Donnerstag, 22. April 2010

MBARË GOLLAKU PO QAN ME LOT




MBARË GOLLAKU PO QANË ME LOT

O, mbarë Gollaku po qanë me lot-e,

Ku e kam popullatën sot-e ?!

Ku e kam , o, e ku m’ ka mbet-e,

A po e shihni se çka m’ ka gjet-e?!

Ikën njerëzit e m’ kanë lanë vet –e,

Gjysa ikën e shkuen n’ qytet-e ,

Gjysa ikën e shkuen n’ gurbet-e,

E me mue askush nuk mbet-e !

O, ja kthyen shpinën vatrave t’ hinit,

Ja lanë t’ zbrazëta tabet kufinit ,

Janë tha pemët me degë e fleta ,

Sa shtëpi , o, janë mbet të shkreta ?!

Arat ku ishin grunajat –

I mluen kaçat edhe kërpnajat !...

E livadhet me barë gjelbërime –

Janë mbushë therra , o, për trishtime !

O, nuk sheh njeri n’ ara e n’ livadhe ,

Nuk sheh nuse me pshellak – alle !

Shkollat t’ zbrazëta , o, buzë rrënimit,

Nuk kanë nxanës , o, për orë të mësimit !

Dhe xhamijat ,o , kanë mbet thatë –

Nuk kanë hoxhë , as nuk kanë xhematë !

E shitoret ku blejshim harqe –

Tash janë mlue me therra kaçe !



O, krejt rrugicat nëpër katune –

I mluen therrat , o, të pa fune !

E mullinjtë , ku drithna kem blue –

Me themele , o, janë rrënue !

Ku kullotshin, o, lopë e dele –

Mbushë kaçuba , janë ba zabele !

Nuk ka dele, as nuk ka grigja ,

Nuk ka edha, as nuk ka kingja !

O, ato hije ku bajshin mriza –

Tash janë mbushë , o, plot me murriza !

Krejt çobanët ja kthyen shpinën pyllit –

S’ ka ma kangë , as lojna të fyellit !

S’ ka torishta , as s’ ka pojata ,

S’ ka baçica me bistekë t’ gjata !

E qilerët janë rrënue krejt-

S’ ka ma djathë , tamël , as bylmet-e!...

O, odat ku pritej mysafiri –

Janë mbushë mana e janë mbushë fieri !...

Lojnat tona tradicionale –

Tash poj luejn , o, ujqit ndër male !

S’ mund ta gjesh ,o, ma as nji mik –

Me luejt s’ bashku , o, dogërxhik !

S’ ka qylyma , çerga , as jana ,

S’ ka tepsi , o, me luejt filxhana !





O, kur të djeg , o, zemra prej mallit –

S’ ka njeri që i bjen kavallit !

Nuk ka llama , nuk ka gaznica ,

Çiftelia, o, as mezhnica !...

Nuk ka magje , nuk ka polica ,

S’ ka gjyveça , as kalanica ,

S’ ka kusia, o, as tepsia ,

Nuk ka saç ,o, për me pjekë flija !...

O, nuk ka dasma , gzime , as qefe –

Nuk ka çika qi knojnë me defe !

Nuk ka nuse , as nuk ka bija ,

Nuk ka krozhe , o, me qershia !

Nuk mbledh kush ma molla, as dardha ,

Nuk ka çika me shami t’ bardha !

Nuk ka pjeshka , as nuk ka kumlla ,

Nuk ka ma , o, jelek me sumlla !

O, nuk ka t’ parnë, o, n’ pranverë, as n’ vjesht-e ,

Nuk vijnë bijat ma me kuleç –e ,

Nuk ka bukë , o, t’ pjekne n’ çerep-e ,

Nuk ka thmi ty u përkundë në djep-e !

Nuk ka kunguj t’ pjekun n’ oxhak ,

Nuk ka molla , o, me pshellak ,

Nuk ka tamël ,o , me kajmak-e,

Nuk ka lojna , as guracak-e!...





O, s’ ka qëndisje , oja me grep-e ,

S’ ka çeiz , as pëlhurë në vek-e !

S’ ka Shin Gjergj , as nuk ka luhaja ,

S’ këndojnë çikat ma :”Shkojmë te daja!”

S’ ka korshiqe, as bletë në hoje ,

S’ ka bunarë, o, as ujë në kroje...

Nuk ka lugje , as nuk ka gurra ,

S’ ka kuvende , as nuk ka burra !...

O, nuk ka dasma ma në Gollak-e ,

S’ ka oxhaqe , as kryeplak-e ,

Nuk ka krushqi , o, me bajrak-e ,

Nuk ka nuse , o, me duvak-e !...

Nuk ka bulla , as nuk ka krushq ,

Kerre t’ nusev’ – qylyma t’ kuq !

Nuk ka tanta , as nuk ka lama ,

S’ ka vrapime , o, për mahrama !

O, mbarë Gollaku po lëshon kushtrim –e,

Mos më leni t’ vetëm jetim-e ,

Ju mos hini n’ gjynah me mue ,

Se kështu se kam meritue !

Nëpër shekuj , o, kam qëndrue ,

Luftë mas lufte , nuk jam dorzue ,

Shumë herë malet mu kanë djegë flakë ,

Shumë herë toka mu ka përgjak-e!...





O, kthenu n’ toka t’ stërgjyshve tuj-e,

Mos më leni n’ vetmi të vuj-e ,

Se kjo tokë , juve , ju ka rrit-e,

Kjo Malësi , o, ju ka dhanë drit-e ,

Se ky ujë , o, ju ka dhanë gjak-e,

U ka ba trima për bajrak-e !

Janë do vorre , o, ren mas reni ,

Që kanë ra , o, n’ mbrojtje t’ këtij veni!

Për ata , o, që i harrojnë –

Herë do kurë , o, do t’i mallkojn-e !

O, motra e vllazën , o, të nji gjaku ,

Shumë të fala ju banë Gollaku ,

Gjithë ku jini , o, ju malësor-e ,

Në Kosovë edhe n’ diaspor-e !

Shumë të fala ju banë Tugjeci ,

Gëmica , Sfirca edhe Zajçeci ,

Gjithë Meshina dhe Feriçeva ,

Krejt Strezoci edhe Krileva .

O, t’ fala u banë Poliçka e Zarbica ,

Gjithë Makreshi e Kosovica ,

Velegllava edhe Lajçiçi ,

Gjithë Lisocka , Zhuja e Shahiqi

Dazhnica , Magurja e Gjyrisheci ,

Kremenata e Dabisheci ,

Gjithë Leshtari e Gllogovica ,

Graxheniku e Rahovica .



O, t’ fala u banë Mramori e Grashtica ,

Keqekolla e Prapashtica ,

Hajkobilla edhe Braina ,

Gjithë katunet tej te Prishtina .

Novo Bërda e gjithë Mareci ,

Gjithë Koliqi edhe Nisheci ,

Gjithë Mërkoja e Ballabani ,

Kalatica edhe Orllani ...

O, gjithë katunet emër për emër ,

Ju bajnë t’ fala , o, me gjithë zemër !

Kisha qef , o, krejt mej përmen-e ,

Por janë shumë e s’ pom bien n’ men-e!

Por ata që i kam harrue ,

Shumë ju lutna , mos me u idhnue !

Mos ma merrni , o, për qëllim ,

O, se ju knova , o, për kujtim –e !



Gjilan, më 14.09.2009. Demir KRASNIQI

Dienstag, 20. April 2010

Albemigrant

href="http://news.albemigrant.com" target="_blank">Lajme News AlbEmigrant

AZEN SHKRELI


Azem shkreli u ngjit ne maje te letrave shqipe dhe vetes i krijoi pavdeksine
Me dhembje e perjetuam ndarejen e tij fizike nga ne,ne mergimtaret e NRW,se ne Gjermani, ne Qendren Kulturore Shqiptare, ne Gelsenkirchen, undame nga ai nje jave para se te jepte frymen e fundit! At kohe ai mbajti ne at qender nje ore letrare.
Azem shkreli u ngjit ne maje te letrave shqipe dhe vetes i krijoi pavdeksine











Shkruan: Shaban Cakolli


Autoritet i cili nuk mund te zevendsohet, qe i mungon shume Kosoves, me te cilin do te kishim nje krijimtari me te mire, nje kinomatografi me moderne. Nje poet qe tere qenja e tij i kushtohej poezise, vertete ai ishte vet poezia!

Poezia e tij nuk mbeshtetej ne anene reagimit,por ne urtesine. Azemi ishte figure madhore intelektuale,nje poet qe e mbajti gjalle lirine e Kosoves. Ishte poet i gjykimit te thelle, poet qe kerkonte qe koha te mos kohoj pa ne. Ai nuk kishte nevoje per lavdata, nga se ishte lavdata vet. Shkreli ka gedhendur gjuhen dhe kanxjrre thesare prej saj. Ishte i afert me njerez, te lexoje Azemin dhe me pas te qendroje me te, nuk do te kishe verejtur fare ndryshime, ai ishte poezia vet. I ka dashur shume mergimtaret, dhe ka bashkepunuar meta. Shihej se kishte nje ngarkese psikologjike ne rrafshin kombetar.

Ka qene i afert dhe bashkepunetor me personalitete te shquara gjermane, veqmas me Hans Joachim-Lanksch dhe Bodo Gudjons. Kosova dhe shqiptaret kudo qe ndodhen,me vdekjen e Shkrelit humben, prijesin e teatrit, prijesin e shkrimtareve,te kosovafilmit, poetin, prozatorin dhe dramaturgun, gazetarin e shkelqyer:

Ishte autor i shume librave"Bulzat","Engjujt e rrugeve";"di nje fjale prej guri","Nga bibla e heshtjes","Pagezimi i fjales","Kenga e hutinit","karvanii bardhe,etj.,deri te vellimi i fundit "Zjarr i fjetur".

Veprat etij ishin te vequara dhe te botuara ne shume gjuhe: angleze,italiane,hungareze,rumune,ruse,turke,gjerm ane,daneze,arabe,sllovene,maqedone,dhe serbe.

Ai me kohe kishte hapur rruge ne krijimtarine dhe kulturen shqiptare, por edhe ne gazetari, dalloheshin reportazhet e tij te veqanta dhe te guximshme per kohen e tij. Shkreli ishte poet mendimtar, poet qe aq sa mbeshtetej ne pervojen e tij, po aq ne fuqine e mendimit, kurse natyra, elementi rustikal dhe idilik, jane vetem mjete per te ambientuar objektin e observimit. Te libri i heshtjes, heshtja na del si nje alegori, meqe shenjon fjalen e brendshme te poetit, urtine dmth, fuqine emendimit. Ai i ka frymezuar brezat pas me porosine:
Mos u ben poet,nese nuk mundte lindesh ,ne secilin varg, ne secilen fjale";
"Por edhe mos u be poet, nese nuk mund te vdesish , persecilin varg, per secilen fjale"!!!

Te poezite e Shkrelit, peshohen mire fjalet, si fjala e shenuar, po ashtu ajo e thene, del si nje nga problemet kyqe dhe me funksion te veqante.

MBI DET

Skajin nuk ta pame fundin
nuk ta dime
na more me vete
Gjemim i fjetur s'dime
ku po na shpie
lamtumire brigje
Poshte peshkaqen larte
peshkanjerez
i bukur o.

Me dhembje e perjetuam ndarejen e tij fizike nga ne,ne mergimtaret e NRW,se ne Gjermani, ne Qendren Kulturore Shqiptare, ne Gelsenkirchen, undame nga ai nje jave para se te jepte frymen e fundit! At kohe ai mbajti ne at qender nje ore letrare. Aty une lexova cikel poezish nga permbledhja ime"TOKe DARDANE",duke u kthyer nga nga skena, ne vend qe t'ja jipja nje liber, ai ma ori nga dora,e lexoj per pak qaste, pastaj erdhi:

Me thas e i kishte pelqyar shume, dhe do ta lexonte tersisht, kur te kthehem pas dy javeve me tha, do te bisedojme me gjersisht!Por fatkeqesisht, shkoi dhe nuk u kthye me.

Fjalet e tija me mbeten ne kujtese, kurse lajmi i vdekjes se tij na pat rene si rrufe. Azem Shkreli, iku ne jeten tjeter si cdo udhetar i kesaj bote, natyrisht iku heret, por mbeti ne maje te letrave shqipe. Ne krijuesit ne mergim, me mall e kujtojme, e nderojme, e kultivojme dhe e rrespektojme.

Freitag, 16. April 2010

POETI I PËRKTHYAR


Lyrik von Shaban Cakolli


Auf der Suche nach Glück
(Frau Reile Hildebrandt gewidmet)
(Në kërkim të fatit)

So viele herausgeputzte Friedensworte,
aber die Seiten der Welt lassen sich nicht ändern,
vom Mittelalter
durch die Geschichte
kann niemand die Seitenzahl
aus dem Glücksbuch verändern.

Unaufhaltsame Karawane
auf vernetzten Wegen
durch den balkanischen Labyrinth
sie führten ein Insektenleben
über Jahrhunderte hinweg.

Von der chinesischen Mauer
bis zur Berliner Mauer
durch sämtliche Spuren und Asche
schlich sich das Glück durch
von Generation zu Generation.

Noch heute
fließt der schlaflose Fluss voller Menschen
unter dem Bogen des Glücks
in der Hoffnung
in den grünen Garten Eden einzutreten.

Eine große Stütze für sie war
Frau Reile Hildebrandt
Sie las der Hohen Pforte vor.

Die Fremden unter Ihnen
sind hilflos
Sie nahmen sie auf
als wären sie Eingeborene.

Frau Reile Hildebrandt ist Deutsche und lebt in Gladbeck, im Land NRW, Deutschland. Sie genießt eine hohe Autorität nicht nur in ihrer Kommune, sondern im ganzen Land NRW. Ihr Einsatz für die kosovoalbanischen Flüchtlinge in Deutschland ist einzigartig, auch ihre Stimme gegen das damalige serbische Regime und für das Recht auf Selbstbestimmung der albanischen Bevölkerung. Ihr Engagement hat mir inspiriert, ihr dieses Gedicht zu widmen.

Donnerstag, 15. April 2010



PRESIDENTIT BILL KLINTON

I.

Ju, hyrët në vargjet e këngëve të mia ,

Ashtu si që hyrët në tonat shtëpia –

Si miku ma i shtrenjtë n’ zemër t’ çdo shqiptari ,

Si feniks lirie – hero legjendari !

Si mendjeartë , si prijatarë ,

Si shpëtimtarë të popullit shqiptarë .

Si vala e detit kënga po jehon ,

Si vëllai vëllait – shqipja ju këndon !

Refreni:

Ju faleminderit , zoti Bill Klinton ,

Ju faleminderit , Bruksel e Vashington !

Ju faleminderit , zonja Hillari –

Je si nënë e dytë , o, për shqiptari !

II.

Ju, na i zgjidhet prangat e hekurta t’ robërisë ,

Ju, na i ndalet vrasjet në prag të shtëpisë ,

Ju, na i hapët dyert e demokracisë ,

Ju, na e trasuat rrugën n’ hap drejt pavarësisë !

Si engjëj paqe dhe të gjithë njerëzisë ,

Si rrezet e bardha të diellit të lirisë .

Si vala e detit kënga po jehon ,

Si vëllai vëllait – shqipja ju këndon !

Refreni:

Ju faleminderit , zoti Bill Klinton ...etj.

III.

Që ta gëzojë Kosova përherë republikën ,

Në miqësi me NATO-në dhe me Amerikën !

Dhe këngët për Juve , do t’ jehojnë krenare –

Gjithandej familjeve dhe trojeve shqiptare !

Si faqe e ndritur e historisë ,

Si nota të arta të melodisë .

Si vala e detit kënga po jehon ,

Si vëllai vëllait – shqipja ju këndon !

Refreni:

Ju faleminderit , zoti Bill Klinton ...etj.

Gjilan, më 24 Mars 2010. Demir KRASNIQI

Mittwoch, 14. April 2010

FËMIJËT TANË NË MËRGIM-GJUHA DHE KOMUNIKIMI I TYRE FAMILJAR


Kjo dukuri është mjaft e dhimbshme dhe shqetësuese.Fëmijët në mërgim janë pa fajin e tyre,pra shkaktarët që e sollën prindin e fëmiut në mërgim tani janë të njohur,por fëmiu erdhi këtu pa fajin e tij.Rolin në edukimin e fëmijëve e lozin familja,mësuesi dhe intelektuali i rrethit këtu në mërgim.Secili nga ne e ka nga një pjesë të përgjegjësisë,në mbrojtëjen e këtyre fëmijëve nga asimilimi.Fëmiu jashtë atdheut ballafaqohet me një shoqëri tjetër deri tani të pa njohur,me një kulturë e traditë tjetër,gjuhë të huaj,dhe mos kujdesi i prindit ndaj fëmiut,e bënë që fëmiu i tij të orientohet në një drejtim i cili nuk ka shtigje.Asimilimi gllabëron qetë dhe pa diktueshëm,nga se fëmiu ka prirëje të orientohet më tepër nga e keqja,nëse përkujdesja jonë ndaj tij nukështë e rrebtë.Gabimi më i madh tek disa familje shqiptare është që komunikimi në mes fëmijëve në familje nuk bëhet në gjuhë amtare,por në gjuhën e vendit ku jeton.Hap tjetër i gabuar është moskujdesi i prindit se me kend i shoqërohet fëmiu,e shumë shkaqe të pa njohura,në një vend të panjohur.A kamundësi që fëmiu ynë të shpëtoj nga asimilimi?Unë them po,së paku në vendin ku jam i strehuar unë,pra në Gjermani:Aty organizohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe,ku shumë lande gjermane,arsimtarët e shkollës shqipe i paguan Ministria e arsimit gjerman.Qka i duhet mërgimtarit tonë?Të e dërgoj fëmiun e tij në shkollën shqipe.Aty fëmiu flet shqip,lexon dhe shkruan shqip,mëson historinë kombëtare,gjeografinë e atdheut,kulturën e traditën shqiptare,etj......Prap disa prinder nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.Në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani,por në gjitha vendet e Evropes shpërndahet një revistë mujore shumë e pasuruar me tema kombëtare,revista quhet"DORUNTINA" dhe kushton vetëm 2Euro, të cilën shumë prind nuk ja u paguajnë femijëve të tyre.Tani të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,të mos i blejshë revistën shqipe,do të thotë vet të kontribosh në asimilimin e fëmiut tënd!Të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,e të rrahësh gjoks për patriot,kjo është qesharake dhe naive.Patriot nuk mund të jetë ai që nuk edukon fëmiun e vet,ai që nuk e shkollon fëmiun në gjuhën amtare.Unë personalisht në disa shoqata të Landit NRW,kam punuar me fëmijë shqiptarë në seksionet letrare dhe kulturore.Përvoja ka treguar se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,e flisnin rrjedhshëm shqipen,e njihnin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe ishin më të suksesshëm edhe në shkollat gjermane.Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende të huaja.Nëse jemi treguar edukator të mirë
atdhetarë të mirë,edhe gjurmët do të i lëmë të mira,ana tjetër qon drejt asimilimit,rrënimit,dhe lëre që lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj,por pasojat dhe çmimet e haraqit do të paguaj fëmiu-prindi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dienstag, 13. April 2010

Panairi i librit dhe Ditët e arsimit dhe karierës


Panairi i librit dhe Ditët e arsimit dhe karierës
Janë paralajmëruar promovime të përditshme të librave, lexime letrare dhe takim me shkrimtarë, ndërsa edhe këtë vit në kuadër të manifestimit të panairit Shoqata e botuesve dhe librashitësve të Maqedonisë - SHBLM do të ndajë shpërblime për botime më të mira midis dy panaireve, si dhe shpërblimet për bibliotekar më të mirë dhe librashitës më të mirë.
Panairi i librit dhe Ditët e arsimit dhe karierës












Në 60 stenda në 4.000 metra katrorë në Arenën Metropolis në Panairin e Shkupit, prej 13 deri 18 prill botues nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja do të prezantohen në Panarin e 22-të ndërkombëtar të librit.

Në manifestimin me koncentrimin më të madh të veprave letrare dhe të ilustruara, vizitorëve do t'u ofrohen botime nga produksioni më i ri letrar, profesional dhe shkencor, beletristikë, libra edukativ dhe doracakë, libra me figura për fëmijë, harta gjeografike, globuse, atlase, kalendarë, galanteri letre, mjete mësimore, materiale zyre dhe pajisje bashkëkohore...

Janë paralajmëruar promovime të përditshme të librave, lexime letrare dhe takim me shkrimtarë, ndërsa edhe këtë vit në kuadër të manifestimit të panairit Shoqata e botuesve dhe librashitësve të Maqedonisë - SHBLM do të ndajë shpërblime për botime më të mira midis dy panaireve, si dhe shpërblimet për bibliotekar më të mirë dhe librashitës më të mirë.

Panairi do të hapet solemnisht në nesër mbrëma, ndërsa nga e marta edhe çdo ditë të ardhshme do të punojë nga 10 deri në orën 20. Hyrja është 30 denarë, për vizita të organizuara të nxënësve dhe studentëve është 20 denarë, ndërsa falas është për fëmijë deri shtatë vjet dhe për pensionistët.

Ditët e arsimit dhe karierës së sivjetme do të mbahen nga e mërkura deri të premten me moton "Arsimi - depozitë për të ardhmen". Manifestimi organizohet që t'ju mundësohet të rinjve në mënyrë profesionale të drejtohen dhe t'ua lehtësojnë zgjedhjen e studimeve.

Do të marrin pjesë qindra institucione arsimore private dhe shtetëore nga Maqedonia, ndërsa do të prezantohen edhe institucione nga 13 vende: Greqia, Hungaria, Hollanda, Italia, Britania e Madhe, Austria, Gjermania, Shqipëria, Franca, Brazili, Spanja dhe SHBA-ja.

Sheriati: Rrahje publike e grues maleziane

Sheriati: Rrahje publike e grues maleziane

TUBIM I SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

[13/04 11:27AM]
TUBIM I SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Tubim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Haidelberg të Gjermanisë promovim librash dhe përkujtimi i Flakës së Janarit



Nga Asllan Dibrani



Asllan Dibrani



Tubim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Gjermani dhe manifestimi përkujtimor për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën dhe promovim librash pikërisht për Vëllezërit Gërvalla nga Fahredin Tafallari dhe tjetra nga Marti Çuni “Radio Kosova e lirë”.



Grupi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani



Me iniciativën e shoqatës kulturore „Iliria“ e Hajdelbergut pakë ditë ma parë u organizua manifestimi „Flaka e Janarit“ me të cilin ishte një atmosferë festive me flamurin e vetëm kombëtar me ç’rast fillimisht kryetari i kësaj shoqate hapi programin zoti Sheramet Pantina i cili prezantoj pikat e rendit te ditës dhe u këndua himni kombëtar njëkohësisht u bë edhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit. Fillimisht në skenë doli edhe Blerta Pantina me një poezi për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën. Pastaj në foltore u ftua zoti Sami Krasniqi me ç’rast udhëhoqi fjalën kryesore kushtuar „Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës” . Zoti Krasniqi në emrin e shoqatës Iliria u përqendrua në historikun e aktivitetit te Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekën.Pastaj zoti Pantina i dha fjalën Kadri Gërgalles i cili foli për veprën e Fahredin Tafallarit qe doli nga shtypi me titull“Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite të stuhishme“ ku zoti Gërvalla dha një analizë të librit kushtuar tre trimave te heronjve te pa vdekshëm ku Tafallari në këtë libër ka sjell mjaft argumente ,shkrime ,incizime dhe faksimile të tyre duke e pasuruar këtë vepër edhe ma tepër ,pastaj Kadri Gërvalla theksoj se ky libër ishte me plot atdhedashuri patriotizëm dhe mu ka dashtë një analizë studiuese ta bëjë ky sipas vlerësimit dha një përshkrim shumë te thukët mbi personalitetet e Jusufi,Bardhoshiut dhe Kadi Zekës që si synim kishin çlirimin e vendit nga robëria dhe pikërisht protagonistë ishin ata qe përjetuan terrorin dhe regjimin jugosllav deri në vdekje.

Zoti Sheremet Pantina njoftoj një telegram përshëndetje nga bashkatdhetari ynë shkrimtar dhe poeti i cili jeton në Sh.B.A Zeqir Gërvalla i cili përgëzoj të pranishmit me rasti përkujtimor te flakës se Janarit dhe promovimit te dy librave nga Martin Çunit dhe Fahredin Tafallarit.Ne vazhdim mori fjalën zoti Martin Çuni ku i përshëndeti të pranishmit dhe duke prezantuar librin e ri dhe vlerat e saj me titull” Radio Kosova e lirë” e cila luajti një rendësi të madhe për informimin e zhvillimit të luftës në Kosovë.

Shënim i yni Themelues i kësaj Radio është zoti Martin Çuni qe shfrytëzoj potencialin e vet te vetëdijes si gazetar i ish Radio Prishtinës la luksin dhe jetën në Gjermani qe ishte si emigrant dhe në frontin e luftës në malet e Berishe e ngriti zërin e shqiptarëve përmes “Radio Kosovës se lirë“

Pastaj Martin Çuni u përqendrua ne sakrificat financiare dhe vështiruesit që ishin në teren nga barbaria serbe. Emitimi i Radio Kosovës së lirë filloj ne ato kushte të jashtë zakonshme dhe shpesh herë kemi qenë të sulmuar nga granatat serbe por gjithnjë kemi përdorur një taktikë lëvizëse me qëllim të ndërrimit të valëve nga një vend në vend tjetër po pa marre parasysh ishim te përpiktë që programi me filluar ne ora 16,h. Kemi dhëne lajmet nga tereni mediave te huaja por edhe me Radio Deutsche Velen kishim një korrespondencë të rregullt .



Martin Cuni themelues i Radio Kosovës dhe autor i vepres “ Radio kosova e lire”



Me kujtohet kur e vendosëm Radio Kosovën të stacionuar në shtëpinë e Riza Berishës ku ishte një vend shumë strategjik për neve por edhe për armikun qe u befasuan me transmetuesin e Radio Kosovës ku mediat serbe dolën me deklarata publike se në Shqipëri është themeluar Radio Kosova e lirë ku ishte mjaft pengesë për forcat serbe që ky zë mori hapësira valore edhe përtej Kosovës, ky zë u bë po thuajse edhe zëdhënëse për frontin e luftës .Ne vazhdim zoti Çuni theksoj se një moment e di se e kemi ndërpre emetimin pasi na sulmuan forcat serbe me avion ushtarak ku zbrazen mese 1600 bomba me te cilin rast bombarduan cakun e radios dhe u vranë 8 veta ne atë beteje . Me Nysret Pllanen para se ta sulmonin cakun ne kishim ndërruar pozicionin sipas përcjelljes dhe vëzhgimit qe kishim .Kjo vepër i ka 1100 faqe me komente,shkrime ,emisione te ndryshme kemi dhëne komunikatat e shtabit te pergjitheshem të UÇK ,radio pati mungesë edhe për kuadro kuadro, por ekipin e Radio Kosovës së lirë de kemi përbërë 9 anëtarë.



Hahit Berisha dhe Martin Çunit



Nga zoti Pantina u ftua zoti Halit Berisha I cili diskutimin e vet e sajoj ma tepër ne biografinë e autorit Martin Çunit theksoj të nderuar miq të nderuar bashkatdhetarë sot e ndiej veten shumë të privilegjuar dhe kam nderin të flas për veprën e Martin Çunit ,për të kaluarën e tij si një strateg i veçanet ne luftë ku dha kontribute te mëdha si luftëtar ,si gazetar i asaj kohe por dhe si shkrimtar qe pikërisht po flas edhe për veprën e tij qe posa doli nga shtypi Radio Kosova e lirë .Për herën e parë theksoj ma tutje Berisha për Martin Çunin kisha dëgjuar ne ngjarjet e vitit 1981, ku isha unë nxënës i shkollës se mesme për një njeri qe u akuzua si armik dhe kundërrevolucionar nga jugosllavet për Martin Çunin u fol shumë që ishte një patriot intelektual dhe një veprimtar i pa thyeshëm i cili edhe u dënua me shume vite burg nga aparatura serbe e asaj kohe.

Ëndrra ime u bë realitet për ta takuar Martin Çunin në burgun e Prizrenit ku ma vonë na transferuan në burgun famëkeq te Nishit me të cilin rast takuam edhe shumë ish të burgosur politik në atë ku vlen te përmendet edhe Asllan Dibrani qe sot është këtu prezent ,pastaj Hydajet Hysenin Gani Kocin Bajram Kosumin Sylë Mujen,Gani Krasniqin Berat Luzhen Gursel Sylemanin që u vra ne luftën e Jezercit në Ferizaj etj. Në radhë të diskutimit fjalën mori

Shaban Cakolli i cili e përshëndeti promovimin e dy librave të Fahredin Taffallarit dhe të Martin Çunit dhe u përqendrua në biografinë e Pal Sokolit botues disa librave dhe anëtar kryesisë se Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptar në Gjermani Cakolli thesoj ecurinë e Palit në shtigjet e krijimtarisë qysh nga Gjakova në hapat e parë të shkrimeve të tij .Në foltore doli ish I burgosuri politik Tefik Ramadani ku u shpreh si motiv kishte të burgosurit politik dhe të kaluarën e tyre në periudhën e pas ngjarjeve te vitit 1981 dhe ma parë dhe propozoj që një nismë e hapjes se dosjeve për ata qe i sollën robërinë dhe keqtrajtuan mbi 60 vjet njerëzit ma me influencë ne interesin kombëtar .Zoti Ramadani doli me propozim konkret që të bëhet hapja e dosjeve jo për t’u hakmarrë dikujt por me një komision shtetëror te zbardhen krimet e tyre .Ai përshkroi arrestimin e tij dhe përmendi disa ish inspektor dhe gjykatës ku sot e kësaj dite prapë gjinden ne pozicione edhe ma te mira ?



Brikena,Bleder dhe Blegin Berisha nxënës te shkollës

shqipe me mësim plotësues



Ne skenë dolën tre fëmije motër e vëllezër Brikena,Bleder dhe Blegin Berisha me këngën kush e vërua Jusuf Gërvallen dhe kushtuar manifestimit të flakës se janarit. Ne emrin e shoqatës kulturore” Iliria” për mbarëvajtjet e aktiviteteve dhe plan programet vjetore foli Agim Dauti.

Zoti Nikolle Shabani disktimin e vet e përqendroj në organizimin e Mërgatës shqiptare dhe qeverive aktuale qe nuk janë duke dhëne kurrfarë kontributi. Diaspora shqiptare dha shumë për atje dhe u përqendrua edhe në organizimin e diasporës në “ Lobin Shqiptar” foli edhe për pozitën e shqiptarëve në Mal te Zi ,Greqi për çamët dhe pozitën e shqiptareve ne Kosovën lindore dhe Maqedoni

e ma gjërë .Ali Berisha foli për etnitetin tonë shqiptar ku përmblodhi një histori te dhimbshme të shqiptarëve deri ne formimin dhe organizimin e tyre ne frymën kombëtare duke i përshkruar ato periudha kohore.

Në foltore doli Fahredin Taffallari autor i librit që u promovua për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën .



Fahredin Taffallari autor i librit“Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite të stuhishme“



Zoti Tafallari foli për biografinë e këtyre martireve dhe përshkroi sakrificat e mërgatës ku pati vërejtje shume ne organet e Shqipërisë dhe te Kosovës që pak janë duke punuar si unike për heshtjen madhore te bashkimit ne një shtet te bashkuar në atë të Shqipërisë. Pavarësinë e Kosovës e quajti si gjysme gëzimi dhe jo pavarësi për çka punuam ku ceku vërejtjet ne deklaratat e liderëve serb qe edhe sot po e quajnë Deçanin si djep të Serbisë. Theksoj ma tutje se UNMIK e Euleksi duhet ta ndihmojnë këtë popull e jo në ketë forme ta plaqkitë. Begzat Gashi mori fjalën u përqendrua ne figurat e Jusufit Bardhoshit dhe Kadiut si pishtar te pararoje te lëvizjes kombëtare dhe ma në fund edhe deri te formimi i U.C.K dhe tha se ne kombin tone ka nevojë të bëhen reforma si në Shqipëri Kosovë e ma gjerë dhe për Diasporën shqiptare të funksionoj Lobi Shqiptar që do ti rigjeneroj shume mekanizma ne interesin kombëtar .Në radhë në foltore doli Asllan Dibrani që i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se për vëllezërit Gërvalla u fol mjaft ne këtë takim skam çka flas por me vjen mire për ti nderuar ata sot po dalin vepra të artit dhe letërsisë për ta siç është rasti i librit të Fahredin Tafallarit sot e përgëzoj Tafallarin. E përshëndes dhe ju uroj punë të mëtutjeshme shoqatës se Heidelbergut qe ka dhënë shpeshherë aktivitete që vërtet janë shumë frytdhënëse pa ngjyrime politike . Për zotin Martin Çunin e çmoj punën e tij dhe uroj për librin e tij ,e nderoj si bashkëluftëtar dhe bashkë ish i burgosur politik ,vepra e tij dhe guximi i tij për hapjen e Radio Kosovës se lirë , aktivitetet, fotografit e tij janë dëshmia ma e gjallë për luftën e Kosovës që pa botimin e tyre lufta e Kosovës mendoj se do t’i zbeh begatitë vetës së vet .Mandej Dibrani u shprehu analizen rreth gjendjes aktuale për sot qe ceku se të burgosurit politik janë duke u nëpërkëmbur ,bashkëkombësit e mi që kemi bashkë jetua ne shtetet e Evropës si Mërgate Shqiptare nga historia e re shqiptare që nga Jusufi Gërvalla e deri me sot po anashkalohen nga qeveritë aktuale e Kosovës kur dihet se çdo gjë është nisur ,iniciuar deri ne lënien e eshtrave me qindra heronjve që i lanë fëmijët e tyre këtu dhe shkuan e nuk u kthyen ma kurrë . Zoti Dibrani propozoj pastaj që të riorganizojmë Mërgatën Shqiptare ne nivel Lobi,bëri thirrje që partitë politike me dekret ligj të shpërndahen në gjithë Evropën dhe te rregullohen marrëdhëniet ligjore në ndryshimin dhe interesin e Kosovës të qe konsideroj është një politikë e dobët duke u udhëhequr në politiken e jashtme ,në ekonomi që është rrënuar fare , në kulturë që është shëmtuar nga matrapaz kulturor në ministritë përkatëse etj.

I një mendimi ishte edhe nga zoti Can Tahiri i cili u theksoj për riorganizimin e Mërgatës Shqiptare .Diskutoj edhe Dan Gashi aktivist i hershem që dha kontribute të shumta u angazhua për riorganizimin e Mërgatës Shqiptare në diskutime te ngjashme u paraqiten edhe Pal Sokoli, Sheremet Pantina ,Mujë Konjusha pjestar i luftës dhe ish i plagosur ne frontin e luftës etj.



Pamje nga një grup krijuesish



Pamje nga një grup krijuesish në Heidelberg



Pamje nga një grup krijuesish



Pamje nga një grup krijuesish





Pamje nga një grup krijuesish



Can Tahiri baskepuntor i T.V.SH





DSC04548

Pamje nga publiku ne Heidelberg Shaban Cakolli në diskutim





Agim Dauti.Martin Çunin dhe Halit Berisha




Shtutgard shkurt 2010

Samstag, 10. April 2010


JU NJOHIM ME POETIN SHABAN CAKOLLI

Pak fjalë për autorin

Shaban Cakolli u lind në Krilevë të Dardanës(ish-Kamenicë).Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Dardanë,kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës.Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës.Shkruan poezi,prozë dhe publicistikë.Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë.Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.

Ka botuar vëllimet poetike:"TOKË DARDANE","LOTI I ATDHEUT","DETI I QIELLIT" dhe"KRISMA E FJALËS",kurse ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera.Disa shkrime të tij janë përkthyar në gjuhën gjermane,turke dhe kroate.Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe është në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).

Jehona i shekujve



Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit

Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit




Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit



Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli


Për ty, dritë


Flakadan lirie
që n driconte nëpër zemrat tona
me shekuj



Shekull pagjumësie
është ky
c’ të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura


Tokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonë


ARBËRIA


Më e moçme se hëna është Arbëria
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.

Ëndërrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.

Deri sa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netve me hënë.



POETI

Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
brenda tij
kallet një oxhak!

Në mes mallit e dhembjes
unë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!...



RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.

Mittwoch, 7. April 2010

poezi Shaban Cakolli

E NDJEJ THIRRJEN E NËNËS

Shkojnë stinët

dhe prapë vijnë

dhembjen

ç’ma kanë bërë grumbull

e ti, biri i nënës

kaq vite je humbur,

thirrja jote, nënë

zemrë po ma gris

këtu i mërguar n’male

në një qytet të Gjermanisë

a je lodhur

a je plakur, nënë

nëpër atë furtunë

saherë të kujtoj unë ty

motet më rëndojnë më shumë.

Montag, 5. April 2010

CIKËL POETIK NGA NAIM KELMENDI


Naim Kelmendi

Poezi

SHQIPTARËT

I kanë të gjitha ato

Që nuk i kanë të tjerët

Tjerrin holl derisa s’këputet

Kur zihen me njëri-tjetrin

Për gjëra të imta

Që s’i peshon kandari

Pabesitë ua bëjnë pas shpine

Të huajt me dorën e të vetëve

Nëpër secilën rrugë që shkelin

U duhet të ecin përmbi gjarpërinj

Kurdo që nisen dhe kahdo

Ngatërrohen në kurthat e fqinjve

Armiqtë për ta shkruajnë elaborate

Histori tmerresh për t’i zhbërë

Shqiptarët shumohen si degë pemësh

Dhe pipat u mbijnë sërish nga rrënjët

S’i kanë asnjë nga ato

Që kanë të tjerët

Prishtinë,shtator 1999
SHKËLQIM I ZI

Ai erdhi ai shkoi si erdhi

Ai erdhi prapë ashtu si shkoi

Ai shkoi ashtu si erdhi me kutërbim

Dhe sërish erdhi

Me shkëlqimin e zi

Dhomën na e mbushi

Zhurmë të mistershme

Mjer ata me fatin e qenit

Që u rreshtuan si kafsha

Pa tru e pa sy pas shkëlqimit tij

Tetor,1999

MISTERI

Në mes të asaj që është

Dhe asaj që nuk është

Gjithmonë ekziston

Një vijë kufiri

Që s’mund të kapërcehet

Sillem e sillem rreth vetes

Duke kërkuar ato që më mungojnë

Tetor, 1999

FJALË E DREJTË

E dua zjarrin e saj

Dhe hirin dhe prushin

Kokën e saj të fortë

E dua edhe atëherë

Kur s’kemi gjumë në sy

Për ta thënë të vërtetën

Para syve të botës

Edhe sikur tan a pushkatojnë

Që në mëngjesin e parë –

Ruhot,qershor,1999

KRIMET

Dalin nga Kutia e zezë e mendjes

Ata që i kryejnë ato

Kanë duart e përgjakura

Të Pons Pilatit

Ia behin njëherë

Bëjnë masakër kohëve

Në emër të besimit pa zot

Në emër të urrejtjes së tjetrit

Pas tyre vijnë njerëzit

Rigat e shiut dhe pak diell

Ato prapë i lëviz krimbi e dalin

Nga Kutia e Zezë e mendjes

Pejë,qershor,1999


MUNDJA E PËRBINDSHAVE

Fundi ishte i tyre

I imi sërish Fillimi

Dhe Zgjimi nga fara nga Hiri

Miliona orë terri në robëri

S’ishte ndonjë lojë fëmijësh

Librat,shkollat,lapsat,fjalët

Burgu m’i ka rrufitur e prangat

Edhe ëndrrat pranë agut

Kur i kam ëndërruar shqip

Oborrin e kanë rrethuar policët

Dhe zogjtë kur i kam lakmuar

Tek ngjiteshin thik në ajër të lartë

Ora policore pastronte rrugët me gjak

I tyre ishte Fundi e kam ditur

Si një e një që bëjnë dy

I imi prapë Fillimi

Zgjim nga Fara nga Hiri

Prishtinë,nëntor,1999


KAPËRCIMI I UJËRAVE TË TURBULLTA

Ato ndodhin e vërshojnë

Një mot me të veten

Më mirë të mos u bëhesh urë

E të mos kapërcejnë përmbi

Kurrrizin tënd askushët

Pas tyre shkruhen ato

Që janë për t’u shkruar

Pejë,qershor 1999