Samstag, 9. Oktober 2010

BISEDË ME SHADIJE HOTNJANIN PËRKTHYESE NË GJERMANISHT DHE MËSUESE E KURSEVE TË GJUHËS GJERMANE NË MYNIH - ISH KRYETARE E SHOQATËS SË GRAVE SHQIPTARE KËTU

Sokol Demaku:BISEDË ME SHADIJE HOTNJANIN PËRKTHYESE NË GJERMANISHT DHE MËSUESE E KURSEVE TË GJUHËS GJERMANE NË MYNIH - ISH KRYETARE E SHOQATËS SË GRAVE SHQIPTARE KËTU

Sokol Demaku

 BISEDË ME SHADIJE HOTNJANIN PËRKTHYESE NË GJERMANISHT DHE MËSUESE E KURSEVE TË GJUHËS GJERMANE NË MYNIH -  ISH KRYETARE E SHOQATËS SË GRAVE SHQIPTARE KËTU

Jetoj e lumtur në mesin e dy kulturave. Intergrimi është punë  e madhe për të huajt.

Hmmm, kjo është pyetja ma e vështirë për mua. Mendoj që në të ardhmen të kthehemi në vendlindje, ku edhe atje do jemi të huaj. Të mbetemi këtu poashtu do të jemi të  huej. Megjithate do të jemi këtu dhe atje. Do të e vizitojm vendlindjen sa ma shpeshë të qëndrojm më gjatë se deri më tani. Dhe në fund...natyrisht në atdheun tonë....për gjithmonë.


Ju lutem një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?
Jam Shadije Hotnjani nga Tërrnoci i madh, komuna Bujanoc, Lugina e Preshevës apo më mirë të themi nga Kosva Lindore. Momnetalisht jetoj në Gjermani bashk më familjen.

Cka ju shtyri ju të migroni në Gjermani?
Kureshtja për të jetua në një shtet të madh. Bashkshorti i im me të cilin jetojm të lumtur së bashku, aso kohe ishte i punesuar përkohësisht në Gjermani. Mbrenda kohës u fejuam e u martuam. E rëndsishme ishte koha që deshëm të qendronim në Gjermani për 2-3 vjet e pastaj serish të ktheshim në vendlindje.
 
Pse aq larg nga Kosova?
Nuk ka qenë asgjë ma parë e planifikuar, larg apo afër.

Si e ndieni veten në një vend të ri me kulturë dhe traditë tjetër nga ne?
Nuk kam pasë fare problem për tu inkuadrua në kulturën dhe traditat gjermane.
Jetoj e lumtur në mesin e dy kulturave. Intergrimi është punë  e madhe për të huajt.

Ju keni studjuar në Fakultetin filozofik në Prishtinë-dega e Gjuhës frenge, cka u shtyri të studjoni Gjuhën frenge?
Unë u regjistrova në fakultetin filozofik në Prishtinë me qëllim dhe dëshirë që të studjoj gjuhën gjermane.
Nuk isha e interesuar të studjoja gjuhën frenge, edhe pse më pëlqen shumë. Më premtuan se vitin tjetër do të filloj nga puna edhe katedra e gjuhës gjermane. megjithatë ishte vështirë për të ju përmbajtur rregullave të punës e pushimeve në Gjermani, sikurse edhe kohës së provimeve në Kosovë.  I tërhoqa dokumentat prej Kosovës dhe vazhdova punën dhe drejtimin e dëshiruar të gjuhës gjermane në Gjermani.

Ju pas perfundimit të shkollës së mesme keni punuarsi mësuese në Kosovën Lindore, pershtypjet e juaja nga ajo kohë?
Isha shumë e kënaqur në këtë shkollë këtu në vendlindje sepse babai im ishte baba i kësaj shkolle, mësuesi i parë i kualifikuar-me diplomë në këto troje. Pastaj edhe motra e ime ishte mësuese e parê me diplomë e punësuar në këte shkollë në vendlindjen time. Vëllau i madh dhe bashkshortja e tij poashtu mësues në këtë shkollë në fshatin tim të lindjes.

Ju edhe këtu ne Mynih  jeni kualifikuar për mësuese të kurseve gjermane-gjermanisht për të huejt, cfarë mund të na thoni per këtë?
Këtë e kam bërë më shumë dëshirë, sepse u realizua dëshira e ime që kisha ndaj gjuhës gjermane që në fëmijëri e rini kur isha në Kosovë.

Cfarë punon sot Shadija, cfarë është profesioni i juaj?
Gjatë shumë  viteve e edhe tani punoj si mësuese e kurseve të gjuhës gjermane-Gjermanisht për të huajt këtu në Mynih.

Ju jeni kualifikuar dhe punoni edhe si perkthyese, cfarë është roli i perkthyesit në përendim?
Roli i përkthyesit mban shumë përgjegjësi, gjatë përkthimeve ndihmohen dy anë, familjet-individi dhe instuticionet. Këtë profesion e punoj më shumë kënaqësi, arsya qëndron aty se është profesion i konsideruar nga të gjithë.

Cila është e vecanta e Shadijes  këtu në Gjermani?
Të ju them të drejtën familja qëndron në rendin e parë dhe të vecant. Profesionet që të dyjat i kam thellë në zemër. Aktivitetin në Shoqatën e Gruas Shqiptare në Mynih si dhe bashkpunimin  me Shoqatat tjera Shqiptare gjithësesi i veqoi  nga e përditshmja.

Si u lindi ideja  që të jeni kaq aktive në jetën kulturore këtu në diasporë?
Si duket e trashëgova nga babai im. Ai ishte shumë i talentuar, i palodhurë në arsim e angazhime të ndryshme. Aktivist në role teatrale dhe grupin folkloristik qysh në moshën e rinisë së vet. Unë nuk e kam pasur vështirë të inkuadrohem në këto sfera të jetës as në vendlindje e as në diasporë.

Ju jeni kosovare, sa i jeni pershatur jetës në përendim?
Po jam shqiptare dhe do të jem gjithmonë. Aty ku janë shqiptarët i përshtatemi asaj Shqip, natyrisht se ku j ku janë gjermanët i përshtatemi jetës gjermane, përndryshe nuk do të ishte në rregull.
  
Si e ndieni vetën ju si e huaj dhe si qendron qeshtja e inetegrimit të shqiptareve këtu?
Unë tani më nuk e ndiej vetën në Gjermani si e huej, pasi që jetoi një kohë mjaft të gjatë këtu dhe jam integruar me kohë.
     
Ju jeni shume aktive në jetën kulturore të shqiptareve ne Gjermani, cka mund të na thoni për këtë?
Unë personalisht jam shumë e kënaqur me aktivitet kulturore të shqiptarve në Gjermani.
Shqiptarët janë shumë aktiv, por eshte interesant edhe akti human I njerëzve tanë kur kemi të bejmë me kulturën shqiptare.

 
Jeni nënkryetare e Shoqatës sê Gruas Shqiptare në Mynih, sa është aktive gruaja shqipetare këtu?
Në fillim isha njëra nga iniciatoret e para për formimin e Shoqatës së Gruas Shqiptare në Mynih. Sot jam ish-Kryetare dhe nënkryetare e kësaj Shoqate. Grueja Shqiptare në Mynih është shumë active, duke fillua prej këshillimeve, seminare shëndetsore, sociale, kurseve të gjuhës gjermane, mësimeve plotësuese në gjuhën shqipe, kurse të rrobaqepsisë, kurse për notim-nanat dhe fëmijët e shumë ma tepër.
Si janë kontaktet me bashkëkombasit në qytetin ku ju jetoni?
Ashtu si i njohim ne, janë një popull me kultur të vecantë-distanc ndaj të huejve, kujdesshëm. Egziston edhe një pjesë tjetër e popullit gjerman që dëshiron të kontaktoi me nacionalitete të huaja por me shumë rezerva.

Cka mendon për të ardhmën e saj Shadija?
Hmmm, kjo është pyetja ma e vështirë për mua. Mendoj që në të ardhmen të kthehemi në vendlindje, ku edhe atje do jemi të huaj. Të mbetemi këtu poashtu do të jemi të  huej. Megjithate do të jemi këtu dhe atje. Do të e vizitojm vendlindjen sa ma shpeshë të qëndrojm më gjatë se deri më tani. Dhe në fund...natyrisht në atdheun tonë....për gjithmonë.

Cka kishit me i pororsitur shqiptarët në përgjithësi?
Po, shqiptarëve që janë në vendlindje ju kisha lutë që të mbetën në vendet ku jetojnë dhe të ndërtojn vendin e të kujdesen për te.
Kurse shqiptarëve që janë në Gjermani, apo kudo qoftë në diasporë, ju kisha lutë të mos e harrojnë vendlindjen, traditat dhe gjuhën e nënës - gjuhën shqipe aq teë bukurë që e kemi.

Ju falmnderit për bisedën.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen