Të jesh mësues është fat dhe privilegj jetësor
Bisedoi Etleva Mançe
Flet Sejdi Gashi autor i librit „MONOGRAFI Komuniteti Shqiptar në Gelsenkirchen të Gjermanisë
Përvjetori i Shpalljes së Pavarësis mblodhi si gjithandej edhe në Gelsenkirchen mërgimtarët për ta festuar atë së bashku. Tre vjet me parë populli shqiptar i Kosvoës përcaktoi pëfundimisht fatin dhe të ardhmen e tij. Kjo ditë ju riktheu shqiptarëve dinjiteti krenaria kombëtare.Pavarësia e Kosovës, përbën faqen më të ndritur të historisë sonë kombëtare, që nga Skënderbeu e deri më sot. Ne këtë manifestim nxënësit e shkollës shqipe kishin pregatitur disa recitime, këngë e valle që u duartrokitën nga të pranishmit. E veçanta e këtij manifestimi ishte se mësuesi i Shkollës Shqipe të Gelsenkirchenit Z.Sejdi Gashi prezantoi dhe librin e tij „MONOGRAFI Komuniteti Shqiptar në Gelsenkirchen të Gjermanisë“. Mbi përmbajtjen e këtij libri të pranishmit i njohu Shaban Cakolli me anë të një referati.Sejdi Gashi e mbyll veprimtarinë e tij si mësimdhënës i Gjuhës Shqipe jo vetëm me një respekt të madh nga prindërit e nxënësit por edhe me shumë dashuri, ai do të mbesi në kujtesën e tyre si një mësues i papërtuar e i pa lodhur përsa i përket çështjes së pëhapjes të diturisë të intergrimit me identitet të shqiptarëve në mërgim, dhe kontributin e tij për çështjen Kombëtare. Ja si e kujton vetë Sejdi Gashi fëmijërin dhe shkollimin e tij,
„unë kisha fatin që edhe në shkollën fillore edhe Shkollën Normale te Prishtinës të jem nxënës i arsimtarëve më të njohur që kishte Kosova pas Luftës se dytë Botërore.
Kisha mësues Selvete Mumgjiun, Muzafere Hatipin, Remzije Caren, Salih Kolgecin, Hamdi Spahiun, Shefqet Veliun, Becir Kastratin, Zecir Bajramin, Ramiz Musen, Mitat Saidin, Rexhep Hoxhen, Hazir Shalen, Salih e Pajazit Nushin e shumë të tjerë. Shumica e tyre kishin mbaruar shkollimin në Normalen e Elbasanit. Ata ishin mësues idealist, të cilët këtë virtyt na e trashëguan edhe ne që kishim nderin të ishim nxënësit e tyre .“
Pyetjes tonë nëse i kujtohet dita e parë e punës si arsimtar ai me nostalgji na përgjigjet:
S. Gashi: Meqënëse Normalja e Prishtinës kishte shkollën ku ne bënim hospitime dhe ushtrime për profesionin tonë të ardhshëm orën e parë mësimore e mbajta në shkollën „ Gjergj Fishta „ në Prishtinë , pra si nxënës i vitit të tretë të Normales së Prishtinës. Ishte një emocion i vecantë , i paharruar . Edhe sot me kujtohet ora e parë para 40 nxënësve të klasës së tretë. Kisha për të zhvilluar vjershën
“ Erdh Pranvera „ të Rexhep Hoxhës qe e kisha edhe mësues të gjuhës shqipe.
Këtë orë nuk e harroj kurrë. Meqënëse nxënësit ishin shumë të zgjuar ora pati sukses të plotë.
Kurse si mësues i diplomuar orën e parë e mbajta në fshatin Prapashticë te Gallapit ku isha caktuar mësues me dekret nga Komuna e Prishtinës .
Edhe ky moment nuk më hiqet nga koka.
Keni ndonjë kujtim që ju ka lënë mbresa te veçanta gjatë punës tuaj 44 vjet si arsimtar:
S.Gashi: Ishte kënaqësi të mësoje nxënësit nga ajo malësi të cilët të përpinin cdo fjalë që e flitje. Në vitin 1969 vazhdova punën në Magurë te Lipjanit.
Në këtë kohë në Kosovë filloi të aplikohet gjuha e njësuar shqipe , pra gjuha standarde ose sic quhet sot letrare. Ne, disa mësues të rinj që vinim nga Prishtina filluam ta përdornim gjuhën e njësuar në shkollën e këtij vëndbanimi minatorësh. Dhe së shpejti fillojë të përhapen zëra se këtu kanë ardhur disa mësues nga Shqipëria.(ha ha ) Kjo ishte për mua në atë kohë një krenari dhe emocion i vecantë që nuk e harroj dot. Një ngjarje tjetër është formimi i Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri “ në Gjermani institucion ky që për 22 vite me sukses organizoi mësimin plotëseues në gjuhën shqipe, pavarësoi shkollën shqipe që nga 1990 nga e ashtuquajtura “ shkollë Jugosllave “ dhe organizoi e organizon aktivitete kulturore, sportive dhe kombëtare në çdo vëndbanim ku funksinon ajo.
Ju keni dhënë një kontribut të gjithanshëm, jo vetëm në proçesin edukativo mësimor, atë të kordinimit të aktiviteteve kulturore e sportive të komunitetit shqiptar por edhe në mbrojtje të identitetit kombëtarë, të ruajtjes nga asimilimi. Një këshillë ju lutem për mësuesit që po ju pasojnë, për gjeneratat dhe brezat e ardhshëm?
S. GashiI Të jesh mësues është fat dhe privilegj jetësor, por edhe përgjegjësi e madhe. Sepse të hedhin e të m bjellin farë diturie janë të zgjedhur vetëm ata që kanë këtë fat. Fara që ke hedhur tërë jetën ka mbirë dhe të rrethon gjithandej. Ndihesh krenar kudo që ndodhesh kur shef apo kujton nxënësit të cilët kanë arritur majat e përparimit. Në sukseset e tyre shef pjesën tënde të punës e sakrificës që të bënë të lumtur dhe krenar.
Atë që s’ bëmë ne, bëjeni JU!
Atë që nuk ditëm ne, mësojeni dhe aplikojeni ju !
Aty ku e lamë ne, vazhdojeni Ju !
Mundohuni gjithnjë të jeni sa më i afërt me nxënësit, dhe ti kuptoni problemet e tyre. Përpiquni që ju të jeni idol jetësor i tyre.
E kjo arrihet me profesionalizëm, humanitet ,atdhetarizëm,përkushtim e vetëmohim.
Fundi i një epoke është fillimi i një tjetre,planet tuaja për të ardhmen?
S. Gashi: Punova 44 vite në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave në Kosove dhe mërgim aq sa kisha dituri dhe aq sa munda pa kursyer asgjë nga vetvetja dhe qetësia familjare. Kështu u mbyll një kapitull jetësor.
Kam shumë plane që nuk varen vetëm nga dëshira por edhe çeshtje të tjera personale dhe familjare. Mendoj të shkruaj kujtimet e mia nga puna 44 vjecare që kam bërë në Kosovë dhe mërgim. Pjesën e jetës që kam përpara mendoj ta kaloj në Kosovën e lirë dhe të pavarur që ishte ideali i shumë brezave para nesh, kurse ne kemi fatin ta gëzojmë .
Mungesa juaj do të ndihet në rradhet e KASH ashtu si të gjithë të pranishmit në këtë festë edhe unë mora një libër dhuratë nga ju, sa e kapa me dorë dhe fillova ta shfletoja më tërhoqi jasht mase, kur ngrita kokën pashë që nuk isha e vetme si unë edhe të tjerët ishin hutuar në fletët e librit tuaj , dy fjalë për librin tuaj ju lutem, pra edhe për ata që nuk e kanë lexuar dhe nuk ju ka rënë akoma në dorë akoma.
S Gashi Ishte kënaqesi sepse unë me 12 shkurt kam ditëlindjen. Me 12 shkurt 1898 fillova punën si mësues në Gelsenkirchen të Gjermanisë. Me 12 shkurt 2011 u bë edhe promovimi i librit „Monagrafi Komuniteti Shqiptar ne Gelsenkirchen – Gjermani“ te cilin e shkrova unë e të cilin ua kushtova nxënësve, prindërve dhe mërgimtarëve të tjerë nga ky qytet dhe rrethinat e tij. Aty pasqyrohet jeta, puna, aktivitete dhe kontributet e mërgimtarëve shqiptarë të ketij qyteti. Kjo ishte dhurata ime për ta në fund të karierës sime si mësues.
Fati e deshi qe po këtë ditë të festohej edhe Dita e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo për mua ishte një mrekulli. Një kënaqësi, por dhe emocion i vecantë. Ngjarje e paharruar me prezencën e nxënësve të shumë brezave, prindërve dhe kolegeve të mijë nga shumë shkolla gjithandej Gjermanisë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen