Mittwoch, 9. März 2011

RADIO ZËRI I ARBËRIT FRYMON ATDHEDASHURI BASHKIM VËLLAZERI KRENARI DHE NJERËZI

Eksperienca

Një Blog në Platformën Blog.AL

RADIO”ZËRI I ARBËRIT” FRYMON ATDHEDASHURI,BASHKIM,VËLLAZERI KRENARI DHE NJERËZI Shkruan:Shaban Cakolli 8 marsi eshte dita nderkombetare e grave. Kjo dite festohet ne shume vende te botes. Dita nderkombetare e grave eshte historia e grave te zakonshme qe kane bere histori. Kjo dite eshte rrenjosur si lufte shekul- lore e grave per te marre pjese ne shoqeri ne nivel te barabarte me burrat.Fati i femrave tona shqiptare,ka kaluar nëpër shumë sakrifica nga se populli ynë kaloi nëpër shumë faza pushtimi,robërimi i vendeve tona la pasoja të mëdha në cungimin e të drejtave të femrave tona,mos arsimimin e tyre në masë, Sido që të jetë femrat tona me mund dhe sakrifica hapëruan në shkollimin dhe mbrojtëjen e të drejtave të tyre për aq sa iu dha mundësia.Një arritëje të tyre në një shkallë bukur të kënaqshme e rrënoi pushtuesi i egër sërb i cili masakroi gra e fëmijë,e shumë nga femrat tona i përndoq dhe u detyruan të jetojnë në vende të huaja.Pavarësisht këtyre vuajtëjeve,femra jonë u bë qëndresë e pa lëkundur e mbrojtëjes së drejtave të saj dhe hapërimit në suksese. Këtë vit 8 Marsi u shënua në forma të ndryshme nga femrat tona kudo ato jetojnë në trojet shqiptare dhe diasporë.Ndryshe nga gratë tjera europiane që më pak i kushtojnë rëndësi kësaj feste,gratë shqiptare edhe në diasporat shqiptare e kanë shënuar në forma solemne këtë festë: Dikund me tubimin e grave shqiptare,me programe kulturore,sheti,e lloj-lloj forma manifestimi. Një shënim shumë domethënës i 8 marsit është bërë në programin Radio”ZËRI I ARBËRIT” në gjuhën shqipe në Norvegji.Kjo radio me traditë pune në misionin kombëtarë po përmbushë dhjetë vite punë të sukseseve të larta.Natyrisht duhet kuptuar se të mbash një dekadë punë në radio,në kushte mjaft të vështira në studio ku temperaturat janë aq të ulëta ,që në kohë dimri për shumë kend janë edhe të padurueshme,mbajtëja e programit shqip për bashkatdhetarët në mërgim për çdo natë deri në orën 3.00 të mëngjesit,nuk bëhen pa dëshirë të madhe ,pa vullnet dhe punë të paepur.Emri i kësaj radioje”ZËRI I ARBËRIT”,veq emër që në zemër të çdo shqiptari atdhedashës tingëllon ngrohët,fillimisht për shumë mërgimtarë dukej vetëm një provë që sipas tyre nuk do të qëndronte,por vullneti i pamposhtur i mërgimtarëve tanë që në zemër mbajnë ndezur zjarrin e atdhedashurisë,i nisur nga veprimtari ynë kombëtar,pishtari i arsimit të shkollave shqipe në Norvegji,krijuesi ynë i shquar z.Imri Trena,me një grup bashkëpunëtorësh e nisi këtë mision i cili sot është bërë i njohur edhe në kepat më të largët të kontinentit më të ri Amerikës,me një fjalë kjo radio dëgjohët në mbarë rruzullin tokësor ku ka shqiptarë.Materialet që shpalosë kjo radio,qofshin artikuj analitik,historik,korospodenca,,reportazhe,njoftime,poezi,këngë, përshkojnë jetën e gjallë,ndjenja atdhetare,gëzim dhe shpresa ëndërra të shqiptarëve për një të ardhme më të mirë shqiptare të atyre në shtetin amë dhe të atyre qindra mijëra shqiptarëve të shpërndarë anëekënd globit tokësor.Sot radio”ZËRI I ARBËRIT” është bërë njëra ndër radiot më të dëgjuara në diasporat shqiptare.Ka një arsye për këtë,e kjo më duket vjen nga vullneti për punë,dashuria atdhetare,rrespekti për miqët,që të gjitha këto veti cilësore i ka drejtuesi i kësaj radio z.Imri Trena me bashkëpunëtorët e vet.Sot radio”ZËRI I ARBËRIT”,është bërë sofra më me shije e kulturës sonë kombëtare rreth së cilës frymojnë gurra këngësh kombëtare dhe vargje që frymëzojnë atdhedashuri,bashkim,vëllazëri,krenari dhe njerëzi.Kjo sofër plot shije e pregaditur nga mikpritësi ynë,plotëson kërkesat e dëgjuesëve dhe me vullnet bashkohen rreth saj.Ndihma dhe kontributi që japin miqët padyshim lehtësojnë punën e kësaj radioje. Kjo ndihmë nuk ka munguar dhe ne u jemi mirënjohës atyre njrëzve human që nuk kursejnë mund dhe as kohë të jenë pranë kësaj radioje si:Hasan Qyqalla,Sabit Avdyli,Miradije Zymberi, Nazire Jaha ,Ali Rexhepi,Shemsije Trena,dhe shumë të tjerë.Krijuesit janë disi më të dëshmuar,më human,më të shejtë për të nda sukseset me miqët.Kujtoj këtu Hasan Qyqallën i cili veq kontributit të vet që ofron sjell vlera të dëlira të krijuesëve tanë nga mbarë diaspora shqiptare,po kështu krijuesja Miradije Zymberi,kurse znjsh.Nazire Jaha veq që ndjek valët e kësaj radio e rregulltë,ofron reportuar të pasur nga këngët e saja,kohën e fundit na ka ngrohur me poezitë e saja plot vlera e përkushtim.Ky fillim marsi në valët e radios”ZËRI I ARBËRIT” ishte shumë i pasur,u dha program i begatshëm për historinë tonë të lavdishme që shënon 5 marsin si legjendën më të pasur të krenarisë sonë kombëtare,u shënua dita e mësuesit,e mbrëmë 8 marsi dita e gruas. Kur flasim për 8 marsin ditën e gruas,këtu duhet treguar rrespektin që i ofroj kësaj gjinie të bukur radio”ZËRI I ARBËRIT”,duke i dhënë një program të veqant femrave tona për këtë shënim dhe duke u ofruar moderimin e programit znj. Miradije Zymberi dhe Shemsije Trena Një program të udhëhequr nga këto dy zonja me plot eksperiencë,dëshmon se sa e shkathët është femra shqiptare në çdo porë të jetës.Miradije Zymberi,e njohur si krijuese,nuk më kujtohet të ketë moderuar ndonjëherë program radioje,pos ndonjë interviste apo paraqiteje letrare,por me moderimin që bëri mbrëmë shumëkend e le të kuptoj se ka ushtruar moderimin e programeve të radios për shumë vite.Kuptohet moderimi ishte mjaft i sukseshëm,por edhe z.Trena dhe në studio prapa perdeve bënë gjithçka munden që moderatoret dhe programi të dal sa më cilësor.Se sa të lidhura miqësisht në mes vete janë femrat tona,këtë e dëshmuan gratë shqiptare mbrëmë duke mbështetur moderatoret e programit,duke u sjellur përgëzime dhe urime, duke sjellur nga krijimtaria e tyre,e në veqanti duhet cekur Nazire Jaha,Shyngyle Berisha-Shega dhe Fahrije të cilat përveq përgëzimeve dhe bisedave që dhanë në valët e radios,na begatuan edhe me këngë dhe poezi të bukuraNazirja fillimisht na përmbushi dëshirat tona me një zë mjaft të ëmbël me një këngë të përzgjedhur”Rrallë kam pa kso bukurie”;,kurse më pas në duet me këngëtaren Shengyle Berisha-Shega kënduan bukur këngën”Ja qeli prap Thana”;Kurse Fahrije Krasniqi kënaqi dëgjesit me këngën”Kur pata një lule të bukur”. Kjo më së miri dëshmon se gratë shqiptare,dijnë dhe munden të udhëhequr vazhdimisht pavarësisht ku jetojnë për të mbetur gjithmonë shqiptare. të lira dhe veprimtare për kombin dhe kulturën kombëtare.

Mars9


RADIO”ZËRI I ARBËRIT” FRYMON ATDHEDASHURI,BASHKIM,VËLLAZERI KRENARI DHE NJERËZI
Shkruan:Shaban Cakolli
8 marsi eshte dita nderkombetare e grave. Kjo dite festohet ne shume vende te botes. Dita nderkombetare
e grave eshte historia e grave te zakonshme qe kane bere histori. Kjo dite eshte rrenjosur si lufte shekul-
lore e grave per te marre pjese ne shoqeri ne nivel te barabarte me burrat.Fati i femrave tona shqiptare,ka
kaluar nëpër shumë sakrifica nga se populli ynë  kaloi nëpër shumë faza pushtimi,robërimi i vendeve tona
la pasoja të mëdha në  cungimin e të drejtave të femrave tona,mos arsimimin e tyre në masë,

Sido që të jetë femrat tona  me mund dhe sakrifica hapëruan në shkollimin dhe mbrojtëjen e të
drejtave të tyre për aq sa iu dha mundësia.Një arritëje të tyre në një shkallë bukur të kënaqshme
e rrënoi pushtuesi i egër sërb i cili masakroi gra e fëmijë,e shumë nga femrat tona i përndoq
dhe u detyruan të jetojnë në vende të huaja.Pavarësisht këtyre vuajtëjeve,femra jonë u bë
qëndresë e pa lëkundur e mbrojtëjes së drejtave të saj  dhe hapërimit në suksese.
Këtë vit 8 Marsi u shënua në forma të ndryshme nga femrat tona kudo ato jetojnë në trojet
shqiptare dhe diasporë.Ndryshe nga gratë tjera europiane që më pak i kushtojnë rëndësi kësaj
feste,gratë shqiptare edhe në diasporat shqiptare e kanë shënuar në forma solemne këtë festë:
Dikund me tubimin e grave shqiptare,me programe  kulturore,sheti,e lloj-lloj forma manifestimi.
Një shënim shumë domethënës i 8 marsit është bërë në programin Radio”ZËRI I ARBËRIT”
në gjuhën shqipe në Norvegji.Kjo radio me traditë pune  në misionin kombëtarë po përmbushë
dhjetë vite punë të sukseseve të larta.Natyrisht duhet kuptuar se të mbash një dekadë punë
në radio,në kushte mjaft të vështira në studio ku temperaturat janë aq  të ulëta ,që në kohë
dimri për shumë kend janë edhe të padurueshme,mbajtëja e programit shqip  për bashkatdhetarët
në mërgim për çdo natë deri në orën 3.00 të mëngjesit,nuk bëhen pa dëshirë të madhe ,pa vullnet
dhe punë të paepur.Emri i kësaj radioje”ZËRI I ARBËRIT”,veq emër që në zemër të çdo shqiptari
atdhedashës tingëllon ngrohët,fillimisht për shumë mërgimtarë dukej vetëm një provë që sipas
tyre nuk do të qëndronte,por vullneti i pamposhtur i mërgimtarëve tanë që në zemër mbajnë ndezur
zjarrin e atdhedashurisë,i nisur nga veprimtari ynë kombëtar,pishtari i arsimit të shkollave shqipe
në Norvegji,krijuesi ynë i shquar z.Imri Trena,me një grup bashkëpunëtorësh e nisi këtë mision
i cili sot është bërë i njohur edhe në kepat më të largët të kontinentit më të ri Amerikës,me një
fjalë kjo radio dëgjohët në mbarë rruzullin tokësor ku ka shqiptarë.Materialet që shpalosë
kjo radio,qofshin artikuj analitik,historik,korospodenca,,reportazhe,njoftime,poezi,këngë,
përshkojnë jetën e gjallë,ndjenja atdhetare,gëzim dhe shpresa ëndërra të shqiptarëve për
një të ardhme më të mirë shqiptare të atyre në shtetin amë dhe të atyre qindra mijëra shqiptarëve
të shpërndarë anëekënd globit tokësor.Sot radio”ZËRI I ARBËRIT” është bërë njëra ndër radiot
më të dëgjuara në diasporat shqiptare.Ka një arsye për këtë,e kjo më duket vjen nga vullneti
për punë,dashuria atdhetare,rrespekti për miqët,që të gjitha këto veti cilësore i ka drejtuesi
i kësaj radio z.Imri Trena me bashkëpunëtorët e vet.Sot radio”ZËRI I ARBËRIT”,është bërë
sofra më me shije e  kulturës sonë kombëtare rreth së cilës frymojnë gurra këngësh kombëtare
dhe vargje që frymëzojnë atdhedashuri,bashkim,vëllazëri,krenari dhe njerëzi.Kjo sofër plot
shije  e pregaditur nga mikpritësi ynë,plotëson kërkesat e  dëgjuesëve dhe me vullnet bashkohen
rreth saj.Ndihma dhe kontributi që japin miqët padyshim lehtësojnë punën e kësaj radioje.
Kjo ndihmë nuk ka munguar dhe ne u jemi mirënjohës atyre njrëzve human që nuk kursejnë
mund dhe as kohë të jenë pranë kësaj radioje si:Hasan Qyqalla,Sabit Avdyli,Miradije Zymberi,
Nazire Jaha ,Ali Rexhepi,Shemsije  Trena,dhe shumë të tjerë.Krijuesit janë disi më të dëshmuar,më human,më të shejtë
për të nda sukseset me miqët.Kujtoj këtu Hasan Qyqallën i cili veq kontributit të vet që ofron
sjell vlera të dëlira të krijuesëve tanë nga mbarë diaspora shqiptare,po kështu krijuesja
Miradije  Zymberi,kurse znjsh.Nazire  Jaha veq  që ndjek  valët e kësaj radio e rregulltë,ofron
reportuar të pasur nga këngët e saja,kohën e fundit na ka ngrohur me poezitë e saja plot
vlera e përkushtim.Ky fillim marsi në valët e radios”ZËRI I ARBËRIT” ishte shumë i pasur,u dha
program i begatshëm për historinë tonë të lavdishme që shënon 5 marsin si legjendën më
të pasur  të krenarisë sonë kombëtare,u shënua dita e mësuesit,e mbrëmë 8 marsi dita e gruas.
Kur flasim për 8 marsin ditën e gruas,këtu duhet treguar rrespektin që i ofroj kësaj gjinie
të bukur radio”ZËRI I ARBËRIT”,duke i dhënë një program të veqant femrave tona për këtë
shënim dhe duke u ofruar moderimin e programit znj. Miradije Zymberi dhe Shemsije Trena
Një program të udhëhequr nga këto dy zonja me plot eksperiencë,dëshmon se sa e shkathët
është femra shqiptare në çdo porë të jetës.Miradije Zymberi,e njohur si krijuese,nuk më kujtohet
të ketë moderuar ndonjëherë program radioje,pos  ndonjë interviste apo paraqiteje letrare,por
me moderimin që bëri mbrëmë shumëkend e le të kuptoj se ka ushtruar moderimin e programeve

të radios për shumë vite.Kuptohet moderimi ishte mjaft i sukseshëm,por edhe z.Trena dhe
në studio prapa perdeve bënë gjithçka munden që moderatoret dhe programi të dal sa më
cilësor.Se sa të lidhura miqësisht në mes vete janë femrat tona,këtë e dëshmuan gratë shqiptare
mbrëmë duke mbështetur  moderatoret e programit,duke u sjellur përgëzime dhe urime,
duke sjellur nga krijimtaria e tyre,e në veqanti duhet cekur Nazire Jaha,Shyngyle  Berisha-Shega
dhe Fahrije të cilat përveq përgëzimeve dhe bisedave që dhanë në valët e radios,na begatuan

edhe me këngë dhe poezi të bukuraNazirja  fillimisht na përmbushi dëshirat tona me një zë mjaft të ëmbël
me një këngë të përzgjedhur”Rrallë kam pa kso bukurie”;,kurse më pas në duet me këngëtaren
Shengyle Berisha-Shega  kënduan bukur këngën”Ja qeli prap Thana”;Kurse Fahrije Krasniqi
kënaqi dëgjesit  me këngën”Kur pata një lule të bukur”.
Kjo më së miri dëshmon se gratë shqiptare,dijnë dhe
munden të udhëhequr vazhdimisht pavarësisht ku jetojnë për të mbetur gjithmonë shqiptare.
të lira dhe  veprimtare për kombin dhe kulturën kombëtare.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen