Samstag, 25. September 2010

VËSHTRIM RRETH PËRMBLEDHJES POETIKE"LOTI I ATDHEUT"Shaban Cakolli

POETI ME NJË MAL PIKËLLIM

  PËRMBLEDHJA  POETIKE"LOTI I ATDHEUT"Shaban Cakolli

Periudhës kur filloi të zhvillohet letërsia e mërgatës së re(sotme) shqiptare,të autorëve të rinjë
nga Kosova,të cilët qenë të detyruar të largoheshin nga atdheu,dhe filluan të botojnë në perendim në gjuhën amtare i takon edhe Shaban Cakolli.
Si krijues i ri,Shaban  Cakolli lexuesve ju paraqitet në dhjetorin e vitit 1996,me vëllimin e parë poetik"Tokë Dardane",ndërsa në nëntorin 1999 doli me vëllimin e dytë"LOTI I ATDHEUT".
Të nisësh udhën e poezisë në këto vite ishte diçka e veçantë,posaçërisht kur në vend mbretëronte një klimë e ndezur politike në mbarë vendin.Poeti këtu shihet se shtegëton me shpirtin e tij të ndezur,të plagosur nga padrejtësitë e shekujve,nëpër hapësirën kombëtare.
Pa u zgjëruar në shtjellimin e motiveve të shumëta të librit të tij,emërtimi"LOTI I ATDHEUT" në


kohën të cilen u ndodhëm,është më se i qëlluar.Fati i keq që si shumë krijues tjerë edhe  Cakollin e nxiti rrugëve të kurbetit,duket se motivi për te është më i shprehur,siduket poeti ndjen
detyrim të mirret me këtë temë të cilën e trajton shumë dhimbshëm.
Që nga Odiseja në letërsi ka zënë vend qëndror Itaka si shenjëzim i atdheut të mbetur larg dhe njeriut në kërkim të tij.Qysh në poezinë e parë të këtij vëllimi"Shpresë e ndrydhur",poeti Cakolli haset në këtë dhimbje dhe në strofën e fundit të kësaj poezie shprehet:

       Rrugëtoi  njomak
    u moshua burrë
  e në Itakën e vet
s´arriti kurrë,kurrë....

Në disa kapituj të këtij vëllimi lexuesi mund të hetoi  qartë shprehëjen e urrejtjes ndaj robërisë
që bënë poeti,pasojë e së cilës del edhe rruga e mërgimit të tij.Plagën e mërgimit  Cakolli duket se e le të hapur në shumë poezi të tij,plagë e cila dhemb,trazon,pikëllon dhe mundon pa pra.Por ky  përkushton menjë angazhim të veçantë mes poezive me përpjekëje të parreshtura për lirinë kombëtare.Në kapitullin"NDARJE QË DHEMB",    Cakolli me një poezi iu është përkushtuar
shkrimtarit dhe poetit të dashur e të shquar Azem Shkrelit.Shkreli u bë dhimbje e madhe për te dhe për shumë krijues dhe atdhedashës,sepse iku nga kjo botë në kohën kur na u desh më së tepërmi.Poeti Cakolli vdekjen e  Shkrelit e sheh si vdekje që Azemin na e mori tinëzisht,në kohën kur na ishte më se i nevojshëm.Ai me disa vargje proteste vdekjen e  Shkrelit e përshkruan kështu:
Në këtë kohë t´pa kohë
për ne plot  shtërngatë
Si duket dhe vdekjet
punojnë me inatë
vijnë kohë e pa kohë
kërcejnë,ngatërrojnë rendet
Sulmojnë atdhetarët
dhe njerëzit e penës.

 E veçanta e pezmit  dhe protestës të poetit  Cakollit shihet  më hapur se kudo tjetër te poezia"TI
KOSOVË SOT",ku poeti me përkushtim trajton rreziqet e kombit tonë nëpër shekuj,që as sot nuk janë të parrezikuara,por në këndin tjetër vështron zgjimin e këmbanave të lirisë,të cilat kësaj radhe janë më të fuqishme se kurrë,në rrugën e sakrificës me hap të pandalur shkojnë me vdekur si me lindur,sepse do të ringjallen në lirinë që do i jep fund  përgjithmonë këmbës pushtuese   të armikut që në shekuj shkeli trojet tona.Për në fund lexuesi gjatë vështrimit të këtij vëllimi do të shohi më afër preokupimet konkrete të autorit,laryshinë e motiveve,fragmentet e jetës së vështirë të një mërgimtari,të lidhur ngusht me fatin e vendlindjes.Poashtu lexuesit nuk do të i kaloi vështrimi i frymëzimit të tij kur shprehë mllefin ose dashurinë,për të treguar se po qëndron i patundur ndaj stuhive të jetës dhe tjetërsimit që i sjell mërgimi.

                              Vështrimin rreth librit"LOTI I ATDHEUT" e bëri Besim Krasniqi

                              më 10 mars 1999,në gazetën"Emigranti Shqiptar"

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen