Samstag, 15. Januar 2011

ATDHEU YNË I DASHUR

Shkruan :Shaban CAKOLLI

Pavarësia e  Kosovës do të vonohej edhe më,sikur të mos ishin bijë dhe bija ndër më të mirët,që të
kenë guxuar aq shumë,që të kenë luftuar aq shumë,që të kenë treguar aq shumë trimëri e mençuri,për
të dalur kryelartë para historisë,me pushkë e penë,me jetë e gjak të hudhen kundër pushtuesit,për
të shporrur këmbën e tyre pushtuese nga trojet tona,që populli ynë të jetoj i lirë e sovran.Për këto
merita të mëdha flet historia,e ndër ata që hynë në histori ishte veprimtari ynë i shquar kombëtarë

            REXHEP  MALA DHE NUHI BERISHA


Rexhep Mala, atdhetar, simbol i qëndresës kombtare shqiptare, hero i kombit nga Hogoshti, Komuna e Dardanës lindi me 26 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe i ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala e kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan.

     Si nxënës i vitit të III-të ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të 1968-tës.

     Në vitin shkollor 1969/1970 Rexhep Malajn e përjashtojnë nga shkolla me çrast Ai gjimnazin e vazhdoi në Preshevë ku edhe e kreu me sukses.

     Në vitin shkollor 1970/71 me knaqësi të veçantë ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e parë të studimeve, ishte edhe në ilegalitet dhe pas një ndërprerjeje kaloi në Shqipëri nga edhe kthehet shumë shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër, rrugetimi, shkuarja-ardhja e tij në Shqipëri i kushton me burg që ndëshkohet nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu për të kaluar një kohë jasht shtetit të jugosllavisë (Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicër) të cilin Rexhep Mala s’e njohu kurr si shtet.
 Denimi me 9-të vite burg

     Rexhepi kudo që ishte, kado që shkonte dhe me këdo që ishte në shoqëri, kishte vetëm idealin e tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur por ishte në përndjekje nga barbarët hap pas hapi, me çrast si pjesëtar i Levizjes Nacional Çlirimtare ( LNÇ ) pikërisht ne vitin 1974 së bashku me Adem Demaçi -n (Grupi i Adem Demaçit) e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh denohet me 9 vite burgim të rëndë.

    * Në dosjet e SPB-së të Kosovës cekët kjartë se Rexhep Mala ishte ndër të burgosurit më të pathyer i cili më së gjati kishte mbajtur grevë urie, megjithëkëtë Ai arrin që edhe pse në kushte të vështira të shkruaj ditarin nga burgu “Kujtime nga Burgu” ku paraqet jetën shumë të vështirë dhe torturat më çnjrëzore mesjetare të UDB-së që kishin përdorur e ushtruar kundër tij.


     Ndonëse ishte i papërkulur me qëndrimet e tij prej atdhetari, Rexhën e shetisin nëpër shumë burgje të ish jugosllavisë fashiste si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Foçë e në Mostar.

     Më 23 maj 1983 pas 8 vitesh vuajtje e malltretimesh lirohet nga dyert plot egërsi dhe vuajtje të pashlyera ngase pjesën më të madhe të denimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve të sipërpërmendura të cilat nuk arritën dot ta thyejnë apo të detyrojnë të jetë i urtë për pushtetin komunist që nuk e njohu kurrë në jetën e tij.Pas burgut lidhet ngushtë me Nuhi Berishën,ata i lidhi dhe i bëri të pandashëm ideali i tyre i përbashkët.Ata zhvilluan veprimtarinë e tyre kombëtare deri në ditët kur ekspedita të mëdha policoro-fashiste i rrethuan në Kodrën e Trimave në Prishtinë ku banonin te dy së bashku.U përbetuan të mos bien në duar të pushtuesëve dhe i bënë luftë pushtuesit më 11 dhe 12 janar 1984,ata  luftuan dhe i sollën humbëje të mëdha pushtuesit.Ranë  heroikisht  me pushkën në dorë e duke kënduar.Ata luftuan për atdheun tonë,që ai të gëzoi lirinë,sepse historia i kishte mësuar që popujt që nuk luftojnë zhduken,kurse ata me asnjë çmim nuk donin që ky popull të zhduket.Ata ishin zemra dhe truri i kombit dhe mbeten të pavdekshëm.
Rexhep Mala dhe  Nuhi Berisha kanë frymëzuar brezat me ndjenjat e atdhedashurisë,kanë punuar me gjithë qenien e tyre që ky popull të jetë i lirë.Për këtë ata sakrifikuan në altarin e atdheut,gjaku i tyre u bë pishtarë,vepra e tyre hudhi
rrënjen,u rrit e u zhvillua në mes të fortunave.Veprën e tyre shumë e kanë dashur dhe e duan patriot të kohërave të shkuara dhe të kohës të sotëme,të cilët me mendjen e tyre të mprehtë punuan për të zhdukur errësirën të cilën me dekada
e mbolli pushtuesi korb i zi.Për ta populli furi këngë legjendash,kështu u këndohej gjakut të tyre dhe përjetësisë së tyre.Ata forcuan vendosshmërinë e shqiptarit për të u çliruar,na dhanë forcë,dritë e dituri,që të stërvitemi në rrugët
për kapërcimin e mjerimit pushtues,forcë e cila  u bë dritë për brezat zemërzjarrtë si shkëmbinjë që luftuan deri në fund armikun,çau furtunat dhe shporri armiqët e egër nga trojet tona,duke i sjellur këtij populli sovranitet mbi trojet
stërgjyshërore.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen