Montag, 23. August 2010

Nazire Jaha

1 Kommentar:

  1. Emri i Nazire Jahajt nuk është i rastësishëm në botën e muzikës.Rruga
    e saj artistike ka filluar kur ishte e vogël,zeri i saj është vlerësuar
    nga dashamirët e artit të muzikës kur ishte në moshën shumë të njomë.
    Ky vlerësim padyshim i ka ndihmuar në rrugën e saj të saponisur.
    Fillimisht e nisi me interpretimin e këngëve të këngëtareve tona të njohura,
    dhe njohësit e vlerësimit të muzikës vërejtën qartë se në shkëlqimin e saj,po
    fshihej një yll i fshehur i këngëtares së re.Po edhe Nazirja ishte largpamëse,duke vërejtur
    këtë u nxit të merr pjesë nëpër edicione dhe me zërin e saj të bukur
    melodioz fitoj simpatinë jo vetëm të ekipeve që mirreshin me realizime në fjalë,por edhe të publikut
    i cili e mirëpriti dhe e duartrokiti ngrohtësisht.Puna e saj këmbëngulëse plot qëllim dhe fati
    padyshim e bënë të shquhet nga këngëtaret e reja dhe i hapën dyert e sukseseve në rrugën
    e zotimit të muzikës,si dhe i dha dritën e gjelbërt në rrugën e mëtejme të renditjeve të sukseseve.
    Ajo ndërkohë u bë emër i njohur i muzikës,e kërkuar jo vetëm nga dëgjuesit,por edhe nga produkcione të ndryshme
    dhe zëri i saj i ëmbël mikrofonik shtoi interesimin e radiovalëve,agjencioneve të ndryshme televizive si dhe produksioneve
    të ndryshme private për botimin e reportuareve të saja.Se sa albume ka
    Nazire Jaha,unë tani nuk mund të shkruaj saktësisht,nga se ka kohë
    që mërgimi na ndau nga shumë rrjedhoja,kurse me këtë këngëtare nuk
    kam mundur të vë ndonjë kontakt për një informim më të saktë rreth veprimtarisë së saj.Po ajo
    që unë mund të shkruaj saktësisht është se zëri i saj si dhunti e natyrës me nektarin e ëmbël
    melodik,ka pushtuar adhuruesit e muzikës të saj të mirëfilltë.
    Ajo i ka kënduar këngës që jeton me kohën,pa e mbështjellur dhe lënduar
    me antivlera.Ne i dëshirojmë edhe shumë,shumë hapërime të sukseseve të njëpasnishme,duke ndjekur me vullnet dhe besnikëri
    këngën e saj si mjet shërues i dëshirave të shpirtit muzikor,në hapësirën shqiptare,por në veqanti ne mërgimtarëve
    që kemi mall për këngën e pastër shqipe dhe zërin e saj melodik.

    AntwortenLöschen