Mittwoch, 14. April 2010

FËMIJËT TANË NË MËRGIM-GJUHA DHE KOMUNIKIMI I TYRE FAMILJAR


Kjo dukuri është mjaft e dhimbshme dhe shqetësuese.Fëmijët në mërgim janë pa fajin e tyre,pra shkaktarët që e sollën prindin e fëmiut në mërgim tani janë të njohur,por fëmiu erdhi këtu pa fajin e tij.Rolin në edukimin e fëmijëve e lozin familja,mësuesi dhe intelektuali i rrethit këtu në mërgim.Secili nga ne e ka nga një pjesë të përgjegjësisë,në mbrojtëjen e këtyre fëmijëve nga asimilimi.Fëmiu jashtë atdheut ballafaqohet me një shoqëri tjetër deri tani të pa njohur,me një kulturë e traditë tjetër,gjuhë të huaj,dhe mos kujdesi i prindit ndaj fëmiut,e bënë që fëmiu i tij të orientohet në një drejtim i cili nuk ka shtigje.Asimilimi gllabëron qetë dhe pa diktueshëm,nga se fëmiu ka prirëje të orientohet më tepër nga e keqja,nëse përkujdesja jonë ndaj tij nukështë e rrebtë.Gabimi më i madh tek disa familje shqiptare është që komunikimi në mes fëmijëve në familje nuk bëhet në gjuhë amtare,por në gjuhën e vendit ku jeton.Hap tjetër i gabuar është moskujdesi i prindit se me kend i shoqërohet fëmiu,e shumë shkaqe të pa njohura,në një vend të panjohur.A kamundësi që fëmiu ynë të shpëtoj nga asimilimi?Unë them po,së paku në vendin ku jam i strehuar unë,pra në Gjermani:Aty organizohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe,ku shumë lande gjermane,arsimtarët e shkollës shqipe i paguan Ministria e arsimit gjerman.Qka i duhet mërgimtarit tonë?Të e dërgoj fëmiun e tij në shkollën shqipe.Aty fëmiu flet shqip,lexon dhe shkruan shqip,mëson historinë kombëtare,gjeografinë e atdheut,kulturën e traditën shqiptare,etj......Prap disa prinder nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.Në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani,por në gjitha vendet e Evropes shpërndahet një revistë mujore shumë e pasuruar me tema kombëtare,revista quhet"DORUNTINA" dhe kushton vetëm 2Euro, të cilën shumë prind nuk ja u paguajnë femijëve të tyre.Tani të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,të mos i blejshë revistën shqipe,do të thotë vet të kontribosh në asimilimin e fëmiut tënd!Të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,e të rrahësh gjoks për patriot,kjo është qesharake dhe naive.Patriot nuk mund të jetë ai që nuk edukon fëmiun e vet,ai që nuk e shkollon fëmiun në gjuhën amtare.Unë personalisht në disa shoqata të Landit NRW,kam punuar me fëmijë shqiptarë në seksionet letrare dhe kulturore.Përvoja ka treguar se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,e flisnin rrjedhshëm shqipen,e njihnin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe ishin më të suksesshëm edhe në shkollat gjermane.Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende të huaja.Nëse jemi treguar edukator të mirë
atdhetarë të mirë,edhe gjurmët do të i lëmë të mira,ana tjetër qon drejt asimilimit,rrënimit,dhe lëre që lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj,por pasojat dhe çmimet e haraqit do të paguaj fëmiu-prindi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen