Mittwoch, 2. Januar 2002

Dardania freskon dhe ngjyros qytetin me kolorite të valleve e veshjeve kombëtare

Dardania freskon dhe ngjyros qytetin me kolorite të valleve e veshjeve kombëtare

Shefqet Cakolli
Në Wattwil të St. Gallenit edhe sivjet ngjyroset me kolorit të valleve dhe veshjes kombëtare festa e qytetit nga SHKA „ Dardania“ e Winterthurit.
Në fundjavën që shkoi qyteti i Watwillit kishte vërtet një festë të madhe në krahasim me popullatën që jeton dhe vepron atje, e sidomos të popullatës shqiptare që kryesisht janë nga pjesa e Maqedonisë, por që kanë një traditë të organizimeve të tilla.
Kështu ishte edhe me shoqatën kulturore shqiptare „ Ilria“ në Wattwil e cila vepron qe 8 vjet dhe ka një anëtarësi të vyeshme sa i përket organizimeve të tilla, ashtu siç na tha edhe vetë kryetari i kësaj shoqate zotëri Xhevdet Beadini, kjo shoqatë ka ndihmuar më të nevojshmit, në Maqedoni por edhe në Kosovë e në Shqipëri dhe ka bërë organizime të shumta të festave kombëtare, por edhe të festës së qytetit ku shqiptarët kanë edhe tendën e vet të zbukuruar me flamurë kombëtarë dhe me logon e shoqatës, aty - këtu edhe me disa vegla dhe veshje kombëtare.

Për t’iu shërbyer të gjitha nacionaliteteve me kuzhinën tradicionale të trevës së Pollogut, kishin angazhuar një ekip prej 10 vetash, që t’u dalin në shërbim të gjithë mysafirëve, kuptohet edhe shoqëria kulturore artistike „ Dardania“ ishte një mysafire e veçantë e gjithë kësaj, me çka u shërbyen edhe ata me pije dhe me ushqime tradicionale, por edhe duke e zbukurua tendën me veshjet dhe me simbolet e tyre të veçanta.

Angazhimi dhe puna vullnetare e stafit të kësaj shoqate bëri që punët të shkojnë mbarë, dhe të japin një pasqyrë edhe para qytetarëve vendas, se shqiptarët dinë dhe ia dalin me organizime të tilla të përbashkëta me të gjitha nacionalitetet e në veçanti me zviceranët.
Arkëtari i kësaj shoqate, zoti Braim Alili, me angazhimin e tij ka bërë që kjo festë të festohet tash e sa vite së bashku me të tjerët, duke lënë një pasqyrë shumë të mirë para vendësve, dhe rrethit ku jetojnë këta aktivistë të vyeshëm.

Hijeshinë dhe koloritin e valleve dhe veshjeve tona kombëtare ia ka shtuar edhe më shumë SHKA „DARDANIA“ nga Winterthuri e cila kishte ardhur për t’u paraqitur me programin e vetë me valle dhe me veshje të trevave tona.
Gjatë dy ditëve sa ishte e paraparë në programin e kësaj feste, anëtarët e Shoqërisë, mahnitën jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe të tjerët, e sidomos zviceranët me prezantimin e valleve dhe lojërave popullore të luajtura nga valltarët dhe valltaret e kësaj shoqërie.

Karakteristik e gjithë kësaj ishte edhe defilimi i anëtarëve të shoqërisë nëpër qytet, dhe interesimi i madh i vendasve për origjinalitetin e këtyre veshjeve kaq të bukura si shpreheshit disa nga të pranishmit, duke marrë edhe foto dhe duke i prek me dorë disa nga veshjet tona karakteristike.
Bashkëpunimi i mirë i faktorit shqipëtar në të gjitha fushat le vend për tu vlerësua dhe lenë përshtypje të mirë te vendasit se shqipëtarët dinë të bëjnë dhe të tregojnë se janë pjesë e kësaj jete dhe kanë traditë dhe kulturë të ngjeshur, që i ruajnë me fanatizëm edhe në mërgim.

Natyrishtë se koloritin dhe skenarin e gjithë kësaj pjesë të prezentimit në bunen e improvizuar, dhe nëpër qytet e kishte pregaditë me kujdes udhëheqësi artistik i kësaj shoqërije zotri Shefqet Cakolli së bashku me Albulenën si koreografja shumë e re por me një perspektivë të kjart dhe të pastër, duke u afirmua gjithënjë e më shumë me kulturën dhe traditën kombëtare të të gjitha trevave tona.
Vlen të theksohet se kjo shoqëri ka një përfoj dhe bagazhë të ngjeshur prej gati 17 vitesh, dhe se si që na tha edhe Zeqir Gashi, sekretari i kësaj shoqërije të vyeshme, „pos që ishim në festivalin „Zvicra 2011“ e cila u mbajtë në Losan të Zvicrës, ne kemi patur thuaj çdo vikend prezentime të ndrysheme, dasma dhe ahengje, dhe e fundit për këtë sezonë është ajo më 09 korrik e cila mbahet në Zürich, dhe më pas më 10 korrik do ta kemi një piknik të përbashkët me të gjithë anëtarët (100) dhe prindërit e cila do të mbahet në Rietplatz të Winterthurit, kuptohet nëse mbanë koha e mirë.