i  çështjes kombëtare,ai përshkroi  gjendjen politike të Kosovës por u përqendrua edhe ne zgjedhjet e ardhshme  ku  e ftoj publikun qe te votojnë  për ata qe ju merr mendja se do te jetë progresiv ne te ardhmen, Kosovës i duheni ju  ,i duhemi ne  ajo ka nevojë ta ndihmojmë  ne integrimin e saj  ne një vend te zhvilluar  përfundoj nder te tjera zoti Behxhet Pacolli u përcjell me duartrokitje frenetike të shpeshta nga publiku...Edhe zonja Mimoza Kusari Lila

Zonja Mimoza Kusari Lila ne diskutim pran
publikut Shqiptar ne Shtutgard
u përshëndeti të pranishmit  duke u përqendruar  në ditën e madhe të flamurit por edhe gjendjen politike
.Zëvendës  konsulli i Shtutgardit  zoti Ymer Lladrovci  gjithashtu
ishte i prezent i përshëndeti te pranishmit dhe u përqendrua ne ditën e flamurit dhe e ndiej veten të privilegjuar që pikërisht edhe që jam pran jush në këtë datë të madhe pos ditës se flamurit edhe ditëlindjes së të madhit Adem Jasharit etj. Edhe patrioti dhe veprimtari i madh Emil Kastrioni  -Emin Fazlia  nje veteran i palodhur,përshëndeti te pranishmit ku la mbresa tek publiku pati edhe te tjerë diskutues.
Për ta nderuar  flamurin  dhe këtë ditë të shenjte të 28 nentorit ditës së Flamurit  u hap  edhe një Ekspozitë artistike nga tre piktor  shqiptar Dan Gashi   Asllan Dibrani dhe Sabahate Byci pikturat ishin me karakter kombëtare dhe një frymë atdhetarie.
   
Pamje  e një pjese të Ekspozites nga tre piktorët Dan Gashi  
Asllan Dibrani dhe Sabahate Byci
Manifesti u përcoll edhe nga këngëtarja Lumnie Grajqevci,

Lumnie Graiçevci kengetare
këngëtari Arsim Grajqevci me sint Dini  dhe nga grupi i valleve nga shoqata Iliria nga Halderbergu.Me recitime   kushtuar këtij takimi  u publikuan edhe dolën edhe nxënësja  Blerta Pantina ,Egzon Mustafa

Albion Gashi pran publikut me recitim
dhe Albion Gashi nga Schwinfurti qe kishte ardhur  200 km  larg nga Shtutgardi

Një pamje nga Behxhet Pacolli.;Mimoza Kusari-Lila, Emin Fazlia
Ymer Lladrovci etj.

Pamje ne salle gjatë manifestimit duke vallëzuar

         Pamje ne salle gjatë manifestimit


Pamje e një grup qytetaresh ne sallë gjatë manifestimit


Kjo ditë 28 nëntori të sivjetshëm na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma të gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan, për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Qytetar, vëllezër e motra,të nderuar mërgimtar ku do që ndodheni ju urojmë  festën e flamurit tone kombëtar. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë  për të gjitha forcat politike  të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin  e kombit tonë,të jetë një ditë e kurorëzimit për  një qëllimi  dhe një mendje  me një vizion dhe  ide ,me një strategji dhe  synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha forcave  intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë  spektrit ne elitën e kombit  të bashkohen   rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite  të veçanet jubilare , kjo  festë le te jetë një kushtrim  që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptaret në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona   nën Serbi Maqedoni  Greqi dhe Mal te Zi .Vëllezër   dhe bashkatdhetar në mërgim  me një theks te veçantë ju uroj  ketë vit   kudo që gjinden  nëpër botë për neve jashtë atdheut  jemi edhe ma te nevojshëm  që ta shijojmë ngrohtësinë  e ngjyrës   se këtij flamuri  të kombit që duhet ta ndiejmë krenar,vetën tonë pran fëmijëve tanë  dhe brezit që po e rrisim në dhe te huaj që përmes jush të nxitën,të mësohen   dhe te joshen  për atdhedashuri   ndaj kombit të vet. Sot pikërisht në ketë ditë ë shtrenjtë  festohet edhe anembanë  botes shqiptare ne diasporë  ku  menjëherë pas shpalljes se Shqipërisë shtet ne vete   u festua  që nga mërgimtaret tanë  të hershem  që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare,Faik  Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët  e ma vonshëm deri të vëllezërit Gërvalla ,Kadri Zeka  Enver Hadri etj që me ketë flamur  manifestuan protestuan dhe kryen obligimin  dhe amanetin e vet deri ne vdekje  për një gjuhë ,një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre  le të na shërbej si obligim  edhe neve që këtij  amaneti të tyre mos t'i shmangemi  deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave . 
Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë - 28 Nëntor .1912, ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj  historia do t'ua ngrehu lart krenarinë  shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Shqipëri, te lire, sovrane e te pavarur.
Gëzuar ,për shume mote 28 Nëntori 1912, Dita Flamurit - Shpallja e Pavarësisë  së Shqipërisë.
Foto-reportazh  nga Asllan Dibrani 2010 Shtutgard




image001.jpgimage001.jpg
7K   Прикажи   Преузми  
image002.jpgimage002.jpg
28K   Прикажи   Преузми  
image003.jpgimage003.jpg
23K   Прикажи   Преузми  
image005.jpgimage005.jpg
26K   Прикажи   Преузми  
image007.jpgimage007.jpg
26K   Прикажи   Преузми  
image008.jpgimage008.jpg
20K   Прикажи   Преузми  
image009.jpgimage009.jpg
20K   Прикажи   Преузми  
image010.jpgimage010.jpg
20K   Прикажи   Преузми  
image013.jpgimage013.jpg
20K   Прикажи   Преузми  
image015.jpgimage015.jpg
25K   Прикажи   Преузми  
image016.jpgimage016.jpg
29K   Прикажи   Преузми  
image017.jpgimage017.jpg
29K   Прикажи   Преузми  
image022.jpgimage022.jpg
26K   Прик

Montag, 15. November 2010

DEMIR KRASNIQI-Kulla e Jasharëve-Meka e shqiptarëve

DEMIR KRASNIQI-Ku i kam shokët e mi

DEMIR KRASNQI DHE XHEMAJL BERISHA-Mirë se u gjejë Plavë e Guci

DEMIR KRASNIQI-Shkojnë vaporat rrethit detit

DEMIR KRASNIQI-Po të lutem shoku im

DEMIR KRASNIQI-Ku mbeti Presheva

DEMIR KRASNIQI-Unë jam ai që jam

DEMIR KRASNQI-Hajde shote mashallah

DEMIR KRASNIQI-Rrang e dang sahan

DEMIR KRASNIQI-Rrang e dang sahan

DEMIR KRASNIQI-Jam djalë i Gollakut

DEMIR KRASNIQI-Kënga e Sylejman Ibrahimit

DEMIR KRASNIQI-Kënga e bylbylit

Demir Krasniqi & Shaip Berisha - Gezimi i motres

DEMIR KRASNIQI-Presidentit Bill Klinton

DEMIR KRASNIQI-Alo,alo

Violeta Kukaj --- O Allah