Donnerstag, 17. Februar 2011

NËGELSENKIRCHEN TË GJERMANISË U SHËNUA MANIFESTIM PËR DITËN E PAVARËSISË

GELSENKIRCHEN TË GJERMANISË U SHËNUA  MANIFESTIM PËR DITËN E PAVARËSISË

Shkruan:Shaban CAKOLLI

Manifestimi i shpalljes të  përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës është bërë traditë,lirisht mund të
e quajmë edhe ditë e shejtë për shqiptarët kudo që janë në diasporat shqiptare.Në Gelsenkirchen
të Gjermanisë mërgimtarët e qytetit të Gelsenkirchenit,bashkarisht edhe me shqiptarët e mërguar
nga rrethi i Landit të NRW-së,u tubuan të bashkuar dhe me fjalime,poezi e këngë të zgjedhura
shënuan këtë ngjarje me rëndësi të veçantë për tërë kombin.Ndoshta në asnjë qytet tjetër të këtij
Landi shqiptarët nuk janë ashtu të organizuar,ashtu të bashkuar,ashtu të njëzëshëm në punët
e tyre se sa mërgimtarët tanë në qytetin e  Gelsenkirchenit.Këtë manifestim që lirisht mund të
e quajm madhështorë e organizuan Shkolla  me mësim plotësues në gjuhën shqipe e Gelsenkirchenit
në krye me pishtarin e arsimit Sejdi Gashi  në bashkëpunim me Shoqaten Kulturoro-Sportive Shqiptare
në Gelsenkirchen.Dihet mirëfilli se shkolla shqipe është krenaria e mërgimtarëve dhe faktori
më i rëndësishëm në ruajtëjen e gjuhës amtare,kulturës dhe traditave kombëtare në mërgim.
Një veprimtari mjaft të frytshme në realizimin e aktiviteteve me rëndësi kombëtare e bartë edhe
Shoqata Kulturoro-Sportive Shqiptare e këtij qyteti në krye me kryetarin e saj Naser Qerkinaj.
Organizatore e këti manifestimi ishte  znj.Mimoza Lekaj-Hoxha,e cila e mbajti me përkushtim
dhe pedantëri këtë organizim që padyshim la mbresa të  mëdha para të pranishmëve


.Në këtë manifestim u promovua edhe Monografia e  Komunitetit Shqiptar nëGelsenkirchen
e autorit Sejdi Gashit,e cila veq që bënë fjalë për shpërguljet e shqiptarëve,shkollave shqipe,bënë
fjalë edhe për aktivitetin e shoqatave dhe klubeve  të shqiptarëve në këtë qytet,kontributet e mër-
gimtarëve të këtushëm për atdheun,pjesëmarrëja e disave në luftën për çlirimin e Kosovës,rënja
e tyre heroike,si dhe kontributi i mërgimtarëve të këtushëm për rindërtimin e Kosovës së pasluftës.
Në këtë manifestim madhështor morën pjesë figura të shquara që kanë bërë vepra të rëndësishme
për atdheun e tyre nga mërgata,mësues të shkollave shqipe nga Landi i NRW-së,emë gjërë,udhëheqës
të shoqatës si:Naser Qerkinaj,Mimoza Leka j-Hoxha,Vebi Baftiri,refugjati politik shumë aktiv
në çështjen kombëtare Vesel Krraba,Desar Sylejmani,pianist-dirigjent,Migen Begolli,violiniste
e diplomuar,Driton Gashi,pedagog i diplomuar,Dr.Fadil Myftari, mjek,Dr.AlushMorina,mjek,
Naser Halili,aktor,e shumë të tjerë.Në këtë ditëishte parapa që të përcillet për pension veprimtari
ynë  kombëtar dhe pishtari i ndritur i arsimit Sejdi Gashi,i cili plot njëzetepesë vite shpërndau
dritën e diturisë te nxënësit e shkollave shqipe në shumë qytete të Gjermanisë.Për kontributin
e tij folën mësuesit Rifat Hamiti dhe Xhemshir Haziri.Më pas mësuesi Xhemshir Haziri i ftoi
në skenë mësuesit e landit të NRW-së,të cilët ngrohtësisht u përshëndeten me mësuesin Sejdi
Gashin,e lauruan me shumë mirënjoheje për punën e tij,duke i dëshiruar shëndet dhe gjithë të
mirat në jetën e tij prej pensionisti.



Në fund të këtyre fjalimeve të zjarrta u tha se kontributi i
mërgimtarëve tanë në Gelsenkirchen mbetet i pashlyar,domethënës,i gatshëm në çdo aktivitet
që kërkonte liria e Kosovës,në kërkesat që shtrohen në rindërtimin e saj pas luftës,por që ideali
i tyre është"Bashkimi Kombëtarë"në të cilin kanë besimin se do të realizohet.
















Pas këtyre fjalimeve
për të plotësuar kërkesat e këtij numri kaq të madh të mërgimtarëve në këtë shënim u përkujdesen
Shaqir Cërvediku dhe Driton Gashi.Lirisht mund të themi se mërgimtarët tanë në Gelsenkirchen
shënuan trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një organizim të mrekullueshëm që do të
mbahet mend  si kurrë mëparë i realizuar me përkushtim.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen