Mittwoch, 30. März 2011

LSHKASH

LSHKASH

Vlerësimi i Përdoruesve: / 2
I DobëtI Shkëlqyeshëm 

 

 Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u  përkujtua madhërishëm edhe  nga "Lidhja e Shkrimtareve ,Krijuesve dhe Artisteve shqiptarë në Gjermani"

a.d

Nga Asllan Dibrani

>>Me emrin e saj sot shqiptarët kane kurorëzuar  objekte publike të mëdha,  siç  janë spitale, shkolla,bulevarde qytetesh, por ma te veçanta janë sheshi  i Nënë Terezës në Tiranë ,sheshi i Nënë Terezës në Prishtinë , Aeroporti i Rinasit në Shqipëri etj

>>Në takim  në shenjë përkujtimi  të 100 vjetorit të lindjes së  shenjtores së mashe Nënë Terezës  u   hap edhe një Ekspozitë artistike
>>Biografia e Nënë Terezës

>>Pasaporta

>>Si arriti Nënë Tereza ta vizitojë për herë të parë Shqipërinë!

>>Mos të çuditemi me popujt tjerë qe mundohen me i përfitua edhe   këto  figura qe  linden nga djepi dhe nënat shqiptare

>>Deklaratat e dijetareve të mëdhenj dhe figurave të ndryshme për Nënë Terezën dhe disa anëtarëve të  LSHAKSH-së në Gjermani

>>Mesazh dhe thirrje kombëtare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës  në atdhe




Foto1
 
 
                                               Portret i Nënë Terezës

"Duke u mbështetur ne historikun e kësaj figure aq madhështorë dhe me vlerë, për kombin tonë  qe krijoj një imazh ne skenën e njerëzve ma me influencë në botë,  shfrytëzoj rastin qe tu bëjë thirrje  trashëgimtarëve të familjes se Nënë Terezës , qeverive  aktuale në Tiranë   dhe Prishtinë,zyrtarëve shqiptarë në Shkup  ,klerikëve  shqiptarë, dhe organizmave tjerë kudo qe janë  të formohet një (Këshilli   organizues  në nivel kombëtar me qellim të   sjelljes se eshtrave të  madhërishmes Nënë Terezës në atdhe  kudo qoftë në Shqipëri,Kosovë apo Shkup),  sepse vet trazimi i familjes Bojaxhiu në trojet shqiptare e dikton një gjë  të tillë,  me qellim, qe ti shtohet krenaria edhe ma e madhe popullit shqiptar  duke  i besuar këtij këshilli qe në mënyra diplomatike   në nivele shtetërore, të bëhet me dije  shteti indian se duhet me u gjet një marrëveshje  sa ma e shpejt ose qe ka nevojë të bëhet një presion  ndërkombëtar për ta kthyer një vlerë të kombit ne gjirin e vet dhe   ta realizojmë   ëndërron e saj qe të pushoj  në vendin e vet për gjithmonë!Varri i sajë në atdhe    do ti shtoj popullit shqiptar  edhe tepër ,një nder,krenari dhe një imazh  te pa vdekshëm".
 
 Duke e konsideruar vitin 2010 si "Vitin e Nënë Terezës”,në mbarë   botën shqiptare u nderua, u manifestua, dhe u përkujtuan me një sërë aktivitetesh të posaçme 100 vjetorin i lindjes së Nënë Terezës. Kalendar i pasur veprimtarish kulturore kushtuar kësaj figure i pushtoj   që nga institucionet ma te larta  shtatore në Shqipëri ,Kosovë ,Shkup.  në Preshevë në mërgatën shqiptare kudo që janë të shpërndarë nëpër botë shqiptarët.
 
Foto2
 
 Grup Shkrimtarësh  dhe artistësh  pjesëmarrës në  përvjetorin e Nënë Terezës pas përfundimit të manifestimit.
 Me portretin  dhe emrin e humanistes së madhe, me thënie e dedikime të saj u pllakosen   ndërtesat me të larta të kryeqyteteve tona , anës rrugëve dhe bulevardeve u vendosen  shenja dhe simbolet e saj . Veç anës dekorative, qytetarët patën  mundësi të shikojnë një inventar retrospektiv nga ekspozita me piktura si motiv  të figurës se Nënë Terezës,  ekspozita fotosh mbi aktivitetin e sajë në jetën  e përbotshme humanitare, botime librash  për jetën,  për të kaluarën e lavdishme te saj,  të një gruaje  me një zemër humaneje, dhe dokumente të aktivitetit të Gonxhe Bojaxhiut anembanë botës  së bamirësisë,në organizata,qeveri dhe ku jo! Këto materiale piktura,libra,gazeta,artikuj filma dokumentar monografi  dhe një thesar i madh dokumentesh,   sot   janë  arkivuar dhe ekspozuar në Biblioteka,  Muze Kombëtare, Kisha etj. Me emrin e saj sot shqiptarët kane kurorëzuar  objekte publike të mëdha,  siç  janë spitale, shkolla,bulevarde qytetesh, por ma te veçanta janë sheshi  i Nënë Terezës në Tiranë ,sheshi i Nënë Terezës në Prishtinë , Aeroporti i Rinasit në Shqipëri .Me emrin e Nënë Terezës dhe shumë organizma te tjerë janë emëruar duke e nderuar këtë figurë   aq madhështore ,por një nder to vlen ta themi se Katedralja e posa hapur në Prishtinë me emrin e sajë  ja shtoj vlerën popullit të Kosovës  ku ëndrra e  saj në forme instiktive  u arrit  sa do pak , sepse  gjithë këto manifestime dhe nderime kushtuar 100 vjetorit te Nënë Terezës  e zbehu mungesa e eshtrave të saj që nuk pushojnë ne vendin e vet, ku kishte me ju shtua imazhi dhe krenaria  gjithë kombit shqiptar kudo që të ishte varri i saj në Tiranë,Prishtinë apo në Shkup. I ngjashëm  një tubim   me karakter përkujtues u mbajt para pak ditësh edhe në Gjermani  nga "Lidhja e Shkrimtareve ,Krijuesve dhe Artisteve Shqiptarë në Gjermani" ,nga trungu  dhe promotori i  vetëdijes kombëtare  qe po i ndjek gjurmët e rilindëseve dhe patrioteve gjatë historisë në mërgatën shqiptare për çështjen e atdheut.

 
 Foto3
 
 Pamje nga një pjesë e sallës
 
 U  përkujtua madhërishëm Shenjtorja Nënë Tereza një figurë që e mishëroj tanimë veten me popullin e vet gjatë këtij viti 2010.
 

                                foto4
                            Një grup poetesh  duke e  përcjell manifestimin nga e majta Hasan Qyqalla
 
                             foto5
 Pal Sokoli Valdete Berisha  dhe Shaban Cakolli
 
 
Salla ishte e stolisur me një petk manifestues  ku  në pamjen e skenës dominonte figura e Nënë Terezës dhe mbishkrimi  kushtuar këtij takimi.
 

 
 
 
foto6
 
 
 Pamje nga një pjesë e sallës
 
 Takimi u mbajt ne një shtëpi kulture Gasstraße -10  58256 -E n n e p e t a l  të rrethin të Dortmundit të Gjermanisë. Ishte kënaqësi  ta përjetosh një  atmosferë festive nga njerëzit me  lami të ndryshme  të kulturës dhe veprimtarisë  artistike  të mbledhur  për një figurë me emër botëror. Fillimisht u prezantuar një studente Bleta  Kelmendi qe i përshëndeti të pranishmit në të dy gjuhët.
Nikollë Gjoni qe përfaqësonte Shoqatën “Stublla”, i përshëndeti të pranishmit dhe  u paraqit me një poezi kushtuar  Nënë Terezës  e shkruar nga  poeti ynë Hasan Qyqalla.
 
foto7 
 
 Hasan  Qyqalla  u paraqit me tekstin e Dr. Don Lush Gjergjit në foltore
 
 
Pastaj ne skenë u ftua  zoti Hasan Qyqalla ta  paraqes tekstin dhe    fragmente të zgjedhura  nga Dr. Don Lush Gjergji studiues i biografisë së të madhes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, qe për shkaqe objektive nuk mundi te marre pjesë në këtë takim!Tekstin  e zotit Qyqalla e prezantoj në gjuhën gjermane  z. Ferdinantd Nokaj.
Këngëtari popullor Agim Gashi recitoi një poezi kushtuar Nënës Terezë dhe këndoi këngë  për Nënë Terezën.
 
 
foto8
 
 
 
 Dy vëllezër  dhe motër Brikenë,Bledar dhe Blegin Berisha
 
 Dy vëllezër  dhe motër Brikenë,Bledar dhe Blegin Berisha nga shkolla shqipe dhe shoqata ”Iliria” e Heildelbegut u paraqiten me këngë dhe e  përcollën   programin  në disa pika gjatë  prezantimit. Udhëheqësja e programit  z.Blerta ju uroj mirëseardhje përshëndetëse  disa miqve gjerman qe ishin ne sallë , një nder to ishte edhe  Renate Fuest dhe zonja Shukrie  Ismaili nga  partia e SPD-së gjermane. Shkodran Tolaj një tenor i muzikës dhe këngës  universale i mahniti publikun  me një paraqitje shume atraktive  qe i dha sallës një manifestim artistik.
 
 
Në takim  në shenjë përkujtimi  të 100 vjetorit të lindjes së  shenjtores së madhe Nënë Terezës  u   hap edhe një Ekspozitë artistike 
 
 Asllan Dibrani  anëtar i kryesisë së LSHAKSH-së i përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në këtë takim dhe informoj të pranishmit me aktivitetin e sektorit të artit pamor pranë LSHAKSH-së,  ku i publikoj emrat e mese 39  piktorëve dhe skulptorëve  brenda Gjermanisë dhe jashtë saj, që do të jenë një seksion veprues  në shoqatë dhe për planet e shtrirjes së këtij sektori edhe jashtë kufijve të Gjermanisë, ku nder të tjera theksoj me sa vijon duke u përqendruar në  ekspozitën  e kësaj  dite kushtuar  kësaj Akademie.
foto9
 
 
 
 Asllan Dibrani  gjatë diskutimit
 
 
 
 Për programim  e sotshëm kushtuar kësaj akademie  me një theks të veçantë përshëndes  piktorët dhe skulptorin Male Myrten  që me qindra kilometra morën pjesë në hapjen e kësaj  "Ekspozite" të artit  pamor ,një art qe  sot i bashkuan brushat  dijen,dhe krijimtarinë e vet qe një here  është edhe tubimi i dytë  në LSHAKSH-së,  pos ekspozitës qe u hap  në takimin e orës letrare kushtuar Azem Shkrelit.
Në këtë   takim  në shenjë përkujtimi  të 100 vjetorit të lindjes së  shenjtores së madhe Nënë Terezës  pjesëmarrës të kësaj ekspozite  janë: Malë Myrtaj skulptor,Dan Gashi,Sokol Maloku, Asllan Dibran Valdete Berisha dhe Augustin Pergega piktor .

                                        foto10


                                              Punim i Malë Myrtes skulptor


 foto

 Punime nga Valdete Berisha piktore nga Belgjika

foto
 Piktorët pjesëmarrës te  ekspozitës  artistike  dhe krijues të tjerë

foto

  Shaban Caklolli në vizitën e  Ekspozitës.

 Pastaj zoti Dibrani tha  aktivitet i veçante aktual i imi është qe ta themelojmë  një "Shoqatë të piktorëve dhe skulptorëve në mërgatën shqiptare në shtetet e  Evropës me seli në Gjermani" e cila do te jetë si urë lidhëse dhe ambasadore për artin  dhe pikturën  shqiptare në Shqipëri , Kosovë dhe trojet tjera  shqiptare.

Pastaj ne vazhdim tha që 15 vite me aktivitete të herëpashershme me biseda, takime, thirrje, konsulta, sot i kam tubuar rreth vetes mese   39 piktorë të ndryshëm në Gjermani,Austri,Holande,Belgjikë, Zvicër etj , që pritet kjo ide të bëhet  realitet.
Një shoqatë, e cila është shumë e domosdorëshme të veproj dhe ta bashkojë artin e brushave të tyre në Gjermani  dhe vendet e lartshenuara.


 foto13
 Punim  nga Valdete Berisha




 Asllan Dibrani në ditën e manifestimit


foto

 Ekspozitë e përbashkët nga   skulptori Male Myrtaj  dhe piktoret Asllan Dibrani  piktor,Valdete Berisha piktore dhe poete Dan Gashi  piktor,Sokol Maloku piktor

foto 

 Punimet  nga  piktori Dan Gashi vaj

foto

 foto


   Punim në vaj  peizazh  nga Asllan Dibrani

foto

 Grup  pjesemarres  i takimit Selvete Terstena kengetare,Shkodran Tolaj kengetar,Asllan Dibrani  piktor,Valdete Berisha piktore dhe poete Dan Gashi  piktor,Sokol Maloku piktor dhe Mustafe shabani  veprimtar.
 
 
 
foto
 
 Kryetari i Lidhjes se Shkrimtarëve ,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë
në Gjermani Martin Çuni ,Asllan Dibrani etj.
 Në skenë u ngjit Pal Sokoli i cili i gjithashtu i nderoj publikun dhe  u paraqit me dy rrëfime nga libri”Thëllim në dashuri” dhe një poezi kushtuar Nënës nga libri “Kambanë e pëlcitur dhembja”. Shaban Cakolli pasi përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në këtë manifestim, foli edhe për letërsinë shqipe në përgjithësi dhe me theks

të veçantë letërsinë e mërgatës “Letërsia në mërgim. Z. Cakolli lexoi poezinë “Pëllumb i huaj” nga libri i tij “Tokë Dardane”gjithashtu me tematikë për  Nënën Terezë. Zoti Dibran Demaku shkrimtar  i shprehu falënderimet  ma të sinqerta ndaj pjesëmarrësve edhe theksoj se ne sot kur po përkujtojmë  100 vjetorin e  lindjes se Nënë Terezës duhet ta cekim  dhe   31vjetorin e të vetmes shqiptare qe fitoj çmimin Nobel ,e   ku pos të tjerash u paraqit edhe me   një poezi qe i kishte kushtuar çmimit Nobel  të Nënë Terezës.
Me program kulturor takimi  u përcjellin nga  toneri  Shkodran Tolaj i shoqëruar  me Driton  Gashin, ndërsa si rapsod popullor ishte Agim Gashi me këngëtaren Selvete Terstenen dhe grupi i valltareve.

 foto

 Këngetari Shkodan Tolaj  pran publikut

foto
 Agim  Gashi rapsod  krijues  duke recituar një poezi për Nënë Terezën


foto
 Këngëtaren Selvete Terstenen pran publikut

Më herët është  shpallur konkurse i pikturës ku në qendër të vëmendjes dominon  portreti nga  bamirësja shqiptare Nënë Tereza.

foto
  Pjesa përfundimtare e manifestimit ju përkushtua ekspozitës artistike  të konkurruesve në konkursin e shpallur”Nëna Terezë dhe populli shqiptar”për të cilin u ndanë shpërblime .

foto
 Martin Çuni Kryetar i LSHAKSH-së duke i ndarë shpërblimet
 
 
 Komisioni në përbërje të Pal Sokolit, Shaban Cakollit dhe Sadri Gashit pasi i vlerësoi konkurrimet vendosi qe të shpërblej :Vëndi i parë;Valdete Berisha nga Belgjika,Vendin i  dytë ju  takoj ; Dan Gashi dhe Asllan Dibranit(Gjermani). Ndërsa vendin e tretë e ndanë për ; Sokol Malokun  dhe Augustin Pergegaj(Gjermani). Shpërblimin e publikut e mori skulptori  z. Malë Myrta për skulpturën “Loti” të cilën ja dhuroi LSHAKSH-së.
 
 
foto 
 
Dy  piktor Valdete Berisha dhe  z. Asllan Dibrani këtë shpërblim i dhanë për “Shtëpinë e jetimëve” në Mitrovicë  dhe Asllani shpërblim ja dhuroi LSHAKSH-së.
 
 
foto 
 
 
    Pamje  e publikut gjatë vizitës se ekspozitës
 
 Z. Martin Çuni, kryetari i LSHAKSH-së në Gjermani, shpërndau edhe disa mirënjohje disa personaliteteve, për kontribut për popullin shqiptar. 1. Bibë Nokaj nga Hageni, 2. Murat Ahmeti nga Ennepetali. 3. Priftin Andreas Wellmar nga Frankfurti dhe 4. Priftin Harald Maron nga Ennepetali, të cilët përgjatë luftës në Kosovë  kanë dhënë provat njerëzore  dhe  humanizmit  ne shumë fusha. Këta u shpërblyen me nga një pikturë të piktorit Kastriot Maliqi. Pastaj për kontribut manifestimit për Nënën Terezë morën;1. Selvete Terstena, 2. Halit Berisha. 3. Shaban Cakolli nga një pikturë të Nënës Terezë.
Biografia e Nënë Terezës

Anjezë (Gonxhe)Bojaxhiu lindi në Shkup në një familje shqiptare. I ati, Kola, një tregtar i pasur, mori pjesë në lëvizjen për çlirimin e kombit shqiptar nga sundimi osman dhe rridhte  nga një familje patriotike. Në moshën 18-vjeçare Anjeza u largua nga Shkupi dhe shkoi në Irlandë për t’u bërë murgeshë thjesht në shërbim te njerëzimit sipas rregullave të besimit krishterë.

  Një letër e Nënë Terezës, e shkruar në shqip dhe mban datën 12 shtator 1928. Është një letër lamtumire shkruar në adresë të tezes së saj e quajtur Lisi:

“E dashtuna tezja Lisi!

Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. Po muj me ju shkrue dy tri rrjeshta tuj daj prej jush. Lamtumir e dëshiroj qi zoti ju nep shka t’ju dishiron zemra. Pritni të faluna ma t’përzemërta! Gonxhja” 
Kjo është letra e Nënë Terezës kur ndahej nga familja e saj në Shkup. Vetëm pas 30 vjetësh ajo do ta takonte të vëllanë Lazrin, por jo nënë Dranen dhe motrën e saj Agen të cilat pas Luftës së Dytë Botërore u vendosën në Shqipëri.

 

Pasaporta

Emri: Anjezë (Gonxhe) Bojaxhiu
Ditëlindja: 27 gusht 1910
Vendlindja: Shkup

Origjina: Shqiptare murgeshë në Urdhrin e murgeshave të Loretos. Në dhjetor 1928, Anjeza me emrin Marie Tereza u nis për në Indi. Në vitet ’30 filloi t’u jepte mësime gjeografie dhe feje vajzave të kolegjit të Shën Mërisë në Entali, Kalkutë te Indisë, ku u bë edhe drejtoreshë. Në vitin 1948, me leje të Vatikanit, Nënë Tereza la urdhrin e Loretos, hoqi veshjen e zezë dhe veshi sarin e bardhë të indianeve të varfra. Pasi u largua nga manastiri, shkoi në Patna, ku ndoqi një kurs 3-mujor për infermiere në spitalin e misionarëve "Mjekë Amerikanë". Pasi u kthye në Kalkutë krijoi Kongregacionin e Misionarëve të Bamirësisë. Ajo mësonte fëmijë të varfër dhe kujdesej për të sëmurët, që gjendeshin në rrugët e Kalkutës. Populli indian Nënë Terezën e përkrahu për mirësinë dhe dashurinë që tregonte për të varfrit. Asaj iu dhurua si ndihmë për të varfrit tempulli më i lashtë i Kalkutës, që i përkiste fesë së Indisë. Për punën e saj të madhe iu dhanë qindra çmime e diploma të ndryshme dhe më 10 dhjetor 1979 iu dha në Oslo edhe çmimi “Nobel” për paqen. Një nga gëzimet më të mëdha të Nënë Terezës ka qenë ardhja e saj në Shqipëri. Në Tiranë ajo mori pjesë në rihapjen e kishës katolike, e cila ishte kthyer në kinema nga diktatura komuniste dhe themeloi shtëpinë e parë të misionit të saj. Murgeshat misionare të bamirësisë janë sot të pranishme në 7 zona të Shqipërisë dhe ndihmojnë të varfrit. Ky është edhe kurorëzimi i njërës prej ëndrrave të jetës së Nënë Terezës.

Si arriti Nënë Tereza ta vizitoje për here te parë Shqipërinë!

Përpjekjet e shtetit shqiptar për të vendosur lidhje për të pasur njohje me Nënë Terezën kanë filluar që në vitin 1988. Ka qenë komuniteti i Sant Exhidios, që zhvillonte bisedimet dhe ndërmjetësitë për të realizuar dhe mundësuar lidhjet midis Shqipërisë dhe Nënë Terezës. Kjo ndodhi sepse Shqipëria në atë periudhë ishte një vend me sistemin komunist  dhe nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Vatikanin dhe, njëkohësisht, mesa duket nuk dëshironte ta bënte si një çështje të diplomacisë shqiptaro-italiane. Përpjekjet e para janë zhvilluar nëpërmjet ambasadës së Shqipërisë në Itali dhe kontakteve me komunitetin e Sant Exhidios. Kategoria e dytë e dokumenteve i përket pas vitit 1988, në fillim ato nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me dorën e Nënë Terezës, janë dokumente, të cilat përmbajnë informacione ose relacione të shprehura në rrugë diplomatike. Në vitet 1989-1990 datojnë procesverbalet e bisedimeve të Nënë Terezës me autoritetet shqiptare, me Nexhmie Hoxhën dhe një procesverbal mjaft i qartë me Ramiz Alinë. Në vitin 1991 ajo vizitoi Shqipërinë dhe hapi menjëherë misionin e saj. Po ashtu është një letër e Nënë Terezës, në origjinal, në anglisht e shkruar me shkrim dore, drejtuar Ramiz Alisë, në të cilën pak a shumë në një përkthim të lirë në shqip thotë: “Pas shumë e shumë vitesh, duke shtegtuar nëpër dhjetëra vende të botës për të krijuar vendin tim të bamirësisë më në fund deshi i lumi Zot, që të më jepet leja që të vij në vendin tim të shoh varret e të parëve, të ve një tufë me lule dhe të nderoj kujtimin e tyre, të shoh popullin dhe vendin tim dhe të shpresoj në hapjen e misionit për të varfrit në Shqipëri”.
 
 
 
 
foto 
 
 
 Publikime të Nënë Terezës në Shqipëri pran popullit të shumë vuajtur nga sistemi monist
 
Mos të çuditemi me popujt tjerë qe mundohen me i përfitua edhe këto figura qe  linden nga djepi dhe nënat shqiptare!

Kjo letër e saj drejtuar organeve diplomatike shqiptare  vërtet është prekëse dhe irituese. Na e futi memorien e të menduarit se si i vuri gjithë ato ndërkëmbëza Nënë Tereza duke ndërmjetësuar  të huajt që ta   pranojmë si  figurë tonën, një figurë aq madhështore siç ishte Nënë Tereza me  reputacion botëror ?... E gjithë bota shijoj humanizmin dhe shpirtmadhësinë e saj e shqiptarët u hamendeshin se ç'të veprohet me një njeri të humanizmit  dhe bërë mirësisë siç ishte Nënë Tereza pjellë edhe gjak i yni, pa pretendime politike ?!Mos të çuditemi me popujt tjerë qe mundohen me i përfitua edhe këto  figura qe  linden nga djepi dhe nënat shqiptare dhe nuk dimë t'i ruajmë siç po ndodh shpesh me shkrime antishqiptare  për figurën e Skënderbeut  nga" pseudo analist dhe gazetarë"  sigurisht me prejardhje sllave apo kush e din se nga vijnë, por flasin dhe shkruajnë shqip!...

Deklaratat e disa dijetareve te mëdhenj dhe figurave të ndryshme për Nënë Terezën dhe disa anëtarëve të  LSHAKSH-së në Gjermani.
 
Papa Gjon Pali II: “Nëna Terezë, shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”;
William Bill Clinton (president amerikan): “Vigani i shekullit tonë”;
Dr.Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;
Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.
Chirac (kryetar i Francës): “Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze”;
Tony Blair (kryeministër britanik): “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne”;
Dr. don Shan Zefi: “Shenjtëreshë e ditëve tona”;
Dr. don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuri në vepër”;
Dr. don Prekë Lazri: “Njeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin”;
Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi”;
Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Terezë ishte princeshë e dashurisë”;
Akademik Mark Krasniqi: “Simbol i traditës sonë”;
Bekim Fehmiu (artist): “Pas Skënderbeu u largua edhe Nëna Terezë”;sa ishte gjallë;
Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam): “Vdekja e Nënës Terezë ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë”;
 
Njëkohësisht edhe një grup krijuesish nga LSHAKSH-së biseda qe zhvilluam me ta u prononcuan  se Nënë Tereza ishte një figurë protagoniste qe në një mënyrë i hapi  popullit shqiptar një  dritare  mbi çështjen  njerëzore dhe  humanitare. Këta u ndien krenar qe sot gjinden të tubuar për  ketë manifestim. Me krijimet e tyre u zotuan që qo ta ndjekin rrugën e  rilindëseve tanë me qëllim qe të jemi në shërbim të atdheut për ta ruajtur  gjuhen dhe kulturën tone ne mërgatë. Po thuajse  deklarata te ngjashme  dhanë, zoti Martin Çuni LSHAKSH-së,Shaban Cakolli poet dhe publicist, Hasan Qyqalla poet,Pal Sokoli poet ,Bastion Nushiqi aktivist i çeshtjes kombëtare,Dan Gashi piktor,Dibran Demaku shkrimtar, Malë Myrta skulptor,Valdete Berisha poete dhe piktore,Sadik Krasniqi poet,Agim Gashi poet kengetar, selvete Terrstena kengetare ,Naser Halili poet  etj.
 
Mesazh dhe thirrje kombëtare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës  në atdhe

Duke u mbështetur ne historikun e kësaj figure aq madhështorë dhe me vlerë, për kombin tonë  qe krijoj një imazh ne skenën e njerëzve ma me influencë në botë,  shfrytëzoj rastin qe tu bëjë thirrje 
 
foto 
 
 
 Varri i Nënë Terezës  në vend të huaj në Indi e largët për shqiptarët nder kryeveprat e kombit
 
 
trashëgimtarëve të familjes se Nënë Terezës , qeverive  aktuale në Tiranë   dhe Prishtinë,zyrtarëve shqiptarë në Shkup  ,klerikëve  shqiptarë, dhe organizmave tjerë kudo qe janë  të formohet një "Këshill   organizues  në nivel kombëtar me qellim të   sjelljes se eshtrave të  madhërishmes Nënë Terezës në atdhe  kudo qoftë në Shqipëri,Kosovë apo Shkup",  sepse vet trazimi i familjes Bojaxhiu në trojet shqiptare e dikton një gjë  të tillë,  me qellim, qe ti shtohet krenaria edhe ma e madhe popullit shqiptar  duke  i besuar këtij këshilli qe në mënyra diplomatike   në nivele shtetërore, të bëhet me dije  shteti indian se duhet me u gjet një marrëveshje  sa ma e shpejt ose qe ka nevojë të bëhet një presion  ndërkombëtar për ta kthyer një vlerë të kombit ne gjirin e vet dhe   ta realizojmë   ëndërron e saj qe të pushoj  ne vendin e vet për gjithmonë! Varri i sajë në atdhe    do ti shtoj popullit shqiptar  edhe ma një nder,krenari dhe një imazh  të pa vdekshëm.

Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani dhjetor 2010  Shtutgard  Gjermani
 
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen