Donnerstag, 17. Februar 2011

INTERVISTË ME NAZIRE JAHA;KËNGËTARE

Tefik Selimi: Intervistë me Nazire Jaha, këngëtare
E Merkure, 16-02-2011, 07:56pm (GMT)


Intervistë me Nazire Jaha, këngëtare

Këngëtare, por edhe infermiere...

Intervistoi: Tefik Selimi

Lufta e fundit (1999) nuk ka zgjedhur njerëz. Ajo, pas vetës ka trazuar edhe këngëtarët nëpër anët e botës. Pse jo? I kanë ikur më të keqes. Edhe Nazire Jaha, këngëtare nga Stagova e Kaçanikut, e ka përjetuar luftën fundit. Dhe, në luftë njerëzit kadandisen në anë më të ndryshme të botës. Nazirja largohet nga Stagova e bukur vetëm duke menduar të shpëtojë vetën me familje. U gjend në Stankovec. Ved nyje i tragjikës shqiptare. E bëri këtë “ikje” me familje, por jo me dëshirë. Ishte kohë pa kohë. Dhe, jo vetëm kaq. Ajo, (Nazirja) këngën e mori me vete. Kënga iu bë shoqe e jetës dhe e punës. Jetoi me këngë, që ështtë “shoqja- shoku” (i) e saj më besnike. Nazirja tha edhe këtë se, kur ishte e mërzitur nga ajo kohë lufte, ka kënduar. Ajo (kënga) ia kishte larguar dhimbjet dhe traumat e asaj kohe tmerri. Me këngë frymoi lehtë, lehtë...

“Bota sot”: Nga cila moshë keni filluar të këndoni?

Nazire Jaha: Si këngëtare kam fillar të këndoj qysh në moshën e re. Isha atëkohë vetëm 9 vjeçe. Fëmijë në klasën e dytë të arsimit fillor. U paraqita për herë të parë ka qenë para bashkëvendasve të mij në fshatin Stagovë. E dij se arsimtarët e shkollës na zgjodhën neve disa fëmijë nga shkolla që posedonin talet, në mesin e arsimtarëve ishte edhe bashkëvendasi im, Sabit Jaha, cili më ka ndihmuar shumë në formimin tim si këngëtare. Ai më ka ndihmuar dhe është angazhuar për mua që të  jem unë fëmijë për të bërë parqitjen më një koncert për festat e 29 Nëtorit, që për fat të keq në atë kohe festohej kjo datë si dhe ajo 25 majit. U prezentova me mjaft sukeses. Kështu që nga atëherë me lindi dashurija për këngën, e që sot e atë ditë e dua këngën.

“Bota sot”: Na shtoni për prezentimet e tjuaja të para si këngëtare?

Nazire Jaha: Pas disa viteve si këngëtare hyra të këndoj në kuadër të shkollës. Këtë e bëra me vullnet për bashkëvendasit e mi dhe formuam një shoqëri kulturo-artistike 
që e emruam “Tingujt e vendlindjes”. Në këtë ansambël, që nga themelimi isha anëtare e rregullt dhe me programet tona jemi prezentuar me mjaft sukes në prezentimin e koncerteve të shumta e me vlerë nëpër tërë Kosovën, Gjilan, Ferizaj, Maqedoni e mese tjera. Kam marrë pjesë nëpër Festivale të ndryshme, kohë kjo e para luftës. Në Festivalin e Gllogovcit punova pesë vite me radhë. Pastaj, kam kënduar në Festivalet komunale dhe e krahinore të asaj kohe që mbajeshin në Kaçanik në vitin 1983. Si këngëtare, shumë herë kam zënë vendet e para gjatë vitit 1983, ishte viti ku shoqëria jonë zuri vendin e dytë në këtë Festival, kurse unë u shpalla këngëtarja më e mirë e Festivalit kur e këndova “Këngën e Rexhës”, si 12-vjeçare.

“Bota sot” Si ecën sukseset juaja si këngëtare?

Nazire Jaha: Po. Isha e tëra e lidhur me këngën popullore. Këtë zhanër e dua pa masë. E dua fort, fort se pa këngën popullore nuk ka art të bukur. Kënga popllore, e mirëfilltë, është art joshës, art i shpirtit dhe i zemrës së njeriut. Sikur ky art i “rrëfen” të gjitha ngjarjet e jetës sonë. Është pra një histori e kënduar në vargje, tinguj, melodi e ritëm. Sukseset më jam të shumta e më të ndryshme. Ky sukses imi ka vazhduar qysh nga mosha ime15-vjeçare, ku morra pjesë për herë të parë në Festivalin “Kosovarja këndon” në Ferizaj. Këtu kam marrë pjesë bashkë me shoqen time Mexhide Dashi, ku kemi interpretuar këngën “Dada do ta shet skutaqen me lara”,  dhe jemi shpallur dueti më i mirë i këtij Festivali në Ferizaj, më 1986. Për interpretim të bukur, fituam shpërblimin e “Rilindjes”, por edhe publiku na mirëpriti bukur me duartrokitje të gjata frenetike. Kjo këngë u inçizua në Radoi Prishtinë dhe u dëgjua me të madhe nëpër mediat tona. Ishte këngë shumë e kërkuar dhe e dëgjuar anë e kënd vendit. Unë zuri vendin e parë e të merituar nëpër toplistat. Pastaj, kënga në fjalë u inçizua edhe në një kasetë, ku Radio Prishtina i zgjodhi këngët që ishin dëgjuar më së shumti gjatë vitit 1989. Jemi dueti që sollëm këtë këngë të parat që sot e asaj dite dëgjohet dhe këndohet shumë edhe nga këngëtarë të ndyshëm shqiptarë. Pastaj, unë e prezentova këtë këngë edhe në dy vite tjera në Stagovë, Gjilan, por edhe në Festivalin “Kosovarja këndon” me mjaft sukeses.

“Bota sot”: Cilat ishin shpërblimet dhe vendet e fituara si këngëtare?

Nazire Jaha: Shihni, jam shpërblyer disa herë nga juria dhe nga publiku. Në vitin 1987 morra pjesë në Festivalin “Rinia këndon” në Gaçkë të Ferisajt, ku zura vendin e parë dhe u mirëpritra shumë bukur nga publiku artdashës. Por, kam kënduar edhe në Gjilan në “Takimet e Majit” në vitet e 90-ta. Pra, kam bërë turne të ndyshme duke dhënë koncerte të shumta me Ansamblinh “Tingujt e vendlinjes” në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Gjatë interpretimit të këngëve, publiku më ka mirëprituar shumë ngrohtë shumë. Kjo është fakt i “gjallë”. Përherë jam ndarë shumë e kënaqur nga duartrojkitjet e gjata të publikut artdashës, të cilët më  kanë nxitur që unë të këndoj për masën, e cila e adhuronte këngën time popullore...

“Bota sot”: Cilat kohë ju kanë “prekur” në aktivitetet e juaja si këngëtare?

Nazire Jaha: Pas situatës që ishte në Kosovë (1999), kur popullata ishte e shtypur nga barbaria serbe, edhe kënga u ndalë pak. U mbyllën mediat tona. Kështu që, neve na mbeti të këndojmë nëpër turne të ndyshme, në ahengje familjare, duke mos pasur mundësi të prezentohemi nëpër Radio Televizjonet tona. Turneja ime e parë dhe dalja e parë nga Kosova ishte viti 1990, ku isha pjesmarrëse nëpër tyrne në Zvicër së bashku me Fitim Domin, Selajdin Miftarin , Xhavit Sadikun, vëllezërit Aliu nga Shkupi e disa të tjerë. Këtu prezenuam këngën shqipe me shumë sukses para shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. Vitet kalonin. Situata sa vi e keqësohej shumë. Këndova dhe nuk e ndala këngën deri në vitin 1999. Dhe, kur erdhi koha e rëndë, ku jo me dëshirë, por me dhunë, u larguam nga trolli ynë Kosova, ku u detyrova sëbashku me familjen të gjendemi në Norvegji. Këtu jetoj nga viti 1999, por jo me dëshirë, por na imponua të shkojmë atje ku se kisha mendjen asnjeherë. Tash jetoj e punoj në Norvegji, por edhe këndoj. Punoj si motër mediconale, ndërsa muzikën e kam hobi jete, ku pa këngën s’mund ta mendoj jetën ta “tjetër” të jetës sime. Këndoj përherë për festat tona kombëtare, 28 Nëtorin dhe 17 Shkurtin -Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kësaj vere (2010) isha pjesmerrëse në emisionin “Follk Shoë”, tani kam mbaruar edhe gjirimin e prezentimit tim për natën e Vitit të Ri në RTK.

“Bota sot”: A keni diçka që nuk duani të flisni apo ...?

Nazire Jaha: Po. Nuk kisha aq dëshirë të flas shumë për jetën time personale, se s’mund t’i ndali mësitet. Dihet, jam e “pjekur” e vitale, por ja jeta më ka larguar nga jeta “tjetër”, të cilën do ta ndryshoj, besoj... Punoj dhe fitoj “pak”. E dua profesionin tim, por e dua edhe këngëtimin. Këto dy profesione më flëjnë në shpirt e zemër. Janë ëndrra e jetës sime...

“Bota sot”: A keni vërejtje tek interpretimi i këngëve nga të tjerët?

Nazire Jaha: Unë e dua këngën fort, fort. Pa masë. Jetoj me tinguj e këngës popullore. E dua me shpirt këngën e mirëfilltë popullore. Por, më vjen shumë keq që sot çka po ndodh me muzikën tonë, që disa këngëtarë po i “lëndojnë” shumë vlerat tona aq të bukura që kemi. Janë vlera të papërsëritshme. Me një fjalë, sot muzika jonë më shumë po shikohet e përcillet, e fare nuk dëgjohet me vesh e me mendje. Ndërsa, unë (Nazirja) asnjëherë nuk do ta këndoj një këngë që nuk ka vlera. Unë e dua artin si vetën. Pa art të mirëfilltë, s’ka kulturë të një popull. Kënga është vetë populli i atij thesari të shtrenjtë!

INTERVISTË ME NAZIRE JAHA;KËNGËTARE

Tefik Selimi: Intervistë me Nazire Jaha, këngëtare
E Merkure, 16-02-2011, 07:56pm (GMT)


Intervistë me Nazire Jaha, këngëtare

Këngëtare, por edhe infermiere...

Intervistoi: Tefik Selimi

Lufta e fundit (1999) nuk ka zgjedhur njerëz. Ajo, pas vetës ka trazuar edhe këngëtarët nëpër anët e botës. Pse jo? I kanë ikur më të keqes. Edhe Nazire Jaha, këngëtare nga Stagova e Kaçanikut, e ka përjetuar luftën fundit. Dhe, në luftë njerëzit kadandisen në anë më të ndryshme të botës. Nazirja largohet nga Stagova e bukur vetëm duke menduar të shpëtojë vetën me familje. U gjend në Stankovec. Ved nyje i tragjikës shqiptare. E bëri këtë “ikje” me familje, por jo me dëshirë. Ishte kohë pa kohë. Dhe, jo vetëm kaq. Ajo, (Nazirja) këngën e mori me vete. Kënga iu bë shoqe e jetës dhe e punës. Jetoi me këngë, që ështtë “shoqja- shoku” (i) e saj më besnike. Nazirja tha edhe këtë se, kur ishte e mërzitur nga ajo kohë lufte, ka kënduar. Ajo (kënga) ia kishte larguar dhimbjet dhe traumat e asaj kohe tmerri. Me këngë frymoi lehtë, lehtë...

“Bota sot”: Nga cila moshë keni filluar të këndoni?

Nazire Jaha: Si këngëtare kam fillar të këndoj qysh në moshën e re. Isha atëkohë vetëm 9 vjeçe. Fëmijë në klasën e dytë të arsimit fillor. U paraqita për herë të parë ka qenë para bashkëvendasve të mij në fshatin Stagovë. E dij se arsimtarët e shkollës na zgjodhën neve disa fëmijë nga shkolla që posedonin talet, në mesin e arsimtarëve ishte edhe bashkëvendasi im, Sabit Jaha, cili më ka ndihmuar shumë në formimin tim si këngëtare. Ai më ka ndihmuar dhe është angazhuar për mua që të  jem unë fëmijë për të bërë parqitjen më një koncert për festat e 29 Nëtorit, që për fat të keq në atë kohe festohej kjo datë si dhe ajo 25 majit. U prezentova me mjaft sukeses. Kështu që nga atëherë me lindi dashurija për këngën, e që sot e atë ditë e dua këngën.

“Bota sot”: Na shtoni për prezentimet e tjuaja të para si këngëtare?

Nazire Jaha: Pas disa viteve si këngëtare hyra të këndoj në kuadër të shkollës. Këtë e bëra me vullnet për bashkëvendasit e mi dhe formuam një shoqëri kulturo-artistike 
që e emruam “Tingujt e vendlindjes”. Në këtë ansambël, që nga themelimi isha anëtare e rregullt dhe me programet tona jemi prezentuar me mjaft sukes në prezentimin e koncerteve të shumta e me vlerë nëpër tërë Kosovën, Gjilan, Ferizaj, Maqedoni e mese tjera. Kam marrë pjesë nëpër Festivale të ndryshme, kohë kjo e para luftës. Në Festivalin e Gllogovcit punova pesë vite me radhë. Pastaj, kam kënduar në Festivalet komunale dhe e krahinore të asaj kohe që mbajeshin në Kaçanik në vitin 1983. Si këngëtare, shumë herë kam zënë vendet e para gjatë vitit 1983, ishte viti ku shoqëria jonë zuri vendin e dytë në këtë Festival, kurse unë u shpalla këngëtarja më e mirë e Festivalit kur e këndova “Këngën e Rexhës”, si 12-vjeçare.

“Bota sot” Si ecën sukseset juaja si këngëtare?

Nazire Jaha: Po. Isha e tëra e lidhur me këngën popullore. Këtë zhanër e dua pa masë. E dua fort, fort se pa këngën popullore nuk ka art të bukur. Kënga popllore, e mirëfilltë, është art joshës, art i shpirtit dhe i zemrës së njeriut. Sikur ky art i “rrëfen” të gjitha ngjarjet e jetës sonë. Është pra një histori e kënduar në vargje, tinguj, melodi e ritëm. Sukseset më jam të shumta e më të ndryshme. Ky sukses imi ka vazhduar qysh nga mosha ime15-vjeçare, ku morra pjesë për herë të parë në Festivalin “Kosovarja këndon” në Ferizaj. Këtu kam marrë pjesë bashkë me shoqen time Mexhide Dashi, ku kemi interpretuar këngën “Dada do ta shet skutaqen me lara”,  dhe jemi shpallur dueti më i mirë i këtij Festivali në Ferizaj, më 1986. Për interpretim të bukur, fituam shpërblimin e “Rilindjes”, por edhe publiku na mirëpriti bukur me duartrokitje të gjata frenetike. Kjo këngë u inçizua në Radoi Prishtinë dhe u dëgjua me të madhe nëpër mediat tona. Ishte këngë shumë e kërkuar dhe e dëgjuar anë e kënd vendit. Unë zuri vendin e parë e të merituar nëpër toplistat. Pastaj, kënga në fjalë u inçizua edhe në një kasetë, ku Radio Prishtina i zgjodhi këngët që ishin dëgjuar më së shumti gjatë vitit 1989. Jemi dueti që sollëm këtë këngë të parat që sot e asaj dite dëgjohet dhe këndohet shumë edhe nga këngëtarë të ndyshëm shqiptarë. Pastaj, unë e prezentova këtë këngë edhe në dy vite tjera në Stagovë, Gjilan, por edhe në Festivalin “Kosovarja këndon” me mjaft sukeses.

“Bota sot”: Cilat ishin shpërblimet dhe vendet e fituara si këngëtare?

Nazire Jaha: Shihni, jam shpërblyer disa herë nga juria dhe nga publiku. Në vitin 1987 morra pjesë në Festivalin “Rinia këndon” në Gaçkë të Ferisajt, ku zura vendin e parë dhe u mirëpritra shumë bukur nga publiku artdashës. Por, kam kënduar edhe në Gjilan në “Takimet e Majit” në vitet e 90-ta. Pra, kam bërë turne të ndyshme duke dhënë koncerte të shumta me Ansamblinh “Tingujt e vendlinjes” në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Gjatë interpretimit të këngëve, publiku më ka mirëprituar shumë ngrohtë shumë. Kjo është fakt i “gjallë”. Përherë jam ndarë shumë e kënaqur nga duartrojkitjet e gjata të publikut artdashës, të cilët më  kanë nxitur që unë të këndoj për masën, e cila e adhuronte këngën time popullore...

“Bota sot”: Cilat kohë ju kanë “prekur” në aktivitetet e juaja si këngëtare?

Nazire Jaha: Pas situatës që ishte në Kosovë (1999), kur popullata ishte e shtypur nga barbaria serbe, edhe kënga u ndalë pak. U mbyllën mediat tona. Kështu që, neve na mbeti të këndojmë nëpër turne të ndyshme, në ahengje familjare, duke mos pasur mundësi të prezentohemi nëpër Radio Televizjonet tona. Turneja ime e parë dhe dalja e parë nga Kosova ishte viti 1990, ku isha pjesmarrëse nëpër tyrne në Zvicër së bashku me Fitim Domin, Selajdin Miftarin , Xhavit Sadikun, vëllezërit Aliu nga Shkupi e disa të tjerë. Këtu prezenuam këngën shqipe me shumë sukses para shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. Vitet kalonin. Situata sa vi e keqësohej shumë. Këndova dhe nuk e ndala këngën deri në vitin 1999. Dhe, kur erdhi koha e rëndë, ku jo me dëshirë, por me dhunë, u larguam nga trolli ynë Kosova, ku u detyrova sëbashku me familjen të gjendemi në Norvegji. Këtu jetoj nga viti 1999, por jo me dëshirë, por na imponua të shkojmë atje ku se kisha mendjen asnjeherë. Tash jetoj e punoj në Norvegji, por edhe këndoj. Punoj si motër mediconale, ndërsa muzikën e kam hobi jete, ku pa këngën s’mund ta mendoj jetën ta “tjetër” të jetës sime. Këndoj përherë për festat tona kombëtare, 28 Nëtorin dhe 17 Shkurtin -Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kësaj vere (2010) isha pjesmerrëse në emisionin “Follk Shoë”, tani kam mbaruar edhe gjirimin e prezentimit tim për natën e Vitit të Ri në RTK.

“Bota sot”: A keni diçka që nuk duani të flisni apo ...?

Nazire Jaha: Po. Nuk kisha aq dëshirë të flas shumë për jetën time personale, se s’mund t’i ndali mësitet. Dihet, jam e “pjekur” e vitale, por ja jeta më ka larguar nga jeta “tjetër”, të cilën do ta ndryshoj, besoj... Punoj dhe fitoj “pak”. E dua profesionin tim, por e dua edhe këngëtimin. Këto dy profesione më flëjnë në shpirt e zemër. Janë ëndrra e jetës sime...

“Bota sot”: A keni vërejtje tek interpretimi i këngëve nga të tjerët?

Nazire Jaha: Unë e dua këngën fort, fort. Pa masë. Jetoj me tinguj e këngës popullore. E dua me shpirt këngën e mirëfilltë popullore. Por, më vjen shumë keq që sot çka po ndodh me muzikën tonë, që disa këngëtarë po i “lëndojnë” shumë vlerat tona aq të bukura që kemi. Janë vlera të papërsëritshme. Me një fjalë, sot muzika jonë më shumë po shikohet e përcillet, e fare nuk dëgjohet me vesh e me mendje. Ndërsa, unë (Nazirja) asnjëherë nuk do ta këndoj një këngë që nuk ka vlera. Unë e dua artin si vetën. Pa art të mirëfilltë, s’ka kulturë të një popull. Kënga është vetë populli i atij thesari të shtrenjtë!

Donnerstag, 10. Februar 2011

Shqipe Hada një piktore e re me synime të përmasave të mëdha

Shqipe Hada  një piktore e re me synime të
                              përmasave të   mëdha

Nga  Asllan Dibrani
Ishte një ditë janari në Tiranën e bukur ku gjithnjë po i lëshon rrënjët e një qyteti  te kulturës dhe artit zhvillimit te,infrastrukturës  ,ekonomisë  dhe me një arkitekturë  dhe  pamje  sikurse qytetet  ma me influence të Evropës . Me sheshet  dhe bulevardet, trotuare e  gjëra  që mund te krenohemi pran të tjerëve. Rruga qe shpinte drejt Laprakës për ta vizituar një fabrikë mobilierie si pronë e Shkëlqim  Veliut një prodhues i mobileve klasike me modernen të punuara  në mënyrë artistike që krijon një ndërlidhëshemeri të imazhit familjar,  një prodhim shumë të veçanta dhe me kualitet të lart që sot mund të jenë  konkurruese edhe në tregun e jashtëm. Me tu futur në brendësinë  e objektit të fabrikës    pos mobileve të bukura  në katin e dytë aty ishte një    hapësire e madhe  e një galerie të artit me shumë piktura  të ndryshme.   Ngjyrat e atyre  pikturave  sikur i jepeshin një rrezatim reflektues ngjyrës së bardhë që dominonte në brendësinë e objektit,ku nga kureshtja  pyeta mikun tim se nga është ky art në objektet e juaja?Zoti Shkëlqim  duke qeshur    na u përgjigj se ne jemi një shtëpi  e madhe me artist dhe muzikant dhe u shpreh se Shqipja është bashkëshortja dhe autore e pikturave te ekspozuara ndërsa, Iliri  vëllai im  qe sa po arriti nga Fieri është këngëtar. U përshëndetem  dhe i shtrënguam duart  në shenjë miqësie. Me të mësua se Shqipja ka një Atelie  arti në brendësinë e
                                                                                                                                                            Shqipe Hada dukr pikturuar në Atieleun e vet në Tiranë
qendrës së Tiranës ,pa u vonuar ja mërsyem dhe   arritëm në Atelienë e Shqipe Hades  me një ambient jo të madh po  i sterngarkuar me shumë              
punime ku edhe në ato momente e gjetëm me punën  intensive  me brushë   
 në dorë  duke  punuar një punim  në vaj, ku ishte kënaqësi ta zhvillonim një bisedë  me këtë piktore të zellshme  dhe punëtore .Shqipja qysh në fillim shihet se është një piktore e re me  stilin realizëm po me synime  të përmasave të mëdha. Me punimet e veta shihet se  pamja  dhe referenca është me ngjyra të forta  ku ka një kombinim  ngjyrash  te ngrohta  por në punimet e saj  bien në sy edhe ngjyra e ftohtë me  nuancat e së bukurës. Shqipja pos me ngjyra të vajit punon me ëndje edhe në grafikë  akuarel ,punon edhe me ngjyra akrill me një optimizëm të brendshëm shpirtëror. Frymëzimin e përfitoj nga ambienti qe me rrethon dhe përpiqem qe ta plasoj me brushë në pëlhurë ose në letër thotë piktorja e re. Kjo piktore    me një entuziazëm të theksuar sinjalizon një progres  në zhvillimin  e ngritjes së një perspektive në fushën e pikturës. Frymëzimin  dhe motivin thekson Shqipja e kisha të paraqiturit e gjendjes jo te këndshme nganjëherë edhe nga ish sistemi monist në Shqipëri që nuk mundeshe të bëje  atë që të flinte në shpirt si krijuese ,apo me rastin e përndjekjes së vëllezërve tanë kosovar nga regjimi  serb nga trojet e veta ,ishte  një gjë që ma ngacmoj imagjinatën  që ato motive  dhe pamje çnjerëzore t'i publikoja ne tablotë e ngjyrave të mia. Ma tutje thotë se ma me dëshirë punoj punime  me frymë nacionale, ku skenografia e pikturës së Ali Pashë Tepepelenës  qe ishte varur me kujdes  në ambientin e Ateliesë  së sajë kujton me nostalgji  trimërinë e tij ku gjunjëzoj  perandorinë osmane  të  asaj kohe. Ma tutje  thekson se me qe jam me origjinë nga Tepelena  ndihem shumë krenare dhe ajo qe me ka ngritur imagjinatën  për ta lidhur të bukurën e kombinimit të ngjyrave  me heroizmin e figurës se Ali Pashë Tepelenës u shpreh  nder të tjera zonja Shqipe Hada.

Po tani ndryshimin ku e shiheni  artin e tanishëm me atë në të  kaluarën?

Shqipe Hada thekson se ka  shumë,  ku mund te them se është bëre një revolucion  në zhvillimin e artit  ne Shqipëri. Shqipja edhe se është e re në krijimtarinë e saj  ka krijua një emër  aty në rrethin e sajë, ku pretendon qe në te ardhmen të krijoj një unifikim te të krijuarit në veten e vet. Ma në fund  u ndamë nga  ai bagazh i madh  të  pikturave të Shqipe Hades duke u ndarë me një begati kujtimesh  nga brusha  e piktores tiranase . 

Foto- reportazh nga  Asllan Dibrani Tiranë janar 2011


            

                            
       
Po i publikojmë disa punim e te  piktores Shqipe Hada


 

 Shqipe Hada dukr pikturuar në Atieleun e vet në Tiranë




Galeria  e artit  e publikuara nga Shqipe Hada në objektet  e veta në Tiranë
   

   
    
  
            Pejsazh  natyre  dhe nje akt   femre në pelhurë me ngjyra vaj



  SAM_3955

Pamje nga  Atelieja e Shqipe Hades



Sonntag, 6. Februar 2011

Bjerini kokës, sa s’është bërë vonë...

Bjerini kokës, sa s’është bërë vonë...
Nga Mustafë Krasniqi
Ne që pas luftës e këtej, disi sikur kemi qenë të prirur t’ia bëjmë vetës pusin në mes fushës me lule, sikur kemi humbur toruan, në vend se të ecim rrugës së ndërgjegjes, e të respektonim njërit-tjetrin. Ne, gjatë kësaj rruge, u bëmë ujq, që ta hamë njëri-tjetrin, ndërkohë që të tjerët na hanin dhe po na hanë si ujkonjat dhe shtihen para botës demokratike si engjëj.
Vallë, ç'po ndodh me kombin tonë!? Ne, sikur kemi harruar çdo gjë, sikur çdo gjë dhe ajo më tragjikja që i ka ndodhur kombit nëpër periudha të ndryshme, na është shlyer nga memoria, sikur jemi bërë të çartur, e qesharakë, sikur mbi fatin tonë krijohen idhuj, e ato deshëm apo s’deshëm duhet pranuar. Si kur kemi harruar fushat e lara, e të stërlara me gjakun e dëshmorëve edhe të pleqve, grave e fëmijëve, po edhe të atyre fëmijëve që nuk patën mundësi të dalin nga barku i nënës, që ende pa e parë dritën e kësaj bote, pësuan nga thikat e xhelatëve, greko-serbosllav, nëpër periudha të ndryshme.
Madje, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, sidomos gjatë vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti u thurën shumë situata të pakëndshme për popullin shqiptar në përgjithësi, duke filluar që nga Enciklopedia shovene maqedone, Raporti i Dik Martit, zgjedhjet 12 dhjetorin, e deri te demonstrata e këtij viti, në Shqipëri, që pësuan me vrasjen e tre vetave, e plagosjen e shumë demonstruesve të tjerë. Po në këto ditë edhe nga Maqedonia dolën zëra të përvajshëm, sulm mbi monumentet e lashta historike shqiptare, madje Enciklopedia nuk u harrua; tash më ajo po zbatohej në praktikë. Si mbi kalanë e Shkupit dhe mbi trojet e shqipes së vjetër po rrënohet gjithçka shqiptare, e po ndërtohen dhe ngritën kisha, përmendore sllave, me të vetmin qëllim që shqiptarët t’i trajtojnë si ardhacakë e të pakulturë, sikur dikur politika fashiste Greke, që bëri mbi Çamët.
Në këtë vështrim do të ndalem në tri çështje themelore që po përballet kombi ynë në përgjithësi, si:
1. Maqedonasit përmes Enciklopedisë provokuan dhe i testuan shqiptarët se sa janë të prekshëm ndaj këtij provokimi, gjë që shfrytëzuan situatën dhe gjetën rrugën e hapur, atëherë kur shqiptarët në mes vete ishin bërë si ujq të uritur, madje edhe kishin harruar se kë e përfaqësojnë. Testi që bëri Akademia e Shkencave e Maqedonisë, e ushqyer me ndjenjat kriminale nga programi famëkeq i kriminelit Serb, Vaso Çubralloviqit, arriti qëllimin e vet të ndihmuar nga makineria politike e Maqedonisë, gjë që kinse kjo e fundit e ndaloi botimin, por përkundër kësaj gënjeshtre, kjo politikë i dha një shtytje kësaj Akademie që ta arrijë efektin e saj në heshtje.
Për keqardhje, në këtë rast faktori shqiptar, kudoqofshin, e hëngrën këtë gënjeshtër dhe pothuajse kaloi në heshtje, përpos disa shkrimeve të shkapërderdhura, apo ndonjë kritikë të ndonjë politikani e analisti. Kjo çështje nuk u mor si serioze nga faktori shqiptar, sepse ky faktor nuk kishin kohë për këto çështje madhore, sepse kishin të bënin luftë në mes vete, madje shkonin duke fyer njërin-tjetrin, se ti je ky..., apo ai... kurse politika fashiste e Maqedonisë fare nuk ndiente ndonjë trembje, edhe pse faktor kryesor shtetformues janë shqiptarët.
Ndërsa, kur flasim për Raportin e shumëpërfolur të Dik Martit, shoh një papjekuri tek faktori shqiptar i cili i dha një rëndësi të tepërt dhe nuk u mor me problemin që ta studionte me një urtësi, por të nxituar e të pastudiuar mirë i dhanë një flakë më të madhe që ajo ta merrte dhenë dhe të bëhet si një faktor kyç për situatat e ardhshme të Shqiptarëve. E, realisht, ky raport ishte dhe mbeti si pasojë e vetë elitës shqiptare, e cila me kohë nuk ia kishte ndërprerë hovin, por i kishte lënë hapësirë që të dalë në skenë mu në periudhën e parazgjedhjeve të 12 dhjetorit, me qëllim që përmes këtij Raporti të fusë ndër shqiptarët një përçarje të re. Faktikisht zgjedhje e 12 dhjetorit të udhëhequra nga vet shqiptarët, nuk ishin brenda standardeve Evropiane, por dhe jo ashtu siç pretendonte dikush dhe politika Serbe, që kjo e fundit e shfrytëzoi këtë si argument, se gjoja shqiptarët nuk janë të aftë të bëjnë,apo të udhëheqin shtet. Këta dy faktorë, si raporti dhe zgjedhjet u vu në dilema tek shtetet që nuk e kishin njohur shtetin e republikës së Kosovës, madje edhe në mungesë të një plani strategjik shqiptar, po ashtu edhe miqësia e vjetër me shtetin kriminal të Serbisë, disa shtete e kanë vështirë ta kuptojnë realitetin si duhet, sepse një strategji e re jashtë asaj strategjie që u kanë afruar Serbët, ende nuk kanë, apo e kanë si të dëgjuar.
Në fakt për Dik Martin dhe politikën serbe nuk do të çojë peshë, se a është reale apo i shpifur ky raport, por si synim kishin qëllimin që përmes këtij raporti famëkeq të përfitojë në kohë deri në një plan tjetër. E ne, deshëm apo s’deshëm, ky raport ka ndikuar për të keq në imazhin e kombit shqiptar. Madje edhe vetë ne i frymë këtij zjarri duke e akuzuar vetveten për vjedhje dhe mos respektim të zgjedhjeve deri na atë mas sa edhe vetë ndërkombëtarët nuk besonin , se si mund të ndodhë kjo ta vjedhë vetveten dhe të dalë e të thotë me miliona të zeza për veten, që siç thotë populli: “pështyj përpjetë, pështyma prapë të bie syve”. Zgjedhjet ishin apo nuk ishin të mira, kjo nuk do të kishte qenë e udhës nga faktori politiko-partiak, në këtë kohë, apo më mirë të themi që në hapat e parë të njollosim, me përshtypjen se shqiptarët nuk dinë pa të huajt të udhëheqin shtet.
Kjo është për t’u ardhur keq nga disa parti, që ishin zëdhënëse të popullit gjatë luftës së UÇK-së, si edhe nga ato parti, që në emër të bashkimit arritën të hynin në parlamentin e Kosovës. E sa i përket LDK-së dhe udhëheqësve të saj më së mirë flet e kaluara, jo fort moti, nga ta nuk do të ishte e çuditshme nëse do të krijohen këto mosqartësime, sepse që nga titizmi e deri më sot ata ishin dhe mbetën frymëzuesit e denjë të idealit për “bashkim-Vëllazërimin”, duke mos i përfshirë në këtë ideal të turpit një pjesë të madhe të anëtarësisë së saj.
Shtrohet pyetja, e pse ne, Shqiptarët, nuk u bëmë të mençur në këto zgjedhje dhe në anën tjetër ta shfrytëzojmë rastin për të gjetur një Dik Mart, të llojit të tij, që të marrë përsipër një çështje të natyrës së rëndësishme rreth gjenocidit dhe të ngrehim një raport kundër këtij gjenocidi, kur dihej se për këtë gjenocid shqiptarët kanë me miliona e miliona argumente të dokumentuar, që gjenocid ka pasur dhe është ushtruar mbi popullatën e pambrojtur, nga politika fashiste Serbe e si ajo Greke.
2. Etja për pushtet u shtua dhe mori një rrugë të tmerrshme në mes figurave qendrore të dala nga UÇK-ja, dhe në anën tjetër forcat titiste, të cilët me një politikë të pistë filluan të ngjiten dhe të futën nëpër parti duke krijuar përçarje, madje edhe duke i denoncuar në mënyrë të fshehur figurat e UÇK-së, siç ishte edhe rasti i Raporti dhënë nga LDK-ja, Inteligjencës amerikane të KFOR-it në vitin 2004. Që sipas Radio Kosovës së Lirë këtë raport e posedon edhe “Koha Ditore”.
Thjesht me këtë u injorua forca më frytdhënësja që mbajti gjallë çështjen kombëtare, ish- të burgosurit, dëshmorët e kombit, madje çështja e Mitrovicës, bashkimi i forcave atdhetare dhe vetë figura emblematike e kombit, Adem Demaçi. Me këtë u anashkalua vullneti për ta ndërtuar Kosovën sipas parimit të shëndoshë, pa korrupsion, mashtrime, pa probleme sociale e të punësimit. U anashkalua mendimi i paraluftës, se po të çlirohemi nga pushtuesi shekullor, popullit do t’ia kthejmë këngën, gëzimin, kënaqësinë dhe do ta ngushëllojmë për humbjen e më të dashurve të tyre, me shpresën për të jetuar të lirë dhe për t’i përkujtuar në një Kosovë të lirë në rrugën e bashkimit me Shqipërinë, me një Kosovë me të gjitha kushtet e plotësuara, apo me përpjekjet e sinqerta për plotësimin e këtyre kushteve.
3. Për fat të keq, sikur rrjedhja e situatës në trojet shqiptare është e sinkronizuar nga një dorë e fuqishme që të ndodhin këto ngjarje të tmerrshme dhe të padëshiruara për popullin shqiptar. Dikur në një pjesë të Kosovës bëhej luftë dhe diku në pjesën tjetër këndohej e pihej nëpër çajtore, madje në Shqipëri, sikur dikush, padashur ta emërtoj, e furnizonte armikun e përbetuar me derivate të naftës dhe me informacione të ndryshme kundër pjesës së popullatës që përpëliteshin për vdekje a jetë. Po ashtu të sinkronizuar edhe këto ditë, kur Kosova kishte nevojë për Shqipërinë, elita e saj politike si e egër përçarje në mes vete dhe një dëshmi për opinionin ndërkombëtar se shqiptarët kanë në kokë bajraktarizmin, primitivizmin dhe asgjë më shumë. Sot kur akuzohet tërë një komb nga njeriu famëkeq, Dik Marti, përmes armikut shekullor të shqiptarëve, Serbinë, Shqipëria u hodh në demonstrata të përgjakshme dhe me një kokëfortësi të liderizmit të saj, naiv, karrierist dhe antikombëtar vazhdojnë që ta tensionojnë situatën edhe më tutje, në emër të poshtërsisë së tyre morale dhe jonjerëzore.
4. Sipas rrethanave që po i ndodh popullit të pafat, nga liderizmi i tyre ka një emër, e ai emër është tek përfaqësuesit politik e partiak të të gjitha partive qofshin edhe në numër të vogël, Turp-turp!
Ky turp nëse nuk kuptohet me kohë, ne si komb do të përgjakemi prapë, por kësaj radhe nga mospërgjegjësia e atyre që i kemi zgjedhur vet për të na udhëhequr. Për t’i shpëtuar këtij turpi, edhe pse vonë, do të ishte mirë që forcat politike të vetëdijesohen dhe të flasin me një emër për problemet kombëtare, siç është rasti me Maqedoninë, që


në çdo hap po tentohet t’i humben gjurmët e kombit të vjetër Shqiptar, madje i Çamërisë, i Luginës së Preshevës, Ulqinin dhe të Mitrovicës.
Për këtë në këto ditë në Kosovë po bëhej luftë për krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe njëkohësisht nga ana e ndërkombëtarëve, sipas raportit të Dik Martit, burgosjen e ushtarëve të UÇK-së. Këto dy qëllime aq të rëndësishme për fatin e mëtutjeshme të popullit shqiptar, disi po frymëzohen për të mos u realizuar qëllimi madhor i formimit të Qeverisë, ndërsa në anën tjetër sikur dikush i gëzohet kësaj burgosje.
Për fund, do të ishte mirë që Vetëvendosja, AAK dhe ca figura të AKR-së bashkë me PDK-në, të mendojnë për fatin e popullit, duke i lënë mënjanë teket dhe hidhërimet, sepse sikur na është ndarë Kosova në Parcela, kujt i takon, ajo pjesë, apo kjo pjesë. Sikur kemi filluar ta frikësojmë popullin, dhe t’i besojmë vetvetes. Thjesht nga këto parti kanë rrjedhë lumenjtë e gjakut për çlirimin e atdheut, e pikërisht këta njerëz që janë vendosur nëpër këto parti, duhet para partisë ta kenë atë ideal që kishin gjatë luftës, për ta shpënë Kosovën drejt rrugës së bashkimi të kombit. Po njëherë nëse kjo forcë do ta krijonin së bashku Qeverinë e Kosovës, besoj se do ta tremb përgjithmonë politiken Serbe. Përgjithmonë do t’i kishte mbyllur dyshimet se Kosova do të copëtohet prapë, ndërsa me këto përçarje këto parti të dala nga lufta dhe ato që u krijuan në emër të bashkimit kombëtar do të bartin një përgjegjësi morale, se nesër përgjegjësia do t’u bie mbi të gjithë spektrin politik.
Po ashtu edhe në Shqipëri, sot o kurrë intelektualët e saj të ndershëm të përkushtohen për qetësimin e situatës, sepse mjaftë i futëm këtij populli lepurin në bark, mjaft e ligësuam dhe i dhamë njolla të zeza në botë, gjë që këtë të keqe populli shqiptar nuk e meriton. .
Në Maqedoni të ngrihen të gjithë liderët e partive tok të bashkuar dhe të japin dorëheqje nga parlamenti famëkeq Maqedon dhe një zëri në zgjedhjet e mundshme të parakohshme të dalin me një zë të bashkuar, sepse pa këtë zë të bashkimit kurrë për mot nuk trembet fashizmi Maqedon (fundërrina Bullgare).
Me këtë sa shihet në skenën shqiptare, shqiptarët dhe partitë e tyre, si në Tiranë, Prishtinë dhe në Maqedoni, janë në një gjendje të mjerueshme politike, në një udhëkryq të rrezikshëm, që e nesërmja nuk do të dihej se ku do t’i shpjerë. Atëherë për t’i shpëtuar kësaj të keqe, këta politikanë duhet ta tejkalojnë vetën, të merren me problemin,hallin e kombit, të mos merren shumë me vetveten, po edhe të mos mundohet në emër të së keqes të fshihen. Apo edhe ta fajësojmë Perëndimin, apo Serbin, sepse disa vende perëndimore ishin dhe mbeten pothuaj pak a shumë besnike të Serbisë, meqë dorën në zemër, kohëve të fundit shihet interesimi që problemi i politikës shqiptare të tejkalohet me urtësi. Pra perëndimi duket se po bën jo më shumë se sa një përpjekje për të qenë një aktor ndërmjetësues, por edhe jo faktorë dominues për problemet madhore të shqiptarëve dhe vullnetit të tyre. Për këtë nuk mund ta fajësojmë Serbinë, sepse ajo i dëshiron këto situata të tilla të pakëndshme ndërshqiptare, për t’i arritur qëllimet e veta.
Andaj, shqiptarët është dashur të mendojnë mirë, apo së paku tashmë të mendojnë për të ardhmen e Kosovës dhe rrjedhjen e saj politike. Të mos ketë bisedime me politikën vijuese të Milloshoviqit, që udhëhiqet nga pasardhësi i tij Boris Tadiqi, apo të mos ketë bisedime derisa të sqarohet raporti famëkeq i Dik Martit, të kërkohet falje për gjenocidin që e ka krijuar në trojet shqiptare për afro një shekull dhe në fund ta pranon shtetin e Kosovës dhe gjenocidin e bërë mbi popullatën shqiptare.
Po qe se politika rrëshqet dhe hyn në bisedime çfarëdo-qofshin ato, teknike, apo humane, shqiptarët do të humbasin nga ky bisedim dhe dashur a padashur, do të pranojnë kompromise në dëm të çështjes kombëtare, që do të ishte e pafalshme. Me këtë për t’i dhënë grushtin e fortë politikës Serbe do të ishte mirë që partitë në fjalë të krijojnë një koalicion me në krye njeriun e pathyer, të çështjes kombëtare, humanistin, atdhetarin, apo legjendën e gjallë Adem Demaçin, sepse ardhja e tij si kryetar shteti, do t’i bënte nder kombit në tërësi dhe Republikës së Kosovës në veçanti.
E për këtë zotërinj të politikës, të shoqatave jopolitike dhe partive shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë, bjerini kokës sa s’është bërë vonë, se kur të bëhet vonë do të jetë tepër vonë.
Për redaksi  dërgoj Asllan Dibrani








  
image001.png

Samstag, 5. Februar 2011

NË HEIDELBERG TË GJERMANISË U GËRSHETUA ZËRI PËR DËSHMORËT E KOMBIT DHE KRIJUESVE SHQIPTAR

Në Heidelberg të Gjermanisë  u gërshetua  zëri për dëshmorët  e kombit dhe i krijuesve shqiptar

Nga Asllan Dibrani
Flaka e Janarit” organizoi këtë manifestim për nder të rënies së atdhetarëve të kombit, Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, përkatsishtë për nder të 29 vjetorit të rënjës heroike të tyre,pretendohet per ngritjen e nje pllakë perkujtimore në Shtutgard për këta martirë të kombit. Këtë manifestim e nderuan edhe prezenca  Berat Luzhës, ish-i burgosur politik gazetar,poet, publicist dhe deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës,si dhe stafi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtudgart të Gjermanisë, me Konsullin Faket  Kajtazin,  dhe zëvendës konsullin zotin Ymer Lladrovcin.Kjo shoqatë  në kuadër të këtij manifestimi promovoi edhe pesë libra                                       të autorëve shqiptar qe veprojnë dhe jetojnë në                                                    mergim:

1.Zeqir Gërvalla - Me Kosovën.
2.Ali Berisha - Gallapi i Prishtinës.
3. Mustafë Krasniqi- Faqe të panjohura të NDSH-së.
4.Hasan Qyqalla - Arkeologji e shpirtit.
5. Kadri Gërvalla – Roli i medias në bisedimet e Vjenës.


Në Heidelberg të Gjermanisë, më 25.01.2011, SHoqata “Iliria” në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” organizoi këtë manifestim për nder të rënies së atdhetarëve të kombit, Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, përkatsishtë për nder të 29 vjetorit të rënjës heroike të tyre. Fillimisht  ora ishte e 13.00 ku ne një qendër kulturore u grumbulluan një numër i madh intelektualesh dhe njerëz artdashës te kulturës shqiptare. Fillimisht zoti Sheremet Pantina  i përshendeti të pranishmit  dhe  hymni kombtar  e përcolli  tubimin duke i kushtuar edhe  një minut heshtje  dëshmorëve të Kombit.Qyteti i Heidelbergut si zakoniosht është bërë një çerdhe e ndritur e kulturës shqiptare duke   e motivuar aktivitetin e vet në  veprimet  përkushtuese  të  çështjes kombëtare përmes  ,manifestimeve  të ndryshme, po duke  kaluar në nje punë intenzve   dhe të përhereshme . Ka shëndrruar punën e vetë në veprime  tradicionale. Në vazhdim  morri fjalen zoti Agim Dauti   ku i përshendeti të pranishmit, falemnderoj stafin diplomatik dhe  të pranishmit  në takim dhe e udheheqi tubimin duke  elaboruar aktivitetin e shoqatës "Iliria " të Heidelbergut ,për "Flakën e Janarit"  dhe ku me theks të veçant e nderoj zotin Berat Luzhen, deputetin nga Parlamenti i Kosovës dhe ish të burgosurin e ngjarjeve te vitit 1981. Mbi historikun e kësaj shoqate pasqyroj  aktivitetin dhe  rëndesine e disa anëtarëve të kësaj shoqate qe muarren titujt e doktorraturës në Universitetin e Heidelbergut.
SAM_4389
                Pamje e nje grupi te te pranishmeve  moti i fotos ne kohen e pushimit prania Konsullit Faket Kajtatzi,Ymer Lladrovcit,Berat Luzhes Begzat Gashi ,Asllan Dibrani,Afërdia Dauti,Mustafë Krasniqi,Afërdita Shkreli, Shaqir Hysni,Fahredin Tafallari,Sheramet Pantina Ilberije Raad Ahmet Thaqi etj,
Këtë manifestim e nderuan edhe prania e shumë e bashkatdhetarëve,ku në mesin e tyre ishte edhe prania e  parlamentarit  aktual e Berat Luzhës, ish-i burgosur i ndërgjegjes,poet, publicist dhe deputet i parlamentit të Republikës së Kosovës,që kishte ardhur enkas për këtë manifestim, po ashtu edhe stafi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtudgart të Gjermanisë, me Konsullin Faket  Kajtazin,  dhe zëvendës konsullin zotin Ymer Lladrovcin dhe njëri ndër veprimtarët dhe shok i Jusufit,,Bardhoshit dhe Kadriut zoti  Tafallari Tafallari shkrimtar dhe veprimtar.

Për nderë të 29 vjetorit të rënies heroike të Kadriut dhe vëllezërve Gërvalla, Shoqata “Iliria” organizoi edhe një orë letrare me praninë e pesë autorëve të cilët po këtë ditë bënë promovimin e krijimtarisë së tyre letrare.
Kjo shoqat  në kuadër të këtij manifestimi promovoi edhe pesë libra të autorëve:
1.Zeqir Gërvalla - Me Kosovën.
2.Ali Berisha - Gallapi i Prishtinës.
3. Mustafë Krasniqi- Faqe të panjohura të NDSH-së.
4.Hasan Qyqalla - Arkeologji e shpirtit.
5. Kadri Gërvalla – Roli i medias në bisedimet e Vjenës.

            SAM_4303SAM_4345

Pamje  e autoreve te promovimeve te autoreve Zeqir Gërvalla, Ali Berisha ,Mustafë Krasniqi ,Hasan Qyqalla dhe  Kadri Gërval

Pastaj  radha e diskutimit ju dha zotit Berat Luzhes  i cili nder te tjera tha: Të dashur pjesëmarrës ,njerëz te kulturës  dhe qytetar  te respektuar  ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj qe  e nderoni  me aktivitetin te shoqatës tuaj ,si dhe organizatoret e Flakës se Janarit , ju përfaqësues të  Republikës së Kosovës  nga Konsullata jonë në Shtutgard dhe qytetar te tjerë ju përshëndes  në emrin e Republikës së Kosovës duke ju uruar suksese  të mëtutjeshme ,shoqërore ,politike ,ekonomoke ,kulturore  dhe punë të palodhshme  në kontributet që po i jepeni Kosovës  dhe ma gjerë atdheut tonë  po edhe në këtë rast duke i nderuar  njerëzit ma te çmuar të popullit tonë. Ma tutje zoti Luzha  foli  për figurat e  vëllezërve  Gervalla dhe Kadri Zeka  po edhe për  bashkëluftëtaret e lart përmendurve  qe u likuiduan  tinëzisht nga dora e zeze e  udbës

Berat Luzha deputet i
Parlamentit të Kosovë  

jugosllave .  Berat Luzha  tha tani më u bë një  manifestim tradicional ku do të nderohen  përgjithmonë  ndritëshmeria e  këtyre figurave të  Jusufit,Bardhosh Gervallalles,Kadri Zekes,Rexhep Malen ,Nuhiun Enverin  etj. Në vazhdim  zoti Luzha i përshëndeti edhe promovimin e librave të autorëve të lartpërmendur dhe rolin e kulturë artit dhe krijimtarinë e zhanreve të ndryshme në diasporë  shqiptare qe është e lidhur ngushtë me  shtetet amë qe fatkeqësisht mbetem  të shpërndarë nga padrejtësitë historike ndaj popullit tonë!Ma në fund zoti Berat Luzha i dhuroj një shall  si simbol të "Flakës së Janarit" kryetarit të shoqatës "Iliria" të Heidelbergut   zotit Sheremet Pantines, që  e kishte sjellë nga Kosova në manifestimin  e ngjashmen në Kosovë. Zoti Luzha përfundoj diskutimin duke ju bërë thirrje shqiptarëve që këto takime të jenë një simbol i bashkimit ,,solidarizimit,afrimit,organizimit,dhe kurorëzimit  te gjitha forcave politike,shoqërore ,kulturore dhe ekonomike për ndërtimin e shtetit tone  dhe forcimin e tij drejt integrimit në bashkësinë e familjeve te shteteve  të zhvilluara  dhe te përparuara.                                     
Pastaj në skenë doli zoti Faket Kajtazi  përfaqësues i Konsullatës se Kosovës në Shtutgard  me ç'rast i përshëndeti te pranishmit për këtë ditë madhështore duke i nderuar dhe përshëndetur në emër te Ambasadës  se Kosovës në Berlin  dhe në emrin e Konsullatës tonë në Shtutgard . Pastaj përmendi një informatë qe janë duke punuar me organet gjermane me qellim të ngritjes se një pllake përkujtimore për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Shturtgard,   duke e iniciuar vazhdimin e marrëveshjes përmes mjeteve diplomatike mes dy qeverive  gjermano-kosovare dhe pëlqimin e familjareve të këtyre dëshmorëve .Kjo iniciative e zyrtareve tanë për ngritjen e një pllake përkujtimore do te jetë një veprim i shenjtë    dhe  përforcim   ndaj figurave dhe vlerave  përkujtimore, do të jetë një  veprim i shenjtë dhe  përforcim   ndaj figurave dhe vlerave 
përkujtimore  kombëtare edhe pran të tjerëve popuj siç është në këtë rast  populli mik gjerman.
Po fjalën  përshëndetëse pati edhe zoti Ymer Lladrovci  nga Konsullata e Shtutgardit   me ç'rast  u zotua se bashkërisht   do  ti nderojmë edhe të këto figurat  qe   u vranë nga dora mizore e Serbisë   që do të jenë të pa vdekshëm të populli i ynë duke                                 përkujtuare ne ketë formë madhështore tha nder tjera                                       zoto Lladrovi.

Faket  Kajtazi Konull në Shtutgard      
SAM_4265Pastaj zoti Agim Dauti në radhë ftoj zotin Can Tahirin  Ambasadorin  e paqes globale qe ta  marre fjalën,  një aktivist i  pa lodhur   nder të tjera tha se ne shqiptarët e diasporës jemi te obliguar qe këto figura ti respektojmë t'i  nderojmë sepse nga këtu  u dhanë shkëndijat e para   të internacionalizimit të çështjes së Kosovës  të asaj kohe  përmes këtyre pishtarëve të lirisë,ku ma tutje foli edhe për rolin e mërgatës shqiptare   dhe vlerat qe i ka dhëne  gjatë periudhave të ndryshme. I përshëndeti edhe  autorët e promovimit te librave në këtë takim. Pastaj zoti Can Tahiri e përshëndeti dhe zotin Berat Luzhen qe i theksoj meritat e tij si ish i burgosur politik,gazetare dhe ne përkrahjen qe po i jap mërgatës shqiptare   po edhe
                                                        Një minutë heshtje nga te tubimi për të
                                                                  renet ne luften e betejes

me rastin e festivalit dhe karvanit te diasporës shqiptare qe ishim në Kosovëpërfundoj nder te tjera zoti Can Tahiri. Zoti Fahredin Tafallari  një bashkëpunëtor i asaj kohe me dëshmorët e lartpërmendur  ku pos qe i nderoj  pjesëmarrësit foli duke  thëne se ne këtë vit po përkujtojmë  rënien e Jusufit,Bardhoshit dhe Kadriut  nga dora mizore e armikut . Para 29 vitesh ranë heroikisht në shërbimin e atdheut . Me përkujtimin e parvjetshëm të tyre tani këta po përkujtohen me organizimin e "Flakës se Janarit"  qe janari është një muaj i kobshëm për shqiptarët po ne anën tjetër do të jetë një muaj i  krenarisë tone  përfundoj zoti Tafallari nder te tjera. Në vazhdim në pikën e dytë të takimit   u diskutua nga shumë pjesëmarrës    për promovimin e lirave te autoreve Zeqir Gërvalla, Ali Berisha ,Mustafë Krasniqi ,Hasan Qyqalla dhe  Kadri Gërvallen në të cilën u dhanë shumë vlerësime dhe analiza të këtyre autoreve për krijimtarinë e tyre,kritiken letrare në bramshin e brendshme te librave ,për porosinë dhe motivacionin e këtyre veprave të këtyre autoreve  që do të jenë si një pikë mbështetëse në fushën e kulturës që po bënë diaspora shqiptare ne gjirin e vet. Nga publiku me keq ardhje u  hetua mungesa e autorit Zeqir Gërvalles  një patriot  veprimtar i çështjes kombëtare dhe një njeriu te madh  si figurë që vetmohej veten për interesin kombëtare .Ne takim u ndanë edhe disa mirënjohje  ku  në mënyrë  shumë kulturore përfundoj takimi ,një takim qe  vërtet  ja vlen ti shtohen  edhe komplimentet që  në të ardhmen te mbahen takime te këtilla duke e sensibilizuar publikun artdashës  duke i dhënë kuptimin se  diaspora shqiptare gjithnjë është duke i marr këmbët e veta ne mbarëvajtjen e mëtutjeshëm ne organizimin  me frymë kombëtare  duke i lëne anash interesat grupore ,partiake,dhe klanet qe shpesh vijnë nga disa parti nga Kosova duke e destabilizuar organizimin e Diasporës Shqiptare në baza kombëtare...

Pamje nga rasti i takimit  ne përkujtimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka  dhe promovimi i librave.
            

          
Pamje nga takimi dhe darka e perbashket e nje grupi te pranishmive ne tubimin e
" Flakë se Janarit" në Heidelberg
       


Pamje e Faket Kajtazit Konsull ,Berat Luzhes ,Asllan Dibranit,Hasan Qyqalles,Mustafë Krasniqit,Aferdita
Dautit, dhe Ali Berishes etj.

Foto-Reportazh  nga Asllan Dibrani Janar 2011

Mittwoch, 2. Februar 2011

BISEDË ME VALDETE BERISHEN;KRIJUESE QË JETON DHE VEPRON NË BELGJIKË

DHE UNË SI POETE, PO SI CDO NJERI NË NJË BOTË TË VECANTË, ATY E THEM DHE E SHKRUAJ ATE QË MË PELQEN NATËN VONË
Nga Sokol DEMAKU




Mundohem të ecë me kohën! Kam fat, kam shoqëri të gjërë në çdo lami kështu që bisedojm mjaft për gjithçka dhe ushqej kurreshtjen time të di sa më shumë!

Po me duket poezia më erdhi mua, nën duar më derdheshin fjalët, nën lapsin shkruheshin endërrat, mendimet, përjetimet dhe dëshirat, për një çast vendosen të jetojnë për të tjerët,
mundohem të krijoj një botë ku të jetoj e qetë, kur shkruaj i "denatyrizoj" idetë e mia, kënaqësin e të shkruarit, shkruaj ndjenjën në moment, ide që më vjen dhe rivjen pa ndal, më pëlqen kur vargu e thërret vargun në atë kohë kur bota rreth meje ndalet e unë jetoj!

Aaah shumë gjëra do të veqoja dy kisha me u marr me të moshuarit dhe fëmijët bonjak. Këto dy gjëra me prekun në shpirt. Disa fëmijë kam pas rats ti njohë për së afërmi dhe është trishtuse jeta  e tyre, janë të denuar në çdo anë, dhe janë më së paku fajtor, nuk këkruan të jenë këtu, megjithate janë më të vuajturit.

Cili është  motivi i juaj në punimet tuaja, po kjo mvaret shumë nga gjendja shpirtërore, por shumica e punimeve të mia janë femra të vuajtura, nëna, peisazhe që pushojnë shpirtin, në serinë e fundit punova veshje dhe motive shqiptare, e kisha për shpirt një seri të këtij lloji ku do te zbertheja koloritin e veshjeve dhe motiveve  tona. Mua më duken aq te bukura, aq të veçanta sa që doja ti shohin edhe të huajt..

Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?
Quhem Valdete Berisha, lindurë në Mitrovicë, aty kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme drejtimin e ndërtimtarisë, kurse tani punoj dhe jetoj në Belgjikë, jam agjent tregetar, bejë prezantim mallërash nëpër vetësherbime në Belgjikë, Luxemburg dhe një pjesë të Francës, kam një djal 22 vjeqar jetonë dhe studion në Kosovë

Keni kryerë shkollën e mesme respektivish gjimnazin në Mitrovicë, cfarë drejtimi  dhe kur?
Kam mbarua shkollën e mesme në vitet 86, me shpresë se do të vazhdoja studimet e arkitekturës mirëpo fati kishte qene ndryshe dhe ja...

Pas përfundimt të  shollës së mesme si shumë familje shqipatre edhe ju muarët rrugën e mergimit, cili i ishte motivimi i juja për këtë?
Po mërgimin e morra pasi qe ndoqa jetën e të zgjedhurit i cili jetonte dhe punonte këtu, por pas 6 vitesh jete së bashku ai më nuk është në mesin tonë se ka zgjdhur nje rrugë tjeter te jetes dhe jeta vazhdon pa te, por me një shpresë se do te kethehem ...

Ju merreni me pikturë, cili është  motivi i juaj në punimet tuaja?
Po kjo mvaret shumë nga gjendja shpirtërore, por shumica e punimeve të mia janë femra të vuajtura, nëna, peisazhe që pushojnë shpirtin, në serinë e fundit punova veshje dhe motive shqiptare, e kisha për shpirt një seri të këtij lloji ku do te zbertheja koloritin e veshjeve dhe motiveve  tona. Mua më duken aq te bukura, aq të veçanta sa që doja ti shohin edhe të huajt këto veshje, kështu që punova dasmën shqiptare, odën shqiptare, bunarin, specialitetin tone flinë etj. Disa janë të punuara pa model vetëm më fjalët e nenës si ajo arriti të mi përshkruaj kur ishim bashk, por jam shumë e kënaqur më këtë temaitkë të paraqitur nga pena ime.

Sa jeni prezente  me punimet tuaja ne ateljet e vendit ku jetoni, në ekspozitat që organizohen në Belgjik apo vende tjera te rajonit?
Cdo vit mbaj një ekspozite koleltive, por edhe vetëm organizoj, ekspozita, në menyrë që të paraqes ate cka mbaj në shpirt. Isha në Kosovë me punimet e mia, këtu në Belgjikë në muajin tetor isha në Sala të Suedisë, në nëntor në Heidelberg të Gjermanis dhe në 100 vjetorin e Nënë Terezës në Epenntal ku u shperbleva me çmimin e parë, ishte një mbremjë dhe një organizim fantastik nga PAL SOKOLI dhe MARTIN CUNI, ishte mbrëmje e hatashme, ishin të ftuar plote shkrimtar, poet njerëz të estradës, gjithçka ishte në nivel

Ju jeni prezente edhe në Kosovë me punimet tuaja, per cfarë lamie arti eshte fjala?
Në Kosovë pata promovimin e librit dhe të njejtën kohë një ekspozitë, ishet dëshira ime e flakët të beja në Mitrovicë ku kam lindë e ku jam rritë në biblioteken e qytetit,"MOS E ZGJO DHIMBJEN”

Ju jeni adhuese edhe e poezisë cka ju shtynë të merreni me poezi?
Po me duket poezia më erdhi mua, nën duar me derdheshin fjalët, nën lapsin shkruheshin endërrat, mendimet, përjetimet dhe dëshirat, për një çast vendosen të jetojnë për të tjerët, kur padashje mbesa ime Berta Hasanxhekaj dhe kolegu i saj ANTON MARKU i lexuan padashje,vendosen t'ia tregojn profesor HALIL HAXHOSAJT dhe s'bashku më binden t'i botoj ato, si duekt ju pelqeu mënyra se si mundohem të krijoj një botë ku të jetoj e qetë, kur shkruaj i "denatyrizoj" idetë e mia, kënaqësin e të shkruarit, shkruaj ndjenjën në moment, ide që më vjen dhe rivjen pa ndal, më pëlqen kur vargu e thërret vargun në atë kohë kur bota rreth meje ndalet e unë jetoj!

Si e kalon një ditë pune në ateljen e saj  Valdetja?
Ditën e filloj shumë herët, të gjtihë më quajn "herake"me kafen e parë të mëngjezit shkoj në atelie, më duket për ato pak qaste qe isha ndarë nga ngjyratë kam ide te reja, nuk e pres isnpirimin të punoj, puna e sjellë inspirimin, u lëshoj sytë ngjyrave pstaj brushës dhe kështu fillon dita...e kur mbaron nuk e di kurrë...

Çfarë janë kushtet për një piktor këtu në mergim dhe cfarë ndihme keni nga shteti ku jetoni?
Përsonalisht jam e kënaqur në çdo aspekt, gjej mbeshtetjen per lokalet, për ndihmën fizike e rrespektojnë jashtzakonisht punën time e kjo më bënë të lumtur!

Ju jeni edhe poete, cfarë ju mund të na thoni për punën tuaj në këtë lami arti?
Po si çdo njeri në një botë tejet të veçant, aty e them dhe shkruaj ate që më pelqen natën vonë.

Si e ndjeni vetën një piktor kur është prezent edhe në poezi?
Është kënaqësi se njëra e ndihmon tjetrën, kur nuk gjejë fjale ngjyrosi ndjenjen dhe ajo merr jete,fluturon ndërsa kur më zbehen njgyratë i ve fjalë dhe bëhet aq melodike...

Sa ka arritur Valdete Berisha të krijoj shokë apo shoqe në një mes të piktorëve  të mergatës?
Është kënaqësi të them se edhe në mergat kemi bërë një vend,si piktorët, shkrimtarët rasti i fundit të njihem me disa ishte në Gjermani ku u njoha me ALI BERISHEN, shaban cakolliN, PAL SOKOLIN, HASAN QYQALLEN poetë ndersa nga piktoret Dan Gashin,profesorin NUSRET DEGUTIN e plotë të tjerë.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj prej piktori apo peotje këtu në mergim?
Po kam ftesa nëpër mbrëmje të organizuara nga komunat ku takohemi nacionalitete të ndryshme, shkembejm mendime organizojm takim etjera ...

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot në Kosovë, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?
Aaah shumë gjëra do të veqoja dy kisha me u marr me të moshuarit dhe fëmijët bonjak. Këto dy gjëra me prekun në shpirt. Disa fëmijë kam pas rats ti njohë për së afërmi dhe është trishtuse jeta  e tyre, janë të denuar ne çdo anë, dhe janë më së paku fajtor, nuk kekruan të jenë këtu, megjithate janë më të vuajturit.

Një piktor por edhe një poet kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Valdetja?
Mundohem të ecë me kohën! Kam fat, kam shoqeri të gjërë në çdo lami kështu që bisedojm mjaft për gjithçka dhe ushqej kurreshtjen time të di sa më shumë!
Ju jetoni këtu në kryeqytetin e Belqgjikës por më mirë të themi edhe në ate të Evropës, sa janë kontaktet tuaja me piktore tjerë miq dhe a shoqëroheni me ta?
Po siç e dihet këtu është  gjithëçka e kronometrizuar, jetë rrobotike, megjithate  arrijmë të organizohemi dhe të kalojm orë të tëra duek bisedu për krijimtarit tona.

Nëse kjo lami që keni zgjedhur ju nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Valdetja?
Sigurisht në arkitekturë edhe sot e kësaj dite është ëndërra e parealizuar!!!

Planet tuaja për të ardhmen, cka Valdetja mendon dhe ka në fokus?
Nuk bëjë aq plane, jetoj ditën e sotme, kështu qe ...Në fokus e kam librin e dytë me poezi, do të jetë dhuratë për 8 marsin, për nënën time dhe gjtihë nënat tjera,t'ju dëshmoj sa i duam, sa i çmojmë.

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti?
Njerëzit se i dua kur i kam afër lumturohem, djalin tim, familjen, të afërmit, shoqërin qe i dua, jam e lumtur, ndërsa largësia, hipokrizia, padrejtësia më futin të gjallë në dhe!

Përveç pikturës dhe arkitekturës si e kalon kohen e lirë?
Shetitja më bart, më mashtron e adhuroj leximi!

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Pa u hamendur në MITROVICËN time dhe kudo që është shqiptari!