Dienstag, 28. September 2010

"GJURMË NËPËR FLAKË"MAKFIRE MAQEDONCI-CANOLLI


POEZIA ËSHTË RRUGË E RINGJALLJES TË ASAJ QË NUK ËSHTË MË

    Shkruan Shaban Cakolli


  "GJURMË NËPËR FLAKË" Makfire Maqedonci-Canolli
     (POEZI)
   CANAJOHARIE,2010

Emrat e mëdhenj në fushen e artit bëhen yje të ndritura thuajëse padiktueshëm,ata hapërojnë
gradualisht,por mendja e tyre e ndritur pastaj e bënë atë emër të madh dhe krijimtarinë e tyre të pashlyar.MakfireMaqedonci me emrin e saj të vajzërisë tani mban mbiemrin e të martuarit Canolli,sikur herët e kisha hasur në gazetat tona me poezitë e saj,thënë drejt atbotë poezia e saj më u është dukur ende e papjekur mirë,kështu që i bëja një vështrim kalimthi,pa e ditur mirë se kjo ishte një vogëlushe e cila rrugën poetike e kishte nisur nga klasa e dytë fillore,e cila në fushën e artit poetik si njomake orvatej të hidhte gjurmë të mëdha në këtë fushë të vështirë të letërsisë.Vemendjen ma kanë tërhjekur shumë më vonë poezitë e saj,duke i lexuar qetë nëpër disa faqe interneti të cilat botojnë krijime artistike.Duke e lexuar këtu,poezia e saj e ngjeshur fund
e krye me vlera,ditë e më tepër më frymëzonte dhe më nxiste.Shpesh e vraja mendëjen në këtë ngatërrim mbiemri Maqedonci-Canolli,për të njohur vërtetë kush ishte Makfirja?!Në  ishte Makfire  Canolli,që e lexonim si gazetare në  shtypin tonë,Makfirja që shpesh po e dëgjonim në"Radio Diaspora",e cila moderonte rubrikën"Heroizmi i popullit tonë në shekuj",apo  njëra nga  Makfiret që është vetëm një poete e madhe.Duke u munduar të njoh më mirë krijimtarinë e saj,të cilën edhe unë vet e pata shpërnda në disa faqe interneti,pa e ditur edhe vet nëse  Makfirja është vetëm njëra nga poetet,këtë enigmë ia doli të e zgjidhë  Makfirja vet!Një ditë papritmas në kutinë
time postale kishte arritur një pako nga Shtetet e  Bashkuara  të Amerikës.Në të kthyar në anën e adresimit të dërguesit kuptova se pakoja me dhurata të çmuara nga Amerika vinte nga Makfire  Maqedonci-Canolli.Thënë drejt u gëzova pa masë,u gëzova se kishte të bënte në dhuratat që më së tepërmi i dua-librat.Në të hapur të pakos qëndronte libri i saj i ngjeshur me  vlera"GJURMË NËPËR FLAKË",të cilin nëpër faqe neti e kisha lexuar pjesërisht,dhe përherë më shtohej dëshira të e kem libër në tërësi,nën te qëndronte edhe përmbledhëja për fëmijë"I SHES DIELLIT AKULLORE",pavarësisht  që e botuar për fëmijë ishte mjaft domethënëse.Me veta mendova sa zemërgjërë janë poetët e mirëfilltë!Ata veq hargjimeve që bëjnë në botimin e librave,po aq hargjime bëjnë të i drejtojnë në duart e lexuesëve,kur vërehej qartë në pako se shpenzimi postal  për dërgimin e librave kishte kushtuar dhjetë dollar.Unë them se ky libër thesar,i mbushur begati fund e krye,është dhuratë e çmuar për mua,dhuratë që do e lexoi dhe do e ruaj me krenari,duke i qenë mirënjohës  znj.Makfire Canolli.Libri është i ngjeshur me një recension shumë  domethënës hartuar nga  Marin Kelmendi,të bësh një recension tjetër për këtë
libër,kjo do të thotë të nënçmosh recenzuesin i cili kishte bërë një punë me mjaft pedantëri.Unë nuk dua të bëjë recension,por dua të hedh në letër përshtypjet e  mia rreth këtij libri shumë domethënës"GJURMË NËPËR FLAKË" të Makfire Maqedonci-Canolli.
Gjurmë nëpër flakë,emërtim i një libri që në brendi ka vlerën dhe dhimbjen,dhimbje e cilan fatkeqësisht  ka prekur shumkend nga ne,por shprehur aq bukur poetikisht e me mjeshtri i bënë
më domethënëse,përmes metaforave poetja Makfire,e cila  shpalos gjrmët e përflakura që i përjetoi në shpirtin e vet,në dhimbjen e kombit,gjurmë çnjerëzore që po linte pushtuesi më i ndyrë mbi të pafajshmit e popullit tonë,të cilat nga atdheu shqiptar po i barte në Shtetet e  Bashkuara tëAmerikës,ku poetja  jeton dhe krijon,e që bukur dhe dhimbshëm po i nxirrte nga shpirti dhe po i shprehte përmes vlerës së artit në vargje. E lindur në Prishtinë,më 1969 Makfirja fëmijërinë e kaloi në vendlindje.Me poezi ka filluar të mirret në klasën e dytë fillore,punimet e cilës i kemi hasur në gazetat tona  edhe atë kohë.Si poete e  re unë them se ajo  do jen nxitur nga shpirti i saj artistik dhe atdhetar,nga se i takonte një rinie të nëpërkëmbur,nën shtypëjet pushtuese,rini e cila njollosej e etiketohej me termat çnjerëzore"iridentist","seperatist";deri në"Kanibalist"!!Të marrish rrugën e poezisë atë botë ishte e mundimshme,e vështirë sikur të kalosh nëpër flakë,por  Makfirja sfidoi pushtuesin,nga se mendjen e saj të ndritur nuk kishte pushtues që ia heq nga koka,ata u munduan duke ia konfiskuar  tufët e punimeve të rinisë,por sikur kishin harruar se ajo po i ruante dhe po i stërviste në kokën e saj intelektuale.UDB-a famkeqe serbe shtoi dhunë në këtë familje,duke ua pamundësuar rexhistrimin e këtyre arsimdashësve në studime,duke burgosur vëllezërit e saj,por mendja e  Makfires nuk burgosej,shpirti i saj poetik po buronte nga brendia,edhe pse ia benin të pamundur të jenë pranë lexuesit.Si shumë shqiptar tjerë të përndjekur viteve 90-ta,edhe Makfirja detyrohet të nisi rrugën e mërgimit fillimisht në Gjermani e më pas në New -YORK,ku edhe sot jeton dhe vepron,ku veq poezisë aktivitetin e vet e ushtron ne gazetari të shkruar dheRadio.Padyshim në poezitë e  Makfire Canollit  gjenë  edhe motive dhe tema mërgimi,nga se nuk mund në asnjë mënyrë tëi ikej kësaj plage.Letësia  në diasporën tonë shqiptare nuk mund të jetë tjetër nga ajonë atdhe,që do gëzonte një privilegj  nuk flitet fare,po që krijuesi ynë jashta atdheut gjindet gjithnjë në përpjekëje për të kapërcyar  kufinjët,tek e cila poeti është brenda muresh,duke u përpjekur vazhdimisht të kaloj jashta këtij muri i ndërtuar nga veprat e së kaluarës.Këtë më së miri e shprehë në vargjet e saj Makfire Canolli,si vijon:


  Dua sytë të më verbohen nga drita,
E prap shtegu të më kthejë te flaka ime,
       Në votrën e zemrës
     Të digjem këtu dua,që
  Të jem mijëra herë më e gjallë.
 Duke shpupuritur flakën,
Të numëroj ëndrrat e djegura,
Akoma pa e fryrë era
 Hirin që ka mbetur.


 Krijimet e poezisë dhe arteve në përgjëthësi,kushtëzohen,nxiten dhe motivohen nga imperativet e brendshme të subjektit.Aty ku vepra letrare krijohet nga motive artistike,edhe vepra gjithësesi është në funksion të thellë estetik.Mirëpo ka periudha historike,ku krijuesi deshti apo jo nxitet të kërkoj agjenset morale ndaj problemeve të kohës.Me zërin e poetës Canolli,është ndërtuar fuqishëm dhe buqet fuqishëm e kaluara jo vetëm individuale,por edhe ajo kolektive,e trollit tonë historik,të cilët vetëm pse donin të jenë zot në trojet e tyre,se ishin liridashës,u masakruan mizorisht nga pushtuesi sërb,ashtu si shprehet poetja nga se  vetëm eshtrat e tyre flasin shqip,edhe ndoshta pse shumë prej tyre të humbur dikund në ndonjë skëterrë.Ajo gjenë veq dhembjes edhe krenarinë e qëndresës sonë,ku mes dhembjes dhe krenarisë zërat bëhen arkiv i kohës.Tek libri"GJURMË NËPËR FLAKË",fjala gjak haset  thuaj në tërë librin poetik,luftëtar lirie,
Kastrioti,shtiza e kuqe,gryka e pushkës,pra në kohën e pakohë nuk mund të lindnin fjalë tjera,kur pushtuesi i ndyrë po përdorte dy forma shfarosëse mbi popullin liridashës shqiptar;E para ishte zhdukja fizike e tyre që do të lahej me gjak,hiq më e parrezikshme nuk ishte zhdukja kulturore,me cilën pushtuesi po tentonte të zhdukte kulturën dhe identitetin shqiptar,kurse bijët tanë të vendosur për të mos i lënë as njëren dhe as tjetrën,po paguanin këtë mbrojtëje me më të shtrenjtën-gjakun.Këtë sakrificë poetja jonë e përshkruan fuqishëm në poezinë e saj"Himn për gjakun".Kështu shprehej edhe recenzenti i këtij libri:Po kush nuk ik nga zingjirët,nga gjaku,nga vrasjet,nga melankolia,nga pika në zemër......Poetja nuk ik nga asnjëra prej tyre.Shpirti i saj ka brenda shpirtin  që dashu-ron,shpirtin që vdes,shpirtin që jep jetën për jetën e tjetrit,për lirinë kolektive,për lirinë e atdheut.Me të i lexuar këtu nëpër kokë mu sollën vargjet e të madhit  Shkreli,kur shkruante:Mos u bënë poet,nëse nuk  do mund të lindësh për çdo fjalë,por edhe të vdesësh për çdo varg!As njërin nga poetët bashkohës që kam lexuar nuk do ishte më në gatishmëri se poetja jonë  Canolli për të vdekur për çdo varg,për çdo fjalë,por edhe për të u ringjallur për to.Libri"Gjurmë nëpër flakë" i  Makfire  Maqedonci-Canolli,është libri i saj i parë,libër që për lexuesin e vemendshëm është libër thesaresh e begatishë,vlerash të mirëfillta,që shprehin herë dhembjen,herë krenarinë qoftë individuale dhe ate kolektive,të ngjeshura fund dhe krye në vlera.Libër domethënës që çdo artdashës    shprehë dëshirën të e kenë në bibliotekën e vet.Fill më pas ajo nxori librin e saj të dytë"I shes Diellit Akullore".Ne e falemnderojmë poeten Makfire Canollin që na e dha mundësinë të kemi pranë librat e saj,e falemnderojmë edhe  recenzentin që bëri një recension të fuqishëm.Për këtë libër të ndritshëm,të begatshëm me vlera mund të shkruhet edhe shumë e shumë.Libri është i një niveli shumë të lartë,nuk po e them këtë vetëm unë si lexues,këtë përfundim me një mesazh të fuqishëm e kanë nxjerrur edhe promovuesit nëpër promovimet që i bënë në Kosovë dhe Amerikë.Makfire Maqedonci- Canolli,është emër premtues i letërsisë sonë,ne urojmë që nga kjo poete të kemi libra të një pas njëshme.

Sonntag, 26. September 2010

PA ERË

PA ERË
As erë flijash ,
As kuleçë bijash ,
As djepa nën arra
, As kortarë në ara...  As ujë krojesh , As  erë  ftojesh , As luhaça Shën Gjergji , As burra gurapeshi...  As lojë pehlivanash, As lojë filxhanash , As lojë pullash , As jelekë sumllash ...  As lojë guralecash , As thurje bistekash , As vrapime kuajsh , As lojë kalamajsh ...  As fshirje lamash , As vrapime maramash , As kerre të kuqe , As krushq për nuse...  As krisma tupanësh , As këngë  majekrahësh , As melodi kavallesh , As kurora vallesh ...  As xhemperë pikash , As valle çikash , As këngë defesh , As lule gjergjefësh ...  As tundje tpinash , As  qypa tëlyenash , As bukë çerepash , As ninulla djepash ...  As pleq me kërroçe , As bukë kallamboqe , As kunguj Misiri , As kasolle fieri ... As erë murrizash , As hije mrizash , As erë mollash , As lojë belhollash...  As erë dardhash , As xhivle hallash , As pshellakë allesh , As krisma nallesh...  As erë baresh  , As lule beharesh  , As këngë beqarësh , As lehje zagarësh ...    As valëza kallinjsh , As bluarje mullinjsh , As duaj tërshanash , As stogje sanash ...  As dele vathësh , As tinarë djathësh , As mazë xhyveçash , As  kalanicë përsheshash ...  As këngë çiftelijash , As hoka bijash , As përkundje djepash , As krisma vekash ...  As pëlhura çeizesh , As kërrabëza qëndisjesh , As këngë konagjegjash , As xhizë përpeçash...  As kalimtarë , As shpezë shtegtarë , As n’ livadhe kostarë , As bujq në arë ...  As blegërima rrunzash , As pupëzime pupëzash , As strofulla shqiponjash , As xixa xixëllonjash ...   As këngë turreci , As kërcim karkaleci , As tubë buburreci –  S’ ka më Tugjeci !...  As bletë hojesh , As shami ojmesh , As lugje gurrash , As oda burrash , As gurë oxhaku – S’ ka më Gollaku !...              Demir KRASNIQI

Samstag, 25. September 2010

VËSHTRIM RRETH PËRMBLEDHJES POETIKE"LOTI I ATDHEUT"Shaban Cakolli

POETI ME NJË MAL PIKËLLIM

  PËRMBLEDHJA  POETIKE"LOTI I ATDHEUT"Shaban Cakolli

Periudhës kur filloi të zhvillohet letërsia e mërgatës së re(sotme) shqiptare,të autorëve të rinjë
nga Kosova,të cilët qenë të detyruar të largoheshin nga atdheu,dhe filluan të botojnë në perendim në gjuhën amtare i takon edhe Shaban Cakolli.
Si krijues i ri,Shaban  Cakolli lexuesve ju paraqitet në dhjetorin e vitit 1996,me vëllimin e parë poetik"Tokë Dardane",ndërsa në nëntorin 1999 doli me vëllimin e dytë"LOTI I ATDHEUT".
Të nisësh udhën e poezisë në këto vite ishte diçka e veçantë,posaçërisht kur në vend mbretëronte një klimë e ndezur politike në mbarë vendin.Poeti këtu shihet se shtegëton me shpirtin e tij të ndezur,të plagosur nga padrejtësitë e shekujve,nëpër hapësirën kombëtare.
Pa u zgjëruar në shtjellimin e motiveve të shumëta të librit të tij,emërtimi"LOTI I ATDHEUT" në


kohën të cilen u ndodhëm,është më se i qëlluar.Fati i keq që si shumë krijues tjerë edhe  Cakollin e nxiti rrugëve të kurbetit,duket se motivi për te është më i shprehur,siduket poeti ndjen
detyrim të mirret me këtë temë të cilën e trajton shumë dhimbshëm.
Që nga Odiseja në letërsi ka zënë vend qëndror Itaka si shenjëzim i atdheut të mbetur larg dhe njeriut në kërkim të tij.Qysh në poezinë e parë të këtij vëllimi"Shpresë e ndrydhur",poeti Cakolli haset në këtë dhimbje dhe në strofën e fundit të kësaj poezie shprehet:

       Rrugëtoi  njomak
    u moshua burrë
  e në Itakën e vet
s´arriti kurrë,kurrë....

Në disa kapituj të këtij vëllimi lexuesi mund të hetoi  qartë shprehëjen e urrejtjes ndaj robërisë
që bënë poeti,pasojë e së cilës del edhe rruga e mërgimit të tij.Plagën e mërgimit  Cakolli duket se e le të hapur në shumë poezi të tij,plagë e cila dhemb,trazon,pikëllon dhe mundon pa pra.Por ky  përkushton menjë angazhim të veçantë mes poezive me përpjekëje të parreshtura për lirinë kombëtare.Në kapitullin"NDARJE QË DHEMB",    Cakolli me një poezi iu është përkushtuar
shkrimtarit dhe poetit të dashur e të shquar Azem Shkrelit.Shkreli u bë dhimbje e madhe për te dhe për shumë krijues dhe atdhedashës,sepse iku nga kjo botë në kohën kur na u desh më së tepërmi.Poeti Cakolli vdekjen e  Shkrelit e sheh si vdekje që Azemin na e mori tinëzisht,në kohën kur na ishte më se i nevojshëm.Ai me disa vargje proteste vdekjen e  Shkrelit e përshkruan kështu:
Në këtë kohë t´pa kohë
për ne plot  shtërngatë
Si duket dhe vdekjet
punojnë me inatë
vijnë kohë e pa kohë
kërcejnë,ngatërrojnë rendet
Sulmojnë atdhetarët
dhe njerëzit e penës.

 E veçanta e pezmit  dhe protestës të poetit  Cakollit shihet  më hapur se kudo tjetër te poezia"TI
KOSOVË SOT",ku poeti me përkushtim trajton rreziqet e kombit tonë nëpër shekuj,që as sot nuk janë të parrezikuara,por në këndin tjetër vështron zgjimin e këmbanave të lirisë,të cilat kësaj radhe janë më të fuqishme se kurrë,në rrugën e sakrificës me hap të pandalur shkojnë me vdekur si me lindur,sepse do të ringjallen në lirinë që do i jep fund  përgjithmonë këmbës pushtuese   të armikut që në shekuj shkeli trojet tona.Për në fund lexuesi gjatë vështrimit të këtij vëllimi do të shohi më afër preokupimet konkrete të autorit,laryshinë e motiveve,fragmentet e jetës së vështirë të një mërgimtari,të lidhur ngusht me fatin e vendlindjes.Poashtu lexuesit nuk do të i kaloi vështrimi i frymëzimit të tij kur shprehë mllefin ose dashurinë,për të treguar se po qëndron i patundur ndaj stuhive të jetës dhe tjetërsimit që i sjell mërgimi.

                              Vështrimin rreth librit"LOTI I ATDHEUT" e bëri Besim Krasniqi

                              më 10 mars 1999,në gazetën"Emigranti Shqiptar"

Mittwoch, 22. September 2010

Radio dituria” radio lokale në Gjuhën shqipe në qytetin Borås

Radio dituria” radio lokale në Gjuhën shqipe në qytetin Borås

Radio dituria është organ i Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås.

Radio dituria është një radio lokale shqipe me seli në Borås që emiton program një herë në

javë cdo të merkure nga ora 18,00 - 19,00 në gajtësi valësh 92,5 Fm.

Qellimi me këtë radio është që shqiptarët të lidhen sa më afër me njeri tjetrin, që të prezentohet

kultura, tradita dhe gjuha e tyre shqipe ne keto troje ku jetojne dhe veprojne shqiptarët.

Ne kemi degjues nga mosha të ndryshme, duke filluar nga fëmijet deri tek te moshuarit.

Ne jemi për ate që të bejmë hapa përpara që të krijojm dhe ruajm identitetin tonë kulturor këtu ne

Suedi.

Kjo është një urë lidhëse për botën e fëmijëve me vendlindje.

Një fakt është prezent se komunitetit shqiptar në Suedi ka një përkrahje të madhe dhe kjo është

ana pozitive e punës sonë dhe se kjo ka jehonë shumë pozitive në jetën e shqiptarëve në

Borås.

Ju mund të kontaktoni në numrin e telefonit 0704271055 nese keni ndonje propozim, ide apo

verejte lidhur me programin e kësaj radioje gjithashtu mund të shkrueni edhe në emailin e

redkasisë radiodituria@live.se Den här e-postadressen är skyddad från spamrobotar, du

måste ha Javascript aktiverat för att visa den

PREZANTOJMË MËRGIMTARË TË SHQUAR

PREZANTOJMË MËRGIMTARË TË SHQUAR
   Shkruan:Shaban Cakolli

Njeriu në jetë ballafaqohet me ndryshime të mëdha të cilat vërtetë janë të vështira të përballohen.Ne Shqiptarët e  Kosovës në fillim ishim të pllakosur nga robëria,përndjekëjet,shtypëjet,burgosëjet,maltretimet dhe vrasëjet,pastaj shpërtheu lufta,e mundimshme,përplot përndjekëje,vrasëje e masakrime,megjithatë shqiptarët liridashës qëndruan tëpa lëkundur,iu përballuan  gjitha vështërsive sepse qëllim i tyre ishte dëbimi i okupatorëve nga atdheu i tyre.Tani është koha e një tranzicioni për ndërtimin e një demokracie moderne.Të paktën gjatë viteve 80-90,-ta,nga përndjekja e pushtuesëve shqiptarët qen detyruar
të kërkonin strehim nëpër vende që kan mundur të jenë djepa të demokracive.Komuniteti shqiptar në këto vende kanë gjetur vetën duke punuar shumë,duke ndërruar profesione,dhe duke fituar eksperienca të rëndësishme.Njëri nga ata është Sokol Demaku,i cili qe detyruar të strehohet në Suedin e largët,me një duf mall në shpirt për vendlindjen,u përkushtua në punën e tij të paepur,i cili veq punës me nxënës me mësim plotësues në shkollat shqipe,iu rrek studimeve në Univerzitetin suedez,ku veq studimeve të sukseshme u thelluam në stërvitjet teorike dhe praktike,për   të fituar eksperienca të ndryshme në trajnimin e gazetarisë dhe teknologjive tjera të informimit,si ate të radios etj.Si rezultat i këtyre njohurive ai ia doli senzibilizimit të çështjes sonë tek organet suedeze,u stërvit në veprimtarinë poetike dhe publicistike,u trajnua me grupe ideshë e krijimtarishë  për të sjellur cilësi tënjë-pasnjëshme,qoftë në fushën e informimit ashtu edhe të krijimtarisë.Pena dhe letra janë dy gjëra qensore që Sokol Demakut i ndihmuan në pasurimin ,trajnimin dhe informimin cilsor  në gjuhën shqipe nga  Suedia.Si rezultat i kësaj pune Sokol Demaku është autor i disa librave,nxjerr revistën mujore Dituria.se në gjuhën shqipe,si dhe administron një radio shqiptare në Suedi,e quajtur Radio Dituria.Përmes  tyre ai na njeh me
jetën dhe veprimtarinë e mërgimtarëve tanë në Suedi,por edhe politikën miqësore të shtetit suedez ndaj shqiptarëve.Kurse RadioDituria ka arritur  që veq shqiptarëve në diasporë,të gjindet në mesin e mbarë trojeve shqiptare,nga e cila kemi mësuar për shumçka shqiptare.Ne në fb,kemi dhënë disa nga intervistat me shqiptarë të shquar,të cilat do vazhdojmë të i pasqyrojmë edhe më tej,si rezultat i punës së paepur të Sokol Demakut.

Ne ju folëm me pak fjalë për veprimtarin Sokol Demaku,por  njerëz të tillë në diasporën shqiptare ka edhe shumë,të cilët me eksperiencën e lartë që fituan vendeve europiane,jo vetëm që ndihmuan shqiptarët e mërguar,por eksperiencën e tyre të lartë do e bartin në atdheun e tyre shqiptar.

Montag, 20. September 2010

SIMBIOZA PROMETEIKE E DY ZËRAVE, I GAZETARES DHE I POETES

SIMBIOZA PROMETEIKE E DY ZËRAVE,
I GAZETARES DHE I POETES
 
 






Për ta bërë më të lehtë recensionin tim për “Gjurmë nëpër flakë”, pyeta një mikun tim poet, i cili në Amerikën e largët ka edhe mik shtëpie familjen Canolli. Kush është Makfire Canolli? Ai qeshi me ironi, duke më qortuar se mbiemri i saj i vajzërisë është Maqedonci. Ma mbylli me kaq. Ama unë nuk e kisha hallin se kisha ngatërruar mbiemrat. Pastaj ma dha dorëshkrimin e saj poetik, duke më dhënë përgjigjen me të.
Tek po shfletoja dorëshkrimin, me atë kureshtjen që kemi për gjërat që s’i kemi pasur në dorë kurrë, insistoja të merrja vetë, me një të hedhur të syve, përgjigjen që nuk ma dha poeti për miken e vet poete. “Ke harxh e bulmet mjaft”, m’u kujtua tash të më ketë thënë. Pastaj një zë aspak autoritar dëgjova sakaq: “Fillo punën”!
Patjetër se po ndihem mirë se po i hap rrugën librit “Gjurmë nëpër flakë”. Edhe po kaq po ndihem më mirë se në këtë rrugë po nis librin e parë të poetes Makfire Maqedonci – Canolli. Jemi në një festë e dyfishtë: Libri me poezi po shkon në dorë të lexuesve dhe autorja e tij me kërë libër po merr titullin e bukur “poete”.
Vërtet këtë titull Makfirja e kishte ndjerë në shpirt shumë kohë më parë, kur në një dritë qirinjsh në Prishtinë po shkruante vargjet e para, ose duke fjetur gjumë, fantazia poetike po i sillte në kokë ndonjë ide që mund të bëhej pastaj poezi e asaj nate, e cila, për poetët, quhet poezi e një nate pa gjumë. Dhe, jo vetëm një këso poezie e poetes, ende e panjohur nga lexuesit edhe në fushën e artit poetik, prej kohësh po priste të bëhej pjesë e gjurmëve të saj të para në këtë rrugë të vështirë.
Këto janë gjurmë të përflakura, jo vetëm thjesht brenda një metafore, por të përjetura në shpirtin e saj në të dyja anët e oqenanit, në Shtete të Bashkuar të Amerikës, por edhe në atdheun e saj, në gjysmën tjetër të Shqipërisë, në Kosovë, si do të shprehej vetë në njërën nga poezitë e vëllimit.
Më parë se poete, Makfire Maqedoncin – Canollin e njoha si gazetare, tek po lexoja një intervistë të saj, që e kishte dhënë për shtypin kosovar. Aty doli me prirje të dyfishta, e vlerësuar si poete e dhembjeve të mëdha dhe si zë i luleve. Prirjen e parë po e dëshmonte me tri poezi, me të cilat po shoqëronte intervistën. E para kishte titullin simbolik “Lot prej dheut”, e dyta “Lidhur me rrënjë”, kurse e treta “Hinm për gjakun”. Me njërin nga vargjet e bukura të poezisë së fundit, Makfirja gazetare po tregonte shenjat e para se në poezi kishte bërë një rrugë të gjatë e të thellë drejt olimpit të saj. Gjaku im vertikalisht po i quante çlirimtarët e Kosovës, të mbledhur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, të përkrahur nga forca çlirimtare të botës demokratike, çliruan vendin, duke larguar prej aty makinerinë serbe të gjenocidit, 11 vjet më parë.
Duke metaforizuar fjalën “gjak”, me të cilën është përmbytur thellë pothuaj krejt libri poetik “Gjurmë nëpër flakë”, luftëtarët e lirisë i quan shtizë të kuqe të pushkës, e cila, mes të tokës dhe reve të zeza, i jep sinjal Gjergj Kostriotit se po vjen dita e lirisë nga gjaku që po derdhin heronjtë e heroinat, jo vetëm të popullit shqiptar.
Të njëjtët flamurë poetikë që po shoqëronin intervistën, ishin edhe parashenja të tjera se nga po orientohej gazetarja në poezi. Nuk kishte nga të shkonte tjetër. Për gati dy dekada është bërë një Promete i lidhur me zhinxhirët e dhembjes së jetës larg atdheut. Me zërin e gazetares, jashtë dhe me zërin e poetes, nga brenda, ky mit tjetër buçet për të kaluarën e saj, për të tashmen, gjithashtu. Edhe brenda individuales është universi shqiptar, jo vetëm i vendlindjes së saj, por i tërë trolli historik shqiptar, edhe gjithandej ku “vetëm eshtrat flasin shqip”.
Të dy zërat, gjithnjë në një simbiozë prometeike, shpërndahen gjithandej tek jetojnë shqiptarët jashtë dy shteteve të tyre, Kosovës dhe Shqipërisë. Asnjëherë pa u ndarë, të dy zërat bëhen heroikë në emisionin e Radio - Diasporës nga vetë drithërimat e emisionit “Heroizmi i popullit tonë ndër shekuj”, të cilin e drejton Makfirja. Dhe, këto drithërima poetizohen në tërë pëlhurën poetike të librit, duke marrë flakë, duke u bërë gjurmë të thella nëpër të. Nuk kishte nga të dilte një titull tjetër për librin e saj të parë, pos titullit që ka “Gjurmë nëpër flakë”. Tepër më shumë e tepër më thellë se ky titull fet përmbajtja e librit.
Me prometeizmin i zërave, Makfirja shpërndan ëndrrat e jetës, zezonat e saj. Ato bëhen simbolike si vetë emri i radios, si vetë emri i përmbledhjes. Mbushen me dhembje e vuajtje, kur vijnë nga e kaluara familjare dhe kombëtare, por edhe individuale njëhohësisht. Edhe më pastaj kur artikulohen në vargje.
Mes dhembjes dhe krenarisë, zërat bëhen arkiv i kohës, përjetësi e saj. Dhe, nuk i referohen vetëm veshit. Zemrës dhe shpirtit më shumë. Edhe më e përbotshme: I referohen ndërgjegjes kombëtare dhe njerëzore. Pastaj kalojnë edhe përtej radios, por jo si vesë që mëngjeseve bie mbi barin e njomë. Por, atë vezullim të bukur mëngjesor e merr fjala e derdhur në vargje, sa herë ato zagushi të jetës në kurbet janë pak të thuhen vetëm me zërin radiofonik. Nuk thuhen vetën andej tek shpërndahen lulet nëpër vende të ndryshme të botës, por veshin tërë trollin shpiptar.
Ëndrrat, dhembjet, melankolia, heroizmi dhe dashuria, por edhe tema të tjera, janë prej mishit dhe gjakut të tij, si dikur kur ishte vajzë, si sot kur është nënë e dy vajzave. Dhe, janë këto dy vajza, të cilat i krahason me dy violina, që ia bëjnë shpirtin të bukur, i japin jetë.
Qoftë me një lexim të parë të librit poetik “Gjurmë nëpër flakë”, lexuesi nuk ka fare nevojë të kërkojë ndihmë për të ditur kush është autorja e tij. Nëse lexuesi është zgjuar keq atë ditë kur ka në dorë librin e poetes Makfire, si kur na del gjumi nga një ëndërr e keqe, sakaq muzika, e gërshetuar bukur brenda rimave të vargjeve, do ta bëjë të ndihet mire. Tëra ato serenada që ia do shpirti për moshën, e bëjnë tjetër, jo vetëm për një çast. Këtë shpirt, duke kaluar njëherësh përpara faqe të tëra të libri, e gjen në ciklin e fundit, posa lexon togfjalëshin e bukur “mali i dashurisë”. Ndonëse në fund të librit, në atë mal ka dëshirë të rrijë gjatë, të vallëzojë me gjethet dhe të shkundet bashkë me to.
Po kush nuk ik nga zinxhirët, nga gjaku, nga vrasjet, nga melankolia, nga pika në zemër… Makfirja nuk ik nga asnjëra prej tyre. Shpirti i saj ka brenda shpirtin që dashuron, shpirtin që vdes, shpirtin që jep jetën për jetën e tjetrit, për lirinë kolektive, për lirinë e atdheut.
Brenda, po aq thellë atij shpirti krijues femëror, është edhe shpirti vrasës që e ka armiku, në këtë rast armiku serb. Ai shpirt është në pjatën e parë të librit. E ka bërë të parë për faktin se ishte shqetësimi më i madh i kohës, në fund të shekullit të kaluar. Shqetësimi ishte planetar, jo vetëm për shqiptarët dhe Gadishullin. Pastaj shqetësimi tematik të mbërthen me forcën dhe egërsinë e tij me titullin, po ashtu të egër e frikativ “Jetë e lidhur me zinxhirë”, prandaj lexuesi i ëndrrës së keqe nuk ka faj se kërkon pjatën e fundit, mbushur me ëmbëlsirë.
Ëmbëlsirë që të bën të hidhur, të protestosh edhe kundër Zotit, janë poezitë për vdekjen e njerëzve të njohur e të panjohur, veçmas kur ata janë fëmijë.
Krenari e veçantë me dhembje janë tëra rëniet e dëshmorëve të kombit, jeta e të cilëve del e kthyer në jetën e lulekuqeve të Kosovës, të cilat mbijnë vetëm nga gjaku i të rënëve. Ritmi i shpejtë i vargjeve të bën të ndihesh në fushëbeteja të UÇK-së, përballë forcave serbe, ku, më parë se krismat, dëgjohet kushtrimi i legjendës së asaj lufte, Adem Jashari. Tëra këto poezi mund të lidhen në një tufë, për të bërë së bashku poemën e madhe të luftës çlirimtare të Kosovës.
Dhembje olimpike është edhe dhembja për vdekjen e nënës së poetes. Jo vetëm në një poezi flet me të si të ishte e gjallë. Asaj i ka përkushtuar tërë librin, duke bekuar që fjala e tij të bëhet dritë për të, kurse tërë librin e ka bekuar po ashtu si epitaf, jo gdhendur në mermerin e nënës, por në gurin e ftohtë që ka në shpirtin e vet për më të shtrenjtën, e tretur në dheun e atdheut.
Nuk desha të flas më shumë se për autoren, për librin e saj. Në këtë festë që e ka sot libri i saj i parë, vetë lexuesi le të arrijë frutat nga pemët. T’i shijojë në këtë ditëlindje e të mos kërkojë më shumë përgjigje nga unë se kush është Makfire Maqedonci – Canolli, se çfarë është “Gjurmë nëpër flakë”, si kërkoja unë në fillim nga ai poeti, pa njohur as njërën, as tjetrën.
Duke u hapur rrugë edhe poetes Canolli, edhe gjurmëve të saj nëpër flakë, besoj të paktën që arrita t’i njoh pjesërisht. Si lexues mbase më shumë e më mirë. Por, jo! Makfirja do të shkojë edhe më tutje me libra të tjerë, duke lënë gjurmë të tjera nëpër flakë.
Urime, Maki!
Marin KELMENDI
 Çaste me moderatoren e Radio - Diasporës, Makfire Maqedonci - Canolli, drejtuese e misionit për dëshmorët e kombit
Poetja e dhembjeve të mëdha, Makfirja e zërit të luleve
“Dëshmorët e kombit janë jeta jonë kudo që jemi, brenda atdheut, ose jashtë tij. Me gjakun e tyre ne po ndërtojmë jetën tonë politike e familjare. Radioja jonë i jep zë heroizmit të tyre ndër shekuj. Ky emision dëgjohet shumë, jo vetëm në diasporë, duke u bërë ura që i lidhë shqiptarët me trollin dhe me të kaluarën e tyre të lavdishme”.

Tashmë zëri i saj flet për të, për të kaluarën e saj, për të tashmen gjithashtu. Shpërndahet gjithandej tek jetojnë shqiptarët jashtë dy shteteve të tyre, Kosovës dhe Shqipërisë. Dhe, ai zë nuk tregon vetëm zotësinë profesionale të gazetarisë radiofonike. Tepër më shumë. Me të shpërndahen ëndrrat e jetës, që bëhen simbolike si vetë emri i radios. Ato mbushem me dhembje e vuajtje, kur vijnë nga e kaluara familjare dhe kombëtare. Mes dhembjes dhe krenarisë, tingujt bëhen arkiv i kohës, përjetësi e saj. Dhe, nuk i referohen vetëm veshit, zemrës dhe shpirtit më shumë. Edhe më sipërane: ndërgjegjes kombëtare dhe njerëzore. Pastaj kalojnë edhe përtej radios, por jo si vesë që mëngjeseve bie mbi barin e njomë. Vetëm atë shkëlqim të bukur merr fjala e derdhur në vargje, sa herë ato ëndrra janë pak të thuhen vetëm me zërin. Nuk thuhen vetën andej tek shpërndahen lulet, por veshin tërë trollin shpiptar. Janë prej mishit dhe gjakut të tij, prandaj. Ashtu si ishte dikur ajo vajzë, ashtu si është sot kjo nënë, Makfire Canolli dhe Makfire Maqedonci. Por, askush nuk mund të flasë më mirë për të sesa ajo vetë.
- Po, thotë ajo, me një zë krejt tjetër, nga ai që na vjen me valë të radios. Më shumë pohon qëndrimi i saj, pamja, që nuk e shohim kur është prapa aparaturës radiofonike. Dhe, pa dashur të përfill rregullat e një intërviste, jeta e fëmijësisë së saj vjen e para.

Familja prej nga vini është një familje me merita të vecanta patriotike ,sepse dihet që 3 nga vëllezrit e t'u ishin të dënuar me burgim politik gjatë viteve '80 ,na tregoni diqka më shumë për kohën e atyre viteve si i mbijetuat ju dhe familja juaj keto katrahura?
Ofshan thellë, pastaj tregon:
Eh, ato vite! Nuk isha më shumë se 11 vjeçe, kur pushteti serb më burgosi 3 vëllezërt, pasi aktivitetet e tyre patriotike i ranë në sy. Po burgosej Kosova. Vitet ‘80. Po fillonte edhe një rilindje e popullit dhe atdheut tim. Nëna jonë nga dhimbja që e ndjeu në shpirt, jo vetëm për djemtë e saj, iku nga kjo jetë në prag të moshës 50-vjeçare. Pra, ishte tepër e vështirë ajo kohë, si është e vështirë tani ta kujtoj. Por, familja ime nuk ishte e vetme. Na mbanin gjallë morali i madh kombëtar dhe vuajtja kolektive e popullit tim, e Kosovës sime të dashur, kryeqyteti i saj, Prishtina, në të cilën u linda dhe u rrita. Aty qava e qesha. E shoh në ëndërr. Ëndërr e kam që një ditë sërish do të jetoj në Prishtinën time të bukur.
 
- Jeni larguar nga Kosova shumë vjet më parë në një kohë trazirash, kur populli shqipatr luftonte për mbijetesë dhe ishte i ndjekur nga regjimi serb, sa ju ka ndryshuar kjo shkëputje nga vendlinja?
- Jam larguar nga Kosova në një kohë kur populli shqiptar me anë të protestave përpiqej me çdo kusht të mbronte atë pak autonomi që e kishte. Pra, ishte viti 1991, kur lashë Kosovën për herë të parë dhe mora një rrugë të panjohur drejt një bote tjetër, që quhet botë e perëndimit. Nuk isha e vetme. Nuk mund të them se të qenit e degdisur më ka ndryshuar, por më ka vrarë thellë në shpirt, për vetë faktin se jeta në mërgim, larg atdheut, është sikur jeta e fëmijës që rritet larg nënës se tij.
- Po misioni që drejtoni në median tuaj, dashur pa dashur ju lidh me atdheun?
- Po! Por, jo vetëm kaq. Dëshmorët e kombit janë jeta jonë kudo që jemi, brenda atdheut, ose jashtë tij. Me gjakun e tyre ne po ndërtojmë jetën tonë politike e familjare. Radioja jonë i jep zë heroizmit të tyre ndër shekuj. Ky emision dëgjohet shumë, jo vetëm në diasporë, duke u bërë ura që i lidhë shqiptarët me trollin dhe me të kaluarën e tyre të lavdishme.
 
- Për vete artikulon shpirtin edhe me artin e të shkruarit, apo jo?

-
Arti i të shkruarit, që thua ti, ma ka bërë shpirtin më të qetë, jo vetëm tani që jam e rritur. Por që nga fëmijëria ime e hershme. Goxha shumë janë 19 vjet larg atdhut. Me poezi kam filluar, siç e di edhe ju, meqe jemi mike që nga fëmijeria, jam marrë qysh në klasën e dytë fillore. Vërtet kam filluar të bëlbëzoj poetikisht. Dhe, poezia ime nuk ka të ndalur as sot, edhe pse herë-herë vetë jeta në mërgim më ka detyruar të mos mund të shkruaj. Mirëpo, në zemër dhe në shpirt gjithmonë e kam pasur frymëzimin. Më ka ndihmuar shumë, sepse atë që e ndjej në shpirt, e them me artin e të shkruarit. Mërgimi të bën më të pasur me mallin e lotët që të shtrydh.

- Cila është më e veçanta?
- Është e vërtetë se qysh si fëmijë më janë vlerësuar poezitë e mia. Mbaj mend kohën kur festohej 40-vjetori i rënies se Boros dhe Ramizit. Një poezi timin kushtuar atyre, e dërgova të recitohej në Landovicë, që të konkurroja për poezinë më të mirë. E vërteta është se poezinë e tyre që i vura titullin "Gjeli im plak", më shumë e bëra për një lloj strategjie. Vëllezërit e mi ishin në burg. Mendoja me vete: Të bëj një poezi për Boron dhe Ramizin dhe le të mendojnë se ne nuk jemi irredentistë, ashtu siç po na paraqesin (qeshet). Pas 2 javësh erdhën në shkollë dy burra. Drejtori më thirri në zyrë. Unë kisha frikë se mos janë nga Sigurimi serb, por jo. Dy burrat po vinin nga "Rilindja" . Më sollën disa dhurata, një fanele me mbishkimin “RILINDJA” dhe 50 mijë dinarë të asaj kohe si shpreblim për poezinë time për dëshmorët e “bashkëjetësës e vëllazërin-bashkimit”. Poezia ime "Gjeli im plak" ishte shpallur me e mira ë Landovicë. Pra, kjo ishte një kurajo rë vazhdoja të shkruaja. Kurajo më dha edhe mësuesja jonë Zejnije Syla, kur ma botoi poezinë në “Rilindjen për fëmijë”. Sa nuk fluturoja nga gëzimi. Dhe tash që po e kujtojmë bashkë atë kohë, po ndihem mirë.
- Po tani kush është për ty një Zejnije tjetër?
- Oh, sa bukur u shprehët! Pyetja juaj më lidh me dy kohët. Tani më japin krahë të fortë poetët e ndryshën të shpërndarë nëpër diasporë. Me ta kam lidhur miqësi njerëzore dhe prifesionale. Pothuaj me të gjithë kam kontakte të përhershme. Më kanë përkrahur edhe moralisht. Edhe më shumë: Më kanë ofruar edhe përkrahje për botimin e dy librave me poezi, një për fëmijë dhe një tjetër për të rritur. Pastaj edhe të një libri prozaik. Kështu, ata presin nga unë sa më parë të botoj librat dhe të bëhem pjesë e Shoqatës së Shkrimtareve Sqiptaro-Amerikanë këtu në SHBA, e këtij shpirti të gjallë të shqiptarisë.
- Po jeta jote familjare?
 
- Jam nënë e dy vajzave të mrekullueshme, Donjetës dhe Dalinës, të cilat po tregojnë suksese të njëpasnjëshme, aty ku jetojnë dhe po shkollohen. Janë tërë pasuria ime. Pa to jeta ime nuk do të kishte kuptim. Janë të lidhura shumë me vendlindjen, për vetë faktin se e flasin gjuhën shqipe shumë bukur dhe mezi presin të shkojnë në Kosovë, sepse këtu ndiejnë thellë mungesën e ambientit kosovar.

 
- Diçka më shumë?

- Më lejoni të flas pak edhe me poezi! Ju falëmderoj shumë!
Lot prej dheut

Sa herë më quajtën mërgimtare,
Zemër e pikëlluar u bëra,
Ujitur me lot, lagur me riga gjaku,
Djegur me mallin e atdheut.
Dhe refugjate kur më thanë,
Nga gjoksi zemrën nxorra,
Të mos çahej e mbaja,
Me duar të buta vajze.
Mbuloja shpirtin,
Me plisa të dheut tim,
I bëja baltë, që
Të shkelja mjaltin e huaj.
Lulet më lironin helm,
Në blerimin e refuzues isha.
Shporruniiiiiiiiiiiii!
Më vinte të klithja,
Por atdheu ma shkelte syrin:
Mbahu!
Nesër një ditë tjetër vjen.
 

Lidhur me rrënjë

Ata zinxhirë Prometur të lashtë,
Nuk ishin tjetër veçse rrënjë njerëzimi,
Si këto rrënjë që mua
Ma mbajnë lidhur për atdheun,
Të mos harroj emrin tim Kosovë
Dhembjen ta ndjej bukur,
Sa më shumë që më shtrëngojnë ato,
Këndej e andej oqenanit.
Çdo fije rrënje më afrohet,
Si dorë gjigandi nëpër përralla dhe
Akoma pa më shtrënguar prometeisht,
Puth tokën time,
E laj shpirtin si me ujë si me dhe,
Zemrën më shumë.
Akoma pa dhënë shpirt,
Në varrin tim ka çelur një lulekuqe,
E vetmja lule që mbin nga gjaku.
Ajo lule ka emrin Kosovë,
Dielli i rri përmbi dhe
Dora ime i përkund djepin
E ëndrrave të mëdha.
 
Himn për gjakun
(Në vend të një kënge për luftëtarët e lirisë dhe UÇK-në)
Asnjë shtyllë nuk mund të mbajë
Peshën e lirisë si ju,
Gjaku im vertikalisht!
Mes tokës dhe reve të zeza
Ky flamur i kuq,
Në shtizën e pushkës,
Lidh tokën me diellin,
Gjergj Kastriotit i çon lajm,
Kosovën e kthen në kështjellë,
Në agimin e pavarësisë.
Dhe me gishta prej gjakut
U bie telave të jetës,
Në ikje të natës vonë.
E nënat mbushin gjinjtë
Me qumësht fëmijësh,
Kur Dirini i Bardhë ndalet pak,
Një lugë ujë ma derdh në ballë,
Ikën si neperkë e trollit shqip
Një litar i çon.
Tutje një daulle tund dheun,
E yjet si mollat nga degët bien
Nxitueshëm në tokën e arbërit.
“Jemi vonuar shumë”,
Njëri-tjetrit i thonë.                          

                                                intervistoi;Natyra B.Muhameti

Sonntag, 19. September 2010

PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"

Shaban  Cakolli

"TOKË DARDANE"
  "DODONA"

BIBLIOTEKA"SHTIGJET"


Redaktor:
Sabri Bresa

Recensent:
Adem Istrefi

Ballina:
Agim  Morina






             KA KOHË
Ka kohë
që jam duke u ngjitur
Lugut të Blertë
të Gërmisë.

Ka kohë që ujë pi
në krojet e fëminisë.


Ka kohë
që më janë ngatërruar kohët
dhe nuk e di  kur fillon e kur mbaron
Ëndrra.




ARBËRIA

Më e moçme se Hëna është Arbëria,
rrënjët i shtrin
tek  mitet ilire
ku^perëndesha  Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.

Ëndrrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.

Derisa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
 netëve me hënë.



DARDANIA
Ja këto janë ato vise
ku pemët piqen në dimër
e lulëzojnë në verë.

Fëmijët dardanë
këmbëzbathur ecin
nëpër acarin e shekujve
për të arritur
në tokën e premtuar.

Kjo tokë është Dardania
e gdhendur në atë mburojë
që e mbajnë
luftëtarët e saj
nëpër betejat  që s´i regjistroi
historia.



ZHGËNJIME

Evropën e krijuan së pari
me mite e legjenda.

Erdhi nga antika
në katër këmbë
në përrallat moderne
me urinë e Kronosit.

Djepi i saj
ku i dhamë qumësht legjendash
ende përkundet bosh
në  gërmadhat e  Ballkanit.


LEGJENDA E ROZAFATIT
Një fëmijë
kërkon gji
nga guri.

Nëna e murosur
me qumështin e saj
ruan qytetin e Shkodrës
nga ushtat e helmuara
të legjioneve romake.

Më kot babai
fëmijës së vet
i rrëfen rrugën e përgjakur
deri te kënga e lahutarit.

Ai s´do të kthehet
pa i pirë dy-tri pika qumësht
nga legjenda
e këtij shekulli.


DUKE SHIKUAR ORËN

Një shekull iku
duke shikuar
diellin me zenit.

Ku mbet ora jonë
që mat rrjedhën e gjakut
në histori?....

Pena ime gërryen mbi  letër
hieroglifet
me të cilat kam shënuar
kronologjinë
e lindjes
deri në perendim
të epokës së gjakut.


DRURI I JETËS

Liliane Perrin-it

Ajo vdiq në nëntor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritëm në gjysmështizë.

Liliane Perrini-i,
medalon i përjetshëm
ne do ta mbajmë të varur
në kujtimet tona.

Ajo iku në nëntor
dhe vjeshta hyri me verdhësi
në visoret e ëndrrave
duke shkundur gjethet
në Drurin e Jetës.

ËNDRRAT
Na mbytën ëndrrat
e dheut të huaj

Edhe netëve të pagjumë
bredhim të përhanshëm
hapësirave të bleruara
të vendlindjes.

zgjohemi
me ëndërr në qepallë,
dhe ngrysemi mbi pjalm gjumi
në bebëzen e lulëzuar.

Vetëm një grusht
dhe Kosovë
do të na sjellë
pushimin e trupit
dhe qetësinë e shqisave tona.


ROJA E TUFËS

Kur këndon Baca Nazif
fotografitë në mur lotojnë
nga malli:
"Ngjitet tufa me këmborë,
u prinë dashi me kurorë..."

Në karrige ahu
që ka lëshuar gjethe
rri ulur duke i rënë kavallit
i zgjon bylbylat e mallit
në kopshtet e largëta
nëpër këngë.

Nëpër mure zhagitet
hija e dashit të therrur kurban
për festën tonë të motmotit.


MALLI PËR FSHATIN E LINDJES

Arën me grurë e solli
në dhomën e stolisur
me kallij të vendlindjes.


Këtu në këtë qytet të huaj
as  gruri se ka ngjyrën
e bebëzave tona:
është jeshil si zhapini
tek rrezitet mbi shkëmbij.

U poqën kallijtë në dhomë
nga malli ynë
ngjyrë bakri.

PLAGA E KURBETÇARIT

Është plagë
 e nuk mbyllet kurrë

as nëzemër,
as në shpirt.

Stinët ndërrojnë,
datat në kalendar,
akrepat qarkojnë
rrathët e ferrit.
koha rri e ngrirë
në kujtime.

Plaga ime kullon
gjak
pika-pika
mbi kujtime....


SHAMIJA

Ma dha shaminë
që pat fshirë
lotin që ia shkrumoi faqet.

Kur u zgjova nga gjumi
me të i fshiva kujtimet
e lëndimet e zhubrosura...

Po njelmësinë e mërgimit,

me se do ta fshija,
me se do ta hiqja?


RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.


NË KUJTESË

Dikush qan
mos po qaj unë?

Me ninullat të bukura
mí ndizte nëna
dhe qirijtë qiellorë
mbi kokë.

Mbi kokë,
pleqëria se ç´m´i shkundi
borërat e Sharrit
e duke bredhur meridianeve
ninullat e nënës s´mú ndanë.

Dikush qan
mos po qaj unë?


MALLI

Kur e lash shtëpinë
dhe ika nëpër botë
nëna deri te pragu i shtëpisë
më përcolli me lotë.

Ika unë i mjeri
nëpër baltë e terr,
nëpër shteg ylberi
vajta drejt në ferr.

Dielli rri i ngrirë
në qiellin e huaj
duke ma ngrohë jetën
me javë e me muaj.


Rrudhat e pleqërisë
s´ma shuajnë atë zjarr
që në vendin tim
të kem një copë varr.


REFREN KURBETÇARI

Kafka të ngjitura për lëkurë
që jetën s´e shijojnë kurrë
duke kujtuar lodrat e fëminisë
vrapin e bagëtisë në fushë
mallin që është përzier në këtë tymnajë.

Kush do túa ushqejë shpresën
ata që kurrë s í sheh të qeshur,
Rini e mbështetur për mur
deri kur?




KROI I AHUT

Nën shiun plak
diku në mal
buron me currila
uji kristal.

Rrjedh uji ngadalë
malit tatëpjetë,
siç rrjedh nëpër vite
malli im për jetë.

Një ylber kujtimi
rrjedh nëpër mote
prej zemrës sime
deri te zemra jote.


BYLBYL  I LUMTUR
Ti në kafaz
unë mes natyre
ti këndej
e unë

matanë pasqyre


Ti lart në qiell
e unë poshtë në  tokë,
as për një shekull
s´bëhemi shokë.

Eja të ndërrohemi
për shekullin e ri.:
unë pëllumb
ti bëhu njeri.



DITË E VONUAR
Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t´i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.

Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha!


NËNA

Fjalë e qëndisur
me shkronja ari
te kokat e shqiponjës
në flamur.

U rritëm nëpër shekuj
në prehrin e saj,
me bazybenë
që na e lidhi për qafe
bredhim nëpër histori.

Edhe sot në kurbet
në ëndërr netëve dimërore
më  flet.


DALLËNDYSHES

Shko në kopshtin tim
këput veç një mollë
ma sill t´i marr erë
të bëhem erë e saj.

Ma sill një lulëkuqe
me ngjyrë të flamurit
t´ma zdriti udhën
e shtegun nëpër terr.


KËNGË QYQESH

Në pullazin e shtëpisë
tubohen qyqet.

Netve me hënë
majë oxhaku
heshtjen mortore
vetëm kënga e tyre
e prish.

Mbështjell me ëndrra kobzeza
nëna mallkon
këngën e tyre mortore.


PARA XHAMISË SË MADHE  NË
PRISHTINË

Në  Prishtinë
para kafenesë"Besa"
bërlyket shpresa për çdo ditë.

Para Xhamisë sëMadhe
tubohet mëngjeseve rinia
për të shitur rininë e vet.

As me pishë as me qiri
kurkund s´gjen
mall më të lirë në treg.



BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë
po lind
engjëj dhe tiranë.

Rruga ku takohen
shtruar me të zeza,
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.

DHEMBJE

Ngricë përjashta e ngricë përbrenda
ku të gjejnë zemrat pak ngrohtësi
dashuria ku do të shkrijë?!

Duke pritur ata që ikin
duke pritur ata që s´vijnë
më të vocërr po bëhen fëmijtë.
Po Gjeto Basho Muji kur do ta kapë thikën
për ta mbytur  frikën?


NETËT PA GJUMË
Dhoma fle
po shtati im sé ndjen qetësinë:
mendimet bredhin nëpër visore,
qelizat ëndërrojnë sferat e dritës
ndërsa eshtrat parandjenë se do të bjerë shi.

Në mua s´ka qetësi:
zemra troket në një portë
ku e dashura ime qëndis
pajën e fëmijëve tanë të palindur.

Në një ëndërr hap një dritare:
fluturat e dritës vërshojnë nëpër perde
dhe shëndrrohen në fluska drite.

Zgjohem dhe shënoj në ditar:
notat e një kënge të harruar
në një legjendë.


PËLLUMB I HUAJ
Ai nuk e njeh
qiellin tim
që e ruaj në bebëz.
Di të fluturojë
vetëm mes reve me tym
që na i ngulfasin
mushkëritë tona fshatare.

Më kot shikojmë nga qielli
ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë
nga shtëpitë tona mbuluar me mall.

Edhe gugatjen
e ka në gjuhë të huaj
As dreqi s´i merr vesh
figurat që bën
tek fluturon nëpër qiell.

Më mirë është t´ia vënë
një degë dafine në sqep
dhe të lutemi të na sjell paqe
në këtë globin tonë
gjysmë tokë
e gjysmë ujë loti.


NË PRITJE
A do të kthehet ndonjëherë
si zog shtegëtar
për të marrë vezën  e harruar
në pullazin tonë.

si stalagmit mijëvjeçar
pres i shtangur
fluturimin e tij nga vendlindja
unë Ago Ymeri vetë.



VENDI IM
Natë për natë
shëtis visoreve me hënë
buzë lumit,
fushave me grunaja,
pyjeve të gjelbëruara.

Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës
bari pëshpërit
baladën për Rrushen e Rexhës,
era zgjon  mallin
e fjetur në   zemër.

Natë për natë
bredh bulevardeve të ëndrrës
dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.

RRUGËT E MIA
Jam udhëtar
që kërkon Itakën e vet.

Meridianeve të Europës
shetita,
nëpër hotele  luksoze
kam fjetur
dhe asnjë çast pushimi
nuk pata

As buka s´pat shije
as uji i kroit,
pa i prekur  nëna ime.

Shesheve të qyteteve
u mungonte  aroma e blirëve
të buzërrugëve të mia.

Dhe vazhdoj  rrugën
dhe  s´di  kush më shtyn
e në Itakën  time s´arrij kurrë.


BOTA  E MASKAVE
Është bërë bota si  laraska
krijon fytyra me dy maska,
një dje,
tjetër sot,
nesër duket si robot.

NË BRENDI
E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshën,
unë mes tyre përpiqem
të arrij  triumfin.



PISHTAR   DRITE
Fadil Sylejmanit

Pishtar  drite
në qiellin  e shqipeve:
e sjell pranverën në stinët tona,
ngrohtësinë  në  kujtime,
shënon  vitet  e  dritës,
që  arrijnë  nga  stërgjyshërit  tanë.
Meshtar i të dielave tona
kur  besimtarët
bien në gjunjë
tek predikon të ardhmen.

Qiri  i Naimit
që shuhet për të bërë dritë
për poetin e tretur
në bardhësinë e letrës.


I  HUMBURI
Kur deshi të kalojë
nëpër pragun e dy stinëve
u rrëzua në gurin e moshës.

Buza i rrodhi qumësht
se ende dhëmbët e qumështit
s´i ishin ndërruar çunit.

Tashti ndjek gjurmët e stinës
duke ëndërruar mustaqet e misrit
t´i rritën nën hundë.



USHTRIMI   I   DURIMIT
Digjet si Ago Ymeri
për fjalën e dhënë:
besë sot
a ka ndër burra?

Thinjat e durimit iu nxinë
dhe rishtas iu zbardhën
nën flakën e ftohtë
që digjet nëpër fjalë.

S´ka zjarr që ia pjek
kulaçin
që ia gatuan e bija e mbretit.
Ai do të kthehet
pas nëntë vjetëve
te nusja e vet.

MALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.


Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi  mbi fëmininë  e saj.

Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin  e saj?



ELDORADO
Aty  sundon vetëm një stinë:
gjethet  thahen
në bebëz
ku bën vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm  një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind  krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e  saj.

Çika potureshë  këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado  është
ëndrra jonë shekullore.

Freitag, 17. September 2010

Sonntag, 12. September 2010

"KRENARIA E GOLLAKUT"Demir Krasniqi

 "KRENARIA E GOLLAKUT"Demir Krasniqi-Gjilan 2008

  shkruan:Shaban Cakolli

Njëri ndër krijuesit tanë të shquar,poet,muzikolog,publicist është Demir Krasniqi,i cili me punën e tij të pa epur hyri në zemrat dhe dashuritë shpirtërore në mesin e çdo familjeje të sprovuar.Demir  Krasniqi shkrou mijëra këngë të gjitha motiveve,poezi dhe histori kombëtare,nëpër kohë të vështira që i takuan edhe gjeneratës së tij,kohë të cilat pushtuesi me forcën e armëve,ndjekëjeve,vrasjeve dhe burgosëjeve,po mundohej të vëj rrënjet e pushtimit mbi trungun shqiptar të Dardanisë  të dhuruar nga vet zoti,e të trashëguar  gjysh e stërgjyshër  nga iliria.Demir  Krasniqi  një këngëtar dhe krijues u frymëzua nga vegjëllia për të dashur atdheun dhe njerëzit e tij,për atdheun dhe popullin,këndoi e shkrou,gëzime dhe dhimbje,përkundraj sakrificave e sfidave nuk u ndal asnjë qast,por hodhi dritë mbi personazhet e historisë sonë kombëtare.Demir Krasniqi,emër i njohur i penës dhe këngës deri më tani shkrou  gjashtëmbëdhjetë libra,por ne zgjodhëm të flasim për librin"KRENARIA E GOLLAKUT" libri i katrëmbëdhjetë i tij,i cili u botua me  rastin e shënimit të dyzetvjetorit të krijimtarisë së tij.Pa hyrë më thell në analizën e këtij libri,desha me pak fjalë të ju njoh me   jetën e autorit:
Shënime biografike për pedagogun, këngëtarin, kompozitorin, poetin, mbledhësin e folklorit, publicistin dhe gazetarin: DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
-Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës.
-Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar që nga viti 1968, si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ka dhënë një bagazh shumë të madh inçizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.
Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gëzimeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare.
Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër.
Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova.
-Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.
-Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.
-Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare.
-Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit.
-Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi .
Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:
1. “Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993,
2. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995,
3. “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
4. “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
5. “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
6. “Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003,
7. “Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,
8. “Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004,
9. “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005,
10. “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
11. “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë ,2005,
12. “Kroi i këngës “- Gjilan, 2006,
13. “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
14. “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
15. “Diell lirie” – Gjilan, 2008.

Librin voluminoz me titull:”LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT”, në të cilin ka punua plot 40 vjet dhe që përbëhet prej 1216 këngëve popullore të mbledhura nëpër fshatra të Malësisë së Gollakut, e ka të gatshëm për botim në CD, por që askush deri më tash nuk ia ka zgjatë dorën e ndihmave, për ta botuar këtë thesar kaq të çmueshëm popullor?!
 Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:
 “Për emrin e Zotit,
 Për nderin e kombit,
 Për gjakun e dëshmorëve,
 Për eshtrat e varreve”!

Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!”...Tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT" këngët të cilat zënë vend në ciklin e parë të librit janë të atdhedashurisë.Përse?Kohët e  kohës kur u botuar libri nuk ishin edhe të këngës,ishin kohë plagësh,kohë kur   kapërdinte flaka,kur çdo gjë ishte pezull,kur  pushtuesi po përdorte  çdo mjet
për të gllabërua e zotuar tokat shqipe,duke u përpjekur  të humbiste qdo identitet shqiptar,kurse  trimat tanë të lirisë po bënin çmos për të mos i lënë uzurpuesit asgjë nga e jona,nga toka,drita dhe liria shqiptare.Demir  Krasniqi nuk u ndal asnjë çast,ai nuk donte të i linte asgjë harresës,ai mblodhi gjurmë që u  duhen gjeneratave të ardhshme,që ata kanë për të kuptuar se rruga e lirisë nuk ishte e lehtë për të cilën u desht shumë sakrificë e mund.Edhe pse kënga "KUSHTRIMI I SKËNDER BEUT"i prinë këtij libri si personaliteti më eminent i kohës,Lidhja e  Prizrenit,Kur Shkova në Manastir,Dasmën e  Flamurit,RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE,janë këto këngë,që autorin e kanë nxitur mes tyre të ua shënojnëpavdeksinë atyre  që dhanë jetën për çlirimin e vendit në emrin e të cilëve ne sot gëzojmë lirinë.Një cikël hynë edhe  dëshmorët e kombit prej të cilëve disa dëshmorë nga malësia e  Gollakut si Fatmir Ibishi,Rafet  Isufi dhe  Naser Ibrahimi,nga se  Gollaku në historinë e vet ka pasur shumë vuajtëje por edhe figura të njohura qëndrese.Një nga këngët e tij si këngë himn,shquajmë FLAKA E JANARIT

         
                 Flaka e Janarit-flakë e yjësisë,
                Kushtrim i shqiptarit-thirrje e lirisë!
               Flaka e  Janarit erdhi në Gjilan-e,
              Seç  i shporri mjegullat-diell mbi vatan-e,!


             Refreni:
Jusufi,Bardhoshi,edhe Kadri Zeka,
Nuk i trembi plumbi,nuk i trembi vdekja
Bashkë me ta  Zijahu,Rexhepi,Nuhiu,
Bora dhe acari-gjakun nuk ua ngriu!

. Gollaku si trevë shqiptare kufizohet me Llapin, me Rrafshin e Kosovës, me Anamoravën si dhe me Karadakun. Përreth Gollakut janë 9 qytete (qyteza; komuna) shqiptare, dhe vetëm Novobërda dhe Medvegja janë brenda kësaj malësie.Pavarësisht që libri është i titulluar  Krenaria e  Gollakut,vendi i lindjes dhe rritjes së autorit,autori nuk  ka lënë vend pa shetitur në viset shqiptare,të cilat i deshi e u shkrou me zemër ,i këndoi Vlorë,Krujë e Manastir,Preshevëe Jabllanicë,Tivar e deri Triestë,ishte me popullin,me këngën,gëzimin dhe dhimbjen e përbashkët,Tematika tjetër e librit të Demir Krasniqit me zemërgjërësi dhe çiltërsi kujton krijimtarinë e tij të pregatitur me shokët prej të cilëve disa nuk janë më,e të cilët i përkujton me vargje dhembshurie të nxjerrura nga thellësia e shpirtit,dhembjen të cilën e hasim në këngën"TRUP I VDEKUR-ZË I GJALLË"kushtuar bashkëveprimtarit të tij me dhjetëra vite Shaip Berishës.Veq tyre gjejmë tematikat sociale të dhimbshme me të cilat është përballur një pjesë e popullatës,si dhe plagën e shekullit të ri,plagën e kurbetit që për shkaqe të njohura nëpër kohë
kërkon shërim,por shkaqet mbeten tëpa evituara ende,dhe plaga dhemb,psh:

       ZEMRA KA FUQI
Zemra ka fuqi t´coptohet
Dhe përsëri të bashkohet!
Kur familja ikë nëpër botë,
kur e kaplon malli i kotë!

   Refreni:
Vaj,vaj,vaj aman,
Mu dogj shpirt e mu dogj xhan!
Vaj,vaj,vaj,vaj medet
Ç´më përvloi ky i ziu gurbet!
Dhe kot se kot këndon,
Dhe kot,së kot shpreson!

Si askush më mirë Demir  Krasniqi  këndon parodi të cilat me mjeshtri i hodhi në vargje tek libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT"disa prej tyre dalin poezi edukative si psh"O DUHAN MORE DUSHMAN"

Kujtoj vitet kur u mahita
kujtoj ditët kur të ngjita
mu duk vetja se u rrita
me të ndezë ty,menzi prita.
 Refreni

o,duhan more dushman
a po e din se qka po m´banë?
Më shkatrrove më qite vrerin,
m´prishe shëndetin,m´prishe zërin.....
Më tej gjejmë paroditë:Jam zotëri,Jam këngëtar;Jam shkrimtar e jam poet,Liber Locja po vajton,parodi këto të ngjeshura mirë me vlera poetike,që edhe kur janë thumbuese janë të veshura  fund e krye me realitetin.

Libri"KRENARIA E GOLLAKUT" iDemir  Krasniqit është një libër i ngjeshur me vlera,i  përbërë me dyzet këngë,nisur me "Kushtrimin e Skënderbeut",e kënduar në 500 vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar,këngë me të cilen Demiri ka nisur karieren e vet,pastaj përshkon  dhimbjet e historisë kombëtare shqiptare ënd e kënd trojeve shqiptare,qëndresën heroike shqiptare e cila u përball me shekuj me pushtuesin,por kurrë nuk u përul deri në realizimin e synimit kombëtar  që ishte liria e trojeve të tyre nga pushtuesi,aty prek dhimbjet dhe krenarinë e qëndresës,shtresat e ulëta sociale,jetimët,kurbetin si plagë,rrëpatjet për dritën e diturisë që i gjejmë në këngën  FESTA E LULEVE

Festa e luleve-festa e shkronjave,
Hidhet vallja e shqiponjave
Që nga Korça e  Manastiri-
N´ballë iu prinë Pandeli Sotiri.


Po ashtu qëndresa heroike e trimave të lirisë,e nxitë autorin të krijoj këngë,cilat veq dhimbjes i japin burim shpirtëror,krenari,drejt një perspektive të ndritur të atdheut,gjurmëve të pashlyara të krenarisë tonë duke u thirrur në legjendat e kullës së Jasharajve të cilën rrapsodi dhe poeti ynë Demir Krasniqi e quan Meka shqiptare.Demiri kendon edhe këngë të dhimbshme të pjesëve të trojeve tona të coptuara në katrahurat serbe nisur nga ajo"MIRË SE U GJEJË PLAVË E GUSI";KU MBETI PRESHEVA;MBAHU MEDVEGJË etj....Demiri mund të shquhet edhe këngëtari i guximshëm dhe poet i cili kohën kur veprimtarëve tanë nuk guxonin të iu përmendeshin emrat,ai thuri vargje për ta,i këndoi dhe i shpërndau në popull,vargje që u bënë të ëmbla e të dashura për të gjithë shqiptarët.Demiri pati fatin të hecën nëpër dhimbjet që shkaktuan katrahurat serbe,por edhe priti fatin të i buzëqesh e këndoi gëzimit të pavarësisë së Kosovës,tinguj dhe vargje që u bënë të dashura për gjithë popullatën.Libri i  Demir Krasniqit"KRENARIA E GOLLAKUT",është një libër domethënës i cili nuk mund të përfundoi me një përshkrim kaq të shkurtër,ne deshëm të njoftojmë lexuesin tonë me këtë rrugë të krenarisë së Gollakut,por vetëm kur lexuesi të e lexoi tërësisht mund të njoh punën e ndritur të Demir Krasniqit  në këtë libër ku me mjeshtri artistike dhe plot vlera përshkruan ecëjen e shoqërisë sonë nëpër katrahurën e egër serbe,sakrificat dhe qëndresat për të dalur prej saj,rrugën e mundimshme të mbrojtëjes së arsimit dhe kulturës sonë kombëtare,historinë e mundimshme kombëtare të veshur plot krenari e qëndresë,dhimbjen e përndjekjeve shqiptare,plagën e kurbetit,si dhe  horizontin e  ndritshëm të krenarisë kombëtare,pas daljes nga hallkat e pushtimit serb.Lexuesit i urojmë një lexim të këndëshëm të kësaj krenarie,kurse autorit shëndet dhe suksese  në jetë botimin e shumë librave tjerë si dhe këngë gëzimi e krenarie kombëtare tërë jetën e tij.

Samstag, 11. September 2010

JU NJOHIM ME POETIN SHABAN CAKOLLI


Pak fjalë për autorin

Shaban Cakolli u lind në Krilevë të Dardanës(ish-Kamenicë).Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Dardanë,kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës.Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës.Shkruan poezi,prozë dhe publicistikë.Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë.Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.

Ka botuar vëllimet poetike:"TOKË DARDANE","LOTI I ATDHEUT","DETI I QIELLIT" dhe"KRISMA E FJALËS",AGSHOLI"kurse ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera.Disa shkrime të tij janë përkthyar në gjuhën gjermane,turke dhe kroate.Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe është në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).

Jehona i shekujve



Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit

Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit




Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit



Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli


Për ty, dritë


Flakadan lirie
që n driconte nëpër zemrat tona
me shekuj



Shekull pagjumësie
është ky
c’ të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura


Tokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonë


ARBËRIA


Më e moçme se hëna është Arbëria
rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.

Ëndërrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.

Deri sa flenë arbërorët
dy shqipe të pagjuma
ëndrrat na i ruajnë
netve me hënë.



POETI

Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
brenda tij
kallet një oxhak!

Në mes mallit e dhembjes
unë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!...



RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.

ROJA E TUFËS

Kur këndon Baca Nazif
fotografitë në mur lotojnë
nga malli:
"Ngjitet tufa me këmborë,
u prinë dashi me kurorë..."

Në karrige ahu
që ka lëshuar gjethe
rri ulur duke i rënë kavallit
i zgjon bylbylat e mallit
në kopshtet e largëta
nëpër këngë.

Nëpër mure zhagitet
hija e dashit të therrur kurban
për festën tonë të motmotit.


MALLI PËR FSHATIN E LINDJES

Arën me grurë e solli
në dhomën e stolisur
me kallij të vendlindjes.


Këtu në këtë qytet të huaj
as  gruri se ka ngjyrën
e bebëzave tona:
është jeshil si zhapini
tek rrezitet mbi shkëmbij.

U poqën kallijtë në dhomë
nga malli ynë
ngjyrë bakri.

PLAGA E KURBETÇARIT

Është plagë
 e nuk mbyllet kurrë

as nëzemër,
as në shpirt.

Stinët ndërrojnë,
datat në kalendar,
akrepat qarkojnë
rrathët e ferrit.
koha rri e ngrirë
në kujtime.

Plaga ime kullon
gjak
pika-pika
mbi kujtime....


SHAMIJA

Ma dha shaminë
që pat fshirë
lotin që ia shkrumoi faqet.

Kur u zgjova nga gjumi
me të i fshiva kujtimet
e lëndimet e zhubrosura...

Po njelmësinë e mërgimit,

me se do ta fshija,
me se do ta hiqja?


RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.


NË KUJTESË

Dikush qan
mos po qaj unë?

Me ninullat të bukura
mí ndizte nëna
dhe qirijtë qiellorë
mbi kokë.

Mbi kokë,
pleqëria se ç´m´i shkundi
borërat e Sharrit
e duke bredhur meridianeve
ninullat e nënës s´mú ndanë.

Dikush qan
mos po qaj unë?


MALLI

Kur e lash shtëpinë
dhe ika nëpër botë
nëna deri te pragu i shtëpisë
më përcolli me lotë.

Ika unë i mjeri
nëpër baltë e terr,
nëpër shteg ylberi
vajta drejt në ferr.

Dielli rri i ngrirë
në qiellin e huaj
duke ma ngrohë jetën
me javë e me muaj.


Rrudhat e pleqërisë
s´ma shuajnë atë zjarr
që në vendin tim
të kem një copë varr.


REFREN KURBETÇARI

Kafka të ngjitura për lëkurë
që jetën s´e shijojnë kurrë
duke kujtuar lodrat e fëminisë
vrapin e bagëtisë në fushë
mallin që është përzier në këtë tymnajë.

Kush do túa ushqejë shpresën
ata që kurrë s í sheh të qeshur,
Rini e mbështetur për mur
deri kur?




KROI I AHUT

Nën shiun plak
diku në mal
buron me currila
uji kristal.

Rrjedh uji ngadalë
malit tatëpjetë,
siç rrjedh nëpër vite
malli im për jetë.

Një ylber kujtimi
rrjedh nëpër mote
prej zemrës sime
deri te zemra jote.


BYLBYL  I LUMTUR
Ti në kafaz
unë mes natyre
ti këndej
e unë

matanë pasqyre


Ti lart në qiell
e unë poshtë në  tokë,
as për një shekull
s´bëhemi shokë.

Eja të ndërrohemi
për shekullin e ri.:
unë pëllumb
ti bëhu njeri.



DITË E VONUAR
Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t´i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.

Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha!


NËNA

Fjalë e qëndisur
me shkronja ari
te kokat e shqiponjës
në flamur.

U rritëm nëpër shekuj
në prehrin e saj,
me bazybenë
që na e lidhi për qafe
bredhim nëpër histori.

Edhe sot në kurbet
në ëndërr netëve dimërore
më  flet.


DALLËNDYSHES

Shko në kopshtin tim
këput veç një mollë
ma sill t´i marr erë
të bëhem erë e saj.

Ma sill një lulëkuqe
me ngjyrë të flamurit
t´ma zdriti udhën
e shtegun nëpër terr.


KËNGË QYQESH

Në pullazin e shtëpisë
tubohen qyqet.

Netve me hënë
majë oxhaku
heshtjen mortore
vetëm kënga e tyre
e prish.

Mbështjell me ëndrra kobzeza
nëna mallkon
këngën e tyre mortore.