Mittwoch, 1. Dezember 2010

NË GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË MËRGIMTARËT TANË SHËNUAN DITËN E FLAMURIT


Shkruan:Shaban  Cakolli


Në Gelsenkirchen të Gjermanisë muaj më parë është themeluar një Shoqatë Kulturore-Sportive Shqiptare e cila është mjaft aktive.Unë mendoj se në diasporën tonë shoqatat janë forma më e përshtatshme e organizimit të komunitetit tonë,mes së cilave realizohen më së miri interesat e komunitetit tanë në mërgim,iniciativat,kontributet,aktivitetet kulturore dhe kultivimi i tyre,lidhjet mes shqiptarëve këtu,lidhjet me organet e shtetit në të cilin janë strehuar dhe deri te lidhjet e tyre
me atdheun.Unë mendoj se kjo formë e organizimit është e domosdoshme,e bindshme më e frytshme se  organizimet partiake këtu.Shoqata kulturoro-sportive
në Gelsenkirchen është treguar e shkathët ,me gatishmëri të plotë në realizimin e detyrave që ka përpara.Është një shoqatë me qëllime jo fitimprurëse,por që angazhohet në zbutëjen e kërkesave të mërgimtarëve tanë këtu.Ajo angazhohet të bashkoi në gjirin e vet qytetarët pa  dallime moshe,gjinie dhe bindje.Veq tjerash
kjo shoqatë është e lidhur dhe mishëruar me shkollat  me mësim plotësues në gjuhën shqipe,ku aktivitetet e  koordinuara së bashku  dalin shumë frytëdhënëse.
Shoqata është e regjistruar zyrtarisht tek organet gjermane dhe e drejtojnë veprimtarë të shquar:

Naser Qerkinaj,kryetar
Mimoza Leka
Vehbi Baftiri
Zymer Arifi

Nuk duhet harruar se ka edhe shumë të tjerë që janë thjesht antarë,por për lakmi mbështesin kryesinë e shoqatës,si:Gani Loshi,Avni Hoti,Musa Lushtaku,Selatin Duhlaku,Shaip Ramadani etj,...
Si në organizimet tjera edhe festën e Flamurit e ka marrur me shumë sinçeritet me dëshirë që ky shënim të kaloj në mënyrë sa më dinjitoze,çka vërtetë e tëra u arrit   për lakmi.Mimoza Leka një
zonjë intelektuale që vjen nga Shqipëria,që veq punëve në shoqatë kryan edhe punën e ligjërueses me kursistët e huaj për integrim në shoqërinë gjermane,me një përkushtim të pashoq,me plot intelekt e pedantëri ka udhëhequr këtë program
të ditës së Flamurit,i cili mund të llogaritet ndër programet më të pregaditura që janë bërë ndonjëhere në këto rrethe.

Në njërën ga sallat më të mëdha të qytetit ",Schalker Gymnasium" të dielen më 28 nëntor, në mënyrë impozante është shënuar 98 vjetori i Shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar.



Kishin ardhur të festonin së bashku  qindrapjesmarrës; burra, gra, të rinjë e të reja. Madhështinë e këti tubimi e shtuan sidomos nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësueset e tyre Sejdi Gashin të cilëtt kishin përgaditur programe kulturore me këngë, valle e poezi kushtuar dëshmorëve të lirisë dhe Flamurit Kombëtar.

Në mesin e kësaj atmosfere të ngrohët, ishin të pranishëm Te pranishem ne kete manifestim ishin edhe perfaqesues te qytetit Gelsenkirchen, si Mehmet Ayas, i ngarkuar per integrim dhe Dagmar Eckart, drejtoreshe e qendres per keshillim te nxenesve mergimtare (RAA Gelsenkirchen). Ata mbeten te habitur dhe shume te impresionuar me nivelin e programit shqiptar dhe me prezentimin dinjitoz te kultures sone te pasur. të cilët në fjalën e tyre uruan të gjithë të pranishmit për këtë ditë feste dhe kërkuan që fryma e bashkimit dhe unitetit rreth flamurit të mbretërojë kudo ndër shiqptarë.



Lidhur me rëndësinë e madhe historike që ka data 28 Nëntor 1912, para të pranishmëve foli, veprimtarija  Mimoza Lek,kurse pasi kishte prani të qytetarëve gjerman në gjuhën gjermane Referoi Desar Sylejmani.. Ata paraqitën para tëpranishmëve rrugën e gjatë e shumë të mundimëshme nëpër të cilën eci populli shqiptar deri në shpalljen e pavarsisë dhe pastaj pas coptimit të saj deri në Pavarsinë e Kosovës që lidhet me rezistencën gjithëpopullore të shqiptarëve.


Udheheqjen artistike te programit akademik kete vit e mori persiper dirigjenti dhe pianisti shkodran i njohur ne tere Europen, Desar Sulejmani. Ai eshte anetar i ansamblit te teatrit te operas dhe baletit Musiktheater im Revier ne Gelsenkirchen si dhe dirigjent i orkestres Heinrich-Heine Symphoniker ne Düsseldorf. Per Diten e Flamurit Desar Sulejmani perzgjodhi disa pika klasike per piano dhe violine nga kompozitoret me te mire shqiptare, si Tonin Harapi, Pjeter Gaci etj si dhe nga kompozitore te tjere. Violinistet profesioniste Migen Begolli dhe Alban Shehu nga Tirana, te cilet shkollimin e tyre kane filluar ne Shqiperi, per te vazhduar pastaj specializimin ne Akademine e Arteve ne Essen te Gjermanise, i dhuruan publikut artdashes nje emocion te vecante me lojen e tyre te persosur ne violine. Kengetarja gjermane Jessica Sulejmani mahniti publikun me zerin e saj magjepes ne  baladen “Hurt”. Ajo u percoll me nje kercim bashkekohor nga Xhesika Hoxha, e cila krijoi nje atmosfere shume te bukur.

Driton Gashi,njëri ndër aktivistët  e njohur të këtij rrethi,i cili ka ndihmuar shumë organizimet kombëtare dhe shkollore këtu në mërgim,veq që ka kryar këtu studimet në gjuhën gjermane,që erdhi i ri në moshën katrëmbëdhjet vjeçare,ia doli të mbajë ndezur zjarrin e dashurisë kombëtare,të ruaj gjuhë
dhe kulturë e traditë kombëtare,ai kultivoi edhe këngën shqipe i cili me zërin e ëmbël pushtoi zemrat e artdashësve në shumë mese.Kësaj radhe ai u paraqit para të pranishmëv me


 kenget
 „Bridge over troubled water“ nga Simon and Garfunkel si dhe kengen „Pocari“ me tekst te Dritero Agollit dhe muzike te Naim Gjoshit.








Motrat Xhesika dhe Ana Hoxha deshmuan se jane kercimtare shume te talentuara me performacen e tyre moderne, ku u gershetua edhe kenga „Origjinale“ e kengetares sone te madhe Aurela Gace.

Te gjitha pikat e programit i shoqeroi me virtuositet te madh pianisti yne Desar Sulejmani.Violinistet profesioniste Migen Begolli dhe Alban Shehu nga Tirana, te cilet shkollimin e tyre kane filluar ne Shqiperi, per te vazhduar pastaj specializimin ne Akademine e Arteve ne Essen te Gjermanise, i dhuruan publikut artdashes nje emocion te vecante me lojen e tyre te persosur ne violine. Kengetarja gjermane Jessica Sulejmani mahniti publikun me zerin e saj magjepes ne  baladen “Hurt”. Ajo u percoll me nje kercim bashkekohor nga Xhesika Hoxha, e cila krijoi nje atmosfere shume te bukur.



Kjo ishte pjesa e parë e programit akademik,kurse pjesën tjetër të programit shkollor e udhëheqën  Mimoza  Leka dhe mësuesi ynë shumë i mirënjohur  z.Sejdi Gashi i cili për gjysmë shekulli ishërbeu fushës më të rëndësishme
fushë e cila ishte dje,është sot dhe do të mbetet edhe në të ardhëmen më e rëndësishmja për popullin tonë dhe fatin e tij.Kjo fushë e kaemrin arsim kombëtar,shkollë shqipe,e cila fëmijëve tanë u dhuron dritën e diturisë dhe mundësitë për të kuptuar ekzistencën në kohë dhe hapësirë.










Të vegjëlit kjo ardhmëri e ndritur e jona,me pregatitëje të lartë,me fytyra të ndritura i recituan,i kënduan atdheut,kombit,flamurit,heronjëve si dhe luajtën bukur vallet tona tradicionale kombëtare.Të tillë ishin shumë,të i cekim
duhet të shkruhet gjatë e gjatë,kësaj radhe po marrim si shembullIsh-nxenesja e Shkolles Shqipe Vijona Mjaku u paraqit me nje permbledhje kengesh moderne dhe u prit me shume dashamiresi nga audienca.

Nëmbarim të programit shkollor në skenë u paraqitPer punen e madhe, angazhim dhe bashkepunim mbi njezetvjecar, mesuesi i shkolles shqipe te Düsseldorfit, Rifat Hamiti, i ndau mesuesit Sejdi Gashi nje mirenjohje. Ai gjithashtu pergezoi komunitetin shqiptar ne Gelsenkirchen per kete manifestim dhe prezentim shume te mire te kultures shqiptare.Rifat  Hamiti duke folur për mësuesin Sejdi  Gashin
kolegun plotë njëzet e një vjet të punës në shkollat shqipe tha:Sejdi Gashi është shpirtkërkuesi që në procesin edukativo-arsimor solli shumë dritë,shumë dituri dhe njohëje të realitetit të historisën kombëtare.Ai porositi
që kolegët/et që do të ken fatin të vazhdojnë punën e tij,duhet të ndjekin rrugën e tij të ndritshme.Fjala e  Rifat  Hamitit u përcoll me interesim dhe duartrokitëje nga tëpranishmit.

Pas programit   shkollor festimi vazhdoi me kenge popullore nga Mergim dhe Kaltrina Mjeku, te lindur dhe te rritur ne Gjermani. Ata me zerin e tyre te bukur krijuan atmosfere te ngrohte feste.Ky grup"Mjeku"  nga Hanoveri me këngët e tyre të njohura ka vite që janë bërë shumë të njohur jo vetëm nëGjermani por edhe më gjërë,.Ata na kanë mbështetur jo vetëm sot

në festën e flamurit,por kudo nëpër organizimet e mërgimtarëve dhe kudo kanë pushtuar zemrat e artdashësve me këngë e valle duke përmbushur kërkesat e secilit mërgimtarë.

Ishte nje feste me nje nivel te larte organizimi dhe kulturor. Per here te pare nje publiku me te gjere u prezentuan pjese te muzikes klasike shqiptare, te cilat u priten shume mire dhe ngel te shpresojme se ne festat e ardhshme te perseritet nje kremtim i tille me shume perkushtim, pune dhe emocion te vecante.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen