Montag, 21. Februar 2011

KUJTIME NGA BURGU

Kujtime nga burgu






Непожељне

X





Одговори
|

A. Dibrani

 
прикажи детаље 01.10 (пре 0 минута)




           
                                 Kujtime nga burgu

Nga Asllan Dibran










Pikturë, kartolinë  me ngjyra  akrill ,
Uresë kartolinë dërguar motrës  Bahrie Dibranit
në vitin 1986 nga burgu i Nishit  në Serbi!

IMG_0008
Shkrimi  origjinal  i dërguar për botim!

IMG_0022

Gjatë vuajtjes se dënimit  isha i burgosur politik si student i Fakultetit Filozofik në grupin e "Gjuhës dhe letërsi shqipe" i dënuar si   kundërrevolucionar,irredentist,nacionalist armik  ,antijugosllav ,por edhe terrorist  dhe shumë e shumë etiketa të tjera çka me shërbyen që ta ndiej veten krenar  qe isha ne shërbimin e atdheut tim  !Për  ne ish të burgosurit  politik ishte një vështirësi e komunikimit me familjet tona nga se kishim një përcjellje të rreptë nga organet e burgut ,sa që letrat është dashur ti dërgojmë të hapura dhe u  censururonin nga organet e atëhershme  jugosllave .Mbi 50-60 % e tyre nuk e shihte dritën asnjëherë ,por edhe kishte vonesa të tyre edhe deri në tre muaj a ma tepër. Komunikimi mes  familjareve ishte i censuruar   ku edhe ne vizitat qe i kishim në muaj  ,numri ishte i përcaktuar një person ose dy dhe  drejt vizite kemi pasur vetëm anëtaret e ngushtë të familjes ,babën nënën  motrat dhe vëllezërit,ndërsa familja ma e gjerë nuk na u lejonte qe të na vizitonin . Në ndonjë rast
të keqësimit të situatës politike  në Kosovë edhe na u ndalonte fare vizita , ose ishim  në përcjellje edhe ma e rreptë se çka po flet me familje, ose edhe si mjete ndihmese kishin edhe aparatet qe incizonin  në prezencën tonë në tavolinë! Vështirësitë  ma të mëdha kishim ngaqë  na transferonin nga një burg në burgun tjetër , por burgu i  Nishit ishte ai ma  famëkeq që ishte për shqiptarët. Shpesh here  familjaret tanë janë kthyer në shtëpi shumë të shqetësuar dhe te thyer  në shpirt nga pamjet  tona te deformuara fizikisht nga  torturat çnjerëzore  nga  regjimi serb i asaj kohe, kundër të burgosurve politik shqiptarë qe në shpirtin tone ishte pjekur ideja për  Republiken e Kosovës dhe pavarësinë e sajë deri në  çlirim nga okupatoi serb  !


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen