Montag, 28. Februar 2011

NËN VALËT E UNIVERSIT

NËN VALËT E UNIVERSIT
AVNI BELLAINA 
Shkrimtari ynë i ri Avni Bellaina,mund të themi se shquhet ndër mendimtarët e rrallë të kësaj fryme, frymë e rrallë e të shkruarit të mendimeve ndryshe nga romansierët dhe poetët,ky sjell frymën e mendimit pozitiv,apo më mirë të themi frymën e ngritjes shpirtërore.Jeta e njeriut është e mbushur me shumë të arrira,gëzime,po edhe me vuajtëje dhe trishtime,si shkak qenësor bie dëshprimi. Të menduarit pozitiv është shumë i rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi,në veqanti për shoqërinë tonë shqiptare,e cila në këto vitet e fundit nga përvojat e hidhura është ngarkuar me dëshprime të mëdha.Të kërkosh ndihma mjeksore dhe medikamente në shërimin e dëshprimeve sikur duket mund dhe humbje kohe,ndihma më e mirë është aftësia e të menduarit pozitiv,mësimet shpirtërore. Avni Bellaina iu vesh veprimtarisë shpirtërore,jo vetëm ashtu sa për të shkruar,por u stërvit duke lexuar literatura të shumëta shpirtërore,duke ndjekur shumë seminare të kësaj lëmie nëpër Europë,ai fitoi ekperiencë në studimin e shpirtërores.Avni Bellaina vitin që shkoi doli me librin e tij të parë”HARMONIA E SHPIERTIT”,libër ky që zgjoi interesim te lexuesit,kurse tani para lexuesit del me librin e tij të dytë të të njejtës natyrëMBI VALËT E UNIVERSIT”.Në këtë libër zoti Bellaina na këshillon:Gjdo herë dhe gjithçka pozitivisht të mendohet nga se frenimet dhe mendimet negative negative nuk na ofrojnë jetë të lumtur.Nëse në brendinë tonë fusim kufizime dhe mungesa,kur ato kufizime i bëjmë prioritet,kemi mbjellur gjëra negative ashtu kemi mbjellur vet preokupime shpirtërore.Më tej Avni Bellaina na kujton se ata të cilët nuk e kanë besimin në jetën që vazhdon janë shkurtpamës,të kufizuar në mendime dhe veprime.Kufizime nuk ka,ato gjenden vetëm në kokat tona,gjëra këto të sëmura që duhet të i nxjerrim nga koka,qënuk duhet të kenë vend për to. Nëse mendojmë në kufizime,apo të themi mbyllemi në këto kufizime nuk mund të kemi dëshira, gjithnjë truri duhet të jetë i pregaditur që dëshirat të i formulojmë,për këtë nevojitet të krijojmë kushte,vullnet dhe besimi për të dëshiruar.Për gjitha këto rolin e madh e luan lirimi,pra duhet të lirojmë dëshirën që të veproi në harmonim me universin por gjithnë pa kufizime.Sipas Avni Bella ines e rëndësishmja dhe qenësorja është gjetëja e vetvetës dhe lirimi nga barra e mendimeve të trashëguara. Libri trajton tema vërtetë interesante,ai tregon se si mund të dalin rezultatet e mendimeve të papjekura,si duhet të jenë reagimet ndaj problemeve që hasim,si duhet të i fusim në veprim aftësitë e të menduarit që të përballohen problemet,kur problemet dhe zhgënjimet duken të pakaluara,si të pregaditet mendja për veprim.Ky libër i shkrimtarit tonë Avni Bellaina,lexuesit do të i shërbej në këtë kohë tundimesh të ndihmojë të u bëjë ballë presioneve dhe tundimet që kanë ndoshta jo vetëm të rinjët e sotëm,por ndoshta edhe të shtyrët në moshë duke ofruar mendime që nuk bien ndesh me mënyrën e të jetuarit pozitiv.Sipas shkrimeve të tij kërkon njohuri,rrethana që njohin zanafillat e problemit,lypset pastaj menjanimi i frikës,këmbëngulësia në zgjidhjen e problemit,bartja e dëshirës,përpunimi i saj ,ndarëja e tyre në aspektin pozitiv dhe transmetimi i gjërave në univers.Ne shpesh përballemi me gjëra që na vështirsojnë të cilat ne mendojmë se kanë ndodhur pa arsye,megjithatë ne ndoshta gjykojmë gabimisht,por me logjikimin e thellë mësojmë se ato përvoja ndihmojnë rrugën tonë për ngritje shpirtërore.Që të mësojmë të njohim vetën,jetën tonë,të mësojmë dashuri për te,këto shkrime që na ofron Avniu janë të plotfuqishme për të arritur në cakun që kërkojmë.Në librin e Avniut lexuesi i vemendshëm kapë njohuri nga më të ndryshmet,që shërbejnë për të lehtësuar situatat e vështira qoftë edhe problemeve me lëndë narkotike,atyre të divorcit,individit të izoluar emocialisht,kur është shumë më mirë të i ndeshësh e të i përballosh drejtpërdrejtë problemet dhe situatat e vështira. Njeriu shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të gjitha lëndimeve në jetë. Por nëse je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u beson – ato shuhen si bryma para diellit.Pra ngado që të sillesh problemet që na rrethojnë brenda universit mund të zgjidhen fillimisht me arritëjen e njohëjes së vetvetës,lirimin nga barrat që duken të pakapërcyeshme,bartjen e dëshirës ndarëjen e saj në aspekte pozitive dhe transmetimin e dëshirës në univers. Qetësia shpirtërore e ruan shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi edhe në rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një. Deri tash kemi punuar shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para. Tash, nga DIJA (njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN e dijes. Në përdorimin praktik të kësaj dijeje. Makina nuk hecën pa karburant . Një mijë përpjekëje do të jenë të kota, po nuk ihodhe karburant nuk lëvizet dot. Gëte thotë: “Mendja e fuqishme, që bën përpjekje për përdorimin praktik të dijes teorike – është mendja më e mirë në botë”.Si për këtë libri”NË VALËT E UNIVERSIT”,i Avni Bellainës ka shumë mësime teorike që ndihmojnë të kryhen seriozisht në praktikë,nëse leguesi i vemendshëm përdorë mirë logjikën.Temat teorike të këtij libri janë shumë të gjëra,saqë në një vështrim të shkurtër nuk i kapim dot.Kjo vetëm le të shërbejnë si një hyrëje nëpër mendimet pozitive, por për të lëvizur gjërat më tej,lexuesi duhet të lexoi në tërësi dhe vëmendje këtë libër mjaft të rëndësishëm.Ky libër nuk është gjë tjetër,veçse një forcim i interesit për mirëqenjen tonë. Edhe pse nuk ka qenë e mundur që brenda këtij vështrimi të trajtohen të gjitha përgjigjëjet, duke e lexuaruar në tërësi do të gjejmë gjëra të çmuara që na drejtojnë në burime njohëjesh të mendimeve pozitive që na mësojnë të udhëheqim jetën pa probleme. Shaban CAKOLLI - 


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen