Dienstag, 13. April 2010

TUBIM I SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

[13/04 11:27AM]
TUBIM I SHKRIMTARËVE NË GJERMANI

Tubim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Haidelberg të Gjermanisë promovim librash dhe përkujtimi i Flakës së Janarit



Nga Asllan Dibrani



Asllan Dibrani



Tubim i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Gjermani dhe manifestimi përkujtimor për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën dhe promovim librash pikërisht për Vëllezërit Gërvalla nga Fahredin Tafallari dhe tjetra nga Marti Çuni “Radio Kosova e lirë”.



Grupi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani



Me iniciativën e shoqatës kulturore „Iliria“ e Hajdelbergut pakë ditë ma parë u organizua manifestimi „Flaka e Janarit“ me të cilin ishte një atmosferë festive me flamurin e vetëm kombëtar me ç’rast fillimisht kryetari i kësaj shoqate hapi programin zoti Sheramet Pantina i cili prezantoj pikat e rendit te ditës dhe u këndua himni kombëtar njëkohësisht u bë edhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit. Fillimisht në skenë doli edhe Blerta Pantina me një poezi për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën. Pastaj në foltore u ftua zoti Sami Krasniqi me ç’rast udhëhoqi fjalën kryesore kushtuar „Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës” . Zoti Krasniqi në emrin e shoqatës Iliria u përqendrua në historikun e aktivitetit te Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekën.Pastaj zoti Pantina i dha fjalën Kadri Gërgalles i cili foli për veprën e Fahredin Tafallarit qe doli nga shtypi me titull“Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite të stuhishme“ ku zoti Gërvalla dha një analizë të librit kushtuar tre trimave te heronjve te pa vdekshëm ku Tafallari në këtë libër ka sjell mjaft argumente ,shkrime ,incizime dhe faksimile të tyre duke e pasuruar këtë vepër edhe ma tepër ,pastaj Kadri Gërvalla theksoj se ky libër ishte me plot atdhedashuri patriotizëm dhe mu ka dashtë një analizë studiuese ta bëjë ky sipas vlerësimit dha një përshkrim shumë te thukët mbi personalitetet e Jusufi,Bardhoshiut dhe Kadi Zekës që si synim kishin çlirimin e vendit nga robëria dhe pikërisht protagonistë ishin ata qe përjetuan terrorin dhe regjimin jugosllav deri në vdekje.

Zoti Sheremet Pantina njoftoj një telegram përshëndetje nga bashkatdhetari ynë shkrimtar dhe poeti i cili jeton në Sh.B.A Zeqir Gërvalla i cili përgëzoj të pranishmit me rasti përkujtimor te flakës se Janarit dhe promovimit te dy librave nga Martin Çunit dhe Fahredin Tafallarit.Ne vazhdim mori fjalën zoti Martin Çuni ku i përshëndeti të pranishmit dhe duke prezantuar librin e ri dhe vlerat e saj me titull” Radio Kosova e lirë” e cila luajti një rendësi të madhe për informimin e zhvillimit të luftës në Kosovë.

Shënim i yni Themelues i kësaj Radio është zoti Martin Çuni qe shfrytëzoj potencialin e vet te vetëdijes si gazetar i ish Radio Prishtinës la luksin dhe jetën në Gjermani qe ishte si emigrant dhe në frontin e luftës në malet e Berishe e ngriti zërin e shqiptarëve përmes “Radio Kosovës se lirë“

Pastaj Martin Çuni u përqendrua ne sakrificat financiare dhe vështiruesit që ishin në teren nga barbaria serbe. Emitimi i Radio Kosovës së lirë filloj ne ato kushte të jashtë zakonshme dhe shpesh herë kemi qenë të sulmuar nga granatat serbe por gjithnjë kemi përdorur një taktikë lëvizëse me qëllim të ndërrimit të valëve nga një vend në vend tjetër po pa marre parasysh ishim te përpiktë që programi me filluar ne ora 16,h. Kemi dhëne lajmet nga tereni mediave te huaja por edhe me Radio Deutsche Velen kishim një korrespondencë të rregullt .



Martin Cuni themelues i Radio Kosovës dhe autor i vepres “ Radio kosova e lire”



Me kujtohet kur e vendosëm Radio Kosovën të stacionuar në shtëpinë e Riza Berishës ku ishte një vend shumë strategjik për neve por edhe për armikun qe u befasuan me transmetuesin e Radio Kosovës ku mediat serbe dolën me deklarata publike se në Shqipëri është themeluar Radio Kosova e lirë ku ishte mjaft pengesë për forcat serbe që ky zë mori hapësira valore edhe përtej Kosovës, ky zë u bë po thuajse edhe zëdhënëse për frontin e luftës .Ne vazhdim zoti Çuni theksoj se një moment e di se e kemi ndërpre emetimin pasi na sulmuan forcat serbe me avion ushtarak ku zbrazen mese 1600 bomba me te cilin rast bombarduan cakun e radios dhe u vranë 8 veta ne atë beteje . Me Nysret Pllanen para se ta sulmonin cakun ne kishim ndërruar pozicionin sipas përcjelljes dhe vëzhgimit qe kishim .Kjo vepër i ka 1100 faqe me komente,shkrime ,emisione te ndryshme kemi dhëne komunikatat e shtabit te pergjitheshem të UÇK ,radio pati mungesë edhe për kuadro kuadro, por ekipin e Radio Kosovës së lirë de kemi përbërë 9 anëtarë.



Hahit Berisha dhe Martin Çunit



Nga zoti Pantina u ftua zoti Halit Berisha I cili diskutimin e vet e sajoj ma tepër ne biografinë e autorit Martin Çunit theksoj të nderuar miq të nderuar bashkatdhetarë sot e ndiej veten shumë të privilegjuar dhe kam nderin të flas për veprën e Martin Çunit ,për të kaluarën e tij si një strateg i veçanet ne luftë ku dha kontribute te mëdha si luftëtar ,si gazetar i asaj kohe por dhe si shkrimtar qe pikërisht po flas edhe për veprën e tij qe posa doli nga shtypi Radio Kosova e lirë .Për herën e parë theksoj ma tutje Berisha për Martin Çunin kisha dëgjuar ne ngjarjet e vitit 1981, ku isha unë nxënës i shkollës se mesme për një njeri qe u akuzua si armik dhe kundërrevolucionar nga jugosllavet për Martin Çunin u fol shumë që ishte një patriot intelektual dhe një veprimtar i pa thyeshëm i cili edhe u dënua me shume vite burg nga aparatura serbe e asaj kohe.

Ëndrra ime u bë realitet për ta takuar Martin Çunin në burgun e Prizrenit ku ma vonë na transferuan në burgun famëkeq te Nishit me të cilin rast takuam edhe shumë ish të burgosur politik në atë ku vlen te përmendet edhe Asllan Dibrani qe sot është këtu prezent ,pastaj Hydajet Hysenin Gani Kocin Bajram Kosumin Sylë Mujen,Gani Krasniqin Berat Luzhen Gursel Sylemanin që u vra ne luftën e Jezercit në Ferizaj etj. Në radhë të diskutimit fjalën mori

Shaban Cakolli i cili e përshëndeti promovimin e dy librave të Fahredin Taffallarit dhe të Martin Çunit dhe u përqendrua në biografinë e Pal Sokolit botues disa librave dhe anëtar kryesisë se Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptar në Gjermani Cakolli thesoj ecurinë e Palit në shtigjet e krijimtarisë qysh nga Gjakova në hapat e parë të shkrimeve të tij .Në foltore doli ish I burgosuri politik Tefik Ramadani ku u shpreh si motiv kishte të burgosurit politik dhe të kaluarën e tyre në periudhën e pas ngjarjeve te vitit 1981 dhe ma parë dhe propozoj që një nismë e hapjes se dosjeve për ata qe i sollën robërinë dhe keqtrajtuan mbi 60 vjet njerëzit ma me influencë ne interesin kombëtar .Zoti Ramadani doli me propozim konkret që të bëhet hapja e dosjeve jo për t’u hakmarrë dikujt por me një komision shtetëror te zbardhen krimet e tyre .Ai përshkroi arrestimin e tij dhe përmendi disa ish inspektor dhe gjykatës ku sot e kësaj dite prapë gjinden ne pozicione edhe ma te mira ?



Brikena,Bleder dhe Blegin Berisha nxënës te shkollës

shqipe me mësim plotësues



Ne skenë dolën tre fëmije motër e vëllezër Brikena,Bleder dhe Blegin Berisha me këngën kush e vërua Jusuf Gërvallen dhe kushtuar manifestimit të flakës se janarit. Ne emrin e shoqatës kulturore” Iliria” për mbarëvajtjet e aktiviteteve dhe plan programet vjetore foli Agim Dauti.

Zoti Nikolle Shabani disktimin e vet e përqendroj në organizimin e Mërgatës shqiptare dhe qeverive aktuale qe nuk janë duke dhëne kurrfarë kontributi. Diaspora shqiptare dha shumë për atje dhe u përqendrua edhe në organizimin e diasporës në “ Lobin Shqiptar” foli edhe për pozitën e shqiptarëve në Mal te Zi ,Greqi për çamët dhe pozitën e shqiptareve ne Kosovën lindore dhe Maqedoni

e ma gjërë .Ali Berisha foli për etnitetin tonë shqiptar ku përmblodhi një histori te dhimbshme të shqiptarëve deri ne formimin dhe organizimin e tyre ne frymën kombëtare duke i përshkruar ato periudha kohore.

Në foltore doli Fahredin Taffallari autor i librit që u promovua për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën .



Fahredin Taffallari autor i librit“Me tre yjet e pavarësisë ne ato vite të stuhishme“



Zoti Tafallari foli për biografinë e këtyre martireve dhe përshkroi sakrificat e mërgatës ku pati vërejtje shume ne organet e Shqipërisë dhe te Kosovës që pak janë duke punuar si unike për heshtjen madhore te bashkimit ne një shtet te bashkuar në atë të Shqipërisë. Pavarësinë e Kosovës e quajti si gjysme gëzimi dhe jo pavarësi për çka punuam ku ceku vërejtjet ne deklaratat e liderëve serb qe edhe sot po e quajnë Deçanin si djep të Serbisë. Theksoj ma tutje se UNMIK e Euleksi duhet ta ndihmojnë këtë popull e jo në ketë forme ta plaqkitë. Begzat Gashi mori fjalën u përqendrua ne figurat e Jusufit Bardhoshit dhe Kadiut si pishtar te pararoje te lëvizjes kombëtare dhe ma në fund edhe deri te formimi i U.C.K dhe tha se ne kombin tone ka nevojë të bëhen reforma si në Shqipëri Kosovë e ma gjerë dhe për Diasporën shqiptare të funksionoj Lobi Shqiptar që do ti rigjeneroj shume mekanizma ne interesin kombëtar .Në radhë në foltore doli Asllan Dibrani që i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se për vëllezërit Gërvalla u fol mjaft ne këtë takim skam çka flas por me vjen mire për ti nderuar ata sot po dalin vepra të artit dhe letërsisë për ta siç është rasti i librit të Fahredin Tafallarit sot e përgëzoj Tafallarin. E përshëndes dhe ju uroj punë të mëtutjeshme shoqatës se Heidelbergut qe ka dhënë shpeshherë aktivitete që vërtet janë shumë frytdhënëse pa ngjyrime politike . Për zotin Martin Çunin e çmoj punën e tij dhe uroj për librin e tij ,e nderoj si bashkëluftëtar dhe bashkë ish i burgosur politik ,vepra e tij dhe guximi i tij për hapjen e Radio Kosovës se lirë , aktivitetet, fotografit e tij janë dëshmia ma e gjallë për luftën e Kosovës që pa botimin e tyre lufta e Kosovës mendoj se do t’i zbeh begatitë vetës së vet .Mandej Dibrani u shprehu analizen rreth gjendjes aktuale për sot qe ceku se të burgosurit politik janë duke u nëpërkëmbur ,bashkëkombësit e mi që kemi bashkë jetua ne shtetet e Evropës si Mërgate Shqiptare nga historia e re shqiptare që nga Jusufi Gërvalla e deri me sot po anashkalohen nga qeveritë aktuale e Kosovës kur dihet se çdo gjë është nisur ,iniciuar deri ne lënien e eshtrave me qindra heronjve që i lanë fëmijët e tyre këtu dhe shkuan e nuk u kthyen ma kurrë . Zoti Dibrani propozoj pastaj që të riorganizojmë Mërgatën Shqiptare ne nivel Lobi,bëri thirrje që partitë politike me dekret ligj të shpërndahen në gjithë Evropën dhe te rregullohen marrëdhëniet ligjore në ndryshimin dhe interesin e Kosovës të qe konsideroj është një politikë e dobët duke u udhëhequr në politiken e jashtme ,në ekonomi që është rrënuar fare , në kulturë që është shëmtuar nga matrapaz kulturor në ministritë përkatëse etj.

I një mendimi ishte edhe nga zoti Can Tahiri i cili u theksoj për riorganizimin e Mërgatës Shqiptare .Diskutoj edhe Dan Gashi aktivist i hershem që dha kontribute të shumta u angazhua për riorganizimin e Mërgatës Shqiptare në diskutime te ngjashme u paraqiten edhe Pal Sokoli, Sheremet Pantina ,Mujë Konjusha pjestar i luftës dhe ish i plagosur ne frontin e luftës etj.



Pamje nga një grup krijuesish



Pamje nga një grup krijuesish në Heidelberg



Pamje nga një grup krijuesish



Pamje nga një grup krijuesish





Pamje nga një grup krijuesish



Can Tahiri baskepuntor i T.V.SH





DSC04548

Pamje nga publiku ne Heidelberg Shaban Cakolli në diskutim





Agim Dauti.Martin Çunin dhe Halit Berisha




Shtutgard shkurt 2010

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen