Samstag, 7. August 2010

"GJAKON KOSOVA"DEMIR KRASNIQI

DEMIR KRASNIQI

"GJAKON KOSOVA"

 GJILAN,1998


               KËNGË DHIMBJESH DHE KRENARIE


Vitet kur po shkruhej kjo përmbledhje e këngëve nuk ishin kohë këngësh,
ishin vite sfidash e tmerresh,dhëmbjesh e ofshamash,të dalura nga zemrat e një
populli,i cili ishte nisur rrugës së qëndresës,kushtrimit,për të i thënë vdekjes:
Ja ku jam për lirinë"Këtu më ke,sot dhe kur të duhem".Nuk është thën që moti rastësisht:"
Vaji i burrit është kënga":Atë kohë autori i këtij libri"GJAKON KOSOVA",Demir Krasniqi,ishte i ngarkuar
me këto dhëmbje kohe,kohë kur pushtuesi i egër barbar,para syve të botës së quajtur demokratike,po i rrëmbente
popullit liridashës shqiptar gjithçka nga liria,edhe pse në këto katrahura e sfidime,populli liridashës nuk po lëkundej
nga qëndresa,por secili prej tij mundohej të vënte nga një gurë në themelet e kështjellës,qëndreses,
arsimit,duke hapur shtigje të reja nën breshëri plumbash,për të i dalur zot Kosovës martire,duke
mbrojtur me gjak  të gjitha vlerat që e karakterizojnë shqiptarin si popull liridashës.
Ishte kohë kur pragjet shqiptare po mbroheshin me gjak,ku gjaku po rridhte rrëke,në njerën anë
nga trimat e lirisë që po mbronin me armë trojet e tyre duke luftuar pushtuesin barbar,
dhe në anën tjetër nga veprimet e ndyra tinëzare të armikut qyqar,i cili në pamundësi të matej në beteja me trimat,
masakronte njerëz të pambrojtur,fëmijë,gra dhe pleq,masakra këto të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Pra ishte kohë kur  Kosova lahej në gjak,andaj autori  Krasniqi me të
drejtë e titulloi librin"GJAKON KOSOVA".Përmbledhja me rrapsodi"GJAKON KOSOVA"e Demir Krasniqit
padyshim është një vulë e kohës,një kronikë dhëmbjesh,për ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin
e popullit tonë,të cilin padrejtësisht pushtuesi e kishte nëpërkëmbur,
dhe tani ky popull liridashës po detyrohej që me gjak të mbroi pragun,shtëpinë,familjet dhe tokat shqiptare.
Këto përmbledhje këngësh janë këngë të dhembjes dhe krenarisë:Ja përse:
Këngë të dhembjes nga se autori në shpirtin e tij ndjeu thell dhembjen mbi torturat,masakrimet,djegëjet dhe përndjekëjet
që po ua bënte armiku popullit  të tij,dhe me dhembje proteston mes këngëve të shkruara,na jep
vargje që i ofrohen një poezie plot me vlera artistike,e cila  do të
mishërohet me ndjenjën dhe përjetimin,e cila do të mbetet një histori
e kapshme që do u përcillet brezave,qoftë dëgjuesit si këngë,qoftë lexuesit si vepër e begatëshme.
Këngë krenarie nga se theksi i veqantë i këngës gjëthnjë bie mbi qëndresën dhe optimizmin
e një populli,i cili i rënë nën veprimet çnjerëzore të pushtuesit,nuk po lëkundej asnjë çast
nga mbrojtëja e pragut,por flijonin me vendosmëri për liri,dhe kjo vendosmëri tregonte se
fitorja  bie në anën e tyre.Ishte kohë kur bota demokratike ende po
qëndronte e luhatur ndaj Kosovës,kohë kur para syve të kësaj bote,pushtuesi i egër serb
po ushtronte kasaphanë mbi shqiptarët,andaj  Demiri po protestonte me vargje kundër këtyre luhatëjeve,duke i ftuar
botën demokratike për një vënje drejtësie,ku shprehet:

                  "Unë jam biri i Nënë Terezës
                   Bijë shqiptare,nënë e botës,
                   unë me motra e vëllezër
                   Jam familje e  Evropës"


Rrapsoditë e përmbledhëjes "GJAKON KOSOVA",e autorit  Demir Krasniqi,
janë dhe do të mbesin dëshmi para botës,para brezave tanë,për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë,të mbështjella
me tmerret më tragjike në histori.
Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur,përmblidhet kështu:


                   "Presin fëmijë,ata famëkeq
                    Pleq e plaka 90 vjeç

                    Therrin në bark shtatëzëna t´mbeta
                     Nxjerrin fëmiun me bajoneta"!

Autorit iu është dashur të fur rrapsodi të gjata,sepse vetëm si të tilla autorit i jepnin mundësinë që në formë kronolo-
gjike të paraqes ngjarëjet tragjike të vitit 1998.,të shkaktuara nga një ushtri armike,që të
vetmin art kishte ushtrimin e krimit mbi një popull liridashës.
Përmbledhja"GJAKON KOSOVA" përbanë njëzet rrapsodi,mbi të cilat apostrofa është figurë
e pranishme,figurë e cila i bënë të fuqishme kushtrimin dhe ndjenjën e një populli,e cila e gërshetuar me gradacionin
rritë ndjesinë dhe e bënë vargun,strofën,poezinë të ndjeshme,të kapur,të dashur,dhe melodinë
që i ka dhënë autori mishërohet gjithësesi me ndjenjen e lexuesit dhe dëgjuesit.
Demir Krasniqi edhe si  krijues,kompozues,këngëtar me mjeshtri përdor figurat si:epitetin,krahasimin,simbolin,metaforen
ku me mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrëje dhe krenari,e bënë këtë
përmbledhëje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me elemente të begatshme jo vetëm për të e lexuar,por edhe për të e kompozuar
dhe kënduar.Si e tillë përmbledhëja"GJAKON KOSOVA",merr vulën e një përmbledhjeje të mirëfilltë
e cila do u qëndroj të gjitha kohërave.Lexuesi i vemendshëm dhe dëgjuesi i mirëfilltë i kësaj
muzike të traditës historike,do të kenë në dorë një libër të fuqishëm,si
dhe një reportuar këngësh të dhimbjes dhe krenarisë,që është përplot mbushur begati e ndjenja
krenarie dhe dhembshurie,por i përmbyllur me plot vlera.Përmbledhja me
rrapsodi"GJAKON KOSOVA" ishte dhe do te mbetet vulë e kohës,një kronikë
dhembjesh për gjithë ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin e popullit tonë,
por edhe e veshur me krenari qendrese të popullit të palëkundur që mbi
të gjitha synonte lirinë.
 Tani lexuesi apo dëgjuesi nuk di cilën rrapsodi ta vë në vendin e parë:
-Unë jam biri  i nënë Terezës
-Masakra në Drenicë
-Ose vdekje,ose liri
-Gjaku tu bëftë dritë
-Rroftë Ushtria Çlirimtare...... nga se në të gjitha gjenë kronikë dhembjesh,por edhe krenarie.


                         Jehuan këngët shqipëtare

                         Rroftë Ushtria Çlirimtare
                         Na i zgjidhë prangat e robërisë
                         Na i sjell  rrezet e lirisë.

Po,Demiri nuk lë pa i vuar në thumb edhe tradhëtarët e kombit,të cilët atë botë bashkëpunonin
me pushtuesin.


                           
                          
                       O ky tradhëtari kudo qoftë
                       
                       Shumë kollaj është për ta njoftë
                       Mendje prishur-ftyra t´mjera,
                       Pleh i kalbur-ju vjen era

                        
                        O,për komb t´vet-njeh kombe tjera!

Demir  Krasniqi ka botuar 16 libra me këngë,por kohën kur botoi"GJAKON
KOSOVA",në Kosovë po lundronte gjak,atë botë ky ishte libri i tretë
i Demir Krasniqit,por lexuesi që e lexon në tërësi do të bindet se kemi të bëjmë me një libër të historisë të vuajtur
kombëtare,plot vlera që do ju shërbejnë brezave.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen