Sonntag, 2. Mai 2010

POLITIKA QË HECËN SYMBYLLURAZI


POLITIKA QË HECËN SYMBYLLURAZI

Reile Hildebrandt Junge-Wentrup,priftëreshë në famullinë evangjeliste në Gladbeck të landit NRW të Gjermanisë është zonjë me autoritet të lartë tek autoritetet gjermane,por edhe këmbëngulëse në realizimin e qëllimeve të drejta,si dhe për të dalluar ate çka vlenë dhe qka nuk vlenë në një shoqëri progresive.Ajo gjithnjë ka ngritur zërin kundër autoriteteve që u sjellin dëme shoqërisë,si dhe këtë festë maji para qindra të pranishmëve ngriti zërin në pa aftësinë e politikajve për të administruar me sukses,si pasojë e qëllimeve të tyre jo të drejta dhe jo humane.Më 26 prill 1986 ndodhi një aksident i paparë ndonjëherë më parë,një nga katër reaktorët pësoi një shkrirje që pasoi akcidente katastrofale me pasoja afatgjata.Çernobili nuk guxon të harrohet edhe pse ndodhi që moti,por pasojat e të cilit po i përjetojnë edhe sot shumë njerëz,por sot ka ndodhë edhe një shkrirje tjetër,jo ajo e reaktorëve,por ajo e burimeve ekonomike gjermane që po len aq pasoja sa vet Çernobili!Kjo po bëhet nga pa aftësia e politikajve tanë për të administruar me sukses burimet e ekonomisë gjermane,apo qëllimet e tyre jo të drejta dhe jo humane,shtoi znj.Reile Hildebrandt

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen