Dienstag, 11. Mai 2010

SHKOLLAT ME MËSIM PLOTËSUES-URA QË LIDHIN FËMIJËT TANË ME ATDHEUN


SHKOLLAT ME MËSIM PLOTËSUES NË GJERMANI-URA QË LIDHIN FËMIJËT TANË ME ATDHEUN


Shkruan :Shaban Cakolli

Fëmijët tanë në mërgatë janë dhembja jonë më e madhe.Ata erdhën e hynë në këtë skëterrë pa fajin e tyre.Në vendet ku janë strehuar ndihen të pasigurtë në vetvete, të pabarabartë me moshatarët e tyre vendas,ndihen të përbuzur më rrethin ku jetojnë,nga moshatarët e tyre në shkollë,shoqëri,kulturë .....

Në vendet ku mësimi plotësues shqip nuk zhvillohet fare,shumë fëmijë janë traumatizuar,janë thyer shpirtërisht e psiqikisht.Në Gjermani një numër i madh fëmijësh,nga mosinteresimi i prindërve të tyre,kanë mbetur pa u përfshirë në mësimin plotësues shqip.Për këtë arsye duhet të vetdijësohen të gjithë ata prindër që fëmijët e tyre nuk e përcjellin mësimin plotësues shqip,janë të dënuar të asimilohen.Asimilimi vjen qetë dhe padiktueshëm.Kështu detyrë e çdo prindi mbetet që të hulumtojnë të gjitha mundësitë që fëmijët e tyre të i pregadisin për kthim ne atdhe nga se këtu jemi në vende të huaja,ku fëmijët tanë nuk mund të lëshojnë rrënjë.Qëndrimi i tepërt në vende të huaja do të bëjnë që pas shumë vjetësh kur të kthehen,të ndihen të huaj në vendin e vet..Por ,në Gjermani mund të flitet edhe për anët pozitive,për punën e shejtë që bëhet në ruajtëjen e identitetit kombëtarë të fëmijëve tanë.Në landin e NRW-së,shkollat shqipe me mësim plotësues me sukses kanë rrumbullaksuar rreth tri të punës.Puna edukativo-arsimore shumë vjeqare në shkollat shqipe në Gelsenkirchen,Bocholt,Dorsten,Münster,Warendorf,Reclinghausen,Botrop,Gladbeck ishte shumë e lidhur me emrin e mësuesit tanë të paepur Sejdi N Gashi,i cili një jetë iu përkushtua ngritjes të nivelit sa më të lartë të personalitetit të fëmijëve tanë në diasporë dhe ti mbroj ata nga asimilimi.Mbarëvajtëjes së këtyre shkollave u ka kontribuar edhe mbështetja e Ministrisë së Arsimit të Kosovës,por edhe mbështetja e organeve arsimore shtetërore gjermane..Mësuesit tanë e kuptojnë punën e tyre të shejtë dhe me vullnet të pashuar përballojnë vështësitë e udhëtimeve të gjata ,si dhe format e punës që nuk janë fare të lehta(me klasë të kombinuara):Se shkollat shqipe në këtë land me sukses po e kryajnë misionin e vet,pra arsimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare,ka përplot dëshmi.Mësuesi Sejdi Gashi për këtë thotë:Nxënësit që vijojnë me rregull mësimin plotësues shqip,janë zakonisht shumë më të mirë jo vetëm në mësimin plotësues shqip,por edhe në shkollat gjermane.Ata aftësohen në gjuhën e tyre amtare me njohuri nga historia shqiptare,gjeografia,arti,tradita dhe kultura shqiptare,në mënyrë që në raste të kthimit të tyre në atdhe mund të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre.Në këto paralele deri më tani kanë kaluar mijëra nxënës shqiptarë,ku prej tyre shumë kanë vazhduar shkollat e mesme profesionale,e disa prej tyre kanë arritur me suksese të larta të kryajnë univerzitete gjermane,duke fituar eksperienca të larta..Nxënësit e këtyre shkollave veq arritëjeve të sukseseve të larta në lëndët mësimore,dallohen edhe në aktivitetet e lira jashtë shkollore,ku fitojnë njohuri të larta kombëtare dhe pregaditen për shënime kulturore të datave historiko-kombëtare.Ae këta nxënës kanë fituar njohuri mësimore në gjuhën amtare,kjo dëshmohet në"Kampionatin e Diturisë",i cili në Gjermani me nxënësit e shkollave shqipe organizohet çdo vit,ku shpesh më të dalluarit zënë vend nga landi NRW,e jo rrallë të shpërblyarit e vendit të parë në këto kampionate janë nxënësit e shkollave të mësuesit tonë të vyeshëm z.Sejdi N Gashi.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen