Mittwoch, 22. September 2010

PREZANTOJMË MËRGIMTARË TË SHQUAR

PREZANTOJMË MËRGIMTARË TË SHQUAR
   Shkruan:Shaban Cakolli

Njeriu në jetë ballafaqohet me ndryshime të mëdha të cilat vërtetë janë të vështira të përballohen.Ne Shqiptarët e  Kosovës në fillim ishim të pllakosur nga robëria,përndjekëjet,shtypëjet,burgosëjet,maltretimet dhe vrasëjet,pastaj shpërtheu lufta,e mundimshme,përplot përndjekëje,vrasëje e masakrime,megjithatë shqiptarët liridashës qëndruan tëpa lëkundur,iu përballuan  gjitha vështërsive sepse qëllim i tyre ishte dëbimi i okupatorëve nga atdheu i tyre.Tani është koha e një tranzicioni për ndërtimin e një demokracie moderne.Të paktën gjatë viteve 80-90,-ta,nga përndjekja e pushtuesëve shqiptarët qen detyruar
të kërkonin strehim nëpër vende që kan mundur të jenë djepa të demokracive.Komuniteti shqiptar në këto vende kanë gjetur vetën duke punuar shumë,duke ndërruar profesione,dhe duke fituar eksperienca të rëndësishme.Njëri nga ata është Sokol Demaku,i cili qe detyruar të strehohet në Suedin e largët,me një duf mall në shpirt për vendlindjen,u përkushtua në punën e tij të paepur,i cili veq punës me nxënës me mësim plotësues në shkollat shqipe,iu rrek studimeve në Univerzitetin suedez,ku veq studimeve të sukseshme u thelluam në stërvitjet teorike dhe praktike,për   të fituar eksperienca të ndryshme në trajnimin e gazetarisë dhe teknologjive tjera të informimit,si ate të radios etj.Si rezultat i këtyre njohurive ai ia doli senzibilizimit të çështjes sonë tek organet suedeze,u stërvit në veprimtarinë poetike dhe publicistike,u trajnua me grupe ideshë e krijimtarishë  për të sjellur cilësi tënjë-pasnjëshme,qoftë në fushën e informimit ashtu edhe të krijimtarisë.Pena dhe letra janë dy gjëra qensore që Sokol Demakut i ndihmuan në pasurimin ,trajnimin dhe informimin cilsor  në gjuhën shqipe nga  Suedia.Si rezultat i kësaj pune Sokol Demaku është autor i disa librave,nxjerr revistën mujore Dituria.se në gjuhën shqipe,si dhe administron një radio shqiptare në Suedi,e quajtur Radio Dituria.Përmes  tyre ai na njeh me
jetën dhe veprimtarinë e mërgimtarëve tanë në Suedi,por edhe politikën miqësore të shtetit suedez ndaj shqiptarëve.Kurse RadioDituria ka arritur  që veq shqiptarëve në diasporë,të gjindet në mesin e mbarë trojeve shqiptare,nga e cila kemi mësuar për shumçka shqiptare.Ne në fb,kemi dhënë disa nga intervistat me shqiptarë të shquar,të cilat do vazhdojmë të i pasqyrojmë edhe më tej,si rezultat i punës së paepur të Sokol Demakut.

Ne ju folëm me pak fjalë për veprimtarin Sokol Demaku,por  njerëz të tillë në diasporën shqiptare ka edhe shumë,të cilët me eksperiencën e lartë që fituan vendeve europiane,jo vetëm që ndihmuan shqiptarët e mërguar,por eksperiencën e tyre të lartë do e bartin në atdheun e tyre shqiptar.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen