Freitag, 3. Dezember 2010

MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE

Njeriu në jetë ballafaqohet  me ndryshime të mëdha,të  cilat vërtetë janë të vështira të përbllohen.

Ne shqiptarët e Kosovës në fillim ishim të pllakosur nga robëria,shtypja,pastaj shpërtheu lufta,
tani tranzicioni si thuhet për ndërtimin e një demokracie moderne.
Të paktën gjatë viteve  90-ta,shqiptarët e përndjekur kanë jetuar nëpër vende që kanë mundur
të jenë djep i demokracisë.Komuniteti shqiptarë atje ka mundur të gjejë vetën duke punuar
shumë,duke ndërruar profesionet,duke hulumtuar të marrin eksperiencë atje ku mund të gjejnë
vetën.Atje studentët tanë fitojnë eksperienca të larta,të cilat do të mundnin të i bartnin në
atdheun shqiptarë.Po si bëhet kjo?Në gjendëjen si është Kosova sot pas shumë kohe  të dalur
nga lufta,ku mbretëron varfëria,mungesa esigurisë,korupcioni,këtë  eksperiencë mund të e bartë ndonjë
i rrallë që mbi të gjitha ka vetëm dashurinë për atdheun pa ia vënë mendëjen gjendëjes materiale.
Ndryshe ata që kanë si qëllim jetën te para nuk mund të kthehen tek paga 200 eurosh!!
   
Radio e mirë është ajo që     informon në mënyrë të shpejtë, të paanshme dhe profesionale,.  pikërisht informimi i drejtë, i shpejtë dhe i paanshëm është synimi i redaksive tona në diasporë, ndërsa profesionalizmi është tipari që e dallon portalinetyre nga të tjerët. Kjo për shkak se redaksia  përbëhet nga profesionistë të lëmive të ndryshme, si gazetarë, juristë, ekonomistë dhe njohës të mirë të rrethanave politike në vend dhe atyre ndërkombëtare. Gazetarët e portaleve të  tyre duket se kanë eksperiencë në gazetat e përditshme në vendet e diaspores ku ato do të kontribuojnë për informimin e shpejtë dhe profesionist të lexuesve. 




Në diasporën ku jetojnë shqiptarët sot është përplot media elektronike dhe të shkruara.
Pena dhe letra janë qenësore për pasurimin e teknologjisë,ku gazetari trajnohet,më pas
konkurenca e madhe në treg kërkon një grup idesh dhe krijimtarishë që udhëheqës
dhe  mirëmbajtës të mediave të jenë cilësor.Sot ne në mërgim kemi një numër jo
të vogël të radiove dhe gazetave shqiptare.Nga etja dhe mallëngjimi,mërgimtarët tanë
mbesin pa gjumë duke  deri në orët e vona të mesnatës duke qëndruar pranë mediave
tona për të u informuar më drejt rreth gjendëjes në vendin tonë dhe hë për he për të
u relaksuar me programet kulturore.
Radion të dëgjuara nëpër diasporat shqiptare   janë Radio Dituria në Böras të Suedisë

e udhëhequr nga  Sokol Demaku,Radio Zëri i Mitrovicës,Radio Drijona udhëhequr nga
Muhamet Hoxha,Radio Projekt 21 e udhëhequr nga Adem Gashi si kohën e fundit
edhe nga shkrimtarja dhe poetja jonë e mirënjohur Makfire Canolli,Radio Zëri i Arbërit
udhëhequr nga  Imri Trena,etj..................Në vendin ku unë jam i vendosur ne bashkohemi
me dhjetëra vendas dhe çdo natë përcjellim këto radio deri në orët e vona të mesnatës.
Jo gjithëherë e ndjekim të njejten  Radio,herë ate Radio projekt 21,herë Drijona,Zëri i Arbërit,
zëri iMitrovicës e tj....


Zëri i Arbërit kjo tingullon më mirë vet emërtimi,po edhe z.Imri  Trena i cili është i ëmbël
qoftë me emitimin e programit,qoftë me sjellëjet ndaj dëgjuesve,mysafirëve etj...
Mbrëmë me miqët që thuaj më së tepërmi përcjellim Radio Drijona,vendosëm që
një pjesë kohe të ia kushtojmë Radios "Zëri i Arbërit":Them drejt përcollëm një
program që na la mbresa.Fillimisht përshtypëjen  më bëri mysafiri i këtij programi
miku ynë i  dashur dhe poeti i shquar Hasan Qyqalla,i cili për dëgjuesit lexoi
pjesë nga përmbledhjet e tij poetike.Më pas Sabri  Fejzullahu  i dashuri ynë
artist i merituar,që ka shpirt arti,që sjell vlera,që rrespekton skenën dhe artdashësit
para të cilëve është gjithnjë i buzëqeshur,pastaj Ilir Shaqiri,Edona  Llalloshi e disa
të tjerë.Dëgjuam program të sukseshëm dhe u ndiem  mjaft të relaksuar.
Ajo çka më bëri përshtypje ishte një përshkrim i krijimtarisë të këngëtares sonë
të mirënjohur Nazire Jaha,e cila u transmetua përmes valëve të radios,çka
ishte e vërteta shkrimin për Naziren e kisha shkruar unë vet,e që nuk më shkonte
ndërmendje të ket arritur në valët e radios,po ja nganjëherë   është rastësia.
Më bëhej qejfi që përmes këtyre valëve po afirmohej këngëtarja jonë e mirënjohur
Nazire Jaha,e aq më tepër kur dëgjova këngën e saj"SKUTAQJA" Këngë të cilën
e dua  shumë.Programi u emitua deri ora 2.00 të natës,më pas iu drejtova shtratit,por u thellova
në mendime dhe nuk bëra gjumë fare.E pyetja vetën:Vallë përse nuk bënë ndonjë hap
Kosova për të kthyar në gjirin e vet këta njerëz me eksperienca të mëdha?









Megjithate duke llogaritur sa e sa hapa duhet ndërmarrur për këtë,sa e sa kushte duhen
mbeta edhe pa gjumë edhe pesimist!!!...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen