Sonntag, 12. September 2010

"KRENARIA E GOLLAKUT"Demir Krasniqi

 "KRENARIA E GOLLAKUT"Demir Krasniqi-Gjilan 2008

  shkruan:Shaban Cakolli

Njëri ndër krijuesit tanë të shquar,poet,muzikolog,publicist është Demir Krasniqi,i cili me punën e tij të pa epur hyri në zemrat dhe dashuritë shpirtërore në mesin e çdo familjeje të sprovuar.Demir  Krasniqi shkrou mijëra këngë të gjitha motiveve,poezi dhe histori kombëtare,nëpër kohë të vështira që i takuan edhe gjeneratës së tij,kohë të cilat pushtuesi me forcën e armëve,ndjekëjeve,vrasjeve dhe burgosëjeve,po mundohej të vëj rrënjet e pushtimit mbi trungun shqiptar të Dardanisë  të dhuruar nga vet zoti,e të trashëguar  gjysh e stërgjyshër  nga iliria.Demir  Krasniqi  një këngëtar dhe krijues u frymëzua nga vegjëllia për të dashur atdheun dhe njerëzit e tij,për atdheun dhe popullin,këndoi e shkrou,gëzime dhe dhimbje,përkundraj sakrificave e sfidave nuk u ndal asnjë qast,por hodhi dritë mbi personazhet e historisë sonë kombëtare.Demir Krasniqi,emër i njohur i penës dhe këngës deri më tani shkrou  gjashtëmbëdhjetë libra,por ne zgjodhëm të flasim për librin"KRENARIA E GOLLAKUT" libri i katrëmbëdhjetë i tij,i cili u botua me  rastin e shënimit të dyzetvjetorit të krijimtarisë së tij.Pa hyrë më thell në analizën e këtij libri,desha me pak fjalë të ju njoh me   jetën e autorit:
Shënime biografike për pedagogun, këngëtarin, kompozitorin, poetin, mbledhësin e folklorit, publicistin dhe gazetarin: DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
-Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës.
-Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar që nga viti 1968, si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ka dhënë një bagazh shumë të madh inçizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.
Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gëzimeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare.
Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër.
Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova.
-Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.
-Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.
-Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare.
-Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit.
-Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi .
Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:
1. “Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993,
2. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995,
3. “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
4. “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
5. “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
6. “Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003,
7. “Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,
8. “Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004,
9. “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005,
10. “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
11. “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë ,2005,
12. “Kroi i këngës “- Gjilan, 2006,
13. “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
14. “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
15. “Diell lirie” – Gjilan, 2008.

Librin voluminoz me titull:”LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT”, në të cilin ka punua plot 40 vjet dhe që përbëhet prej 1216 këngëve popullore të mbledhura nëpër fshatra të Malësisë së Gollakut, e ka të gatshëm për botim në CD, por që askush deri më tash nuk ia ka zgjatë dorën e ndihmave, për ta botuar këtë thesar kaq të çmueshëm popullor?!
 Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:
 “Për emrin e Zotit,
 Për nderin e kombit,
 Për gjakun e dëshmorëve,
 Për eshtrat e varreve”!

Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!”...Tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT" këngët të cilat zënë vend në ciklin e parë të librit janë të atdhedashurisë.Përse?Kohët e  kohës kur u botuar libri nuk ishin edhe të këngës,ishin kohë plagësh,kohë kur   kapërdinte flaka,kur çdo gjë ishte pezull,kur  pushtuesi po përdorte  çdo mjet
për të gllabërua e zotuar tokat shqipe,duke u përpjekur  të humbiste qdo identitet shqiptar,kurse  trimat tanë të lirisë po bënin çmos për të mos i lënë uzurpuesit asgjë nga e jona,nga toka,drita dhe liria shqiptare.Demir  Krasniqi nuk u ndal asnjë çast,ai nuk donte të i linte asgjë harresës,ai mblodhi gjurmë që u  duhen gjeneratave të ardhshme,që ata kanë për të kuptuar se rruga e lirisë nuk ishte e lehtë për të cilën u desht shumë sakrificë e mund.Edhe pse kënga "KUSHTRIMI I SKËNDER BEUT"i prinë këtij libri si personaliteti më eminent i kohës,Lidhja e  Prizrenit,Kur Shkova në Manastir,Dasmën e  Flamurit,RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE,janë këto këngë,që autorin e kanë nxitur mes tyre të ua shënojnëpavdeksinë atyre  që dhanë jetën për çlirimin e vendit në emrin e të cilëve ne sot gëzojmë lirinë.Një cikël hynë edhe  dëshmorët e kombit prej të cilëve disa dëshmorë nga malësia e  Gollakut si Fatmir Ibishi,Rafet  Isufi dhe  Naser Ibrahimi,nga se  Gollaku në historinë e vet ka pasur shumë vuajtëje por edhe figura të njohura qëndrese.Një nga këngët e tij si këngë himn,shquajmë FLAKA E JANARIT

         
                 Flaka e Janarit-flakë e yjësisë,
                Kushtrim i shqiptarit-thirrje e lirisë!
               Flaka e  Janarit erdhi në Gjilan-e,
              Seç  i shporri mjegullat-diell mbi vatan-e,!


             Refreni:
Jusufi,Bardhoshi,edhe Kadri Zeka,
Nuk i trembi plumbi,nuk i trembi vdekja
Bashkë me ta  Zijahu,Rexhepi,Nuhiu,
Bora dhe acari-gjakun nuk ua ngriu!

. Gollaku si trevë shqiptare kufizohet me Llapin, me Rrafshin e Kosovës, me Anamoravën si dhe me Karadakun. Përreth Gollakut janë 9 qytete (qyteza; komuna) shqiptare, dhe vetëm Novobërda dhe Medvegja janë brenda kësaj malësie.Pavarësisht që libri është i titulluar  Krenaria e  Gollakut,vendi i lindjes dhe rritjes së autorit,autori nuk  ka lënë vend pa shetitur në viset shqiptare,të cilat i deshi e u shkrou me zemër ,i këndoi Vlorë,Krujë e Manastir,Preshevëe Jabllanicë,Tivar e deri Triestë,ishte me popullin,me këngën,gëzimin dhe dhimbjen e përbashkët,Tematika tjetër e librit të Demir Krasniqit me zemërgjërësi dhe çiltërsi kujton krijimtarinë e tij të pregatitur me shokët prej të cilëve disa nuk janë më,e të cilët i përkujton me vargje dhembshurie të nxjerrura nga thellësia e shpirtit,dhembjen të cilën e hasim në këngën"TRUP I VDEKUR-ZË I GJALLË"kushtuar bashkëveprimtarit të tij me dhjetëra vite Shaip Berishës.Veq tyre gjejmë tematikat sociale të dhimbshme me të cilat është përballur një pjesë e popullatës,si dhe plagën e shekullit të ri,plagën e kurbetit që për shkaqe të njohura nëpër kohë
kërkon shërim,por shkaqet mbeten tëpa evituara ende,dhe plaga dhemb,psh:

       ZEMRA KA FUQI
Zemra ka fuqi t´coptohet
Dhe përsëri të bashkohet!
Kur familja ikë nëpër botë,
kur e kaplon malli i kotë!

   Refreni:
Vaj,vaj,vaj aman,
Mu dogj shpirt e mu dogj xhan!
Vaj,vaj,vaj,vaj medet
Ç´më përvloi ky i ziu gurbet!
Dhe kot se kot këndon,
Dhe kot,së kot shpreson!

Si askush më mirë Demir  Krasniqi  këndon parodi të cilat me mjeshtri i hodhi në vargje tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT"disa prej tyre dalin poezi edukative si psh"O DUHAN MORE DUSHMAN"

Kujtoj vitet kur u mahita
kujtoj ditët kur të ngjita
mu duk vetja se u rrita
me të ndezë ty,menzi prita.
 Refreni

o,duhan more dushman
a po e din se qka po m´banë?
Më shkatrrove më qite vrerin,
m´prishe shëndetin,m´prishe zërin.....
Më tej gjejmë paroditë:Jam zotëri,Jam këngëtar;Jam shkrimtar e jam poet,Liber Locja po vajton,parodi këto të ngjeshura mirë me vlera poetike,që edhe kur janë thumbuese janë të veshura  fund e krye me realitetin.

Libri"KRENARIA E GOLLAKUT" iDemir  Krasniqit është një libër i ngjeshur me vlera,i  përbërë me dyzet këngë,nisur me "Kushtrimin e Skënderbeut",e kënduar në 500 vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar,këngë me të cilen Demiri ka nisur karieren e vet,pastaj përshkon  dhimbjet e historisë kombëtare shqiptare ënd e kënd trojeve shqiptare,qëndresën heroike shqiptare e cila u përball me shekuj me pushtuesin,por kurrë nuk u përul deri në realizimin e synimit kombëtar  që ishte liria e trojeve të tyre nga pushtuesi,aty prek dhimbjet dhe krenarinë e qëndresës,shtresat e ulëta sociale,jetimët,kurbetin si plagë,rrëpatjet për dritën e diturisë që i gjejmë në këngën  FESTA E LULEVE

Festa e luleve-festa e shkronjave,
Hidhet vallja e shqiponjave
Që nga Korça e  Manastiri-
N´ballë iu prinë Pandeli Sotiri.


Po ashtu qëndresa heroike e trimave të lirisë,e nxitë autorin të krijoj këngë,cilat veq dhimbjes i japin burim shpirtëror,krenari,drejt një perspektive të ndritur të atdheut,gjurmëve të pashlyara të krenarisë tonë duke u thirrur në legjendat e kullës së Jasharajve të cilën rrapsodi dhe poeti ynë Demir Krasniqi e quan Meka shqiptare.Demiri kendon edhe këngë të dhimbshme të pjesëve të trojeve tona të coptuara në katrahurat serbe nisur nga ajo"MIRË SE U GJEJË PLAVË E GUSI";KU MBETI PRESHEVA;MBAHU MEDVEGJË etj....Demiri mund të shquhet edhe këngëtari i guximshëm dhe poet i cili kohën kur veprimtarëve tanë nuk guxonin të iu përmendeshin emrat,ai thuri vargje për ta,i këndoi dhe i shpërndau në popull,vargje që u bënë të ëmbla e të dashura për të gjithë shqiptarët.Demiri pati fatin të hecën nëpër dhimbjet që shkaktuan katrahurat serbe,por edhe priti fatin të i buzëqesh e këndoi gëzimit të pavarësisë së Kosovës,tinguj dhe vargje që u bënë të dashura për gjithë popullatën.Libri i  Demir Krasniqit"KRENARIA E GOLLAKUT",është një libër domethënës i cili nuk mund të përfundoi me një përshkrim kaq të shkurtër,ne deshëm të njoftojmë lexuesin tonë me këtë rrugë të krenarisë së Gollakut,por vetëm kur lexuesi të e lexoi tërësisht mund të njoh punën e ndritur të Demir Krasniqit  në këtë libër ku me mjeshtri artistike dhe plot vlera përshkruan ecëjen e shoqërisë sonë nëpër katrahurën e egër serbe,sakrificat dhe qëndresat për të dalur prej saj,rrugën e mundimshme të mbrojtëjes së arsimit dhe kulturës sonë kombëtare,historinë e mundimshme kombëtare të veshur plot krenari e qëndresë,dhimbjen e përndjekjeve shqiptare,plagën e kurbetit,si dhe  horizontin e  ndritshëm të krenarisë kombëtare,pas daljes nga hallkat e pushtimit serb.Lexuesit i urojmë një lexim të këndëshëm të kësaj krenarie,kurse autorit shëndet dhe suksese  në jetë botimin e shumë librave tjerë si dhe këngë gëzimi e krenarie kombëtare tërë jetën e tij.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen