Montag, 29. November 2010

NAZIRE JAHA KËNGËTARE E IMAZHIT TË MADH

 NAZIRE  JAHA KËNGËTARE E IMAZHIT TË MADH

Shkruan:Shaban Cakolli

Muzika është arti më i bukur i shpirtërores që i jep kuptim relaksimit të jetës.Megjithatë të kultivosh
këtë art duhesh të jesh vërtetë artist.Secili këngëtar tenton të veçohet nga tjetri përmes këngës,
stilit dhe strategjisë,por gjatë lëvrimit të këngës në shpirtin e art dëgjuesëve len mbresën shpirtërore
sipas natyrës së këngës që këndon,motivit të këngës dhe përjetimit shpirtëror kur këndon,stilit
që mbanë para artëdashësve,rrespektimit të skenës dhe adhuruesëve.Këngëtarët sahere ngjiten në skenë
luajnë një personazh,këtë dhunti e ka edhe këngëtarja jonë e mirënjohur Nazire  Jaha,ajo me këngën e saj
 të zgjedhur,me mjeshtrinë e saj në skenë ,ritmin e saj të fortë,ëmbëlsinë e vokalit të saj ka treguar se ka vlera të mirëfillta
si këngëtare.

Synimi i saj drejt kësaj rruge është dashuria shpirtërore në art,dhe puna e saj në këtë art do të i lën një emër
Kam hasur në skenat tona njerëz që i kanë brohoritur një këngëtarje edhe pse nuk kishte vlera të mirëfillta të këngës,por kishte
bukuri tërheqëse.Të jesh  këngëtare e sukseshme nuk do të thotë të jesh vetëm e bukur,por të
japish cilësi në këngë,.të kesh bukuri shpirtërore,virtyte këto  i shtojnë fisnikërinë një këngëtarje dhe artdashësve që e rrethojnë.
Bukuria e jashtme është një dhuratë nga vet krijuesi,por që Nazirja zoton gjitha këto,ka bukuri të jashtme,bukuri shpirtërore dhe cilësi
pune.Nazire Jaha ka kënduar nga fëmijëria,ajo e deshti shpirtërisht këngën,por një këngë të mirëfilltë shqipe,që  me kujdes ruan
begatinë  e kulturës sonë kombëtare,pa futur tekste e elemente të huaja në këngën tonë të pastër si loti,këndoi  një muzikë plot
vlera,por edhe këngës,edhe skenës,edhe publikut iu qëndroj besnik dhe kjo e bënë aq më të fortë personalitetin e saj.Muzika jonë
shqipe sot kultivohet në shumë rryma dhe me shumë qëllime.Njerëz të quajtur këngëtar që ndoshta edhe kanë bërë emra të njohur,
fatkeqësisht nga humbja e peshës së institucionit tonë kulturor,mos mundësive të këtyre institucioneve për të kontrolluar  ecurinë
e këtij arti,dalja në skenë e shumë këngëtarëve/ve,që për të jetuar nga kënga synojnë komercializmin,që blejnë emër me para,
që zhveshin begatitë e muzikës sonë kombëtare,që fusin elemente të huaja në këngët tona,duke kopjuar tekste e melodi
sllavo-turko-greko-rome,që me antivlerë pushtojnë zemrat e simpatizantëve të  shpërlar nga vlerat,duke bërë kërcime
marramendëse para simpatizantëve,duke i joshur ata me lakuriqësinë e tyre ekstreme.Ndryshe nga këta që cekëm më lart,
Nazirja këngën e kultivon nga dashuria shpirtërore,pa qëllime komercialiste,me një rrespekt të fortë të skenës dhe artdashësve,
duke ruajtur me simpati veshëjen kombëtare,e gjitha këto cilësi asaj mund të i shkaktojnë humbëje materiale,por padyshim
pasuri shpirtërore dhe imazh tek adhuruesit e muzikës sonë të mirëfilltë shqipe.Nazire Jaha është e lindur në Stagovë,ka kryar
shkollën e mesme kimiko-teknologjike,nga mosha nëntë vjeçare në shpirtin e saj hyri dashuria për këngën.Sa e saherë ka pushtuar
Stagovën e saj të dashur zëri i saj i ëmbël dhe i njomë me këngët e saja për atdheun,shkollën dhe kombin.Dal ngadal ajo mori guxim
të fortë me plot bindje dhe shpirt dhe filloj të ngjitej skenave,me zërin e saj të ëmbël mikrofonik në shënime kombëtare,organizime shkollore,
koncerte, ku fitoj  simpatizuesit e saj që e shpërblyen me urime,duartrokitje,mirënjohëje,etj.....Ajo ngadal por sigurtë hyri në valët e radiove dhe
televizioneve tona,dhe fitoj një imazh të madh tek artdashësit.Ajo tani u bë e kërkuar edhe për institucionet tona kulturore që vepronin atëhere,
u ftua nga këto institucione dhe u ngjit nëpër festivale si në festivalin burimor Gllogovci,tri herë radhazi në"Kosovarja këndon"; e shumë festivale
tjera.Nazirja në çdo skenë që këndoi u mirëprit nga artdashësit.Këto vitet e fundit si shumë të rinjë që shkaqe të ndryshme i nisën rrugëve të kurbetit,
një fat të hidhur e pati edhe Nazirja.Ajo tani jeton dhe vepron në  mërgim dhe padyshim krijuesit e artit muzikor jashtë atdheut hasin në vështërsi
për  kultivimin e këngës.Kështu deshti pushtuesi ynë!Ai përdorte gjenocidin mbi kulturën tonë,gjenocid ky që ishte i njejtë me ate të zhdukjes
fizike të shqiptarëve.Pushtuesi deshti të shuaj kulturën tonë kombëtare,po Nazirja për inat të tij asnjë  herë nuk iu nda punës së saj  për  të pasuruar
kulturën tonë kombëtare,edhe pse në mërgim mundësitë e daljes së shpeshtë në skenë janë më të vogla,ajo nxori vlera nga shpirti i saj artistik,
u stërvit dhe sukseshëm i kultivoi ato.Secili nga këngëtarët ka kryevepra,por më me pasion e këndon ndonjë këngë herë edhe kur nuk është autor i saj,
Nazirja e ka në shpirt  dhe me shumë pasion e këndon këngën"Dada do ta shes skutaqen",e cila ka pushtua shumë zemra të artdashësve tanë.
Nazire Jaha këtë muaj ka aktivitete të ngjeshura për të dalur para artdashësve me këngët e saja për vitin e ri.Ne e pritim me padurim shpalosëjen
e këtij sekreti dhe me ëndje do të përcjellim këngët e saja,njëherit i dëshirojmë edhe shumë suksese të më tejme.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen