Montag, 17. Januar 2011

VËSHTRIM RRETH LIBRIT"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI

VËSHTRIM I SHKURTËR

POEZI TË FRYMËZIMIT E PËRJETIMIT  KONKRET

  Shkruan:Bekim KRASNIQI

Rreth librit"TOKË DARDANE"Shaban CAKOLLI



Shaban Cakolli në fushën e poezisë nuk është i panjohur për lexuesit,nga se poezitë e tija përveq që i kemi hasur në gazetat dhe revistat tona në Kosovë dhe diasporë,ka botuar edhe këto përmbledhje poetike:

   "TOKË DARDANE"
"LOTI I ATDHEUT"
"DETI I QIELLIT"
"KRISMA E FJALËS"
"AGSHOLI"

Disa nga poezitë e  Shaban Cakollit i gjejmë  të përkthyar edhe në gjuhën gjermane,turke dhe kroate.Është i përfshirë edhe në antologjitë:

"ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE"-Anthology der modernen albanischen Lyrik
"ASHT E GJAK ARBËRIE"-Botuar nga LSHAKSH në Gjermani
"JEHONAE SHEKUJVE",botuar nga Sokol Demaku
"ETJE E PASHUAR"-Botuar në Dardanë nga Hysen Këqiku,Nexhat Rexha dhe Sinan Sadiku
Në monografinë"GJIMNAZI ISMAIL QEMALI" në Dardanë,nga Xhavit Kryeziu,etj......

Ne po japim një vështrim të shkurtër rreth përmbledhjes së parë poetike"TOKË DARDANE" të  autorit  Shaban Cakolli

Libri është i ndarë në gjashtë cikle:"Rasat e mërgimtarit";"Bota e maskave";"Druri i Jetës";"Bylbyl i lumtur";"Fati i brezave" dhe"Tokë e premtuar.Ajo që bie në sy te poezitë e kësaj përmbledhje është se autori nuk shkruan
vetëm sa për të thënë,por shkruan kur shpirti i tij frymëzohet nga përjetimet konkrete,atëhere kur ndjen nevojë për të shprehur mllefin ose dashurinë,për të treguar se qëndron i patundur ndaj stuhive të jetës dhe tjetërsimit
që sjell mërgimi.
Në shfletimin e librit"Tokë Dardane",bindemi se na bie në dorë një libër që hapet dhe mbyllet me  bukuritë me ankth të ndrrimeve.Gjatë leximit hasim kujtimet e kaluara dhe mallin për vendlindje,të trajtuara përmes strumullarit
poetik të poetit Cakolli,që realizohen përmes konstruktit ëndrrues që paraqitet te gjithë lirikët,të cilit nuk i ka shpëtuar as Cakolli,por që në hyrje na e bënë të ditur natyrën përvuejtëse të vargut të vet,nga se në poezinë hyrëse
"KA KOHË " shprehet:
Ka kohë që më janë ngatrruar ëndrrat
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron

Ëndrra.

Një cikël mjaft i realizuar është"Druri i Jetës" ku poeti ilustron humbjen e mikeshes Liliane Perrin.Si hero lirik,poeti nuk përton herë-herë të prek ndoshta pafajsisht edhe terrenet sa të drejta për poezinë,siç është rasti me poezinë
"Ëndrrat"ku poeti shprehet:
Vetëm një  grusht dhe Kosove
do të na sjell
pushimin e trupit
dhe qetësinë e shqisave tona.Si tek proza realiste e Migjenit,mbi fatin e Lukes,hasim poezinë e Cakollit"Para Xhamisë së madhe në Prishtinë"ku poeti dhimshprehet:
Në Prishtinë
para Kafenesë"Besa"
Bërlyket shpresa për çdo ditë
Para Gjamisë së madhe
tubohet mëngjeseve rinia
Për të shitur rininë e vet
As me pishë as me qiri
kurkund s´gjen
mall më të lirë në treg.
Tek poetiShaban Cakolli,përmes poezive të tija,ndjehet fuqishëm malli rrëmbyes për atdheun,urrejtja ndaj robërisë,pasojë e së cilës poeti e sheh edhe rrugën e mërgimit.Plagën e mërgimit,e cila dhemb,trazon e mundon,e ka të hapur
në shumicën e poezive.Përmes vargjeve prekëse thur dhembjet te poezia"PLAGA E KURBETÇARIT" dhe vazhdon:
Është plagë
e nuk mbyllet kurrë
as në zemër
as në shpirt.
Përmes vargjeve poeti paraqet poezinë si plagë,botën e maskave pas proceseve të ndryshme,dhe jeton me realitetin.Te poezia "BOTA E MASKAVE" edhe pse mjaft e shkurtër,poeti flet shumë  dhe i vë në pah politikajt që përpiqen
sipas karrikave të luajnë flamujt.Po e japim në tërësi këtë poezi:
BOTA E MASKAVE
Është bërë bota
si Laraska
krijon fytyra
me dy maska
një dje,
tjetër sot,
neser duket
si robot!
Poezinë "Pishtar Drite" ia përkushton  Rektorit të UT,Fadil Sylejmanit,ku me të drejtë e emëron"Pishtar drite" ky pishtar drite në qiellin e shqipeve,bëhet Qiri i  Naimit i cili shuhet për të bërë dritë për vegjëlinë.
Duke bërë një kohë në mërgim ,poeti e ndjenë këtë plagë të hapur,e ndjenë këtë jetë të nemur e cila e shtynë të shprehet përmes vargjeve të poezisë
RASAT E MËRGIMTARIT
Një jetë e nemur
e lakuar nëpër rasa
Në emrore:Iliri
në kallëzore:Dardani
në rrjedhore:Kosovë
thirrorja na u është zhdukur
se nëna s´na dëgjon
emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.
Te poezia "NË KUJTESË" poeti përkujton rrugën e gjatë e të mundimshme meridianeve dhe shprehet:
Mbi kokë
pleqëria se ç´mi shkundi
borërat e Sharrit
e duke bredhur meridianeve
ninullat e nënës s´mu ndanë
dikush po qan
mos po qaj unë?
Si zë i zemrës që vuan nga fati i hidhur,Cakolli i rreket një pëllumbi të huaj,ku përmes vargjeve shprehë fuqishëm pulsin poetik të atdhedashurisë.Te poezia "PËLLUMB I HUAJ"poeti ka dyshimin në këtë pëllumb për te i huaj
dhe shprehet:
Ai nuk e njeh qiellin tim
që e ruaj në bebëz
di të fluturoj vetëm mes reve me tym
që na i ngulfasin mushkëritë tona fshatare.
Poeti bie ndesh me këtë pëllumb të huaj dhe më tej shprehet:
Edhe gugatjen e ka në gjuhë të huaj
As dreqi si merr vesh
figurat që bënë
tek fluturon nëpër qiell.
Cakolli poezinë e tij shpirttrazuar e karakterizon me përjetimin e thellë të dramës historike të popullit tonë dhe sërish i rreket pëllumbit të huaj e i thotë:

Më mirë është tía vënë
një degë dafine në sqep
dhe të lutemi të na sjell paqe
në këtë globin tonë
gjysmë tokë,e gjysmë ujë loti.
Poeti Shaban Cakolli me mall,dhembje dhe dashuri i këndon tokës shqiptare.E ndjenë dramën e saj dhe me frymëzim poetik e trajton në vargje veqmas te poezia"DARDANIA"
Ja këto janë ato vise
ku pemët piqen në dimër
e lulëzojnë në verë
Duke shprehur një pezm ndaj padrejtësive që u janë bërë,poeti shprehet fuqishëm:
Fëmijët dardanë
këmbëzbathur ecin
nëpër acarin e shekujve
për të arritur
në tokën e premtuar.
Frymëzimi poetik i tij ka gjeografinë e vet specifike siç e përcakton vet poeti:
Kjo tokë është Dardania
e gdhendur në atë mburojë
që e mbajnë
luftëtarët e saj
nëpër betejat
që s´i regjistroi
historia.
Në fund,në kërkim të jetës,lirisë,duke u përpjekur për një të ardhme të mirë,Cakolli na çon në tokën e premtuar"Eldoradon" e mistershme,ku një ditë do të përfundojmë të gjithë.U përpoqëm që mes këtij vështrimi të shkurtër
të japim sado pak një përshkrim rreth përmbledhjes poetike"TOKË DARDANE" të autorit Shaban Cakolli,të cilën e botoi"DODONA" Tiranë,e cila u promovua në disa Lande të Gjermanisë,ku u mirëprit mjaft mirë nga lexuesit
dhe u shpërnda dukshëm në diasporë dhe hapësirën shqiptare.


Sonntag, 16. Januar 2011

NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLTË

Do të bëja të pamundurën të gjejë kohë jashta obligimeve të mija,që të i përkushtohem krijuesëve,këtyre njerëzve me shpirt artisti që mes fjalës së shkruar dhe këngës shprehin të bukurën,kryekëput vepra artistike të mirëfillta,
qoftë kur shprehin  gëzimin,dhëmbjen,mallin,ato mes tyre japin art të mirëfilltë,i cili mbetet në zemrën e artdashësve dhe nuk mund të harrohet.Aq më me përkushtim do të ndiqja dhe do të shkruaja për artistët tanë në diasporat
tona,të cilët fati i keq i përcolli dhenave të huaja,por për asnjë çast nuk u shkëputen nga vlerat e mirëfillta kombëtare,duke  bërë punë të mundimshme për të i kultivuar dhe begatuar ato.Përse e bëjë këtë?E bëjë nga se më vret ajo
që sot heshtja përballë artit të mirëfilltë,sa po vjen e po bëhet më e akullt me tentim  të shkrirjes së tij!A duhet të lejojmë këtë?Asesi nga se disa për hirrë të komercializmit do të kishin vra kulturën tonë të kombit që është ruajtur
me shekuj e shumë sakrifica.Sot komercialistët për interesat e tyre imitojnë këngë të reflektuara nga kultura të huaja,madje edhe të huazuara,duke u bërë hite,nga se në vend të zërit vihen në lojë lakuriqësitë,të cilat  fatkeqësisht
shumë nga publikut tonë ia ka ënda!mMegjithatë fatbardhësisht sot ende te ne ka dy grupe artdashësish,ata që duan dhe vlerësojnë artin e mirëfilltë kombëtarë,dhe ata që  shquajnë antivlerën për hirrë lakuriqësie!
Uroj të fitoi kjo e para,kjo e vlerës së artit të mirëfilltë.Herë-herë ju kemi prezantuar vlera të mirëfillta të  artit letrar,muzikor,kurse sot po ndajmë kohën të ju njohim me krijuesen e  shquar të muzikës sonë znj.Shëngyle Berisha-Shega.




Shengyle Berisha-Shega është nga  Hani i  Elezit.Ajo si e vogël në fëmijëri kishte dashur artin muzikor,me të cilin ishte ushqyar shpirtërisht,ishte stërvitur dhe kishte filluar sukseset me te.Ajo nisi një karierë me këngën nga dashuria
dhe pasioni që kishte për këtë art të bukur.Dëshira i dha pastaj vrull në angazhimet e saja në këngë ,fillimisht në aktivitetet shkollore,në Shoqëri të ndryshme kulturore,koncerte e spektakle të ndryshme.Suksesi i saj i artit padyshim
vje nga dhuntia e saj,trashëgimia dhe mbështetja.Shengylja thotë se këtë art të bukur e kishte traditë të përfituar nga gjyshja e saj e cila kishte kënduar dhe kishte pasur mjeshtri në përdorimin e disa veglave.Në shkollë ajo nisi
aktivitetin duke kënduar nëpër kore,solo dhe grupe,ku më pas u inkuadrua nëpër  SHKA si.SHKA"SHARRI në Han të Elezit,ku aktiviteti i saj u dallua,la mbresa dhe iu shtuan kërkesat për antarsim në SHKA"","Ibe Palikuqi""EMIN DURAKU"etj.....Shengylja me një angazhim të pa epur marshoi drejt sukseseve të një pas njëshme,kudo u prezantua
me vokacione mjaft të ngrohëta dhe u prit ngrohët nga publiku.Megjithatë kënga nuk bëhet pa mbështetëje,ajo gjeti mbështetjen  dhe vullneti i saj i pa shuar i mundësoi të hapëroi jo vetëm në koncerte por edhe në festivale kombëtare
si"Kosovarja Këndon","Gllogovci",u laurua me çmime në Gjilan dhe  Suharekë,Kaçanik e gjetiu,dhe ngadal por sukseshëm mbeti e pandashme nga skena muzikore,pushtoi skenën dhe përmbushi kërkesat e dëgjuesëve.Në këtë plejadë këngëtarësh
Shengylja mbizotëroi në skenë mjaft frytshëm me prezentime mjaft të kërkuara dhe korekte.Ajo nuk e nisi artin për komercializëm,por nga dashuria për  të bukurën,vlerën,kulturën dhe si e tillë u qëndroi kohërave mjaft e sukseshme.

Më pas Shëngylja për shkaqe të njohura tani për gjithë neve u desht të  marri rrugën e mërgimit dhe u strehua në Norvergji.Ajo mori me vete dashurinë shpirtërore për këngën,por iu desht kohë të ambientohet në një vend të huaj
dhe me një kulturë krejt tjetër.Adhuruesëve ju mungoj për pak kohë,por kjo mungesë arsyetohet nga se ajo bënte punë me përkushtmëri për projekte të reja.Ajo shkëlqeu në zhanrin e muzikës popullore,por për këtë në një vend të huaj
iu deshën disa pregaditje.Shëngylja filloi me një grup të vetin që e mbështetnin të tuboj mjete materiale për pajisjet muzikore,pastaj mori një qëllim të shejtë në mbrojtëjen e kulturës kombëtare në mërgim,duke  antarësuar në grupin
e vet  mërgimtarët e gjitha moshave,ku me të rriturit punonte si koreografe në grupin e valleve,kurse me të rinjët përvetsonte këngët shqipe.Ajo formoi  grupin"ILIRIDA",i cili u bë i njohur për mërgimtarët tanë kudo,por edhe për
norvegjezët,të cilët falë këtyre aktiviteteve shtuan interesim për kulturën shqiptare  dhe njohëjen e saj të gjërë.Kultura është ura më e fortë që lidhë popujt në mes vete,duke  nxitur më tepër popujt të njohin gjuhën dhe kulturën
e njëri-tjetrit.Shengylja pati rastin të prezantohet me kulturën tonë para popullit norvegjez ku me interesim të madh këtë aktivitet e ndoqën dhe e mbështetën edhe qeveritarët norvergjez.Shëngylja ka qenë e koncentruar me gjithë
vemendjen  në skenë,me këngën me një rrespekt të madh për publikun,ka dhënë gjithë të mundshmen nga arti që  të përmbushë kërkesat e adhuruesëve të vet.Poezia e bukur padyshim e bënë këngën e bukur,kur këngëtarja më pas
këtë poezi e përpunon ,i jep frymë e melos,e përjeton dhe e bënë të mirëpritur për artdashësin.Nga këngët që do e veqoja  është kënga "PLAGËT QË MI DHUROVE",autori i së cilës është poeti ynë i shquar Imri Trena.
Kjo  poezi e tij u bë ndër këngët hit të Shengyles,nga se ajo i dha shpirt,frymë,e thelb kësaj poezie,i dha ngjyrë e shije zëri e përjetimi dhe u bë shumë e kërkuar nga artdashësit.




                                          PLAGËT QË MI DHUROVE
Këndon:Shëngyle Berisha-Shega

   Teksti:IMRI TRENA
Muzika:MUSTAFË TAHIRI
                  


                            Plaget qe mi dhurove,me asgje nuk sherohen
nga dita qe ti shkove,sa vijne edhe shtohen

ref.. nuk po mudem te harroj
malli per ty,me rri ne gji
ooo,per dashurine tone te humbur
kete kenge,e k`noj per ty!

Ditet kalojn me mallë
me mungone buzqeshja jote
keshtu m`ke dashure vallë
asnjeher s`me kujtove

ref.. nuk po mundem.....

Një tjetër këngë e saj  mjaft e kërkuar është "GOCA E KAÇANIKUT",ajo tani është në pregatitje e sipërme edhe të një buqete këngësh.Në art nuk dihet çka sjell e nesërmja,por kësaj këngëtarje të dëshmuar që këngët e saja
kanë gjetur rrugën  deri te zemrat e dëgjuesëve tanë,urojmë me suksese të njëpasnjëshme të rroj në zemër të artit tonë kombëtar dhe gjithë adhuruesve të këtij arti të mirëfilltë.

Samstag, 15. Januar 2011

ATDHEU YNË I DASHUR

Shkruan :Shaban CAKOLLI

Pavarësia e  Kosovës do të vonohej edhe më,sikur të mos ishin bijë dhe bija ndër më të mirët,që të
kenë guxuar aq shumë,që të kenë luftuar aq shumë,që të kenë treguar aq shumë trimëri e mençuri,për
të dalur kryelartë para historisë,me pushkë e penë,me jetë e gjak të hudhen kundër pushtuesit,për
të shporrur këmbën e tyre pushtuese nga trojet tona,që populli ynë të jetoj i lirë e sovran.Për këto
merita të mëdha flet historia,e ndër ata që hynë në histori ishte veprimtari ynë i shquar kombëtarë

            REXHEP  MALA DHE NUHI BERISHA


Rexhep Mala, atdhetar, simbol i qëndresës kombtare shqiptare, hero i kombit nga Hogoshti, Komuna e Dardanës lindi me 26 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe i ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala e kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan.

     Si nxënës i vitit të III-të ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të 1968-tës.

     Në vitin shkollor 1969/1970 Rexhep Malajn e përjashtojnë nga shkolla me çrast Ai gjimnazin e vazhdoi në Preshevë ku edhe e kreu me sukses.

     Në vitin shkollor 1970/71 me knaqësi të veçantë ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e parë të studimeve, ishte edhe në ilegalitet dhe pas një ndërprerjeje kaloi në Shqipëri nga edhe kthehet shumë shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër, rrugetimi, shkuarja-ardhja e tij në Shqipëri i kushton me burg që ndëshkohet nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu për të kaluar një kohë jasht shtetit të jugosllavisë (Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicër) të cilin Rexhep Mala s’e njohu kurr si shtet.
 Denimi me 9-të vite burg

     Rexhepi kudo që ishte, kado që shkonte dhe me këdo që ishte në shoqëri, kishte vetëm idealin e tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur por ishte në përndjekje nga barbarët hap pas hapi, me çrast si pjesëtar i Levizjes Nacional Çlirimtare ( LNÇ ) pikërisht ne vitin 1974 së bashku me Adem Demaçi -n (Grupi i Adem Demaçit) e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh denohet me 9 vite burgim të rëndë.

    * Në dosjet e SPB-së të Kosovës cekët kjartë se Rexhep Mala ishte ndër të burgosurit më të pathyer i cili më së gjati kishte mbajtur grevë urie, megjithëkëtë Ai arrin që edhe pse në kushte të vështira të shkruaj ditarin nga burgu “Kujtime nga Burgu” ku paraqet jetën shumë të vështirë dhe torturat më çnjrëzore mesjetare të UDB-së që kishin përdorur e ushtruar kundër tij.


     Ndonëse ishte i papërkulur me qëndrimet e tij prej atdhetari, Rexhën e shetisin nëpër shumë burgje të ish jugosllavisë fashiste si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Foçë e në Mostar.

     Më 23 maj 1983 pas 8 vitesh vuajtje e malltretimesh lirohet nga dyert plot egërsi dhe vuajtje të pashlyera ngase pjesën më të madhe të denimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve të sipërpërmendura të cilat nuk arritën dot ta thyejnë apo të detyrojnë të jetë i urtë për pushtetin komunist që nuk e njohu kurrë në jetën e tij.Pas burgut lidhet ngushtë me Nuhi Berishën,ata i lidhi dhe i bëri të pandashëm ideali i tyre i përbashkët.Ata zhvilluan veprimtarinë e tyre kombëtare deri në ditët kur ekspedita të mëdha policoro-fashiste i rrethuan në Kodrën e Trimave në Prishtinë ku banonin te dy së bashku.U përbetuan të mos bien në duar të pushtuesëve dhe i bënë luftë pushtuesit më 11 dhe 12 janar 1984,ata  luftuan dhe i sollën humbëje të mëdha pushtuesit.Ranë  heroikisht  me pushkën në dorë e duke kënduar.Ata luftuan për atdheun tonë,që ai të gëzoi lirinë,sepse historia i kishte mësuar që popujt që nuk luftojnë zhduken,kurse ata me asnjë çmim nuk donin që ky popull të zhduket.Ata ishin zemra dhe truri i kombit dhe mbeten të pavdekshëm.
Rexhep Mala dhe  Nuhi Berisha kanë frymëzuar brezat me ndjenjat e atdhedashurisë,kanë punuar me gjithë qenien e tyre që ky popull të jetë i lirë.Për këtë ata sakrifikuan në altarin e atdheut,gjaku i tyre u bë pishtarë,vepra e tyre hudhi
rrënjen,u rrit e u zhvillua në mes të fortunave.Veprën e tyre shumë e kanë dashur dhe e duan patriot të kohërave të shkuara dhe të kohës të sotëme,të cilët me mendjen e tyre të mprehtë punuan për të zhdukur errësirën të cilën me dekada
e mbolli pushtuesi korb i zi.Për ta populli furi këngë legjendash,kështu u këndohej gjakut të tyre dhe përjetësisë së tyre.Ata forcuan vendosshmërinë e shqiptarit për të u çliruar,na dhanë forcë,dritë e dituri,që të stërvitemi në rrugët
për kapërcimin e mjerimit pushtues,forcë e cila  u bë dritë për brezat zemërzjarrtë si shkëmbinjë që luftuan deri në fund armikun,çau furtunat dhe shporri armiqët e egër nga trojet tona,duke i sjellur këtij populli sovranitet mbi trojet
stërgjyshërore.

ATDHEU IM I DASHUR


ATDHEU YNË I DASHUR

Shkruan:Shaban CAKOLLI

Tahir Drenica - Zemra e shpirti me eshte gzue per Shqiperi kur