Dienstag, 14. Juni 2011

Beqir Cikaqi: Shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin e dhjetë shkollor E Hene, 13-06-2011, 08:03pm (GMT+1)

Beqir Cikaqi: Shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin e dhjetë shkollor
E Hene, 13-06-2011, 08:03pm (GMT+1)



Shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin e dhjetë shkollor

Nga Beqir Cikaqi

Të shtunën me 11 qershor  2011,në Cartigliano(lokalitet i Bassanos) shkolla shqipe e Bassanos që vepron në gjirin e Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”,e përfundoi vitin shkollor 2010/11, me një ceremoni modeste.  Ishte ky viti e dhjetë shkollor i shkollës shqipe të Bassanos. Merit të veqannt për përfundimin e këtjë viti shkollor  ka z. Ragip Thaqi, i cili vullnetarisht e ushtroi detyrën e mësuesit gjat këtij viti shkollor, por nuk duhet harruar edhe kontributi i prindërve që i sollen  fëmijët e tyre gjat këtijë viti shkollor. Gjithashtu merita ka edhe kryesia e shoqates “Bashkimi Kombëtar”, etj.
Në ditën e fundit të vitit shkollor, përveq nxënësve, mësuesit të tyre,  prezent ishin edhe prinderit e nxënësve, drejtues të Shoqatës, dhe ish mësues të kësaj shkolle. Ndersa si musafir  e nderit, ishte poetja me origjin nga Medvegja, zonja Miradie Zymberi-Avdullahi  me familjen e e vet, që kishte bërë disa kilometra rrugë vetëm që të marrë pjesë në këtë përfundim të vitit shkollor të kësaj shkolle shqipe, e vetmja në Privincen e Viçencës kwtu nw Itali
Krahas përfundimit të vitit shkollor, si zakonisht edhe gjat viteve të tjera, u kujtuan edhe dy datat e rwndësishme për historin e popullit shqiptar, 10 qershori(i vitit 1878) dita e Lidhjes së Prizrenit, dhe 12 qershori(i vitit 1999) dita e  Çlirimit te Kosovës nga forcat  pushtuese serbe.
Mësuesi, Ragip Thaqi, e hapi dhe e drejtoi kwtë ceremoni, duke i pwrshwndetur të pranishmit, dhe që në fillim nxënësja Adelina Halimi, vijuese  e shkollës shqipe interpretoi himnin kombëtar sipas notave muzikore. Mandej të pranishmit i përshëndeti, kryetari i shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, z. Avdi Beqiri. Poetes. Miradie Zymberi-Avdullahi, si musafie e nderit iu dha fjala menjëherë pas kryetarit të Shoqates. Zonja Miradie Avdullahu, u ndie mjaftë e lumtur që ishte në këtë përfundim twvitit shkollor të kësaj shkolle shqipe, e cila ndër të tjera potencoi:”…ka kohë që kam ndëgjuar e lexuar për aktivitetin e Shoqatës”Bashkimi Kombëtar” dhe dhe aktivitetin shkolles shqipe, prandaj mezi e kam pritur që të jem në mesin e Tuaj, të nderuar bashkëatdhetar , motra e vëllëzër. Ju, duhet të mburreni për këtë  aktivitet kombëtar, madje edhe unë jam mburrur për  këtë aktivitet tuajin, e duhet mburret çdo kush që e ndien veten se ka gjak shqiptari. Ju dëshirojë të vazhdoni edhe në të ardhmen, për çka do të mundohem edhe unë me dhënë  kontributin  tim të mundshëm…”
Për  datat e Lidhjes së Prizrenit  dhe  Ditën e Çlirimit të Kosovës, mësuesi i shkollës z. Ragip Thaqi, e kishte parashikuar që fjalen të ia jap  kolegut, ish mësuesit disavjeqar të kësaj shkollle( autori i këtijë shkrimi) B.C. i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, u shpreh se ndihemi emocionuar sidomos kur gjendem para nxënësve, ndaj të cilëve isha i detyruar të ndahem përkohësisht, për shkak të shuarjes së vendit të punës( në firmen italiane para disa muajve). Megjithat i përgëzojë nxënësit, kolegun, prindërit e nxënesvë, dhe të gjithë ata që kan kontribuar qw shkolla shqipe e Bassanos të mos e ndërpres aktivitetin e vet patriotik e kombëtar... Lidhja shqiptare e Prizrenit  e cila,  një ditë më parë kishte 133 vjetorin e mbajtjes, është një aktivitet shumë i rëndësishëm kombëtar,  kishte  një program më gjithëkombëtar se çdo aktivitet tjetër, prandaj kur do që të ndodh bashkimi kombëtar(ajo ditë tashmë nuk do të jetë e largët), duhet që Prizreni të jetë  kryeqytet  i Shqiptarisë... Në historin më të re kombëtare është edhe  12 Qershori i vitit 1999, Dita e Çlirimit të Kosovës, ku forcat ushtarake policore serbe  u larguan pwrfundimisht nga Kosova, pjesë e aneksuar pa drejtësisht nga trungu shqiptar për afro një shekulli. Për atë ditw, konributi është i të gjithve, por i dëshmorëve që lan gjakun e tyre, i  invalidët që dhan pjesët e trupit të tye, për luftëtrët e lirise që shpesh në vend të jastekut kam përdor cungun apo gurin, në vend te dyshekut kan grumbulluar gjethet e dushku, në vend te ushqimit kan shfrytzuar  frytet e bimëve të egra, ata jan më meritorët, e duhet të jenë më krenarët,etj. prandaj nuk guxohet të anashkalohen kursesi,...”
Më pas, nxënësit e shkollës shqipe u paraqiten me poezi  që kishin pregaditur, për gjihen, për dëshmorët, etj. të cilat i kishte përzgjedhur mësuesi Ragip Thaqi. Me poezi u paraqiten:A rbenit Mehmeti, Brikena Berani,Erblin Berisha, Rinor  e Rinesa Thaqi, Donika Boja, etj.etj. Ndërsa, ish nxënësja  Edona Thaqi, edhe kësaj radhe nuk mungoi në intërpretime, edhe pse ka vite që ka përfunduar (për arsye moshe) shkollën shqipe të MP.
Për nxënësit vijues, si çdo vit(më parë) është menduar të iu ndahen CERTIFIKATA, si dëshmi që ishin vijues.  Se shqiptarët  kan virtutin e  respektit për musafirin, ku do që janë.  në atdhe apo në diaspor, u vërtetua  me gjestin e drejtuesve të shkollës shqipe e shoqatws, duke e nderuar musfiren, poeten  nga Medvegja, zonjen  Miradie Zymberi-Avdullahi, që t’i ndajë Certifikatat nxënësve vijues, të  nënshkruar nga mesuesi, kryetari i shoqatës dhe vulosur gjithashtu me vulw tw Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”. Jo vetëm kaq, musafres së nderit  iu dhuruan  nga kryetari z. Avdi Beqiri, edhe nga një kopje e të dy librave, autori i të cilave është (tashmë ish)  mësues i shkollës shqipe dhe aktvist shumw vjeqar i shoqatës”Bashkimi Kombwtar”.
Në mbyllje mësuesi i shkollës, z.Ragip Thaqi   duke i falemenderuar edhe një herë të gjithë të pranishmit, iu kujtojë se manifestimi i ardhshëm do të jetë në vitin e ardhshëm shkollor, ku do te festohet dhjetevjetori i shkollës shqipe, për çka është pregaditur edhe libri monografik(Shkolla shqipe e Bassanos), ku shpresohet të gjenden sponzor për finalizimin  këtijë libri. Në fund në një koktej rasti të  prgaditur nga prindërit e nxënësve,  u zhvillua një bisedë e përbashkët e lirë, duke shkëmbyer ide e mendime të ndryshme rreth masovizimit të shkollës shqipe të mësimit plotësues.. Gjatë gjithkësaj ceremonie  prindi dhe bashkeatdhetari nga Shkupi, z. Fatmir Halimi vazhdimisht bënte fotografime.
11 qershor 2011, Cartigliano-Bassano(VI)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen