Freitag, 20. August 2010

Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim. Valdete Berisha Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh. Ka botuar veprën me poezi "Mos e zgjo dhimbjen". CIKËL POETIK NGA VALDETE BERISHA LARG TEJE Larg teje ëndërrova Për trenat që shkojnë Duke bartur trupa të rinj Që treten nëpër qytetet e huaja Në orët e ëndrrave Që shpërthejnë rrugëve Theva neonin tënd Ty që të dua më shumë se veten Të pashë të zvogëluar në atë vend Duke pritur kalimtarë që pyesin për orën Kjo është ajo jetë e jona Që na flakëron Për t'u shuar diku në dekor dimri Kohë buzëqeshjesh Kohë vuajtjesh bashkë ILUZION Një siluetë u ndal poshtë shtëpisë sime Ndoshta je ti apo hija jote Ndoshta iluzion i hapave tu Është vetëm një taksi që pret dikë KЁTU Qetësia e qytetit më pëshpërit si zakonisht Era rrëshqet nëpër dritat e natës Në kërkimin e një shikimi që ka dallim Kjo natë me këtë qetësi misterioze Pasqyron sytë e fiksuar Në një imazh të saktë të dëshirës Një fytyrë u përngjan Fjalëve dhe parfumeve Që ndihen në këtë qytezë Ku njoh disa rrugë këtu Dhe një liqe... ÇKA DIMЁ Dimë të ledhatojmë një lëkurë Të puthim një gojë Ne dimë t'iu themi Tung! Mirë! Ju si jeni? Njerëzve që mezi i njohim Ne kemi frikë të jetojmë Dhe vdekjes ia kemi frikën Shpesh na ndodhë Që të mos dimë çka duam Nuk kemi kurrfarë kënaqësie TЁ PRITA Të prita gjatë Të kthehesh Me ditë me javë me muaj Ndoshta më shumë Derisa e kuptova Se nuk më do më Dhe as që do të më kthehesh Ndonjëherë... BESOJA Qetësia është tradhti E mbështjellë me dhimbje Gjëja e fundit që vdes është shpresa Ti do të jesh gjithmonë në mua Në ëndrrat e mia. Besoja në dashuri të përjetshme I besoja qiellit Me vite ndryshuan ëndrrat Ylberit iu zbehën ngjyrat Një jetë nuk më mjafton Të të harroj PSE Hidhërohem Pse të desha Pse të dua Pse do të të dua Përgjithmonë Hidhërohem Pse i pata Sytë e mbyllur Kur të pashë NЁ SYTЁ E MI Hyre në jetën time I tejdukshëm Në zemër asgjë Nuk më gëzon Ato ditë nuk do t'i ndërroja As me margaritarët e botës Asgjë nuk shkëlqen Më shumë në sytë e mi Larg teje Plot dhimbje DUHET Duhet të jetoj që të ekzistoj Duhet të këndoj që të mos qaj Duhet të buzëqesh që të mos vuaj Duhet të dashuroj që të mos harroj Megjithatë jeta vazhdon Edhe pa Ty TI Edhe njëherë Le buzët e tua Të rrëshqasin në të miat Edhe njëherë Dua të ndjej prekjet e tua Edhe pse më bëjnë Që trupi të më rrëqethet Dua të mos zgjohem kurrë Nga kjo mrekulli E fshehtë shpirtrash NJЁ ЁNDЁRR ME TY Aurora e një udhëtimi Numëronte njëmijë e një net Valë nëpër mjegulla Duke kërkuar kohën që ikë Qenie të larg t

Valdete Berisha lindi më 2 nëntor të vitit 1968 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i mbaroi në vendlindje, pra në Mitrovicë. Por, si dhe shumë kosovarë të tjerë në moshën e re u detyrua të shkojë në mërgim.
Valdete Berisha
Që nga rinia e hershme merret me shkrimin e poezive. Përveç poezisë, Valdetja merret edhe me pikturë dhe ka arritur suksese të lakmueshme. Ajo deri tash ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe individuale, në qytete te ndryshme, si në: La Loviere, Manage, Anderlues, etj. Ajo pret që ta hapë një ekspozitë të saj edhe në Kosovë, e sidomos në vendlindje, në Mitrovicë. Autorja jeton dhe vepron në Belgjikë, por është shumë e lidhur emocionalisht me Kosovën të cilën e viziton shpesh.
Ka botuar veprën me poezi "Mos e zgjo dhimbjen".



CIKËL POETIK NGA VALDETE BERISHA





LARG TEJE

Larg teje ëndërrova
Për trenat që shkojnë
Duke bartur trupa të rinj
Që treten nëpër qytetet e huaja

Në orët e ëndrrave
Që shpërthejnë rrugëve
Theva neonin tënd

Ty që të dua më shumë se veten
Të pashë të zvogëluar në atë vend
Duke pritur kalimtarë që pyesin për orën

Kjo është ajo jetë e jona
Që na flakëron
Për t'u shuar diku në dekor dimri

Kohë buzëqeshjesh
Kohë vuajtjesh bashkë
ILUZION

Një siluetë u ndal poshtë shtëpisë sime
Ndoshta je ti apo hija jote
Ndoshta iluzion i hapave tu
Është vetëm një taksi që pret dikë

KЁTU

Qetësia e qytetit më pëshpërit si zakonisht
Era rrëshqet nëpër dritat e natës
Në kërkimin e një shikimi që ka dallim

Kjo natë me këtë qetësi misterioze
Pasqyron sytë e fiksuar
Në një imazh të saktë të dëshirës

Një fytyrë u përngjan
Fjalëve dhe parfumeve
Që ndihen në këtë qytezë
Ku njoh disa rrugë këtu
Dhe një liqe...



ÇKA DIMЁ

Dimë të ledhatojmë një lëkurë
Të puthim një gojë

Ne dimë t'iu themi
Tung! Mirë! Ju si jeni?
Njerëzve që mezi i njohim

Ne kemi frikë të jetojmë
Dhe vdekjes ia kemi frikën

Shpesh na ndodhë
Që të mos dimë çka duam

Nuk kemi kurrfarë kënaqësie



TЁ PRITA

Të prita gjatë
Të kthehesh
Me ditë me javë me muaj
Ndoshta më shumë

Derisa e kuptova
Se nuk më do më

Dhe as që do të më kthehesh
Ndonjëherë...


BESOJA

Qetësia është tradhti
E mbështjellë me dhimbje

Gjëja e fundit që vdes është shpresa
Ti do të jesh gjithmonë në mua
Në ëndrrat e mia.

Besoja në dashuri të përjetshme
I besoja qiellit

Me vite ndryshuan ëndrrat
Ylberit iu zbehën ngjyrat

Një jetë nuk më mjafton
Të të harroj


PSE

Hidhërohem
Pse të desha
Pse të dua
Pse do të të dua
Përgjithmonë

Hidhërohem
Pse i pata
Sytë e mbyllur
Kur të pashë


NЁ SYTЁ E MI

Hyre në jetën time
I tejdukshëm

Në zemër asgjë
Nuk më gëzon

Ato ditë nuk do t'i ndërroja
As me margaritarët e botës

Asgjë nuk shkëlqen
Më shumë në sytë e mi

Larg teje
Plot dhimbje


DUHET

Duhet të jetoj që të ekzistoj
Duhet të këndoj që të mos qaj
Duhet të buzëqesh që të mos vuaj
Duhet të dashuroj që të mos harroj

Megjithatë jeta vazhdon
Edhe pa Ty


TI

Edhe njëherë
Le buzët e tua
Të rrëshqasin në të miat

Edhe njëherë
Dua të ndjej prekjet e tua
Edhe pse më bëjnë
Që trupi të më rrëqethet

Dua të mos zgjohem kurrë
Nga kjo mrekulli
E fshehtë shpirtrash


NJЁ ЁNDЁRR ME TY

Aurora e një udhëtimi
Numëronte njëmijë e një net
Valë nëpër mjegulla
Duke kërkuar kohën që ikë
Qenie të larguara
Të mashtruara me yjet
Të bashkuara me dritën e hënës
Të përkundura në zemrën time
Të pushuara në kujtimet që flenë
E përjetoj dashurinë tonë
Të përqafoj
Një ëndërr me ty
Më lehtëson jetën
Ende të dua


DASHURI E HUMBUR

Mbrëmja bie
Me peshën e saj
Mbi liqe
Shoh zjarr

Afrohem
Sytë më shkëlqejnë
Qaj vajtoj
Për një dashuri të humbur

Ndoshta jam në ëndërr
Ëndrrat janë të paqarta
Edhe shumë të zeza janë
Fundja e fundit do t'i ngjyrosë
Do të përziej ngjyrat e tyre

Botën nuk e kam larg
I shoh dritat
Edhe toka mund të bëjë zhurmën që do
Dikush do të më ndiej

Ndoshta kërkoj tepër
Do të ndaj ngrohtësinë e shpirtit
Në qoftë se bota ndryshon...


SHI NË ZEMRËN TIME

Jashtë bie shi
Si në zemrën time

Ato pika që bien në tokë
Lot vuajtjesh
E lot qetësie janë

Rikujtoj shikimin tënd
Zemrën tënde
Duart tua
Zërin tënd
Që aq shumë i dua

Jashtë bie shi
Si në zemrën time
Që thotë pa u hamendur
Oh sa të dua

Frikohem nga amshimi
Frikohem nga fjalët e mia
Nga të gjitha frikohem

Ti nuk je me mua
Por dashuria që kam për ty
Më mban në jetë
Derisa të shkoj larg nga këtu

Ndoshta sot, nesër, më vonë
Do të vij të të shoh TY
Dhe shiun që nuk ndalet

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen