HORIZONT I RI KRIJUS I NGJESHUR ME VLERA ARTI
Shkruan :Shaban Cakolli
Nga përmbledhja poetike"TË VIJË AI ÇAST" Hasime Hoti ; Prishtinë 2010
Redaktor:Shaqir Foniqi
Recensent:Ferit Ramadani
KGT Prishtinë 2010
Krijuesi i mirëfilltë është i lidhur ngusht me lexuesin,do të njeh botën shpirtërore të lexuesit,por edhe të shpërndajë krijimtarinë e vet në duar të lexuesëve.Si për këtë krijuesit që sot synojnë vlerë materiale ngalibri
krijimet e tyre kanë mbetur mbyllur brenda mureve nga se numri i lexuesëve nuk është edhe aq i dëshiruar.Sot në kutinë time postale befas gjeta një libër poetik"TË VIJË AI ÇAST"nga krijuesja jonë Hasime Hoti,e cila
krijon dhe vepron në Finlandë.Me vete thash:Sa rrespekt kanë poetët,kjo për mua është rrespekt që nuk di si të e përshkruaj dhe falemnderoi,kur vet fakti tregonte se më shtrenjët kushtonte dërgimi postal,se mund të kushtoi
një libër.Duke e shfletuar këtë libër të mirë,unë shpreh mendimin se letërsia në mërgim nuk mund të jetë tjetër nga ajo e viseve shqiptare,e cila do të mund të gëzonte ndonjë privilegj më tepër,veq që është një përpjekëje për
të kapërcyar kufinjët,tek e cila poeti është brenda muresh dhe në përpjekëje gjithnjë të kaloj përtej këtyre muresh të ndërtuara nga veprat e së kaluarës.Mendimi im qëndron i paluhatur se Hasimja ka kaluar artistikisht
përmes vlerash këto mure,kur dihet që ajo si fëmijë u përball me mërgimin,u rrit dhe u shkollua në vendet e huaja me një kulturë dhe traditë tjetër,po asnjëherë nuk la anash gjuhën,traditën dhe kulturën e vet,duke ruajtur
në zemër dashurinë për atdheun dhe kombin,por edhe duke shpalosur shpirtëroren përmes vlerave krijuese.
Krijimi i poezisë dhe artit përgjëthsisht,kushtëzohet,nxitet dhe motivohet nga imperativet e brendshme të subjektit.Aty ku vepra letrare krijohet nga motive artistike,edhe vepra është në funksion gjithsesi më të thellë artistik,
funksion i cili shihet qartë tek poetja jonë Hasime Hoti.Mirëpo ka periudha ku krijuesi deshi apo jo nxitet të kërkoi problemet e kohës me një theks të posaqëm si i hasim edhe tek krijuesja jonë në poezitë e dashurisë.
Pak fjalë për autoren
Hasime Hoti u lind në Mitrovicë më 1987.Kur qe detyruar familja e saj të shpërngulej nga vendlindja Hasimja ishte vetem dy vjeç,pramë 1989.Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Oulu të Finlandës,ku edhe
u kualifikua si laborante e kimisë.Tani jeton me familje nëHelsinki të Finlandes,është e punësuar në spitalin Rinnekoti në qytetin Espos të Finlandës.Kohën e lirë Hasimja e kalon me krijimtari,prej të cilës kemi lexuar
copëza shkrimesh të mrekulluara,kurse tani pata fatin të kem në dorë përmbledhjen e saj poetike"TË VIJË AI ÇAST".Ky është libri i saj i parë,por libër i realizuar mjaft me sukses.Lexuesi i vemendshëm tek krijimet e saj dallon
mallin,heroizmin,qëndresën,dashurinë,besën dhe traditën e atdheut dhe kombit.Mallin për atdheun e ka radhitur në ciklin e parë,ndarë nga gjashtë ciklet që ka libri i saj poetik.
ngërthen poezi me vlera të veçanta artistike dhe estetike: poezi që dëshmojnë për afinitetin dhe zotësinë e autores për ta riprodhuar realitetin jetësor dhe historik në realitetin e ri artistik. Poezitë janë ndërtuar me një mjeshtëri të rrallë dhe se kompozicioni i tyre flet për përvojën dhe zotërimin e teknikës së të shkruarit nga ana e poetes.
Brenda vargjeve poetja ka përdorur shumë trope dhe figura stilistike, si:metaforën, simbolin, njerëzimin, , krahasimin, etj. Poezitë i shquajnë disa funksione: funksioni referues, informues, prekës, funksioni metagjuhësor, poetik dhe me të drejtë ka thënë tek e cila funksioni poetik shfaq parimin e barasvlerës së boshtit të zgjedhjes me boshtin e kombinimit. Duke lexuar këtë vëllim, bëhemi më të pasur me njohuri mbi vlerat që reflekton poezia.Hasime Hoti bukur ka përshkruar dhimbjen e furtunës e cila ka rënë mbi popullin tonë,njerëzit që u flijuan në sakrificat për dritën e tij,të cilët mbetën në shpierin e popullit,jehona mes vargjeve të saj figurave të shquara kombëtare si:Sadik Ramës,Adem Jasharit,Ukshin Hotit,Ibrahim Rugovës,ethj....jehonë që shpërthen fuqishëm mes vargjeve të saj,ndër poezitë e fuqishme të saja shquajmë poezinë Bacë,u kry,po shquajmë strofën e saj të
fundit në këtë shkrim të shkurtër:
Tani Kosova ec shtigjeve të lirisë
Të gjithë shërojnë shpirtin ,shikohen në sy
Janë krenarë që dolën prej robërisë,
Brohorasin zëshëm:Bacë,u kry!
Kjo jehonë e shpërthimit të vargut të saj,shpërhen për ti dhënë kumtin,legjendarit më specifik të Kosovës Adem Jasharit,i cili për kombin po prehej i qetë kur të dëgjonte transparencën:Bacë,u kry!
Tek cikli i dytë si të gjithë krijuesit në mërgim,edhe te Hasimja gjejmë mërgimin plagë,
Poetja Hoti është hedhur edhe te motivi erotik që e ka ndërtuar mirë me mjeshtri artistike: Dashuria në të njëjtën kohë jep edhe gjendje emocionale, e cila identifikohet që nga fillimi me figurën e shpirtit,zemrës,flijimit,dhe kulmi i vet dashurisë gjithësia. Pra, figura e dashurisë në strukturën e poezisë të Hasime Hotit, tashmë ka dykuptimësi: të asaj që identifikohet dhe përjetohet në dritën e dhënë për tjetrin, dhe në shuarjen individuale. Të gjitha këto vijnë si rezultat i mirësisë shpirtërore, që njeriu duhet të pajtohet me njeriun e kësaj bote, në kuptimin
Ne po japim njëren nga këto;
SHPIRTI THËRRET ZEMRËN
Si engjull arrite më zbardhë jetën
Kurrë s´do ketë mbarim dashuria
Për ty jam gati e fal dhe vetën
se ti për mua je gjithësia!
Përmbledhja poetike"TË VIJË AI ÇAST" e Hasime Hotit është e rrumbullaksuar me mjeshtri artistike,por le të kuptojmë se ajo nuk ka të ndalur,se është në hapërim të më tejmë,vargjet e të cilës gjithnjë e më shumë do të jenë
të dëshiruara dhe më në nivel për lexuesin.Ne urojmë që libri isaj në vijim do të na sjell më shumë frymëzime,dhe urojmë që rruga e saj poetike të mos ketë të ndalur.edhe të vetëflijimit për të.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen