Montag, 3. Mai 2010


AZEM SHKRELI;KY SHKRIMTAR I SHQUAR

VEPRA E TIJ-NJË YLL QË NUK SHUHET KURRË




Shkruan:Shaban Cakolli

Në Kosovë ideja e të qenurit shkrimtar ishte e lidhur ngushtë me autorë si Azem Shkreli,që i siguruan

letërsisë një status shoqëror dhe kulturor,krijuan atmosferen intelektuale dhe artistike që ne ta

ndjenim vetën më mirë dhe më të ambientuar..Letërsia shqiptare,kultura shqiptare,kombi shqiptar

kishin një njeri të madh,gjithmonë i rrethuar nga penda të mëdha,ishte gjithmonë befasues për të

mirë ku ne krijuesit e ri e vështronim si idhull që çastet e bisedës me te i mbajmë si çaste me të

cilat do të mburremi tërë jetën.
Azem Shkreli ishte dhe mbeti përfaqësuesi më i shquar i brezit të shkrimtarëve shqiptarë të

Kosovës që lindën në letërsinë e viteve të 60-ta.Azem Shkreli ishte ndër autorët e rrallë që kemi në

letërsinë shqipe,që përban substratin tonë kulturor,që krijoi ndjesinë tonë kulturore dhe

artistike,bazën e integrimit shpirtëror shqiptar edhe në rrethanat kur ky integrim kalonte përmes

pengesash politike dhe ideologjike.Fjalët e tij ishin të ëmbla të urta e fjalë mençurie.Ai ishte patriot i

shquar,i ngulitur thell në tokën e vet,në tokën tonë shqiptare,të cilit as në kohët më të liga që

përjetuam nuk i vente mendja kurrë të shpërngulej.Koha e ngrirë mbi ne, e ngrinte fort në zemër

Shkrelinkurrë nuk ndihej i qetë,gjithnjë i pa pushuar dhe i pa rehatuar,gjithmonë në lëvizje,prore në

ethe e ankth,thellësisht i brengosur për gjithçka shqiptare.Vështirë i pranonin krijuesit tanë

gjendëjet e pllakosjes së robërisë,kur fara e ulkonjave grabitçare na i kishin ndarë zemrat në

copa,na i kishin shpërnda në të katër anët më të dashurit tanë.Këtë dhembje e ndjente Shkreli,se

në zemrën e tij lexoheshin ndarjet,kishte miq e krijuestë shkapërderdhur në

Gjermani,Zvicërr,Kanada,Amerikë dhe ishte në lëvizje.Në diasporën shqiptare kur vinte Shkreli bënte

vepra të mëdha,sepse e njihte peshën e plagës së mërgimit.Me një fjalë

poeti,dramaturgu,prozatori,eseisti ,publicisti ynë i njohur Azem Shkreli ka vezëlluar dhe shpërndarë

dritën nëpër hapësirën mbarëkombëtare e më gjërë,andej vazhdon të mbetet në kujtesë për çdo

dashamirë të fjalës së shkruar shqipe.Emri i tij është emër përjetësimi,emër i një krijuesi i cili pas

vetës la mbi njëzet vepra..Vërtetë vdekja e parakohëshme e Azemit na goditi rëndë dhe na la një

humbje të madhe në letërsinë,artin dhe kulturën shqiptare në Kosovë,Shqipëri,Maqedoni,Mal të Zi

kudo ku jetojnë shqiptarët,për të cilin kujtesa nuk do të na shuhet kurrë.Shkreli nuk ishte vetëm

shkrimtar.Ai ishte ideolog,intelektual e para së gjithash njeri i urtër e zemërgjërë që bënte secilin për

vete.Ky shkrimtar i shquar,i ngrohet,i dhimbshëm kurrë nuk u nda nga hallet e popullit,jetoi me to,i

mallkoj me pendë,,u rrëpat të përmbys kohët e liga,të ngris kohë të reja dhe pa halle.Kur gjendej në

mesin e mërgimtarëve ua zvoglonte mallin,u jipte kurajo,i nxiste për punë të mirëfilltë profesionale.Ai

kishte disa tipare dalluese:ishte i qartë në mendime,vlerësues i gjithëanshëm i situatave,i

drejtëpërdrejtë në biseda,i dashur për miq e pedagog. Me urtësi e dije me sinqeritet ka krijuar ura

miqësie me të huajt,i ka njohur ata me kulturën dhe letërsinë shqiptare.Edhe sot miq të tij krijues

gjerman e në veqanti Hans-Joachim Lamksch dhe Bodo Gudjons shfaqin dhimbjen e tyre për mikun e

madh krijues Azem Shkrelin.Për ne mërgimtarët në Gjermani lajmi i majit 1997 ra si rrufe dhe na i

lëndoi zemrat.Ky lajm i dhimbshëm tronditi gjithë mërgimtarët por në veqanti krijuesit atje.I bënim

pyetje vetës:Si na mashtroj kjo vdekje tinzare?!A mund të vdiste një njeri i tillë?Vdekja e tij na ka

nda vetem fizikisht me te,por vepra e tij do të jetoj me ne,nga se ai me shkrimet e tij na jepte

gjallëri dhe na i shtonte ndjenjat e atdhedashurisë.Në mbamendjen tonë do ta kemi përherë njeriun

më të afërt në përpjekjet e këtij mendimtari të madh për afirmimin e vlerave letrare dhe kulturore të

kombit tonë.Me vdekjen e Shkrelit ne mërgimtarët dhe krijimtaria jonë letrare humbëm

shumë,humbëm mësuesin dhe krijuesin e madh të letërsisë sonë.Kujtimet për te te ne mërgimtarët

ruhen me rrespekt,kurse veprat e tij më të dashurat dhe më të lexuarat

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen