Sonntag, 9. Mai 2010

FËMIJËVE NË MËRGIM TË JU OFROJMË USHQIM SHPIRTËROR QË DO TË NDALOJË ASIMILIMIN



Shkruan:Xhevat Ukshini

Fëmijët janë ajo pjesë e mërgatës shqiptare për të cilët do të duhej të kishim kujdesin më të madh,nëse nesër duam të mbijetojmë si diasporë shqiptare.Duke iu ofruar atyre një ushqim shpirtëror shqiptar.por të konsumueshëm e të shijueshëm për rrethanat në të cilat jetojnë ata,ne do të bënim që fëmijët tanë të mos i harrojnë rrënjët e tyre dhe gjuhën e tyre shqipe,thotë krijuesi Shaban Cakolli.

Vjeshtën që shkoi Shaban Cakolli botoi librin e tij"Deti i Qiellit" e cila është një përmbledhje për fëmijë,e botuar nga shtëpia botuese"DORUNTINA" në Holzminden të Gjermanisë.Vërtetë është ky libri im i parë për fëmijë,por kjo nuk do të thotë që unë vetëm sa kam filluar të botoj këtë lloj poezie.Poezi për fëmijë kam botuar kur isha si fëmijë,kohën kur isha nxënës thotë Cakolli.Konsideroj se fëmijët janë ajo pjesë e dhimbshme e mërgatës shqiptare për të cilët do të duhej të kishim kujdesin më të madh,nëse nesër duam të mbijetojmë si diasporë shqiptare.Duke ju ofruar atyre ushqim shpirtëror shqiptar,por të konsumueshëm dhe të shijueshëm për rrethanat në të cilat jetojnë ata,ne do të bënim që fëmijët tanë mos të i harrojnë rrënjët e tyre dhe gjuhën e tyre shqipe vazhdon Cakolli duke shpjeguar motivet e shkrimit të të librit të tij për fëmijë.


Shaban Cakolli në vitin 1996 botoi në Tiranë librin e tij të parë"TOKË DARDANE",kurse dy vite më vonë përmbledhjen tjetër"LOTI I ATDHEUT".Librat e Shaban Cakollit,lexuesit tanë i kanë shquar si libra mjaftë domethënës,dhe mbresëlënës.Për librin e tij të parë"Tokë Dardane" në ambientët e klubit shqiptar në Bochum u bë një promovim madhështor me çrast për librin patën folur ligjeruesi i letërsisë krahasimtare në Univerzitetin e Bochumit z.Arsim Rexhepi,letrarë tjerë si dhe Mimoza (Cika)Kelmendi e cila mes valëve të radio"Deutsche Wele" i pati dhënë jehonë këtij aktiviteti letrar,kurse në Qendrën Kulturore Shqiptare në Gelsenkirchen një vështrim këtij libri i pat bërë edhe i madhi Azem Shkreli.Në vitin 2003 shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Ferdinand Laholli përfshiu disa poezi të këtij libri në gjuhën gjermane në vëllimin "Antologjia e poezisë moderne shqipe(Anthologie der modernen albanischen Lyrik).Cakolli është përkthyar edhe në gjuhën turke pjesërisht,dhe kjo formë e përkthimit në gjuhët e huaja i pëlqen atij,nga se kështu letërsinë tonë më mirë do e njohin të tjerët thotë ai.Cakolli ka shprehur dëshirën poezitë e tija të i përkthej edhe në gjuhën rumune nga se atje jeton një njohës dhe punëtor i paepur letrar që ka dëshmuar me punën e tij,ky është Baki Ymeri thotë Cakolli, dhe do m• pëlqente që poezitë e mija të përkthehen nga ai.Që nga korriku i vitit 1993 Shaban Cakolli jeton dhe vepron në Gladbeck të Gjermanisë.Ai ishte njëri nga iniciatorët e themelimit të SHKSH"ALEKSANDËR MOISIU" në këtë qytet.Kjo shoqatë për disa vite zhvilloi një aktivitet të dendur politik dhe kulturor në të cilën Shaban Cakolli ka një rol të konsiderueshëm.Duke folur për veprimtarinë e kësaj shoqate,ku ai per tetë vjetishte sekretar dhe i ngarkuar për veprimtari kulturore në kryesinë e saj ai thotë:Qysh në muajt e parë të vitit 1994 shoqata zhvilloi një aktivitet të madh për përfshirjen e mërgimtarëve tanë në dhënjen e kontributit financiar për atdheun,mbështetjen e institucioneve paralele shqiptare,që vepronin atë kohë karshi pushtuesit.,akcionin për të ndihmuar Univerzitetin e Tetoves,si dhe viteve 1997 shoqata"MOISIU" ishte ndër të parat shoqata që vepronin atëhere që doli publikisht në mbështetjen e UÇK-së.Veq mbështetjeve në aktivitete materiale,organizative Cakolli ishte luftëtar i pendës që me te luftoj pushtuesin në gjitha gazetat shqipe që botoheshin në KOSOVë dhe diasporëAi botoi edhe libra tjera si"KRISMA E FJALËS" ka në botim edhe libra tjera tani në radhë "Me mallin e luleve"
Cakolli është përfshi në disa antologji në diasporë dhe Kosovë.Në shkrimet e tija gjenë dashurinë e atdheut dhe plagën e mërgimit.N◄ pyetjen që i bëmë rreth aktiviteteve të mërgimit Shaban Cakolli thotë:Mendoj se aktivitetet e mërgimtarëve vitet e fundit së paku këtu në Gjermani kanë rënë dukshëm!Mërgata në vitet e fundit sikur ka rënë në një lloj amullie organizative.Është koha të ndërmerret diqka që mërgata shqiptare të riorganizohet në forma moderne,sipas modeleve produktive të emigracioneve të kombeve tjera.Intelegjencia e re që po formohet ne univerzitetet gjermane dhe evropiane duhet te shtohet ne klubet tona kulturore,te cilat asesi nuk bënë të mbeten ambiente ku pihet çaji,tymoset dhe vendfrekuentimi i tiparëve të dyshimtë..Tani është koha për një diasporë shqiptare të organizuar politikisht,para së gjithash mbi baza të kulturës sonë kombëtare,mbi baza lobimi për Shqipërinë,Kosovën dhe mbarë hapësirën shqiptare.


zgjdhi:Arton Shala

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen