Dienstag, 13. April 2010

Panairi i librit dhe Ditët e arsimit dhe karierës


Panairi i librit dhe Ditët e arsimit dhe karierës
Janë paralajmëruar promovime të përditshme të librave, lexime letrare dhe takim me shkrimtarë, ndërsa edhe këtë vit në kuadër të manifestimit të panairit Shoqata e botuesve dhe librashitësve të Maqedonisë - SHBLM do të ndajë shpërblime për botime më të mira midis dy panaireve, si dhe shpërblimet për bibliotekar më të mirë dhe librashitës më të mirë.
Panairi i librit dhe Ditët e arsimit dhe karierës












Në 60 stenda në 4.000 metra katrorë në Arenën Metropolis në Panairin e Shkupit, prej 13 deri 18 prill botues nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja do të prezantohen në Panarin e 22-të ndërkombëtar të librit.

Në manifestimin me koncentrimin më të madh të veprave letrare dhe të ilustruara, vizitorëve do t'u ofrohen botime nga produksioni më i ri letrar, profesional dhe shkencor, beletristikë, libra edukativ dhe doracakë, libra me figura për fëmijë, harta gjeografike, globuse, atlase, kalendarë, galanteri letre, mjete mësimore, materiale zyre dhe pajisje bashkëkohore...

Janë paralajmëruar promovime të përditshme të librave, lexime letrare dhe takim me shkrimtarë, ndërsa edhe këtë vit në kuadër të manifestimit të panairit Shoqata e botuesve dhe librashitësve të Maqedonisë - SHBLM do të ndajë shpërblime për botime më të mira midis dy panaireve, si dhe shpërblimet për bibliotekar më të mirë dhe librashitës më të mirë.

Panairi do të hapet solemnisht në nesër mbrëma, ndërsa nga e marta edhe çdo ditë të ardhshme do të punojë nga 10 deri në orën 20. Hyrja është 30 denarë, për vizita të organizuara të nxënësve dhe studentëve është 20 denarë, ndërsa falas është për fëmijë deri shtatë vjet dhe për pensionistët.

Ditët e arsimit dhe karierës së sivjetme do të mbahen nga e mërkura deri të premten me moton "Arsimi - depozitë për të ardhmen". Manifestimi organizohet që t'ju mundësohet të rinjve në mënyrë profesionale të drejtohen dhe t'ua lehtësojnë zgjedhjen e studimeve.

Do të marrin pjesë qindra institucione arsimore private dhe shtetëore nga Maqedonia, ndërsa do të prezantohen edhe institucione nga 13 vende: Greqia, Hungaria, Hollanda, Italia, Britania e Madhe, Austria, Gjermania, Shqipëria, Franca, Brazili, Spanja dhe SHBA-ja.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen