Montag, 31. Mai 2010

Freitag, 28. Mai 2010

KUJTIME ME KRIJUESIN DHE PUBLICISTIN SHABAN CAKOLLI

KUJTIME ME KRIJUESIN DHE PUBLICISTIN SHABAN CAKOLLI

Të japish një rrëfim te lexuesit për poetin dhe publicistin Shaban Cakollin më duket e tepërt.Ai tani është i njohur jo vetëm në hapësirën shqiptare ,por edhe më gjërë.Cakollin e hasim në gazeta dhe revista shqiptare,libra,në faqe shqiptare në net,forume ,radio,TV,etj.......
Shaban Cakolli ka filluar të mirret me shkrime qysh në bankat e shkollës fillore,edhe pse një kohë qe detyruar të shkruaj në heshtje nga se nuk kishim liri,dhe kush nuk ka liri ndjehet edhe pa dinjitet.Eh po si e njoha Cakollin?kur ishim ne shkollën e mesme pat shkëlqyar në një orë letrare në Dardanë të cilën e udhëhiqte zoti Izet Surdulli një letrar i shquar por edhe burrë fisnik dhe veprimtarë kombëtarë.Ai qe ndier shumë mirë me shkëlqimin e Cakollit,por edhe mua më mbetën në kujtesë që prej atëhere poezitë e Cakollit.Kohën kur erdh në Gjermani Cakolli iu bashkangjit shpejt veprimtarisë kombëtare për të ndihmuar popullin në Kosovë i cili lëngonte nga këmba e pushtuesit.Ai u kyq në Shoqatën"Aleksandër Moisiu",dhe njëherë më pati lënë mbresa me një emision që pat dhënë në Radio Tirana kushtuar kësaj shoqate.Shumë herë rreth veprimtarisë kombëtare dhe kulturore e kam dëgjuar përmes Deutshe Welles dhe e kam ndjekur me vemendje,pasi që ishim larg njëri-tjetrit.Tani më rastisi këto dita të takohem me te në Gjermani,ku më priti aq bukur,si ka pritur gjithnjë në ndejat shqiptare,më ofroi libra,gazeta dhe më pajisi me shumë njohuri që më duheshin dhe më bëri të ndjehem mirë.Shaban Cakolli kohën e studimeve në Prishtinë organizonte takime të shpeshta me Azem Shkrelin,dukej që e donte shumë Shkrelin dhe më thoshte unë jam nxënës i Shkrelit:E them këtë se ditën kur hyra në Gjermani,u drejtova për një vizitë tek Cakolli,por nuk e gjeta!Mësova se kishte shkuar në një takim ku kishte të bënte drejtë-përdrejtë me veprën jetësore të Shkrelit.Në mbrëmje kur ka ardhur nga ai takim sapo ka kuptuar se jam këtej më mori në telefon,u takuam,më qoi në banesën e vet,më priti ngrohët,biseduam deri në orët e mëngjezit dhe u çmallëm me shumë gjëra.Mësova se Cakolli ishte në Shoqatën e Shkrimtarëve në Gjermani,që këtu shkurtimisht po e quajkan LSHAKSH!Me droje e pyeta,por nuk munda të rri pa e pyetur:Përse nuk konkurove në konkursin Shkreli?
Aha,vërtetë unë e pata konfirmuar pjesëmarrëjen ,por nga shoqata më kishin zgjedhur në juri,pastaj e tërhoqa thotë Cakolli,ndryshe nuk bënte,të jesh njëherish konkurent dhe në juri është diqka e pa kuptimtë.Po kush e fitoi pyeta unë?Fituan më të mirit,dhe kjo më bëri të ndihem mirë,pasi kishim bërë një vlerësim të drejtë mu përgjigj Cakolli.Fundja këtu nuk është aspak i rëndësishëm çmimi,e rëndësishmja është të marrish pjesë në takimin që bëhet në emër të Shkrelit,njeriut i cili u ngjitë në maja të letrave shqipe,dhe vetrit i krijoi pavdeksinë shtoi Cakolli.Të gjithë konkurentet ishin shumë të mirë,andaj u desh të lexojmë librat e tyre disaherë për të gjetur më të mirët.Asnjëherë nuk mund të shpërblehen të gjithë,shpërblim duhet të ndjejë çdonjëri që ishte pjesëmarrës në konkurs që mbante emrin e këtij njeriu të madh.Po ndonjëherë kur të mos zgjedhesh në juri,a do të konkurosh për këtë çmim e pyeta?Gjithësesi mu përgjegj Cakolli,unë nuk jam qyqar,por do i mbas shpatullat me gjithë konkurentët krijues,fundja e rëndësishmja për mua është të jem komkurent në takimet që zhvillohen në emrin e këtij krijuesi të shejtë,asesi çmimi tha Cakolli.Më pas te Cakolli ndeja edhe një javë të plotë,nuk e harroi pritjen e tij të ngrohet,bisedat e ëmbla,tryezën e tij të punës që mbante me aq pedantëri,radhitjen e librave në raftet sikur secila të përpiqej të më rrëfente se sa miqësi kanë me këtë poet që aq shumë i do.Cakolli muk kishte ndryshuar asgjë kohën që ka qëndruar në kurbet,i njejti ai që përveq punës së vet në krijimtari shkruan dhe afirmon vlerat e krijuesëve tjerë,i tillë ka qenë gjithnjë.Herë-herë linte punën përgjysmë,mirrte një qyfteli të stolisur me një shqiponjë dy krenare dhe ia thoshte ëmbël këngës,më shpalonte kujtimet e rinisë kur shpesh ia thonim së bashku.Unë muk jam krijues,me dëshirë kisha bërë një intervistë me mikun dhe krijuesin Shaban Cakollin,por nuk më ecën kjo,fundja shkrova këtë kujtim me te dhe dua të e ruaj për shumë kohë.Shpesh e pyeti vetën,vallë sikur krijuesit ndryshojnë nga ne?Më duket si të shejtë!


Arton Krasniqi

Montag, 24. Mai 2010

NGA LSHAKSH

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTAR NË GJERMANI(LSHAKSH)MBAJTI MANIFESTIM LETRAR PËR POETIN E MADH AZEM SHKRELIN


shkruan:Shaban cakolli



Në Gjermani manifestim i këtij lloj mbahet për herë të parë i cili tani e tutje do të jetë tradicional që do të mbahet çdo vit.Krijuesit tanë mërgimtarë këtë manifestim e shquajnë njërin ndër manifestimet më të rëndësishëm,i cili i kushtohet njeriut të madh që me veprat e tij u ngjit në majë të letrave shqipe dhe vetës i krijoi pavdeksinë.Natyrisht Azem Shkreli iku si çdo udhëtar tjetër që ikën në botën tjetër,por iku para kohe,në kohën kur na u desht më së tepërmi,u nda fizikisht nga ne,por vepra e tij do të jetoj në të gjitha brezat.Ditë më parë Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar në Gjermani organizoi një Orë të madhe

letrare kushtuar jetës dhe veprimtarisë letrare të madhit të letrave shqipe Azem Shkrelit.Ky

manifestim u mbajt në Ennepetal Haus,dhe salla eishte e mbushur me krijues dhe dashamirë të fjalës

së bukur artistike shqipe.Ky manifestim u mbajt nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës z.Hashim

Thaqit.



Përveq shumë krijuesve shqipatrë në Gjermani dhe dashamirëve të shumtë të krijimtarisë artistike në

këtë manifestim morën pjesë edhe:Sekretari i Ambasadës së Kosovës në Republikën Federale të

Gjermanisë z.Islam Spahiu,Ismail Syla këshilltar i kryeministrit të Kosovës z.Hashim Thaqit,Sabit

Rustemi këshilltar i zëvendës-kryeministrit të Kosovës z.Sabit Rristemi dhe Ymer Lladrovci

vice-konzull i Republikës së Kosovës në Gjermani.


Pas intonimit të Hymnit kombëtar dhe pas një minute heshtjeje për nderim të të rënëve për lirinë e

Kosovës,filloi ky manifestim i madh letrar.
Manifestimin në emër të kryeministrit të Kosovës e përshëndeti z.Ismali Syla,këshilltar i

kryeministrit,dhe njëherit edhe vet krijues.





Këtë manifestim e pershëndeti edhe z.Sabit Rustemi,këshulltar i zëvendeskryeministrit z: Ramë

Manaj.

Sabit Rustemi përshëndeti manifestimin dhe duke folur për punën e LSHAKSH dhe figurën e Shkrelit në emrin e Ministrisë së Kulturës premtoi mbështetëje për LSHAKSH.


Pas fjalës përshëndetëse të këshilltarit të kryeministrit z.Ismali Syla filloi ky manifesti mletrar.Një

fjalë rasti për jetën dhe krijimtarinë letrare të Azem Shkrelit para të pranishmëve e mbajti Vehbi

Musa,profesor i letërsisë shqipe dhe njëherit edhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së shkrimtarëve dhe

artistëve shqiptarë në Gjermani.Ai për jetën dhe veprimtarinë letrare të Azem Shkrelit në mes të

tjersah tha:

Vehbi Musa profesor dhe antarë i jurisë për këtë manifestim,foli rreth organizimit të LSHAKSH dhe gjërë e gjatë për figurën e shkrimtarit të madh Azem Shkreli.



Pastaj fjalën e morën krijuesit letrar,anëterë të Lidhjes në fjalë dhe lexuan poezitë e tyre kushtuar

Azem Shkrelit.

Lorika Shkreli në gjermanisht
Dibran Demaku
Valin Shkreli
Alma Papamihali
Pal Sokoli
Hasan Qyqalla

...

Për jetën dhe krijimtarinë letrare recituan poetët,kënduan edhe këngëtarët.Këngëtari i mirënjohur i

mërgatës shqiptare z.Agim Gashi këndoi kështu për Azem Shkrelin:






Në mesin e pjesëmarrësve tkishte edhe qytetar gjermanë.Dhe jo vetëm qytetarë,por edhe

zyrtarë.Ishte kjo z.Renate Fuest e shoqëruar nga z.Shukrije Ismajli që të dyja enëtare të SPD-për

Nordrherein Westfalinë.

Duhet të theksohet se madhështinë e këtij manifestimi e shtuan prania e familjes të të madhit Azem Shkreli




Për manifestimin në fjalë familja e Shkrelit u shprehen

znj.Shkreli
Valon Shkreli( ibiri i poetit )
Lorika Shkreli

Ndërkaq disa nga pjesëmarrësit e tjerë:

Ymer Lladrovci
Martin Çuni
Nikollë Gjoni
Sabit Geci
Bashkim Kajtazi
Autorët dhe veprat që kanë fituar çmimet letrare dallohen për kontributin letrar në pasurimin e

procesit kulturor-letrar gjate periudhës së përmendur, duke sjellë vizione origjinale artistike dhe vlera

që dallohen këtë periudhë.



Në vazhdim të kësaj Ore letrare kushtuar Azem Shkrelit(e cila tash e tutje do të jetë tradicionale

dhe do të organizohet për çdo vit)u dhanë edhe shpërblimet për veprat më të mira letrare të

botuara gjatë dy viteve të fundit të krijuesëve në mërgatë.Juria e përbër nga Adem Gashi-shkrimtar

nga Kosova dhe ish kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës,Shaban Cakolli-poet dhe Vehbi

Musa-profesor letërsie kishte ndarë këto shpërblime:

E vërtetë është se klane letrare, pohime dhe mohime të pambështetura e të paqëndrueshme ka

pasur dhe do të ketë si te ne, ashtu edhe në letërsitë e mbarë rruzullit. Sepse, fundja, kjo është

vetë natyra e artit.Ne juria e vlerësimit të këtyre konkuruesëve për çmimin letrar Shkreli,kishim kohë të mjaftueshme të mendojmë për një vlerësim real dhe këtë u munduam
me çdo çenje tonën të e vlersojmë drejt pa i ikur asnjë milimetër realitetit.Kishim shumë punë dhe mundi,por kjo po shpërblehej në njëfarë forme nga se po lexonim libra shumë të mirë,libra të cilët asnjë prej tyre nuk mund të i hedhnim,andaj për të peshuar mirë vlerësimin u desh të lexojmë çdo libër dy dhe tri herë.Nuk deshëm të futemi as në mjerimin e dijes dhe mjerimin e vlerësimit ,nga se në këtë mjerim krijuesi futet kur krijuesit që kanë nivele të ndryshme letrare futën në të njejtin rang edhe pse njohuritë e tyre nuk puqen askund.Këtë nuk e bëmë,por u munduam mishërisht të ndajmë secilit vendin aty ku i takon.Ajo më e çiltërta,më e rëndësishmja për mua është se që te tre anëtarët e jurisë ndanim të njejtin mendim,kjo tregonte se është vlerësuar ashtu si duhej vler•suar dhe për këtë ndihem krenar.Me një keqardhëje që edhe libra tjerë të mirë nuk mundëm kësaj radhe të i shpërblejmë,por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të shpërblehen në njëmanifestim të këtij lloji,apo manifestime tjera që mendoj që ne do ti organizojmë gjatë radhës në emër të të madhit Shkreli.Askund dhe asnjëherë nuk mund të shpërblehen të gjithë,por librat në konkurim ishin të gjitha për të i shpërblyar:Nganjëherë është kështu organizimi ka rregullore përtej numrave të rregulloreve nuk mund të dilet,duhet të pranojmë të pritim organizime tjera.Sidoqoftë isha unë i pari që me shpalljen e konkursit Shkreli konfirmova pjesëmarrjen me librin tim,por kur shoqëria vendosi që unë të jem në juri,unë tërhoqa konkurencën nga se të dyja bashkë nuk do të bënin.Unë ndihem shumë mirë që në emër të të madhit Shkreli,çmimi për veprën jetësore është ndarë real në vendin ku i takon,mendoj se kështu do të vendoste qfarëdo jurie që do të zgjidhej,nga se ndryshe nuk ka se si.:Arif Molliqi,ky krijues që unë e kam lexuar shpesh,por para syve për herë të parë e pash dje në takimin tonë Shkreli,,ka krijuar individualitetin e tij krijues ne shkallën kombëtare në poezi dhe prozë,puna e të cilit ka fituar një vlerë dhe peshë artistike që tërhjek vemendjen e lexuesit:Romani i tij "Gruaja e vizatuar nudo" që ishte konkurent në këtë manifestim,hyn ndër grupin e veprave më të realizuara,roman i realizimit të sukseshëm dhe një arritje cilësore në prozën bashkëkohore shqipe,si e i tillë romani i siguron Molliqit vendin e parë.
Alma Papamihali është poetja e cila më së miri e shprishë heshtjen përmes poezisë,pezinë e ka mjet të përsosur për ti dhënë fjalëve aftësinë e tyre,për të plotësuar tërësinë e gjërave,dritën e tyre,jetën e tyre,mes vargjeve ia del mbanë të bëhet një trup unik me vendin dhe me qastin e ekzistencës sonë,të gjitha këto i gjejmë për atdheun,mërgimin,shkollën,poetin... te përmbledhja Shtegtim Pulëbardhe,e cila me plot meritë merr vendin e dytë të këtij konkursi.
Vendin e dytë e merr edhe poeti ynë tani i dëshmuar Sadik Krasniqi,i cili nga shumë konkurse letrare ka dalur i shpërblyar me vargjet e tij plotë vlerë.Kësaj radhe në konkursin tanë ai vjen me poezi ofshame me librin e tij"OFSHAMË NË URNË",i cili mes vargjeve ka arritur një çiltëri të ringjall kujtesën historike për data dhe të bëme që historinë e një kombi e bëjnë më të kujtueshme dhe më shumë të pranueshme.Duke gërshetuar mirë vlerat në këto përshkrime Sadik Krasniqi meriton këtë çmim.
Dibran Demaku vjen si konkurues në konkursin tonë me dy libra:"DARDHA KA BISHT" dhe"SHPIRTËRA TË SHITUR",ne muarëm në konsideratë këtë të dytën për këtë konkurs.Autori me penden e tij na paraqet fate të ndryshme njerëzish nëpër situata të ndryshme njerëzore,motivet janë nga më të ndryshmet pa i lënë pas dorës edhe ato të dhimbjes mërgim.Demaku rrëfehet me formë dhe stil tradicional,një formë e drejtëpërdrejtë gjatë përshkrimit i bënë këto rrëfime më të dashura dhe të afërta me lexuesin,kjo i sjell Demakut çmimin e tretë të këtij konkursi.
UNAZË GJAKU,kjo përmbledhje e krijuesit tonë Pal Sokoli është e rrumbullaksuar me poezi të dhimbjeve të mëdha.Këto dhimbje i ka sjellur pushtuesi para dhe gjatë luftës së Kosovës,e cila përgjaku Kosovën duke pasur qëllim përfundimtarë,vrasjet ,djegëjet dhe pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre.Pali shpreh dhimbjen individuale dhe ate kolektive të popullit,dashurinë për atdheun që ndjenë ai nga mërgimi,dhimbjet e shkaktuara i merr me një protestë pa përdorur urrejtëjen as ndaj vrasësit më të egër,ai përmes vlerës përshkruan pasojat që na i sollën ata,gjeste të tilla bëjnë vetëm poetët e mëdhenj,të cilët dashurinë ndaj njerëzimit e kanë shumëfish më të fuqishme se urrejtëjen.LLidhja e shkrimtarëve dhe artisëve shqiptarë në Gjermani me këtë rast ndau edhe tri mirënjohje:Një

mirënjohje ju dha dëshmorit të kombit-Jashar Jashari-Strovci-postmortum,Mjekut kardiolog të njohur

shqiptar në Gjermani-Fatmir Dalladakut dhe një mirënjohje këngëtarit të mirënjohur në mërgatën

shqiptare Agim Gashit.

Samstag, 15. Mai 2010

KUR BASHKIMI ISHQIPTARËVE KALON NË VESH TË SHURDHËR;GRUEVSKËT DHE TADIQËT I MBAJMË MBI KURRIZ



KUR BASHKIMI ISHQIPTARËVE KALON NË VESH TË SHURDHËR;GRUEVSKËT DHE TADIQËT I MBAJMË

MBI KURRIZ

Shkruan:Shaban Cakolli

Nuk ka kurfarë dyshimi,se bashkimi kombëtar nëpër periudha është irituar por edhe sot po

iritohet,dhe po vështrohet nga kënde të ndryshme.Kjo është plagë që dhemb,sepse pa një komb të

forcuar,shqiptarët nuk do të jenë të përfillur.Nëse shqiptarët prej kohësh kanë qenë padrejtësisht të

coptëzuar nga Fuqitë e Mëdha,kjo nuk do të thotë,që coptëzimi të mbetët gjithmonë i

pandreqshëm..Nëse deri dje tërë fajin ua kemi hedhur Fuqive të Mëdha,sot nuk mundemi të e bëjmë

këtë:Përse?Sepse sot Fuqitë e Mëdha,gjenden mu në zemër të gjysmës së Shqipërisë të mbetur

jashta kufirit të vet.Këto Fuqi të Mëdha,edhe pse vonë ia ndalën dorën përbindshave gjakatarë,që

me tërë fuqinë ishin përvjelur të na zhdukin nga faqja e dheut..Çfarë duhet të bëjnë tani Fuqitë e

Mëdha për ne?Nëse ne shqiptarët pritim që Fuqitë e Mëdha të na i hjekin gurët e kufijëve e të na

thonë:Ja portat i keni të hapura dhe bashkohuni,në këtë pritëje jo vetëm që gabohemi,por do të na

kushtoj shtzrenjët aq sa na ka kushtuar deri më tani.Nëse duam të kemi një shtet shqiptar,bashkimi

kombëtar është i pashmangshëm,por që të bëhet kjo,shqiptarëve ju duhet një intelegjenci e

mirëfilltë,që ka aftësi mendore me guxim intelektual!Si duket ata që po na duhen neve,sikur janë

ende në shkollim e sipër.Themi kështu nga se ndryshe s´ke si mund të e kuptosh këtë!!Kur ende pa

u pastruar mirë gjaku i rënë në rrugët e Kosovës,gjaku i dëshmorëve që ranë për të çliruar tokat e

uzurpuara shqiptare,disa drejtues shqiptarë vraponin të nënshkruanin mardhënje diplomatike me

Beogradin,i cili jo vetëm që na vrau ne,na dëboi,na masakroi,por edhe hyri thell në zemrën e

Shqipërisë,mbolli mina,dogji shtëpi e vrau qytetar të Shqipërisë.Por quditërisht disa nga drejtuesit e

Shqipërisë,sikur harruan këtë,sikur nuk ju ra ndërmend se po mos të ishte KFOR-i,serbët do të

shkilnin integritetin teritorial të Shqipërisë.Dhe nuk ke si mos të kapish kokën me dorë kur

kryetitullarët shqiptar djersiten duke vrapuar për të nda kuleqët me vrasësit e vëllezërve tanë!Nuk

duhet hiq më tepër njohuri për të kaluar testin para ndërkombëtarëve,se sa i fortë është shteti

shqiptarë.Le të përpiqemi ne si të duam gjysma shtetesh shqiptare të ndërrojmë fytyrën para

europianëve,dhe më kot ulemi në gjunjë e bëjmë lutje për pranimin tonë në Europë!Europianët mund

të bëjnë shaka me ne,mund të na vëjnë kushte,por e vërteta dhe kushti kryesor për të hy në

Europë është bashkimi i shqiptarëve.Ndryshe çfarë i duhet Europës një gjysmë Shqipërie e dobët

dhe e varfur?!Europa nuk kanevojë për leckaman,llustragji,varfnjak që shtrijnë dorën e kërkojnë

lëmoshë!!Jo vëllezer,Europa është lodhur nga lypsaret dhe nuk len mjet pa përdorur për të i larguar

ata nga trolli i vet.



Në gjirin e Europës mund të hyjnë kombe të forta,të pasura,intelektuale,që mund

të përmbushin interesat Europiane,që u ofrojnë kuadro të forta.......Një Shqipëri e dobët,sidomos

pas hyrjes së ndërkombëtarëve te ne,ka ndikuar që të huajt të na shiqojnë vetëm me njërin sy,duke

i lejuar hamshorët maqedono-serbosllav të lodrojnë në kurrizin tonë,duke na e nda vendin në

enklava dhe duke na i vra vëllezërit e Maqedonisë shqiptare me pretekste të pa asmjë mbështeteje

ashtu sikur hartonin pretekste ujqërit e kasapit Millosheviq mbi vëllezerit tanë që donin lirinë.Gjuetia

mbi shqiptarët nga krerët Grujevskian me pretekstin se shqiptarët po bartin armë nga dy pjesët e

kufirit,është amanet i sllavo-bullgaro-maqedonasve për të mbajtur mën thundër shqiptarët e lindur

në tokat e veta shqiptare den-babaden,dhe këto pretekste të fryra tregojnë haptazi se shqiptarët

nëse do të bartin armë ndihen të pasigurtë dhe të rrezikuar nga maqedonasit,ndrysghe njerëzit të

cilët nuk jetojnë nën pasiguri e ankth nuk kanë përse të bartin armë,edhe pse preteksti i bartjes së

armëve është pompoz,vetëm për të thithur gjak shqiptari.Sikur shqiptarët të ishin të bashkuar për

të ua treguar dhëmbët bullgarëve të ardhur maqedonas,që uzurpuan tokat tona shqiptare,mbi

vëllezërit tanë në Maqedoni nuk do guxonte të ushtrohej gjueti,aq sa bullgaret e vetquajtur

maqedonas qe sa nuk kanë guxim të zgjedhin emrin e shtetit të tyre,nga se nuk kanë identitet.:Sot

edhe faktori ndërkombëtar e vlerëson më drejtë potencialin e shqiptarëve në Maqedoni,se sa më

parë,nga se syri i tyre ka hetuar se populli shqiptar në Maqedoni po tregojnë kulturë dhe vetdije të

lartë kombëtare,të cilët pranë vrasjeve,vuajtëjeve dhe gjenocidit që po ushtrohet ndaj tyre,po

angazhohen maksimalisht në krijimin e atmosferës së sigurisë dhe stabilizimit të situatës në

Maqedoni,duke i ikur kulmit të tragjedisë Maqedone,shkatrrimit përfundimtar të shtetit maqedonas

te imponuar nga vet maqedonasit..Maqedonia paraqet para nderkombëtarëve disa ndryshime

"kozmetike",por duke perdorur mbi shqiptarët një politikë injorimi,e cila eshte krejtsisht iluzore të

paramendohet një shtet stabil maqedonas pa shqiptarët,apo me shqiptarë pa të drejta

kombëtare..Shqiptarët në Maqedoni me shpirtin ndër dhëmbë,po luftojnë logjikën e deformuar të

nacionalistëve maqedonas,macionalizëm ky i lidhur ngusht me hegjemonizmin antishqiptar serb,që në

esencë nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri..Arroganca shtetërore politike e rexhimit maqedon,po e ruan

me fanatizëm identitetin e saj politik sllav,pa tentuar aspak të i përshtatet rrethanave të reja

politike në tërë rajonin e EvropësJuglindore,kjo do të thotë pa njohur shqiptarët si kategori e

barabartë në tokat e veta.Bëhet pyetja:A do të guxonte të ushtronte gjueti mbi shqiptarët,populli

ardhacak bullgar i quajtur maqedonas,i ardhur me dhunë në trojet tona?A do të guxonin serbët tı

mbanin mer dhunë dhe terrorizonin shqiptarët e Kosovës Lindore që i muarën me dhunë dhe i

mbushën ardhacak të cilët sot jetojnë dhe administrojnë mbi kurrizin e vëllezërve tanë?Sllavët që

moti janë mësuar të pushtojnë trojet tona,dhe po munden nuk do të harrojnë zejen e tyre

grabitqare,kurse shqiptarët që jetojnë nën thundrën e tyre synojnë të mbrojnë pragun e shtëpive të

tyre,përpjekja e tyre padyshim është e drejtë,por ju duhet përkrahëja e shqiptarëve kudo që

ndodhen.Kështu si jemi të ndarë jemi të dobët,të varur nga të huajt,të detyruar të kërkojmë nga të

tjerët të na mbrojnë.Secili që të jep ndihmë kërkon pjesën e vet,kurse ne jemi nda pjesë-pjesë dhe

nuk kemi çka ti ndajmë më kuj.Shqiptarëve ju duhet bashkimi kombëtar,ndoshta jo pa sakrifica,por

të bashkuar do të jemi më të fortë,nga bota do të shihemi me sy tjetër,nuk do jemi të varur nga të

tjerët dhe dora sllave as nuk do guxonte të coptonte trojet tona,as nuk do guxonte të ngris dorën

mbi shqiptarët.Kjo kërkon sakrifica,por mund të arrihet,shqiptarët kanë burra të shquar që

kontributin e tyre jo vetëm që e njohën viset shqiptare por edhe mbarë bota.Shqiptarët kanë njerëz

që i dalin zot Shqipërisë,por pamjen e tyre ua ka nxënë klika pushtetare që nuk njeh interes më të

lartë se interesin e vet vetanak.Është koha të këndellemi,të ngrisim zërin,të bashkohemi dhe të

bëhemi zot të atdheut tonë,ndryshe mbi kurrizin tonë do të luajnë sllavo Gruevskët dhe Taiqët.

Freitag, 14. Mai 2010

JEHONA E SHEKUJVE


Jehona e shekujve të Sokol Demakut



Nga Baki Ymeri



Sokol Demaku vjen para lexuesit me një antologji të re poetike, Jehona e shekujve, botim i redaksisë së revistës Shqiptari në Rumani, në bashkëveprim me redaksinë e revistës Dituria në Borås të Suedisë. Libri e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht, duke patur për autor të parathënies poetin e mirënjohur shqiptar, Visar Zhiti, sipas të cilit, “Dëshira për t’u marrë me poezi është e hershme, aq sa ç’është i hershëm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet shpesh thënia e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për t’u mrekulluar. Këto po sillja nëpër mend, kur m’u përzien befas në kokë fjalët Antologji, Grua, Shqiptar, Ballkan, Itali, Xhejm Xhojsi në Trieste, që mblidhte fjalë shqip, Diasporë, Naim Frashëri që botonte në Bukuresht, Ecje, Bashkë, shoqatat e shkrimtarëve shqiptarë në Greqi, Suedi, SHBA, etj.

Shqiptarët janë në një udhëtim të madh. Të paduruar tani që Europa të vijë sa më parë tek ata, një pjesë kanë iku ta gjejnë ata sa më parë Europën. Nuk është fjala thjesht për kontinentin e vjetër, se trualli i shqiptarëve në Europë është i patjetërsueshëm aty, por nënkuptohet dhe metafora e Europës së qytetërimit dhe mirëqenies, e vlerave dhe e viryteve, e thënë hapur, e Poezisë. Që kapton dhe në kontinentet e tjera, në Amerikë, po dhe në Azi e Afrikë, edhe në Australi, ku kudo kanë mbërritur shqiptarët. Dhe, siç thamë, udhëtimin e tyre edhe ata e shoqërojnë me këngë. Bij të gadishullit më poetik, me fqinjë grekërit, prej të cilëve kanë marrë shumë, ku besoj, se s’kanë dhënë më pak, me sllavët e Jugut, që ndajnë dhe me ta mite dhe legjenda të përbashkëta, me rumunët, që i lidh një bashkëpunim brilant rilindas, shqiptarët, tashmë në dy shtete, në Shqipërinë e lashtë dhe në Kosovë, në Republikën më të re në botë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, me një diasporë më të madhe se veten...





Një antologji tekefundit u rrekërka qysh në gjenezë që të bashkojë sa më shumë, nëse është e mundur: tufën e luleve dhe të emrave, aromën - edhe të fjalëve, tryezën me ushqime të shijshme, por dhe me metafora, dehjen me pije dhe me ndjenja, si në një të kremte të përbashkët thërret të tjerë në heshtje, lexues edhe përtej kufijve, bën miq, etj. Pse? Sepse poezia mbi të gjitha është liri, mrekulli e saj. Po antologjia që kemi ndër duar ç’kriter ka? Ajo sikur do të na tregojë që një punë e tillë mund të jetë e kujdo, mjafton dëshira. Pastaj sikur na fton që jo vetëm ta pranojmë tjetrin, por edhe ta bëjmë mik. Se, kur shpërndahemi, është poezia piktakimi më i bukur. Që ta shvleftësojmë nocionin i huaj dhe Kullën e Babilonit. Pra, e thënë shkurt, kjo është një antologji miqsh, që merr përsipër ta shpallë atë, duke krijuar tensione sentimentale, ku harresat dhe mungesat falur. Është si një trokitje e beftë në derë, ku pritet esklamacioni i thjeshtë dhe i gëzueshëm: - O, mirëserdhe! - Kush je? - Një si ti! - Nga vjen? - Nga vendi i poezisë!



Parathëni prezenete është e huazuar nga antologjia Altri Mondi, dhe e botuar me miratimin e autorit. Jehonës së shekujve i paraparin Adelina Dokja. Vjen nga një qytezë të Shqipërisë së mesme (Peqini). Është e martuar dhe jeton në Itali prej 19 vjetësh, gjithmonë në shoqëri të librit, obligimeve familjare dhe profesionale, duke gjetur pas 30 vjetësh dashurinë e saj të parë: poezinë. “Duke gjetur poezinë, gjeta dhe vetvehten. Jam e rilindur!”, duke shtuar më tej: “E ndjej zemrën te burgosur/ Kërkoj ta qetësoj/ Ajo ngrihet si dallgë dhe

përplaset në krahëror”. Dhe më tej: ”Në jetë vuajtjet më shoqëruan/ Poezisë i bëra anestezi parciale/ Në pyllin ku jetoja/ S’e kuptuan se sa keq e trajtonin// U zgjua nga gjumi i gjatë/ Si meteor befas u ndez/ Mbushi faqe të tëra me dhimbje dhe mall/.../ Bota e dashurisë është poezia ime / Me klithma në strofat e saj”.



Pason Adem Zaplluzha nga Prizreni i Dardanisë, anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës. Bibliografi letare: Puthjet”- poezi (1974), “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi (1995), “Çamaroket e thepores”, poezi për fëmijë, (1996), “Muret”, poezi (1997), “Morfologjia e dhembjes”, poezi (2000), “Ai vjen nesër”, poezi (2007), “Lëtër nga Mërgimi”, poezi (2007), “Lëtër nga Mërgimi 2”, poezi (2007), „Udhëndarja“, poezi, (2008). Ka botuar një vëllim potik në gjuhën rumune (Bekimi i shekujve, Bukuresht, 2009), “Asgjë sikur molla” (2010). Jeton në Prishtinë, ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në Klubin letrar: “Fahri Fazliu” në Kastriot. Sipas tij, ”Mbrëmë erërat/ Lozën një lojë të çmendur/ Duartë e mi/ Ledhatuan qiellin tënd/ Në këtë hapësirë/ Yjzit belbëzuan/ Gjer sa një këngë/ Po vdes në altar.” Dhe më tej: ”Mbrëmë lindi një këngë/ Dhe sërish u tret në errësirë/ Si dashuria e saj/ Nata ledhaton fytyrën/ Katundi dremit në qetësi/.../ Por ti nuk e njeh dhimbjen/ Pasuria e jote/ Është vuajtja e të tjerëve/ Andaj kënaqu e dashur/ Kur me shputa të zjarrta/ Kalon nëpër qenien time”.



Arjana Loçe u lind më 1986 në një familje shqiptare me tradita shkollimi dhe edukimi. Letërsia dhe gazetaria ishin dy ëndrrat e saj më të mëdha, të cilat filluan të evidentohen që në shkollën 8-vjeçare, me shkrimet interesante në poezi dhe prozë, si dhe rolet e para si prezantuese në aktivitete të ndryshme artistike, të cilat u kurorëzuar më pas me botimin e librit të saj të parë me poezi gjatë maturës dhe përfundimin e studimeve të larta në degën e gazetarisë në Tiranë. Aktualisht punon si gazetare e dy programeve radiofonike, ku gërsheton zërin dhe shpirtin prej artisteje për të dhënë një emocion që lë diçka tek kushdo që e dëgjon. Ja disa nga perlat e saj që të joshin që në lëçitje të parë: ”Kur ti më puthe në buzë/ Për herë të parë/ Unë sytë të putha paskëtaj/ Më puthe në buzë/ Dhe se di përse/ Të putha në sy/ Se s`dua më të qajnë.” Dhe pastaj, ”Ndarja erdhi krejt papritur/ Pasi kishim kaluar një det të madh gëzimi/ Shkreptiu si vetëtimë në qiell të pastër/ Koha u prish dhe filloi shiu/.../ Një valixhe more me vete/ Dhe le pas një tjetër/ Mbushur që atë çast me mallin tim”.



Nexhat Rexha vjen nga Topanica e Dardanës. Fakultetin Filologjik (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare), e kreu në Universitetin e Shkupit (1980). Merret me poezi dhe kritikë letrare. Jeton në vendlindje dhe është redaktor dhe recensent i një numri të konsideruar veprash letrare e shkencore. Është fitues në disa konkurse letarare ndër të cilat edhe laureat i shpërblimit të parë në manifestimin Ditët e Agimit, 2009. Ka të publikuara disa punime me vështrime kritike në shtypin e përditshëm,si në: Kosovë, Maqedoni,Shqiperi dhe në revistën “Perpsektiva” –Bujanoc dhe “Dituria” në Suedi. Ka në dorëshkrim edhe disa vepra letrare. Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare “Nositi”, që del në Dardanë. Bibliografi letrare: Ndrydhja e pikës K (poezi, 2003), Unazë qiellore (poezi, 2005), Ligjërime përjetimesh (kritika letrare, 2006), Dhembja kujtesë (poezi, 2008), Bekimi i shekujve, 2009). Pikojnë heshtjet (2010). Më 2009 prezentaohet me pozitë e tij si bashkautorë në disa antalogjit poetike. Si jetohet sot në Kosovë, pyet ky tribun i lirikës së brezit të tij dhe shton: ”Në Kosovë jetës i vie erë droje/ Gratë i kanë prerë flokët/ Vajzat e kanë ndërruar frizurën/ Djalëria përfytyron luftën/ Në vijën e parë të frontit/ Burrave u është zgjatur mjekra/ Fëmijëve u ka humbur gëzimi/ Në Kosovë shërohen plagët mijëvjeçare/ Ku lind dhe perëndon/ Durimi i palodhur i shpirtit idealist/ Me zgjimin e brezave që vijnë nëpër shekuj/ Në Kosovë këto ditë/ Bukë hahet pak,ujë pihet shumë/ Kriteret e jetës kanë një vështrim/ Në çdo qoshe të rrugës/ Rrezik pa përjashtim/ Kosovë je loti, dhembja dhe gjaku im”.



Pason Mimoza Bici. Ka lindur në Tiranë dhe ka botuar dy libra me poezi: M'i mbyte vargjet, dhe Shpirt i trazuar, një fabulë për fëmijë: Shtatë shpirtrat e maces. Bashkëpunëtore në organizimet e festivaleve të rëndësishme të muzikës se lehtë e të kengës, për femijë e për të rritur, si autore tekstesh, me kompozitorë të njohur të muzikës shqiptare. Në vitin 1997 është fituese e Çmimit të tretë në konkursin ndërkombëtar të poezisë, organizuar në Milano (Itali). Skenariste në disa spektakle televizive të organizuara në Shqipëri. Mimoza Bici na thërret “Në prehërin e ëndrrave/ Pranë premtimeve/ Pranë dashurisë/ Të qetësosh dhimbjen/ Të ndalosh gabimet/ Të mbrohesh nga pabesitë/ Të thuash të vërtetën/ Të largosh gënjeshtrën/.../ Të thërras/.../ Që epshi i zjarrtë/ Të lëshoj trupin në qiell/ Diellin të shpërthej/ E, ti të më shfaqesh/ E ty të mbërthej/ Të ulesh tek unë/ Se zemër e shkretë/ S'më bindet kurrë/ Mes qetësisë/ Dhe anktheve pa fund”



Arsim Halili vjen nga Lugina e Preshevës. U lind më 19 gusht 1976, në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes, shkollën e mesme ekonomike ”Marin Barleti” në Pogragjë të Gjilanit. Studimet për Mësim Klasor i kreu në Gjilan, ndërsa pas mbarimit të studimeve punësohet në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Dobrosin, ku edhe aktualisht punon. Pasionin në krijimtari arriti ta finalizojë me librin e parë poetik “Heshtje e shprishur”, botuar më vitin 2009. Libri “Ndal, stacioni dashurisë” është libri i dytë i autorit. Shkruan pëpr gjurmët e kohës në natën plot ankth, kur ti shkove, me dritën e hënës: ”Terrri e tmerri/ Fshihen bashkë me yjet/ Nata kthehet përsëri në rutinë ». Gruaja për poetin është hjyneshë e Perëndisë, e zbritur në faqe të dheut/ Pasqyrë bukurie/ Fanar dritësie”, që lind përditë dashuri, në glob të gjithësisë, shtegtim malli, krijesë e mirësisë.



Suzana Kuqi u lind më 1959 në Ostrava të Çekosllovakisë (sot Rep. Çeke), nga një baba shqiptar dhe një mama çeke. Pas studimeve, i ati u kthye në Shqipëri, së bashku me gruan e vajzën dy vjeçe, Suzanën. U emërua si ing. në miniera të ndryshme larg Durrësit të tij të dashur, duke filluar me Bulqizën, Pishkashin, Kurbneshin deri në minierën e Manzës. Në Kurbnesh u sëmur me silikozë, sëmundje që i mori jetën në moshë të re, sapo kish mbushur 41 vjeç. Kështu që filloren, Suzana e ka kryer në Kurbnesh, tetëvjeçaren në Manëz, shkollën e mesme në Shijak, ndërsa fakultetin e Ekonomisë Agrare në Kamëz, pasi bëri një vit stazh në bujqësi. Një vit ia mohuan të drejtën e studimit, pasi kishte nënën të huaj. Ka punuar si ekonomiste në ndërmarrje të ndryshme të Durrësit, duke emigruar më vonë në Itali. Endrra e saj është të mësojë të shkruajë siç duhet që të jetë në gjendje të shkruajë një libër të denjë për babain e saj që ka qenë njeriu më i mirë që ka njohur gjatë gjithë viteve të jetës së saj. Ajo e konsideron sublimen si një “Krijesë e vogël dhe e ëmbël trupit tim/ prej mishi e gjaku, dashuri e ëndrra ngjizur/ përmes dhimbjeve lindur, delikate dhe e brishtë/ e bukur deri në mallëngjim/ aq sa më lë pa frymë// Të marr ndër duar e/ kuptoj sa të ngjashëm e të ndryshëm/ jemi me zotat sepse/ himnin e pavdekshmërisë/ këndon frymëmarrja jote”.



Pason Bahtir Latifi. Vjen në faqet e antologjisë nga Vushtria e Kosovës. Është poet, prozator dhe publicist. Pasi ka përfunduar gjimnazin në qyetin e lindjes Vushtri ka vazhduar shkollën e lartë, përkatësisht fakultetin e gazetarisë në Prishtinë, të cilën e dhe ka kryer me sukses. Aktualisht jeton dhe punon në Borås të Suedisë, ku jeton një komunitet i fuqishëm prej rreth 2.500 shqiptarësh. Ushtron profesionin e gazetarit në revistën shqipe "Dituria", pastaj ushtron profesioni e gazetarit edhe në një radio lokale me emrin "Radio Dituria" në këtë qytet. Sipas tij, “Duhet të dim se si jetojmë/ Sepse vdekja ska edhe shumë rëndësi/ Nëse dim të jetojmë, vdekja do të jetë e mirëseardhur/ Nëse ne nuk mbesim vetëm karikatura të vetëvetës”. Poeti i këndon Kosovës, natës, shtëpisë, natyrës dhe dashurisë: “Do të më kërkoje deri në pafundësi/ Sepse unë jam ai që të bëj të jetosh”.



Edona Beqiri është poetesha më e famshme e brezit të saj. U lind në Gjilan më 25 tetor 1991. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa Shkollën e mesme Ekonomike është duke e vijuar, po ashtu në Gjilan. Është nxënëse shembullore por, talenti i saj shquhet në recitim, ese dhe në hartimin e poezive. Që kur ishte nxënëse e shkollës fillore nisi të merrej me krijimtari poetike dhe me talentin e saj i ra në sy mësuesit të saj dhe më vonë mësimdhënësit të gjuhës shqipe. Si filloriste recitoi vjershat e saja në orët letrare, duke u mirëpritur nga të pranishmit. Pasioni tjetër i saj është natyra dhe përshkrimi i saj. Dëshira e saj për të dalë me libër para lexuesve u realizua me veprën e saj të parë “Zemra troket në zemër”. Edona nuk do ta ndalojë talentin e saj. Ajo do të vazhdojë të shkruaj. Jeton dhe vepron në Gjilan. Edona rrokulliset me dhembjen e ftohtë, “Krejtësisht e ngrirë/ në mes rrugëve të largëta/ asnjë puthje/ që më bënë të të kujtoj/ Ti përsëri i humbur në mes të rrugëve të qytetit/ me djajtë buzeqeshjen e shoqëron”.



Pason Bilall Maliqi. U lind më 8 gusht 1969 në fshatin ElezBali, komuna e Preshevës. Shkollën fillore dhe të mesmen garfike me shkallë të katërt i kreu në Preshevë.Ka ndjekur kursin e gazetarisë dhe aftësimin në fushën e trajnimeve gazetareske në B.K.SH. „Perspektiva“ në Bujanoc. Është gazetar i revistës „Perspektiva“ dhe bashkëpunëtor i revistës letrare për fëmijë dhe të rinj „Diellori“ në Bujanoc, gazetar i revistës në dy gjuhë „Hapi“, bashkëpunëtor i rregullt i revistës „Dituria“ në Boras të Suedisë, shkruan edhe për të përditshmet në Kosovë: „Epoka e Re“ dhe „Zëri“ si dhe bashkëpunëtor i vebsajdeve „Zemra shqiptare“ dhe „Tribuna shqiptare“. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë dhe të rritur. Merret edhe me kritikë letrare. Është prezantuar në Panoramën e Krijuesve të Kosovës Juglindore „Psherëtimë për tokën“, të shkrimtarit Hysen Këqiku, në Leksikonin „Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj 1886-2009“ të Dr. Astrit Bishqemit, në Antologjinë poetike „Baladë e përflakur/Flammande ballad“ të Sokol Demakut. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton dhe vepron në Preshevë. Në bibliografinë e tij letrare defilojnë poezia, tregimi, intervistat dhe vështrimet: Rrugëtimi (2004), Rrugëtim përjetësie (2005), Gëzim dhe drojë (2005), I lutemi Zotit (2006), Perëndim i varur (2006), Kodra e luleve (2007), Vula e kohëzezës (2007), Shtëpia afër pyllit (2008), Gërfyejt e shpresës (2008, Ide të trazuara (2009), Lutje të lagura (2009), Mbresa vrojtuese (2010). Bilalli shkruan për lulet e lagura duke nuhatur dashurinë përmes aromës amtare me ofshama dhembjeje. ”Toka është pëlhurë e zezë/ Që mbulon dëshirat e këputura// Hapësirat mes puçrrave/ I mas me këmbë/ Çdo hap shterr kohë/ Me kujtimet e nënës”.



Lundra e dashurisë që ankorohet në gjirin tënd



Ferit Ramadani u lind më 6 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll, të Kërçovës, Uskana Ilire. Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ". Është udhëheqës i Sektorit ekonomik dhe juridik në Qendrën Regjionale për komunikacion postar, Posta e Kërçovës. Ka publikuar poezi, tregime, ese dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime, që nga viti 1974. Botoi në Rilindja, Zëri i Rinisë, Shkëndija, Pionieri, Bota e Re, Thumbi dhe Gep, në Kosovë. Botoi edhe tek të përditshemet, dhe revistat që dalin në R. Maqedonisë, tek Flaka e Vëllazërimit, pastaj Flaka, Gëzimi, Pionieri, Jehona, Fakti, Koha, Lajm, Vlera, Flaka e Janarit, dhe Tribuna. Ka botuar poezi në R. S të Shqiperisë, me 1977, tek rubrika Poetë nga Kosova, që botonte Drita, Organi i Lidhjes se Artisteve dhe Shkrimtareve Shqiptarë.Bashkëpunon me një numrër të konsideruar forumesh elektronike shqiptare. Bibliografi letrare: Për sa legjenda flet historia (poezi, 1992), Nesër mund ta kuptoni heshtjen (poezi, 2001), Pirgu i dhembjes (roman, 1996), Pirgu i dhembjes II (roman 1997). Në vargun e tij defilon shpirti i Kosovës dhe e dashura e tij. Feriti qëndis vargje të frymëzuara për Ukshin Hotin, Tahir Sinanin, Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij: ”S'ishte përpjekje shpëtimi ajo luftë/ Ajo hapi shtigje të rilindë Kosova/ Me çka u ndez ai flakadan i madh i lirisë”.



Nehat Jahiu u lind fshatin Orizare të komunës së Likovës (Maqedoni). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Që nga mbarimi i shkollimit të lartë ka punuar dhe punon si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore nëntëvjeçare “Faik Konica” të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret që nga bangat e shkollës fillore. Ka shkruar dhe shkruan poezi për fëmijë dhe për të rritur, duke kultivuar edhe lirikën satirike, skica, ese, tregime, artikuj gazetareskë, opinione, letra, publicistikë etj. Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me shumë revista, gazeta dhe qendra radiotelevizive në trojet shqiptare dhe diasporë. Në vitin 2009 është prezentuar edhe në antologjinë bilingve (shqip-suedisht) “Baladë e përflakur / Flamande ballad”. Bibliografi letrare: Në sytë e tu (1985), Ura prej zemrave (1985), Fluturimi i pëllumbave (1990), Të pret malli që na treti (1993), Hidhe vallën Laro (1994), Kukuvajka (1995), Hape drën shkolla ime (1995), Epitaf lirie (2000), Rrënjët i ke në këtë tokë ilire (2005), Huti mbi çati (2005), Brez pas prezi në luftë për shkolla shqipe (2008), Lulëkuqe mbi varre (2010). Fushat e malet e poetit “sonte do ti bashkojmë/ ujin e kroit në livadh do e shterrojmë/ guri e shkëmbi sonte do të pëlcasin mike/ zemrave damarët do ia shprishim fije për fije/.../ Dimrin pranvere sonte do ta bëjmë mike/ unë i gjallë jam akoma edhe ti nuk vdiqe/ edhe pse u dogjëm shumëherë si pisha/ se harruam njëri tjetrin/.../ dy drëndafila te bukur në livadh kane çelë/ ti Zana po zbret diku lart prej bjeshkës

do e hamë bashkë rrushin e ruajtur te vreshtës”.



Pason Remzi Basha, poet, prozator, pedagog, publicist, historian. U lind më 1960, në Sllapuzhan të Suharekës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa ne Elbasan ka mbaruar universitetin në degën e historisë dhe gjeografisë. Shkruan poezi, prozë, romane, kritikë letrare dhe publicistikë. Ka bashkëpunuar dhe baskëpunon aktivisht me rivista, gazeta, agjenci lajmesh nga të gjitha hapsirat shqiptare. Është autor i qindra artikujsh me karakter kulturor, kombëtar dhe ndërkombëtar. Prezent në tre antologji: shqip-rumanisht, shqip-suedisht, dhe shqip-anglisht. Ka qenë pjesëmarrës aktiv i demonstratave kundër regjimit barbar të Serbisë. Ai ishte kreator dhe udhëheqës i grevës së punëtorëve të ”Ballkanit”. Duke qenë pareshtur në sy të regjimit, asnjëherë nuk arriti të ketë ndonjë post të lartë, ashtu siç e meritonte, në shërbim të kombit të tij. Duke qenë vazhdimisht në shënjestër të sigurimit jugosllav, në periudhën e viteve të 90-ta, detyrohet të largohet nga Kosova dhe të vendoset në Suedi, ku vazhdon të verprojë për kauzën shqiptare. Remzi Bashës i mungon Çamëria: “Sa më mungon dielli yt, Çamëri/ E gjunjët gjer në ashtin e fundit, obobo sa janë ftohur/ Më sill ca degë ulliri të rithur një kurorë për ty/ E buza të mos më thahet për ninullën e nipit sypërlotur». Poeti digjet për një bajrak Çamëri, « Të më përflaket pafund fytyra e vargu i prushtë/ E t’ua vë në ballë krushqve si një flakadan të ndezur/ E gjëmimet e tupanit të më zgjojnë nga gjumi i pafund”.



Shaban Cakolli u lind në Krilevë të Dardanës (ish/Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista të ndryshme që dalin në Kosovë dhe diasporë. Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë. Ka botuar vëllimet poetike: "Tokë Dardane", "Loti i Atdheut", "Deti i qiellit" dhe "Krisma e fjalës", dhe ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera. Disa shkrime të tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Një vëllim i tij pason të dalë edhe në gjuhën rumune. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë. Shaban Cakolli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (LSHAKSH). Jehona e shekujve të tij shtrihet pranë trotuarit ku rrokaqielli përgëdhel yjet

më poshtë/ nën hije purgatori/ tenda e fshehur e mallkimit. Në guvën e shpirtit të tij, shpresa është ylber amshimi që ngrihet hark në qiell, nën të cilin rrjedh lumi i amshimit. “Kush është ai trim/ që mund ta kapërcejë/ harkun e fatit të vet/ që poemën e vet/ ta dëgjojë për së gjalli”



Dhe së fundi, në shenjë të modestisë, vjen autori i antologjisë Jehona e shekujve, Sokol Demaku, poet, prozator, pedagog, publicist dhe redaktor. U lind më 1954 në Arbri të Drenicës, ku kreu edhe shkollën fillore. Ne Prishtinë kreu shkollën Normale dhe studjoi Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Aktualisht punon dhe jeton në Suedi. Ushtron profesionin e mësuesit dhe drejton revistën e përmuajshme "Dituria" që del në Borås të Suedisë dhe një radio lokale me emrin "Radio Dituria". Njëherit punon edhe si gazetar i lirë në Radio Suedia, programi në gjuhën shqipe, "Jehona". Që nga mosha e brishtë e rinisë shkollare merret me poezi. Shkruan vargje zhanresh të ndryshme dhe prozë, ndërsa kohëve të fundit ka botuar një monografi për shqiptarët e Boråsit, një antologji poetike bilingve, shqip/suedisht: („Baladë e përflakur / Flamande ballad”, 2009), vëllimin poetik “Mbrëmja në mërgim” (2010), një përmbledhje intervistash (“Kujtime nga diaspora”, 2010), si dhe antologjinë poetike “Jehona e shekujve”, duke qenë i përfshirë para dy vitesh në antologjinë e përbashkët „Çelësi i shpirtit” (2008). Të gjitha veprat e tij e kanë parë dritën e botimit në Bukuresht. Sokoli është një nga veprimtarët më të zellshëm të diasporës shqiptare. Jeton në Borås dhe studjon Pedagogjinë në Universitetin e Gethenborgut. Lundra e Sokolit noton në thellësi uji, në msheftësin e detit, në errësirën e natës, fluturon në krahët e ylberit: “Fluturoj si shqiponjë/ Dhe dukem në rrëpirë/ Kërkoj përrallën/ Që nuk arrijë ta di// Kërkoj foton e ëndrrës sime,/ Me krahët e mi në fluturim/.../ Me flakë e zjarr në krahëror/ Kur unë mora përgjigjen time/ Se mund të jem në perqafimin tënd/ Besoj se lundra ime/ Do ankorohet në gjirin tënd”

Mittwoch, 12. Mai 2010

MË PUQ;POEZI NGA ALBINA IDRIZI


MË PUQ

Më puq pak në faqe
të lutem Manushaqe.

S’jam treguar kot
më i miri,
xhentëlmeni,
trimi.

Nuk e pata lehtë
në matematikë,
nuk e pata lehtë
të të lëshoj karrikë.

Grushtin hundës
e hëngra,
krejt pa meritë.

Më puq pak në faqe
të lutem Manushaqe.
--------------------------------
Ç’PO NDODH ME MUA

Ç’po ndodh, o babi,
kështu me mua,
sa herë shoh Zanën
zë në thua.

Saherë më flet
skuqem krejt,
nuk shoh as dëgjoj
fare përreth.

Nuk mund të flas
belbëzoj,
çdo fjalë që qes
e ngatërroj.

Më vjen të qaj
e të pëlcas,
në kupë të qiellit
të bërtas.

Të gjithë më njohin
për trim e lazdran,
kur jam me Zanën
krejt tjetër jam.

Ç’po ndodh, o babi,
kështu me mua,
t’ ka ngjarë dhe ty
a s’më thua?!
-------------------------
ME BABIN NË SHETI

Me babin në sheti
besoni, është kënaqësi.

Të dy njësoj
duart në xhepa,
fishkëllejmë
melodi t’lehta.

Kur ndonjë çupë
më shikon,
babi tinëz
më vështron.

Pa një pa dy
ngelet mbrapa,
të lidh këpucët, thotë
kanë fjongo të gjata.

Mua, çupa
më afrohet,
këmbejmë emrat
do të njoftohet.

Dhe për aq
sa babi vonohet,
me imela
puna rregullohet.
-----------------------
TELEFONIN UNË E MARR

Pritni, pritni pak
telefonin unë e marr.

Thirrja është për mua
është një çupë që unë e dua.

Është një çupë që mëson mirë
e ka pesë në matematikë.

Sa bukur reciton
lere më kur vallëzon.

Është e pastër dhe e mirë -
ta duash s’është vështirë.

Mami, babi, ju pse qesheni
s’ju ka ndodhur të pëlqeheni?!

Thirrja është për mua
është një çupë që unë e dua.



-------------------------------------
PROBLEM I ZGJIDHUR

Goni i vogël
pesë vjeçarë,
pyet gjyshen
kurreshtar.

Më thuaj, gjyshe,
ti ‘enciklopedi’,
si bëhet martesa
a bën ta di?

Si të gjej
nusen që më përket,
si të gjej
një grua vet?

Qeshet gjyshja
dhe përgjigjet,
s’është vështirë
kur di ”ligjet”.

Ligj nismëtarë -
ta pëlqesh me të parë,
ligj i dytë
ta duash me shpirt.

Dhe ajo
që do të përgjigjet,
poashtu
do t’i mësojë ”ligjet”.

Goni i vogël
ngrihet shpejt,
problem i zgjidhur
i duket krejt.

Qafon të ëmën
me dashuri,
dhe i thot
pa një pa dy.

Mami, unë
shumë të dua,
do martohesh
ti me mua?

Qeshet mami
e gjyshe ‘enciklopedi’,
për martesë
duhet tjetër dashuri.

Kur të rritesh
jeta do t’thotë,
të duash veç mamin
nuk mjafton dot.

------------------------------------
MAMIN E KAM SHOQE

Tok me mamin në shitore,
tok me mamin n’ëmbëltore,
bashkë në punët e shtëpisë
bashkë detyrat e shtëpisë.

M’ep pak sandalet me taka
t’jem mes shoqeve më e larta,
m’ep pak buzëkuqin taze
se do luajmë nuselale.

Me mamin bisedoj
për ″simpatinë″ i tregoj,
mos të na dëgjojë babi
mos të tallet vëllai Andi.

Mamin e kam shoqe.
-------------------------------
PA RREGULLA

Ëndërrova
një natë,
një botë pa rregulla
gallatë.

Nuk kishte fare
fillim e mbarim,
as njësh as pesë
në mësim.

S’kishte ditë
e s’kishte natë,
as fyerje
as lëvdatë.

U lodha shpejt
e u mërzita,
s’më shijonte gëzimi
e as frika.

U gëzova
kur më doli gjumi,
pa rregulla fare
do na mirrte lumi.
-------------------------
NUK E KUPTOJ

Nuk e kuptoj fare
gjyshen time shakatare.

Përherë habitet
e nuk i tregon vitet.

Kur s’është në disponim
thotë i kam njëqind.

Kur qeshet me hare
thotë, as dhjetë si kam ende.
---------------------------------
GJYSHE MUNDE KOHËN

Gjyshe, munde kohën
thotë i vogli nip,
ta përcjellësh modën
të jesh gjithmonë shik.

Flokët me ngjyrë
e pak briljantinë,
duart manikyrë
e në buzë karmin.

Do të të ndihmoj unë
do ta marrë detyrë,
s’do të njohësh veten
fare në pasqyrë.

Pastaj, do të dalim
bashkë në sheti,
gjithë sa na shohin
do t’na kenë lakmi.
------------------------------
GONI E GJYSHI SHTROJNË GOSTI

Ngrihet Goni
që më natë,
të hajë tinëz
çokolatë.

Kur ja, aty
te frigoriferi,
gjyshi Din
kullufitë reçelin.

Dhe atëherë
që të dy,
lidhin besë
për mostradhti.

Këmbëkryq
shtruan gostinë,
me çokolatë e reçel
sa u nginë.

Por e nesërmja
të dy i tremb -
nipit e gjyshit
barku u dhemb.

Vrik te mjeku
i dërgojnë,
me se e kanë tepruar
nuk tregojnë.

Motra Ritë
thotë s’është çokolata,
gjyshja Lilë
s’ ka reçel e ngrata.

Nisë mjeku
qesh e qesh,
shkaku i dhimbjes
u muar vesh.
------------------------
Ç’KA TË RE NË DIZNILEND

Ç’ka të re në
Diznilend,
Tomi dhe Xheri
nuk zënë vend.

Mendojnë
të bien në ujdi,
të mos ketë më
armiqësi.

Të ndalin luftrat
lidhën pakt,
të ftohen gjakrat
të pushojnë pak.

Po nuk zgjati
një ditë a dy,
Diznilendi mbet
pa fëmijë!

Ishte mërzi
po s’ shkonte ore,
Tomi e Xheri
dorë për dore?!

Që të dy
e panë qartë,
nuk ishin krijuar
për të qenë bashkë.

Ndryshe s’do kishte
të qeshura e risi,
Diznilend
e as fëmijë.
-----------------------
TË NDËRROHEMI NJË DITË

Të lutem mami
ndërrohemi një ditë,
ti të bëhesh unë
e unë të bëhem ti.

Flokët të ti lidh
në bishtalecë,
të të vesh
si dua vetë.

Në kurs matematike
lojën ta shndërroj,
e kur të lodhesh
vjersha të t’mësoj.

E të shohësh vetë
sa vështirë e kam,
e të bindesh lehtë
se dembele s’jam.

Marrë nga përmbledhja ËNDRRA ME YLBERË (a.i)

PREND BUZHALLA

*
*
* Përgjigju me kuotë
*
*
*
*

default PREND BUZHALLA

Mesazh nga shaban cakolli Today at 6:22 pm
Prend Buzhala



Prend Buzhala
Prend
Buzhala u lind më 1 nëntor 1951 në Çabiq të Klinës. Filloren e kreu në
Ujëmirë, gjimnazin në Klinë, fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi
shqipe) në Prishtinë. I ndoqi edhe studimet postdiplomike, po për shkak
të burgosjes politike më 1982, iu ndërprenë nga regjimi i kohës, ashtu
siç iu ndalua edhe botimi i shkrimeve dhe e drejta e punësimit.
Shkrime
letrare botoi prej vitit 1967. Shkruan poezi, prozë, kritika e studime
letrare, publicistikë. Gjatë tri dekadave të fundit ishte i angazhuar
në lëvizjet nacionale, politike e kulturore të kohës. Për këtë arsye,
për dy dekada rresht u përndoq nga organet shtetërore të ish
Jugosllavisë e sidomos nga ato serbe, kështu që gjatë viteve '90 të
shekullit që e lamë pas, u arrestua e u keqtrajtua dhjetëra e dhjetëra
herë nga milicia e paramilitarët serbianë. Për arrestimin e fundit të
tij, lexo: http://www.kosova.com/arkivi1997/i980602c.htm.
Gjatë
luftës së fundit në Kosovë, raportonte nga zonat e luftës për disa
media. Punoi profesor i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme
të Klinës (1976-1982, 1992-1996), drejtues i arsimit komunal të Klinës
(1995-1999), redaktor në gazetat “Fjala” (1990) e “Bashkimi” (1991) të
Prishtinës, korrespondent i gazetave “Bujku” e “Rilindja” (1995-shkurt
2002), pastaj te “Epoka e re”, Radio Rilindja, “Express” i Prishtinës,
redaktor i faqeve të kulturë në të përjavshmen “Focus” të Prishtinës
(2006-2008). Punoi edhe zyrtar arsimi (2001-2003). Tash është drejtues
i Bibliotekës Publike “Kongresi i Manastirit” në Klinë. Ka qenë ndër
themeluesit e themelues i disa revistave lokale të Klinës, si “Jehona e
Dukajginit “ (vitet ’70 e këndej), “Ylli”, “Synimet”, “Tribuna”,
“Profili” etj. Është redaktor e recensues i qindra botimeve në dy
dekadat e fundit.


Disa nga çmimet letrare e publicistike:
Çmimi i gazetës “Rilindja” për gazetarin më të mirë të decenies gjatë viteve ’90, 12 shkurt 1999,
Çmimi
“Agim Ramadani”, në Takimet e Dom Mikelit, Stubëll, shtator 2008, për
poezinë më të mirë, me titull “Nga ligjërimet e Nji Plake Ditën e Shën
Premtes”,
Çmimi ”Ora e Tahir Deskut” për veprën më të mirë, “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore”, shtator 2009, Klinë,
Çmimi
“Fondi Akil Mark Koci”, për kontribut në kulturë e në krijimatrinë
artistike, në Takimet e Dom Mikelit, Stubëll, shtator 2009.


I. Veprat në poezi:
O Amë, o Amë, 1995.
Për kë bie këmbanë e re, 1998.
Shtatë seanca pranë Apokalipsit, 1998.


Prend Buzhala ne promovimin e vepres se Anton Nik Berishes, Prishtine 2008
II. Kritika, studime monografike, vështrime:
Metafora e vendlindjes, 1999.
Përqasje estetike, 2000.
Ex libris - I, 2003.
Odeoni i fjalës, 2003.
Shkrimtari pranë buzëqeshjes. Studim mono-grafik për letërsinë për fëmijë të Ali Huruglicës, 2005.
Muza e zemrës, 2006.
Temë dhe tekst,- Shkup, 2006.
Muza e Kujtesës, 2007.
Aty ku krizat i besohen engjëllit, (Ndërko-munikime estetike: arti - literatura – lufta), 2008.
Res Publica e shkrimtarit, (Ese, trajtesa), 2008.
Kode poetike të mbijetesës shpirtërore/ Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës, Argeta LMG, Tiranë, 2009.
Gjenitivi i lirikës - poezia e Mirko Gashit, 2009.


III. Roman:
Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë, 2003.


IV. Publicistikë:
Lartësimi i lirisë. Monografi për mësuesin dëshmor Ismet Rrahmani, 2002.


V. Përgartiti për shtyp:
Testament letrar, Mendimi kritik për veprën e Ramadan Mehmetit, me komente, Prishtinë 2008.
Të kuvendosh nën shenjën e Euterpës, Intervista të Akil Mark Kocit dhënë mediave 1976-2008, Prishtinë 2009.














shaban cakolli
Pena e arte
Pena e arte

Numri i postimeve: 4020
Pikët: 4137
Sa popullor je: 20
Data e rregjistrimit: 01/06/2007

Shiko profilin e anëtarit Dërgo mesazh privat

Mbrapsht në krye Shko poshtë

*
*
* Përgjigju me kuotë
*
*
*
*

default Re: PREND BUZHALLA

Mesazh nga shaban cakolli Today at 6:27 pm













Prend Buzhala




Prend Buzhala: Pjetër Budi (Poemë)



PREND BUZHALA, poemë

PJETËR BUDI
(1566 – 1622)
(Oratorium në shtatë paradigma të flisë së përjetshme)




Libri i Botës Sanë të Dashtun, I


Unë, Pjetër Budi, i lemë në Guri të bardhë të Matit
buzë Malësisë,
Unë, tue kujtuom se ka pak gjëra të shkruara
për botën tonë, vendosa të shkruaj,
Unë, vendosa, aty ku flitet gjuha jonë fjalëvigmë,
jetën ta bëj Libër të Botës Sanë të Dashtun –
aty ku shtrohet në tryezë Buka
(e mblidhe trohat e shpirtit në Kryqin e Bartur
në pirgjet e përndritshme të jetës së brendshme
aty ku Ujit e Gjellës i jep shije Krypa,
(e bëhesh njeri I Uratës së Flijimit
për të ndritur në Dhé
si në mikpritjen vllaznore të Lazrit)
aty ku kohët e rrugët i drejton Zemra,
të shkruhet Libri i Botës Sanë të Dashtun.


Libër që nuk mund të lexohet vetëm me shkronja
le të jetë,
Libër që Polemi e lexon në rrugën e tij të Flakës
le të bëhet
Libër që vizaton me bardhësi plisi
hartën e shqiptimit të fjalëve,
le të nyjëtohet.




Letër Kardinal Gocadinit, I


Imzot, kardinal Gocadini, pot a nis këtë Letër
me besim të madh
se do të na ndihmoni.
Po ta nis këtë Letër më 15 shtator 1621.
Duhen tridhjetë vjet për të dhënë
Projektin e një Kryengritjeje,
për t’i mbaruar kikat e lirisë.
Fjalën e Thirrjes e presin tridhjetëmijë luftëtarë
e ta shqiptojnë në Sheshin e Nderit
përfalshëm atë fjalën e përjetshme: At Dhé.
Po ta nis këtë Letër,
Unë,
misionari, vjershëtori i vobtë, përkthyesi
e luftëtari me litar rreth zhguni
nga caqet e Botës Sanë rrethuar me fise besëpakë
të dyndur këndej nga ferri i rruzullimit
në Tokën e Shenjtë të Ilionit nga Dardania,
tani të lidhur kambë e duer në botën vuajtjepasosur
e ankthpritjesh
në botën shtigjehumbur
e litarvarjesh. Në shpatulla i rri
Kryqi I Shenjëdëshpërimit të thellë
si një fatkeqësi që përhapet në Fletët e Jetës
e të rrëmben në thellësi të errëta gjeratoresh:
e ta shkëput Fletëshpatoren: Idealin
(në krah shqiponje),
i cili, si shkulm gjaku,
të zbërthehet
në Fletën e Zhgënjimit.
E ta rrëmben Fletën e Vatrës:
bota t’i merr në të katër anët trimat, të lënguarit,
t’i rrëmben të gjallët të vdesin hijshëm,
t’i rrëmben të vdekurit të gjallojnë bukur.


Udhët duhet t’i kenë takimet e kryqëzimet e tyre
në bjeshkë. Fiset e shkelura e ruajnë një gjak.
I kam miq e vllazën pa dallim feje.
Shamia me lule duhet të valojë,
bari i shkelur nga kamba e turkut le të gufojë.
Malësorët në Kuç e në Lezhë, në Çermenikë e në Dibër
deri aty ku shqiptohen fjalët Bukë, Krypë e Zemër
i donë afër vetes Vdekjen dhe Kangën.
Eh, këta malësorët e mi,
një shpatë e mbajnë
edhe kur ëndërrojnë në pranga e zindane ,
edhe kur ringjallen mbas një jetëthyerjeje,
edhe kur zhyten thellë në ndajnatën e robnisë,
kur gjithçka përkulet në gjumin e jetës, -
ata bëhen yje dhe shpallin kryengritje të panumërta
kundër errësirës.
Si populli fatprerë
që i zgjohet mëria
dhe i sulmon perënditë e blasfemuara.
E shpallin Thirrjen e Jetës:
Humbjen e Madhe që nuk është kurrë disfatë
- është rast i volitshëm, Imzot,
se Turku lufton me të tjerët.



Libri i Botës Sanë të Dashtun, II


Prandaj
më lexo, Ti malsor, në konakun tënd me hir hyjnie
kur mikun e pret me kuleç
dhe kur në mbrëmje nipave u rrëfen histori,
më lëçit, Ti, Njeri i Bukës, Krypës dhe Zemrës,
që ndez strallin shkrepëtimçar e përvëlues
të dashurisë arbnore,
që zemrën e bën flamur miqësie mes popujsh,
më këndo, Ti, Legjendë e Besës që krijon një Konstandin
dhe Ti, Legjendë e Tokës së Premtuar që e krijon
Moisiun e arratisjeve, shpresave dhe kalvareve.
Shqip të mundënj me rrëfyem
ndonjë kankë të re e pëlqyer nga vetë Zoti,
Të mos e lëmë gjuha të vdaret e të bdruhet.
E ky ligjërim është te Dritë e Hyjit,
e ka zinë brenda vetes, zinë e Shekullit të Zi
jeta nuk shkohet pa vepruom gja
kundër Djallit të mallëkuom që na zhbëri e vdari qenien
që shtiu leqtë nd’Arbënë.
Sikur vrapojnë për ta parë Atin
në maje të malit nd’Arbënë a në Galile
mbas Ringjalljes së Jezusit,
ashtu Zemëra më gjet të lirë
për ta rikënduar Librin e Shenjtë
me gjëmët e jetës së Arbënit, me shenjtërinë e vuajtjes,
me mundimet e mia nga fundi i shpirtit
te Kangë e moçme e vjershërisë
këtë Libër me mbaruom.
Vetëm jeta të mos na shuhet kurrë te Diell i Ri.



Shembëlla e Përshpirtshme


E le Gurin e Bardhë
në andrrat e Kohës që gjëmon
dhe shkove të shpërndash therorshëm
frymën e Librit të Botës Sanë të Dashtun
në Shkup e Tivar e Ulpianë e Arbëni.
Shembëllën e Përshpirtshme e kishe
në rrugën e shenjtëruar për Liri,
në mjeshtrinë e shkrimit të librave.
E rruga kishte aq leqe, aq hone, aq kryqe.
Ku janë rrugët, kush i fshiu prej faqes së Dheut?
I vetëm me peshën e Arbënit në shpirt
e shpirti ish aq i sfilitur.
Sikur e bart peshën e kryqit në Golgotë
nën britmat armike, nën fyerjet e akuzat
e farisenjve me shenja kryqi.
Po as mëkati as armiku sikur nuk kanë pushtet aty.
I vetmi pushtet që e nënshtron
është dashuria ndaj Hyjit, ndaj Arbënit.
I vetmi pushtet mbi të mbaztët e jetës,
mbi mortjen që rrëzon djemtë e ri,
pleqtë bujarë dhe trimat sqimatarë,
letërorët, pernadorët, gratë dhe vashat.




Çelja e Syrit


T’u nçelënë syytë të shumëve, Tinëzot,
po i shkruaj këta libra, me Sibilën për dore (po thonë):
T’pagoiëvet me folë
E t’shurdhëvet me ndëgjuom.
A nuk është kjo dëshira e Bariut të Mirë?
A nuk është ky popull delja e humbur?
Po ku mbetën të nëntëdhjetenëntë delet tjera?
Unë nuk po i shoh delet tjera.
Delen time të humbur e njoh mirë.
Shih si është kjo grigjë e bardhë
plisëbardhësh, grash të veshura në të bardha,
fëmijësh si flutura të bardha.
Oh, jo! Grigja bredh nëpër pyje të errët,
bredh nëpër natë duke kërkuar shtegun, dritën.
E ka humbur vetveten dhe tash vetveten kërkon.
A ka kërkim më të rëndë, më të vështirë?
A ka bredhje më të dhembshme?
E zënë nga mallkimet, grigja s’ka çka të hajë:
ha terrin, ha gur e dru, ha ëndrrat e veta,
ka humbur në natën e kalvareve, në terrin e vuajtjeve.
Më ndje, Imzot, humba mbas grigjës, nëpër natë,
po kërkoj pak dritë me letrat e mia, me këta libra,
me uratat, hymnet, poezitë, homilitë dhe ritualet.
Po i shkruaj librat rrethuar me armiq,
Rrethuar nga nata e errët në Golgotë.
Zemra thamë e përthamë, zemra si dru
sytë akull i ngritë të padenjë ta shohin Qiellin,
këtu askush askënd nuk e njeh.




Ujët dhe Gjaku i sakramenteve


A thua Hyji qenka i dashuruar vetëm në lutje,
paska prirje vetëm të fshihet nga Njeriu?
A mos je edhe ti i vetëm,
posi teologët që e braktisën Jezusin?
A nuk të shesin edhe ty për 30 aspra?
Janë pesë udhëtarë që të rrethojnë në barkë,
Ndër ta edhe famullitari Nikollë Leka, oh Zot!
Pesë vetë me emrin e Judës.
Ishte ditë Krishtlindjesh e vitit 1622.
A nuk është hyjnore kjo?
Shih: të bukurën që shtrihet kudo përreth Arbënisë,
preke, ta ndjesh dhe merr frymë thellë: shih malet
e shtigjet e errëta, ku e ruajnë grigjën e humbur.
Andej janë kelmendasit, natë e ditë
me armë në dorë. Andej janë Krujë e Duagjin
që i dolën turkut prej dore.
Janë viset e Skënderbeut: Matia, Benda, Kurbini,
Tamadheja e Çermenika,
janë Ohri, Elbasani dhe Vlora, krahina t’Epirit.
Më duhet të shpejtoj nëpër krahinat t’Arbënit,
në Ulpianë e Shkup e Ohër, ku u vduer besimi
për ta çuar edhe andej një uratë kushtrimi
nga Kuvendi i Shën Mërisë së Matit.
Nga Kuvendi i Zadrimes
e nga Kuvendi i Madh i Dukagjinit, u morëm vesh
t’ ia heçim Turkut nga dora Arbërinë.
Këndej është parrizi i tokës, që quhet Arbëni:
me lumenj, peshq, gjah, kafshë, grurë e voj.
O Hyji im, më duhet të shpejtoj, ta kaloj edhe këtë vâ,
edhe këtë lumë, këtë ditë terri nëpër Golgotë.
Koha nuk pret: kush e duron tiraninë e Turkut,
Herodin me pamje sultanësh?
Imzot Pjetri e shikon Arbëninë
si Zoti kur e vështron botën.
E ku ka vështrim më të plotë?
Ku u zhduk Abeli?
Lëreni Abelin e drejtë të vijë tek Pjetri.
Hiçju Jezusit, këtij blasfemuesi, trazuesi e mashtruesi -
thanë ajo turmë teologësh dhe e gozhduan në kryqin e kriminelit.
Dhe pamjet e tij në kryq udhëtojnë nëpër kohë
tek i drejtojnë kahjet e historisë.
Kryshenjti ndë gjak trupnë ia qëndisnë
Vjen edhe ndë tokë t’Arbënit.
Shikoji turmat: a s'e dënojnë në çdo kohë e në çdo epokë
revolucionarin që trazon shpirtëra,
a nuk e dërgojnë në burg, në pranga, në gijotinë?
A nuk iu zënë pritë në rrugë a në Dri të Bardhë?
Gjërpij të famakuom e kjo zogori largohet me furi.
Aty vjen Maria Shenjte, zemëra iu akulluo:
Aty ky në prag ndahen jeta e Vdekja.
Drini i Bardhë: Ujë dhe Gjak
për ta kunguar edhe tradhëtorin e mallkuom,
me emrin Judë a Turqi, a Venedik a Nikollë
a cubat që i dalin në pritë. Abeli ikën, vjen Kaini.
Ka vetëm Ujë arbëror të Drinit
dhe Gjak arbëror të Pjetrit -
ndryshe nuk do të kryhej vepra e sakramenteve
nd’Arbënë të pagëzuom:
andej kah parakalojnë plaga e Jezusit,
engjëjt dhe shenjtërit.




Pons Pilati në Gjyqin e Kallmetit


E Pilati i helmuom vjen nga kohët tjera, i lan duart
për t’u shfajësuar posi qeni i pëgamë
tani në Gjyqin e Kallmetit.
E mandej ai ahkoi drejt mjerimit të vet
kah laku e kah thika.
Nata në Golgotë duhet të zgjasë edhe disa shekuj,
me ulërimat e ujqëve e të djajve.
I dënuar në të gjitha gjyqet e të gjitha kohëve -
ku mbet urdhëri i Tenzot: mos bëj dëshmi të rreme?
Kufomat arbërore mbesin të pavarrosura,
të vrarë në të gjitha luftërat e në të gjitha vendet,
të humbur në të gjitha betejat e në pax dei,
të kryqëzuar në të gjitha kryqëzatat.


(1980, 2006)


shaban cakolli
Pena e arte
Pena e arte

Numri i postimeve: 4020
Pikët: 4137
Sa popullor je: 20
Data e rregjistrimit: 01/06/2007

Shiko profilin e anëtarit Dërgo mesazh privat

Mbrapsht në krye Shko poshtë

*
*
* Përgjigju me kuotë
* Modifiko/fshije këtë mesazh
*
*
*

default Re: PREND BUZHALLA

Mesazh nga shaban cakolli Today at 6:29 pm
PREND BUZHALA


Rrëfimi paliativ


(Nasi Lera: “Ana Zh.” , roman, botimi i dytë, Onufri, Tiranë 2004)


Një parandjenjë e ndarjes fatale e përcjell personazhin
që nga faqja e parë e e deri te ajo e fundit, në romanin “Ana Zh.” të Nasi
Lerës. Ana, njëzetvjeçare, është e sëmurë nga tumori në mushkëri. Ka dalur nga
spitali. Është një dashuri e një çasti të beftë: e Anës dhe e Pirros. Në personazhin,
Pirron 31-vjeçar, (përkthyes dhe njohës i letërsive botëore e që ka pasur
kontakte me krijues të shumë vendeve) është dashuruar më 22 mars (pra, asociacion
letrar i dashurisë me pranverën). Shkrimtari i paraqet dy javët e fundit të
jetës së saj në dhjetor, gjatë një udhëtimi që bën ajo me Pirron nëpër tri
vende mesdhetare: në Greqi, Itali e në Algjeri; atëherë kur vjen dhimbja e
ndarjes së fundit. Ky përfundim i jetës së Anës në shkretëtirë, është posi
njajo shenja e simbologjisë së ëndrrave: që ta shohësh shkretërirën në ëndërr,
do të thotë se ke brenga të mëdha…e tillë, ku brenga jetësore e përjetimi i dashurisë,
janë ndjerë e harxhuar që nga A-ja e deri te Zh-ja “si një dashuri a si një
ndarje (fq 12). A nuk ta sugjeron edhe titulli i romanit këtë alfabet të
përjetimit e të gjallimit të jetuar nga fillimi e deri në fund? Edhe dhembja e
shkretëtirtë është e pafund, e paanë, posi ajo e Shpirtit dhe e Trupit. Shtrati
psikologjik i veprës mbushullohet me metafora e me ndjeshmërinë ngapak fatale
të personazheve, me shenjat e mavijosura të fatalitetit jetësor.


Spektakli i itinerarit modern, shikim i
ngurosur i Meduzës


Në prozën e tij Nasi Lera e përqafon frymën dhe konceptin
e Bibliotekës së Babilonit, sipas parimeve borhesiane të krijimatrisë, të
vetëdijes proteike moderne e postmoderne të narracionit. Te Lera vërehen lehtë
këto procese transformuese; që vjen me gjeneratën e prozatorëve të estetizmit
modern (me kreacione estetike të suksesshme) e të fantasticienëve të prozës
moderne. Dashuria krijon një gjeografi të shenjtë të botës. Kështu duket se e
ligjërojnë personazhet e romanit “Ana Zh.” të Nasi Lerës, formulën e eseistit
bashkëkohor, Alberoni. Njerëzit udhëtojnë nëpër viseve të largëta e të ndryshme
për ta gjetur të panjohurën. Udhëtonin
në kërkim të ndonjë utopie. … Udhëtimi modern përfytyrohet si projekt mbi
ardhmërinë: aty ku qyteti “izolohet” nga natyra, nga burimorja. Pelegrini i
dikurshëm antik apo romantik shndërrohet në turist. Dikur, në kohët e mitit, udhëtonin
në kërkim të bashkës së artë. Romantikët udhëtonin drejt viseve ekzotike, në
kërkim të dallimeve kulturore e të identiteve rajonale. Gjakonin shndërrimin e
karkaterit kalimtar të jetës në kategori të së amshueshmes: çdo gjë sikur e
shikonin me sytë e Meduzës, iu dukej madhështore dhe e ngurosur në të përjetshmen.
Këta sy Meduze e të këtij gjakimi, të përcjellin edhe në këtë roman.


Po personazhet e Lerës? Ata udhëtojnë mu në
mes të këtyre gjakimeve të së kaluarës dhe të së tashmes. Udhëtojnë nëpër
Mesdhe, aty ku pikëtakohen kulturat, traditat, utopitë dhe religjionet botërore.
Udhëtimi, për ta mënjanuar vëmendjen e Anës nga sëmundja vdekjeprurëse dhe për
ta kënaqur atë me bukuritë e mrekullitë e parajsës idilike moderne të shoqërisë
së konsumit; përfundon në një spektakël hiçasgjëje, shkretëtire; përfundon pikërisht
e shtyrë nga mbufatja për ta krijuar përshtypjen e jetesës në botën reale; se
gjithë ky spektakël udhëtimi po bëhet vetëm për Anën…E tëra kjo dëshmon se
parajsa e tillë qenka vetëm “një hiper-realitet.” Të duket se është një udhëtim
që nuk mbaron kurrë, apo zgjat sa një çast, një orë apo një sekondë (fq 24). Çka
i ka rrëmbyer ky hiper-realitet fiktiv Anës dhe atdheut të saj me shumë
sëmundje? Autori këtë vetëm sa e sugjeron nëpërmes fatit të dy-tri personazheve
fatalë shqiptarë në Greqi (fati i Fridës që përfundon si prostitutë e
“afarsitit shqiptar”) a në Itali (fati i një shqiptari të vrarë “pa identitet”):
ata nuk janë aktorë, apo “faktorë vendosës”, si thuhet në gjuhën politike, po
statistë, imitues a kopjues të jetës së tillë, reprizues të mjerimit e të
fatalitetit të vetvetes…Përfundimi e shkrirja me shkretëtirën, do ta ngërthejë
edhe anën tjetër të metaforës romanore: kjo është shkretëtira e realitetit!
Këto janë simbolet e fuqisë industriale! “Kopjimi është kthyer në mënyrë të
jetesës”, klith revoltueshëm narratori i romanit të Lerës. Dhe këtë e thotë,
tek shëtit nëpër kërthizën e Mesdheut: në Greqi (aty ngriten përmendore të
bukura të mashtrimit), Itali a Algjeri. Sado zhvendosje ngjarjesh që të ketë,
sikur kjo Omfali (kërthizë e botës) e Olimpit grek, gjendet në Shqipëri, ku sintetizohen
fatalitetet, mitet, religjionet. Prandaj, dialogu romanor i paraqet
refleksionet e personazheve edhe mbi sintezat e civilizimit mesdhetar. Sikur
para nesh zgjohen dramat e dikurshme antike, mimesis-i, polis-i, eros-i,
katarza…mandej vijnë peizazhet ekzotike, sensibiliteti dhe temepramenti
mediteran. Enigma e pazgjidhur e jetës së përditshme. Dashuria hidhet përballë
këtij spektakli indiferent, me gjithë plagët e saj të jetës, me gjithë temperamentin
dhe vendosmërinë që jeta të përjetohet “deri në fund.” Poetika romanore e
kundërvënies ndaj këtij spektakli të itinerarit modern, na ligjëron se jeta na
është kaq e ashpër; e zhveshur aq shumë, sa është bërë “kokërr rëre”. “Njerëzit
janë si rëra e shkretërtirës”, thotë Ana. Janë mekanizmat e shoqërisë që e
brejnë së brendshmi jetën, që e çojnë drejt zbehjes kufomatike. Kurse
personazhet gjakojnë kaq shumë të bukurën, dashurinë dhe atë që mungon. Tashmë
udhëtimi i përbashkët, si dhe refleksionet për jetën, vdekjen, dashurinë dhe
përjetësinë, ngërthehen tek qenia e Anës: e tërë qenia e saj, zemra dhe
intelekti i saj, janë të hapura , posi deti, posi viset mesdhetare a posi
shkretërtira! Hapësia e qenies. Qenia e hapur! E kaltërta e qiellit dhe e detit,
e kuqja e artë e shkretëtirës, e flakës simbolike, e pasioneve njerëzore dhe e
bashkësolidarësisë së përvojave… e Artit të harruar të Vetmisë: a nuk dëshiron
kështu Nasi Lera të na bëjë më të ndërgjegjshëm për vlerat që kemi në thelbet e
brendshme të qenies sonë? Se kështu, ne mund të ekzistojmë, vetëm kur gjendemi
në bashkësolidarësi (dashurore) me Tjetrin.


Vlerat e brendshme
të ekzistencës:


si ta qetësosh vdekjen


Dhimbja dhe simptomet tjera kanë përbërjen e tyre
organike, porse dhimbja e sëmundja përmbajnë edhe strukturën e tyre
emocionale-piskologjike, shoqërore dhe shpirtërore (Cicely Saunders). Prandaj,
një prekje dore, një qëndrim miqësor afër të sëmurës, për të mos e ndjerë ajo
veten të vetmuar; një ndarje e emocioneve me të (loti, apo gëzimi); një udhëtim
i përbashkët… a nuk janë këto shenja të solidarësisë emocionale e të
bashkëvuajtjes në dashuri? Dhe, mbi të gjitha, përjetimi dhe prekja sa më afër
e jetës së përditshme, a nuk janë përpjekje që Ana të mos e ndiejë veten jashtë
këtij realiteti, po të integruar qenësisht në të? Ata arrijnë t’i vënë urat e
mirëkuptimit, të dashurisë e të miqësisë, “deri në çastin e fundit”. Në këtë
komunikim nuk ka panik, nuk ka ndjenjë fajësimi a mëshire, as atmosferë frike a
mohimi, as largim nga njëri-tjetri a mllef të pakontrolluar në mes dy të
përafëruarve. Atmosfera e tillë krijon mundësi të dihet më shumë për të
vërtetën,. Kështu krijohet besimi. Në këtë paliativë romanore ndërfuten edhe
personazhë grekë (krijuesi solidar, Akriti, plaku që dhuron një vazo), familja
e Savinos, ish ushtar italian në Luftën e Dytë në Shqipëri etj. E çka nuk
dëshiron të bëjë Pirroja për Anën që ta largojë atë nga atmosfera e dhimbjes
dhe e sëmundjes? Ta largojë nga miti i sëmundjes së kancerit (dikund
personazhja atë e përfytyron si një qenie të lashtë mitike). Pirroja përdor të
gjithë mekamizmat jetësorë, piskologjikë, miqësorë etj që të ikën sa më larg
çdo gjëje që zgjon asociacione të fatalitetit. Ata janë aq gjakueshëm në kërkim
të qetësisë, sepse ashtu do t’i shprehin më mirë mendimet dhe ndjenjat. E ku
nuk futet Ana me Pirron, për ta qetësuar Vdekjen e Afërt? Futen deri edhe në
barkun e një varri për të qëndruar “përkohësisht” jashtë kohës e hapësirës!
Ndryshe, të sëmurën shkrimtari e ka nxjerrë nga ambienti i ftohtë i spitalit
dhe i hospitalizimit – dhe nga ky këndvështrim trajtimi, ai është thellësisht
humanist. Krijuesi qëndron në anën e të drejtave jetësore të Anës deri në
“shkrirjen me shkretëtirën”; ai i jep të drejtë Anës të shpresojë; të shprehet,
më në fund, hapur për sëmundjen e saj, për jetën dhe për vdekjen që po i
afrohet; i jep të drejtën që të marrë përgjigje të hapura e të japë përgjigje
të hapura; të dijë për të vërtetën e të ballafaqohet me vdekjen; ai ia jep të
drejtën edhe për të vdekur. Ana, në çastet e tilla, e ka të drejtën edhe për të
reflektuar e për t’u interesuar për përvojat shpirtërore/fetare( “Unë i besoj
shkretëtirës”, thotë Ana, në vend që të thotë “I besoj Zotit”; semantikisht: e
pranon vdekjen hapur, çfarë është, në të drejtën për të jetuar). Ashtu sikundër
e bëjnë këtë gjë institucionet paliative botërore, Nasi Lera e respekton edhe
mënyrën e veçantë të vdekjes së personazhes së saj paciente. Do të thotë, që
personazhet e këtij romani e afirmojnë jetën, kurse vdekjen e shohin si proces
normal. Në mes eutanazisë dhe paliativës mjekësore, shkrimtari e përzgjedh
metaforën e paliativës së dashurisë për ta mbisunduar vdekjen dhe për ta
përqafuar, më në fund, një fillim të ri, sikundër e sugjeron këtë romani me
shumësinë e vet semantike: vdekja është gjendje e re e qenies; Pirroja do të
gjendet tashmë në një gjendje të re jetësore, me përskuqjen metaforike të mëngjesit
që sjell lindjen e një dite (a kohe) të re. Shkretërira është në pritje të
kthimit të jetës (siç sugjeron rrjeta e pasur e asociacioneve
meditative-mediterane të vetëdijeve të romanit). Posi te Soren Kjerkekord,
personazhet e Lerës gjakojnë unitetin e së jashtmes me të brendshmen; gjakojnë
mundësitë e pakufishme që shenjojnë një fillim të ri. Ana është posi figurat e
femrave moderne të fatalitetit: përjetimi i vuajtjes, i dhimbjes, i frustrimeve
– të gjitha këto e tensionojnë dhe e nxisin botën e brendshme psikike të
personazhes për reflektime e përsiatje. Ana është siluetë e Antigonës moderne
(personazhi e përmend diku një vepër me motiv të tillë të fatalitetit), siluetë
e Margaritës së “Faustit” të Gëtes. Ana e Lerës është e zbetë, posi siluetat e
saj, porse gjërat qëndrojnë diametralisht të kundërta: ato jetojnë
ekskluzivisht në botën e tyre të brendshme; introversionin e tyre ato e
paguajnë me jetën e vet. Lera nuk ia kundërvë Anës një dashnor të pabesë.
Asesi. Ai vë pranë saj një figurë paliative, që e merr rolin e rrëfimtarit
paliativ të romanit me strukturë të tragjedisë moderne: rrëfimi ndodh jo ashtu
si dëshiron autori, por ashtu si ia imponon vetëdija e narratorit. E ky
personazh që e merr rolin e tillë paliativ-narrativ e që rrëfen aq kujdesshëm
në veten e parë, është Pirroja; aq i ndjeshëm për ta larguar Anën nga mbamendja
e sëmundjes. E Ana këmbëngul: “Mos më fol me gjuhën e librave, folmë me zërin
tënd”. Zatën, a nuk është pikërisht “zëri personal i jetës” kuintesencë e
artit?


Gjarpëri si gjerdan, mistika e shkretëtirës


Kur pesonazhja shkon në shkretëtirë: ajo nuk e pret
askend, nuk shpreson asgjë, nuk shkon askund. Sprovat janë të rënda, me pasoja
të paparashikueshme. Është zhytur në shkretërirë: sikur dëshiron të mësojë nga
secila kokërr zalli, të bëhet njësh me të, me ngrohtësinë e saj… posi asketët
që duan ta kalisin idealin e krishterë a përsosmërinë e amshueshme të një
çasti. Shkrirja e tillë dashurore me shkretëtirën, ta sugjeron atë dhuntinë e
amshueshme dhe esenciale të flakës në kandilin që nuk shuhet; për ta ngrohë
zemrën e drobitur e të cfilitur nga frika e parrëfyer prej sëmundjes që të
afron gjithnjë e më pranë vdekjes. Posi shtegtarët a pelegrinët e moçëm të
dashurisë, qenia e Anës tashmë i lë prapa historinë e memorizuar, dhembjet e
Atdheut e dhembjet personale; dhe dëshiron ta jetojë vetëm Atë Çast: krejt e
gatshme të pranojë çkadoqoftë. Në shkretëtirë edhe një gjarpër shërben si stoli
a si gjerdan rreth qafës! E zhytur në mistikën e shkretëtirës e të Mesdheut,
tashmë vetë qenia e saj shndërrohet në Qenie Mistike, në Simbol të Flakës së
Kandilit të Pashuar; në Flakë Të Gjallë, në Qenie të Zhdukur, Të Padukshme,
posi Elementi i Pestë mistik (janë katër elemente që e përbëjnë jetën), i cili
ende nuk mund të shihet as të përceptohet, e, megjithatë, është i pranishëm
kudo tek qeniet e gjalla…mbase shkrimtari ka dashur të na thotë që kjo
gjithëprani e amshueshme mistike tek këto qenie, është vetë dashuria. Nëse
Simone de Beauvoir gruan e konsideronte burim të ekzistencës e jo të lindjes;
nëse me qenien e saj asociononte shkretëtirën, si një hapësirë “të shtypur e të
ndrydhur me shekuj”, si asociacion të mungesës së jetës; atëherë Nasi Lera,
duke i vënë në përçasje gruan dhe shkretëtirën, jetën dhe vdekjen; dëshiron t’i
spikatë mu ndërliqësitë dhe laryshinë e jetës e të vlerave të ekzistencës.
Porse, shkrimtari Lera reshtet t’i trajtojë enigmat e jetës së përditshme e jo
lëndën e ëndrrave, halucinacioneve, situatave të absurdit, të fantastikes apo
të gjendjeve iracionale, sikundër veprojnë prozatorë modernë e postmodernë.
Zatën, me këso lënde ai ka proceduar artistikisht tek libri i tregimeve
“Ulërima e heshtjes”. Përfundimin e tillë të jetës së Anës te “shkrirja me
shkretëtirën” do të mund ta lexonim edhe si ironi të hidhur të fatit, si
revoltë sociale e njerëzore: kundër burokracive moderne (e të dikursheme si në
Delfi), kundër politikanëve që paraqiten si apostuj të tranzicionit demokratik
e tashmë të metamorfizuar në afaristë e që e lënë popullin në mëshirën e tij të
marrë botën në sy, si judenjtë që endeshin në shkretëtirë për Tokën e Premtuar
(“do të jetë më mirë”, premtojnë gjithmonë apostujt e tillë të të të gjitha
kohëve). Endja nëpër tri shtete (kudo gjen shqiptarë e plagë të Atdheut që e
ndjek pas), a nuk i ngjet endjes nëpër shkretëtirën e Tokës së premtimeve të
mëdha?


Metafora e Natës: paralelizmi semantik dhe ai
kompozicional


Brendia e romanit zhvillohet kryesisht natën. Nata nëpër
të gjitha faqet e romanit merr rolin e kontrastimit me dritën; ajo ndillet
vazhdimisht për ta mbuluar “të vërtetën” për sëmundjen, të cilës i del në
ndihmë edhe mjegulla. Ajo e merr edhe rolin e kategorisë metafizike: ajo është
në konflikt kosmik me dritën, ashtu sikundër vetë njeriu është një mikrokosmos i
tillë. Errësimi imagjinativ i natës dhe mjegullës kontraston me ndriçimin
semantik të personazhit narrator: rrjedha e kohës nxit edhe gjendje të ndryshme
psikike, kurse bukuria e peizazhit, e hapësirave të jashtme urbane a natyrore,
kushtëzohet simbas rrjedhës së kohës, natës a kohës sa zgjat mjegullimi: aq sa
zgjat rrjedha e kohës nga një shekull deri te një sekondë. Për ta zënë çastin e
një përjetimi të rrallë të dashurisë aq pasionuese: “kishim aq kohë për të
jetuar së bashku”. Natës i shkon misteri, e fshehta: Akropoli është simbol e
dëshmi e kësaj dashurie kaq të prekshme; ai është edhe “mister i thjeshtë e i
pafajshëm,” mbase, për ta ndriçuar semantikisht gjendjen psikike të
personazhit. Imazhet imagjinative esenciale të pamjeve që paraqet Lera, zgjojnë
asociacione të shumta, sikundër janë nata dhe drita, mëngjesi dhe lindja e
diellit, shkretëtira dhe deti, toka dhe qielli, retë dhe lëvizja e njeriut në
udhë. Edhe vetë imazhi e prania e natës subjektivizohen, dramatizohen simbas
prirjeve të brendshme të gjendjeve psikike të personazheve. Vetë nata është
dramatike dhe i ka tri akte e skena: nata athinase, nata italiane dhe nata
algjeriane, me epilogun e ndarjes fatale. Personazhet paraqiten edhe para
fytyrës së vërtetë të natës, të sëmundjes, të jetës, të vdekjes e të dhimbjes; e
që flet për ekzistencën konkrete të njeriut. Në planin e brendshëm, aktet e
kësaj drame e paraqesin natën me kobin e saj që vjen në trok dramatik drejt
fundit fatal të personazhes, ajo sjell shqetësime, një kërkesë për ikje e
dhimbje; kurse në planin e jashtëm nata përjetohet me gjithë bukuritë, me veskun
e saj, me imazhet e me mishërimet e saj hyjnore-mitike, tek i shënjojnë
harmoninë, qetësinë dhe të bukurën. Nata nxit asociacionin e enigmave të jetës,
krejt në kontrastim me kaosin dinamik të ditës. Dikund në roman flitet për “çnatyralizimin
e vdekjes”, mandej për shkrirjen e trupit me natën, me hapësirën, me mëngjesin,
e, në fund, me shkretëtirën. Kurse qenia e Anës ndeshet e gjendet në konflikt
metafizik (ashtu si është gjithmonshëm qenia njerëzore) me forcat krejt të
kundërta: në mes materies dhe frymësisë, trupit dhe shpirtit, përkohësisë e
përjetësisë, jetës e vdekjes, tokësores e hyjnores. Nga ky plan kontrastimesh e
ndeshjesh, autori kalon në planin e së brendshmes, emocionit dhe heshtjes:
“Heshtja është e kaltër”, shkrirja me heshtjen etj. Nata është hapësirë e
përshtatshme për t’i projektuar dëshirat, synimet, refleksionet dhe idetë,
anise ato nuk mund të realizohen. Nëpërmes paraqitjes së peizazhit, natës dhe
udhëtimit, Lera e realizon mrekullisht paralelizmin semantik dhe paralelizmin
kompozicional: gjithçka flet dhe bëhet që t’i zbutet dhimbja Anës, ta harrojë,
së paku përkohësisht sëmundjen; megjithatë, gjithçka nën mjegullën, (natën
athinase, natën italiane, natën algjeriane) narratori ndjell dhe parandien
fatalitetin; nxit vuajtjen e brendshme. Nëpërmes përshkrimit të hapësirës së
jashtme, kontrastohen hapësirat e brendshme; hapësirat e jashtme përmbajnë
ngjyra, mjegull, feksime të befta drite…mandej kjo hapësirë tërhiqet ngadalë
nga skena romanore, këmbehet me hapjen e perdes së botës së brendshme të
personazhit… dhe të personazhes, që nuk gjen ngushëllim.


shaban cakolli
Pena e arte
Pena e arte

Numri i postimeve: 4020
Pikët: 4137
Sa popullor je: 20
Data e rregjistrimit: 01/06/2007

Shiko profilin e anëtarit Dërgo mesazh privat

Mbrapsht në krye Shko poshtë

*
*
* Përgjigju me kuotë
* Modifiko/fshije këtë mesazh
*
*
*

default Re: PREND BUZHALLA

Mesazh nga shaban cakolli Today at 6:31 pm

botën e librit


LIRIKA
E INTELIGJENCËS EMOCIONALE


(Agim
Deva: librat e poezive për fëmijë “Gurët fluturues” dhe “Mungon një zemër”,
Prishtinë 2007)


Nga PREND
BUZHALA


Të dy librat e fundit poetikë për fëmijë të Agim Devës, “Gurët fluturues”
dhe “Mungon një zemër”, e kapërcejnë shifrën prej shtatëdhjetë vëllimesh të
botuara të këtij krijuesi letrar e studiuesi të letërsisë. “Herë jam këtu e
herë askund/ Rrugët e mia nuk kanë fund”,
kuvendon shtruar folësi lirik i poezisë “Zjarr e shi” në librin e fundit
poetik “Gurët fluturues”, aty ku ky subjekt, nëpërmes identifikimeve të
krijuesit letrar me poetikën e këndimit lirik, shpalos energjinë e pashtershme
krijuese. Po kështu, te “Poezia është si unë”, kjo pjekuri e kuvendimit
sintetizohet në vargjet: “Si unë është poezia... / kurrë nuk përfundon”.


1.
Kufijtë e padukshëm midis letërsisë për fëmijë e letërsisë për të rritur


Krijuesi Agim Deva në secilin libër dëshmon
se mundësitë e këndimit lirik të këtij autori janë të pakufishme: duke i
zgjeruar gjithnjë rrathët tematikë me përmbajtje gjithnjë të reja tematike në shqyrtimin
me kujdes e në këndvështrimet e pasura të jetës së fëmijëve në rritje e sipër,
duke e pasuruar pamjen mbi interesimet, shqetësimet e preokupimet e të vegjëlve,
nga njëra anë, si dhe të subjektit lirik të moshuar, të kësaj poezie, nga ana
tjetër. Sepse e pakufishme dhe e larmishme është vetë jeta, ashtu sikundër të
tilla janë përjetimet dhe bota e njeriut, pa marrë parasysh moshën. Porse Agim
Deva, nëpërmes letërsisë për fëmijë, dëshiron t'i komunikojë lexuesit të tij
gjëra jashtëzakonisht të rëndësishme: që nga lojërat për fëmijë e deri te
shteti, që nga parlamenti apo jeta e rëndë sociale e deri te jeta politike; që
nga kujdesi për tjetrin, nga brenga për hallet e tjetrit, e deri te miqësia e
kërkimi i harmonisë njerëzore; që nga konfliktet e luftërat e deri te interesat
e vockla e kundërsociale; që nga kategoritë etike të së keqes dhe të së mirës e
deri te protagonistët lirikë të dashurisë, princat e princeshat. Në këtë
univers temash e motivesh të përmbledhura krijuesi shtegton që nga një këshillë
për pastërti e për mësimin e vjelë nga përvojat jetësore e deri te gjërat e ndaluara
që mbahen në heshtje për të vegjlit, sikundër janë gjërat e prozës së vrazhdë
të jetës, aspak poetike, apo sikundër janë edhe paraja, shfrytëzimi i njeriut
prej njeriut, pabarazia sociale, paraja si forcë e errët që sundon dhe krijon
të mirën e të keqen; e që i iu jep këtë apo atë pamje tejet të pezmatuar
kontrastive gjërave esenciale të kësaj bote. Poetikën e tillë e të rëndë të
jetës sociale, poeti e sintetizon me vargjet “Zihet në popull, diçka po
zihet/ Ndaj kësaj vjershe s’i duhet arti”. Porse Deva aq sa e poetizon seriozitetin
e temës së kënduar, po aq e vë në gërshet lojën dhe përtalljen, kurse në shoqëri
atyre ua vë edhe ironinë, mjete poetike këto që nuk janë të rëndomta për moshën
e të vegjëlve. Qeshja e fëmijëve te poezia “A të qeshim prapë?...” merr konotacione
e ngjyrime të reja ironike në lirinë me lak në fyt e me duar të shtrira
lypësish. Më tutje, qeshja merr ngjyresë zemërate: “Kam frikë, nesër qeshim
prapë”, duke e mbuluar ironikisht semantikën e fjalëve luftë apo revolucion
me fjalën qeshje. Ndodh kështu, se përpara, në tryezën e leximit, na vjen një
krijimtari që tashmë dëshiron të jetë unike, me pikësynimin t‘i bëjë sa më të
padukshëm, t’i hallakasë e t’i fshijë kufijtë midis letërsisë për fëmijë e letërsisë
për të rritur. Ironia, e, kund e kund edhe sarkazmi e satira, fishkëllejnë si
atribute të realitetit tonë social.


2. Universi
estetik i vizioneve/ realiteti i ndërliqshëm


Vërtet,
diçka e pakëndshme ka ndodhur, çuditërisht, edhe pas kësaj lufte çlirimtare! Më
se njëherë poeti ua tërheq vëmendjen të rriturve, kryesisht atyre që u mveshën
me pushtet, se gjërat kanë marrë teposhtëzen dhe mund të ndodhë shpërthimi
popullor. Brezat krijues të Agim Devës tashmë vijnë me përvoja të reja krijues
e jetësore. Po edhe fëmijët i kanë përvojat e veta: ata vijnë nga lufta e po
rriten nën trysninë e rëndë sociale e politike të mbasluftës. Këta fëmijë nuk
janë naivë, sa të mos i kuptojnë gjërat që ndodhin rreth nesh. Qenia poetike e
karaktereve lirike të këtyre librave, sa do që është fëmijë, nuk është një
qenie infantile, krejt e pasherr; sepse kjo krijesë e vogël di të vërejë, të vëzhgojë
dhe të zbulojë me mendjemprehtësi e urti aq e aq gjëra e cene në jetën e të
rriturve përreth nesh, aq e aq të meta, ligësi e sjellje që vrasin mendjen e
tij e botën e tij; ashtu sikundër edhe entiteti i arrirë poetik, ai i moshës së
shtyrë, vetë krijuesi, tek e merr rolin e folësit lirik; është një subjekt me
imagjinatë të pasur e me vizione jetësore krejtësisht të lira e jashtë kallëpeve
të çfarëdo ngjyre a ideologjizimi qoftë ai. Ndoshta, duke i parë këto vizione
kundruall realitetit që nuk ia fsheh fëmijës, ky folës lirik rebelohet,
revoltohet, dëshiron ta ndryshojë realitetin, fillimisht me anë të ëndërrimit a
revoltës individuale e, mandej, edhe përmes zemërimit kolektiv të qytetarit të
kohës sonë. Lirika e këndimit të mirëfilltë ia liron vendin pamjeve të reale të
jetës, porse këto pamje na vijnë me ndjeshmëri të re poetike. Protagonistët e
poezisë së mëparshme, si Xhela me shokë, tashmë janë rritur, e kanë bërë luftën
e tyre, dikush ka rënë në altarin e Atdheut, të tjerët vazhdojnë të jetojnë nën
thundrën shtypëse të realitetit të ashpër social. Është po ky Xhelë që përbën
portretin kolektiv të gjeneratave të reja e që i bartën mbi supe kohët që u
thyen mbi ne e brenda nesh. E, me këta protagonistë, është rritur edhe poezia,
e cila tashmë kuvendon me të rriturin njësoj si me fëmijën. Prandaj edhe poeti
për fëmijë bën të tjera kërkime poetikash, kërkon të tjera fjalëfillesash e
formulash poetike për t’u dhënë emërtesa të sakta kohëve që po i jetojmë. Se
koha e sotme solli jo vetëm përvoja të reja, po edhe njerëz të tjerë, emra të
rinj, telashe të tjera, krijues me ide e procedime të tjera që erdhën nga rrugë
të ndryshme. Kurse poezia e Devës, pse jo, e tumir këtë situatë të ndryshuar,
duke na u paraqitur me pamje të reja e të pazakonshme, të papërjetuara më parë,
na vjen me një ndjeshmëri të re humori e përtalljeje, qortimi e urtie, porosie
e këndimi. Të duket sikur poeti i ka ndryshuar përmbajtjen e lëndës artistike,
po i ka ndryshuar edhe theksin e ritmin, fjalorin poetik a metrikën,
procedimorin lirik a përqasjen ndaj jetës dhe artit. Dhe, ky univers kaq i
pasur tematik-motivor e ideor, dëshmon edhe për qëndrimin estetik të krijuesit
Agim Deva: se shkrimtari për fëmijë nuk zë vend diku në margjina të gjërave në
gjirin e jetës shoqërore apo të asaj letrare e kulturore; porse qëndron e lëviz
mu në thelbin e këtyre gjërave dhe mu në zemrën e kësaj shoqërie. Nga ana
tjetër, duke sjellë informacione diturore të rëndësishme si për të rriturit,
ashtu edhe për fëmijët, duke kënduar e trajtuar rrëfime poetike të temave kaq
të zymta, të papërballueshme e të ngrysura të përditshmërisë sonë të
mbasluftës, ai na i sjell pikërisht të vërtetat e mëdha të kësaj kohe. Por
poeti Deva e respekton nga shumë anë lirinë e botës së fëmijërisë e të
fëmijëve, sepse ai nuk i imponon kësaj fëmijërie tendenca a pikëpamje që do ta
rrënonin këtë liri; ai dëshiron që ky fëmijë, qoftë edhe i rrituri, të bëhet
Njeri në kuptimin e plotë të fjalës, e jo një Homo politicus që
tjetërsohet pandalshëm, ani se këtë qenie nuk e lë të qetë zoon politicon-i
ynë, sikundër këndohen te poezitë “Çka hanë xhepat”, “Këngë e sotme popullore”,
“Karrocieri pa karrocë”, “A të qeshim prapë”, “Xhelë, qëlloja se kush jam”,
“Pse pështyn babi në ekran”, “Ëndrra të këqija” etj të librit “Gurët...”; apo
“Kjo poezi s’është për fëmijë”, “Thesi është thes”, “Mali”, “Fisnikja dhe muri
kinez”, “Kërkoj një fjalë me k” (si e konceptojnë fëmijët fenomenin e
korrupsionit), “A është gjallë Migjeni”, “Si shkon në punë një baba”, “Kush ma
verboi zogun tim” etj të librit “Mungon një zemër”. Pikërisht mbi këtë taban këndimi
poeti sjell thelbin e përmbajtjes së dinjitetit njerëzor që në poezinë e parë
me motive lufte, me titullin gurët fluturues: duke kënduar pikëmbështetjen te
rrënja atdhetare, nga e cila nuk ke se si të çrrënjosesh, ani se Deva nuk parapëlqen
kësaj radhe të rikëndojë e të poetizojë legjenda, përralla e kallëzime të moçme,
sikundër veproj ë jo pak autorë të letërsisë sonë për fëmijë. Porse fëmijës së
subjektit lirik të poezisë së Devës nuk i mungon optimizmi jetësor, e ky
optimizëm nuk është as naiv e as imagjinativ, por realist, që kërkon nga ky subjekt
të mbajë qëndrim pozitiv ndaj problemeve e aspekteve jetësore. “Optimizmi është
shkathtësi e zotësi që mund të mësohet”, thotë Lorens E. Shapiro. Kurse Martin
Seligman në veprën e tij “Fëmija optimist”, thotë se njeriu optimist beson në qëndrueshmërinë
e ngjarjeve të lumtura, në proceset me përfundim të lumtur dhe merr
përgjegjësinë për të ndodhur gjëra të mira. Kundruall situatave të përshkuara
me stres social e jetësor, Deva sikur na thotë se fëmijët nuk kemi pse t’i
mbrojmë nga realiteti i ashpër, por i mëson ata, që njeriu, me shembullin e tij jetësor, mund të
ballafaqohet me situatat më të rënda.


3. Vjershërimet/
në vullanjtë e tipologjisë së lirikës moderne


E tillë
është poetika realiste e Devës: sepse përsiatja realiste është objektive, e
pikëvështron botën të tillë, çfarë është, dhe lë që të kuptohet tërthorazi se
ti duhet të mendosh si t’u përgjigjesh këtyre situatave me anë të vendimit që
merr dhe veprimit që e bën. Në tipologjinë e lirikës moderne, poezia e tillë
përkufizohet si lirikë e inteligjencës emocionale. Poeti e ka edhe strategjinë
e tij poetike për ta ndryshuar realitetin e dhënë: e ka diagnotifikimin e
problemit social, jetësor e emocional; e ka tipin strategjik të luftimit të
këtij problemi (me anë të trajtës lirike të dinakërisë, duke e rrëfyer problemin
në mënyrë të re e dinake), e ka luftën e tij lirike guerile (lejohen të gjitha mjetet
deri te revolucioni), e ka sheshin dhe arenën e tij të luftës, kohën më të përshtatshme,
aleatët, zonat e lira, po edhe paktin e marrëveshjes si në poezinë “Fisnikja dhe
muri kinez”; apo si mund të jetojnë të rriturit e fëmijët etj, si te poezitë
“Çka hanë xhepat”, “Këngë e sotme popullore”, “Karrocieri pa karrocë”, “A të
qeshim prapë”, “Xhelë, qëlloja se kush jam”, “Pse pështyn babi në ekran”,
“Ëndrra të këqija” etj. Kund e kund poezia të duket se herë-herë është një
monolog e herë-herë një bisedë e subjektit lirik me vetveten, një si procedimor
a mënyrë e të mësuarit të sjelljes së re, si do t’i shkonte në interpretim thënia
e Daglas Bloh-ut në librin e tij
“Monologu pozitiv për fëmijë”. Aty diku në universin e larmishëm të këtij këndi,
përmblidhen dhe e gjejnë trajtimin e tyre edhe tema të "ndryshimit",
të përmirësimit të botës apo tema alkimike, tema të dashurisë së parë, që
këndohen e kujtohen mjeshtërisht nga dy kënde ligjërimi: nga ai i folësit lirik
të fëmijës dhe nga plani i kujtesës jetësore të të rriturit (poezitë “Klara”,
“Çka pa hëpna në dritare” të librit të parë, apo “Mungon njç zemër”, “Maji etj
të librit të dytë). Aty poeti sjell imagjinatë dhe përshkrim real të gjendjes, sjell
dashuri të ngrohtë, sjell miqësi dhe lojëra. Në kornizat e tilla të imagjinuara
poetike të rritjes së këtyre fëmijëve, ai i vendos protagonistët e vegjël, nga
njëra anë, si dhe subjektin e rritur poetik, nga ana. Folësi lirik e merr
përdore lexuesin e tij të vogël a po për të rritur. Tema bosht që mbizotëron kësaj
radhe në këta dy libra poetikë, është raporti në mes të fëmijëve dhe të
rriturve. Poeti na thotë se në imagjinatë ka gjithçka më të bukur se në jetën e
përditshme, kurse jeta e përditshme, me andrallat e saj, po edhe me përvojat,
preokupimet, interesimet, përjetimet, pamjet e ndodhitë, është po aq e pasur,
sa edhe universi i imagjinatës. Dhe le t'i lexojmë këta dy libra si metafora të
kohës sonë. Poeti e ndan librin në vjershërime, sikundër e përdor këtë
nocion të bartur nga rilindësit tanë, për të na sugjeruar vertikalen e këndimit
tonë klasik/modern. Trajta e vargut a e vjershërimit, i përgjigjet
kërkesës së fëmijës për thënie të formuara ritmike, me rimarium aq të pasur, e të
cilat shndërrohen mjeshtërisht në lojë. Duke ndier nevojë, që, kund e kund, të
rrëfejë, poeti trajton edhe vjershërime ca më të gjata e që përafrohen
me poemën: “Kush ma gjen Gjonin” (evokim i valëve të jetës për një nxënës të
talentuar të dikurshëm që ka shkruar vjersha, por tani i tretur me gjithë
prirjen e tij), “Pallati me rrufepritës” (jeta urbane me kontrastet e mahisura
e të acaruara), “Nga më çon karroca ime” (përsiatje lirike për situatat
sociale-jetësore e për realitetin e ndërliqshëm, për botën gjithë labirinte të
artit, diturisë etj), “Skënderi e singeri” (portreti psikobiografik e
psikosocial i një rrobaqepësi të braktisur në moshë të thellë në një simetri
kontrastuese kohësh) e ndonjë tjetër – te libri i parë; apo “Roli i skamnorit”
(po i njëjti portret psiko-social-biografik i një aktori po ashtu të braktisur,
të lënë pas dore, pa përkujdesje, pa ndihmë e pa përkrahje e ku shoqëria e “konsumit”
ia kthen shpinën në moshë të thellë), “Çokolatat” (përsiatje imagjinative e me
figura të çrëndomtësuara për fatin jetësor), “Kush ma verboi zogun tim” (mësuesi
hallexhi në hapësirat e parlamentit përballë ish nxënësit të tij, tani i tjetërsuar
e me shpirt të korruptuar) e ndonjë tjetër – te libri i dytë. Deformimet e
tilla sociale, politike e jetësore, e kanë pezmatuar aq shumë jetën tonë dhe
pamjet e tilla janë të stisura në të dy librat. Së këndejmi, poema i jep
mundësi autorit t’i ndërlidhë poezinë me rrëfimin lirik, duke e zgjeruar dhe
zgjatur kënaqësinë e receptimit. Poeti këmbëngul që lexuesit të tij të vogël, a
ca të rritur, t’ia komunikojë një pamje, një ngjarje, një rrëfim, një mbresë e,
po ky lexues, në të gjitha këto, do ta rinjihte vetveten dhe do t’i ndriçohej
më mirë rruga për t’i parë problemet e shqetësimet që e mundojnë. Në planin
tematik autori, pra, ndërfut edhe përpunime të tilla artistike që nuk i
drejtohen vetëm lexuesit të vogël. Agim Deva është i ndërgjegjshëm se
zhvillimet letrare gjatë shekullit që e lamë pas, e kanë zhvilluar edhe prirjen
për t’i lëkundur kufijtë e themelet e letërsisë së mëparshme, sepse fjala e
shkruar nuk është privilegj vetëm i të rriturve, po edhe i të vegjëlve; tek
kanë përjetuar përhapje të shpejtë zhvillimi urban, teknologjia informative,
sistemet e reformuara arsimore, teknologjitë e reja të mësimit e të metodikës
së mësimdhënies. Së këndejmi, tekstet e shkrimet letrare tashmë e kanë
braktisur rolin e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në procesin e njohjeve e të
thënies estetike: e pra, do të thotë se kufijtë në mes letërsisë për fëmijë e
asaj për të rritur tashmë janë zvogëluar. Te e fundit, kjo poezi na fton që ta
lexojnë po e me të njëjtën kërshëri edhe të rriturit. Kjo do të thotë se
letërsia për fëmijë tashmë e ka arritur shkallën e mirënjohjes shoqërore,
shkallën e receptimit nga të gjitha moshat. Lirika e tillë ia kalon së
ashtuquajturës letërsi për të rritur në komunikim. Letërsinë e tillë mund ta krijojnë
e ta shkruajnë vetëm poetët me pjekuri, urti e dhunti të mëdha krijuese.


shaban cakolli
Pena e arte
Pena e arte

Numri i postimeve: 4020
Pikët: 4137
Sa popullor je: 20
Data e rregjistrimit: 01/06/2007

Shiko profilin e anëtarit Dërgo mesazh privat

Mbrapsht në krye Shko poshtë

*
*
* Përgjigju me kuotë
* Modifiko/fshije këtë mesazh
* Fshije këtë mesazh
*
*

default Re: PREND BUZHALLA

Mesazh nga shaban cakolli Today at 6:32 pm
Prend BUZHALA


TRI ETYDE


LUTJA E FUNDIT

(Etydë poetike pashkiane)


1.


Po
lëviz një mizë. Një miliard, biliarda, triliarda lëvizje ngjajnë në një
çast të vetëm. Në një të miliontën pjesë të sekondës. E, si t’i
emërtosh gjithë ato lëvizje? Aq të pakapshme, të padukshme, të
çuditshme. I je drejtuar në Atë Çast Dikujt. Një Fjalë e ke shqiptuar.
Ke mundur ta mbyllësh Çepallën e lënduar nga shikimi i një imazhi të
plagosshëm a nga një fjalë e thershme. Në Atë Çast të Fluturimit të
Amshueshëm, diku në lartësitë e një Mali, ndrit një shuk drite e beftë
e përsiatjesh a vegimesh. E kjo nuk iu ngjan Lëvizjeve Të Kësobotshme.
Sytë tanë njerëzorë kot i kërkojnë, ato lëvizje nuk mund t’i shohin. Aq
papritmas vijnë ato në zurkajat e mendimeve. Zë e i emërton ato
Lëvizje. Krejt me Një Fjalë. Një Univers Në Një Oh. Një Oh Të
Asobotshëm, e ndien, e para-ndien, teksa e prek. Këtu ndalu. U fute në
Të Ndaluarën. Aty ku më Nuk Ka Kohë. Është Zonë e Pazbuluar e Hyjit.
Mandej, hesht. E vetmja heshtje, para së cilës përkulesh. E kur ke heshtur si tani?


2.


Po
e krijoj maskën time e nuk po mundem. Këtu pranë kam aq e aq maska;
masa është këtu me dy milion maska: secili shtiret a flet a lëviz
simbas maskës së vet. E asnjëra nuk është imja. Mos i besoni masës,
maskës, maskës-masë. Mbeta me thënien time, krejt lakuriq: shih, ti,
tashma alegoria hoqi masën-maskë e doli përfushë.


3.


The:
po, po pranoj të vij në këtë botë. Nëpërmes Hirit të Dashurisë. Vetë e
zgjodhe të vijsh, si Jezui. Dikush tha: kjo botë është Mësonjëtore e
madhe e shembëlltyrave: Bën e Nuk Bën ta bësh këtë a atë. Simbas Dhjetë
Urdhëresave të Kanunit të Hyjit. The: po, po pranoj të shkoj Së
Andejmi, përtej Kësaj Bote. Por, të duhet të përbirohesh: aty ku bën
luftë Shpirti me Qiellin, Nata me Ditën, Dita me Natën. Je Ti, brenda
Qenies Tënde, Vetë Ligji, Rendi e Kanuni i Hyjit. Ashtu je krijuar.
Lutja
e Parë e Mbrëmjes: o Hyj, më dhuro aq imagjinatë, sa ta mësoj Lëvizjen
e triliardtë në Dhé, në Univers: si ta dhurosh një kafshore zemër.
Lutja e Dytë: më bëj një njeri t’i prek me bekimin tënd ata në Nëndhé,
në Nënbotë, nën këmbë, nën shputën e këmbës, të nëpërkëmburit. Lutja e
parafundit: o Hyj, na dërgo në këtë botë, këndej, të poshtër, kasapë,
xhelatë, perandorë, policë, të çmendur, budallenj, që të çlirohemi nga
vetvetja. Racë njerëzore jemi.
Lutja
e Fundit e Mbasmbrëmjes: na dhuro atë që na bën Njerëz; nuk duam të
bëhemi as Kafshë, as Zot. Falemnderit, o Zot, që po na barazon me Veten
Tënde: Të jesh Ai Që Je.


NJERIU I TRIDHJETEGJASHTË I URTISË

(Etydë borhesiane)


Tridhjetepesë
urakët e Dheut askush nuk i kishte parë, po për të tridhjetegjashtin
dihej. Ky e arsyetonte para njerëzve gjithëpraninë e Hyjit. Borhes
thotë se ata quheshin Njerëz të Drejtësisë, të cilët e arsyetonin botën
njerëzore para Hyjit. Drejtësisë dhe Urtisë nu i duhen dëshmitarë.
Prandaj, po u muar vesh se kush na qenka I Urti apo I Drejti, aty për
aty ia beh kobi: Kob I Urtisë dhe Kob I Drejtësisë. Nuk vdiste vetëm i
tridhjetegjashti, i cili ishte i gatshëm të mos e linte vendin e
zbrazët: vraponte sa te secili njeri nëpër botë për ta arsyetuar
praninë e Hyjit, sa te Hyji për të folur për Njerëzit. Dhe kështu,
është bërë Shpëtimtari kryesor: për ta shpëtuar botën para Hyjit dhe
për ta amshuar Hyjin para njerëzisë.


BOTËVRASËSJA

(Etydë e gjithëkohshme)


Një
gruaje iu paraqit në vegim se po gjykohej nga një gjyq hyjnor si
vrasësja e kriminelja numër një e fëmijëve. Rreth 12 vjet nuk lindi
fëmijë. Lutjet e saj prekën qiellin dhe tokën. Hyji e dëgjoi dhe ia
dhuroi dy fëmijë, një djalë e një vajzë. Mandej u dha mbas afshit të
pafre: abortoi njërën mbas tjetrës pesë foshnja të palindura. “M’i
vrave pesë foshnjat e mia që do ta shpëtonin botën”, e akuzonte në
vegim Hyji. Kur ua rrfeu vegimin fëmijëve, I Madhi I tha:
1.
Shpëtimtari i Parë do të quhej I Marri. Bota ka nevojë për të marrët e
urtë. Ata na nevojiten që të ndërhyjnë në vatrat e krizave, për të bërë
prerje cezarike botërore, për ta shpëtuar botën.
2.
Shpëtimtari I Dytë do të quhej I Çmendur. Atdheu ka nevojë për të
çmendur. Ata na duhen që t’i bien me grusht Tiranisë mu në Zemër dhe
për t’i qeshur e përqeshur të gjitha marrëzitë tona.
3.
Shpëtimtari I Tretë do të quhej Rrugaç. Kemi nevojë për vetmitë e tyre.
Rrugët tona kanë nevojë për shtegtarë vetmitarë, si yjet në qiellin e
paanë. Ata duken të zhgënyer, po nuk është gjithmonë kështu. Edhe
Dielli, Hëna dhe Yjet duken nganjëherë të pikëlluar, po ata asnjëherë
nuk e ndiejnë veten të vetmuar. As të zhgënjyer. Të mashtron pamja. Ata
mësyjnë errësirën drejt dritës. Ata shndërrohen në farë plleshmërie për
të tjerët që vijnë pas.
4.
Shpëtimtarja E katërt do të quhej E Çuditshmja. Na mëson si ta nxjerrim
e si ta lëmë zemrën mënjanë, si të bëhemi qenie jashtë kësaj bote
normale, e si t‘i shohim edhe shpirtërat e bimëve, drurëve dhe zogjve.
5.
Shpëtimtari I Pestë do të quhej Fantazmagoriku. Do të na vizitonte
netëve të vona nëpër podiume e shtretër të fjetjes, nëpër dhoma gjumi e
qoshqe të oborreve. Sytë do të na i mvishte me pëlhura përrallash,
kurse në gjumë do të na ligjëronte për të vërtetën hamletiane. Do të na
çlironte nga ndërdymjet e rënda: si t’ biem me grusht errësirës.


shaban cakolli
Pena e arte
Pena e arte

Numri i postimeve: 4020
Pikët: 4137
Sa popullor je: 20
Data e rregjistrimit: 01/06/2007

Shiko profilin e anëtarit Dërgo mesazh privat

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye