Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës (II)
Posted by admin on 10 Tetor, 2010
1 comment so far
This item was filled under [ DOKUMENTARE ]
Nga Ali Sh. Berisha për kosovalbaner.comRadashec.- Sipas deklaratës së Heset Berishës nga Radasheci me banim në rrugën “Xhemail Ibishi” në Prishtinë më 30 mars ishin larguar nga shtëpitë e tyre në Prishtinë dhe ishin vendosur në shtëpitë e vjetra në Radashec. Më datën 19.04.1999 Raif Berisha (1957) me gruan Esmahen, djalin Besnikun dhe dhëndrin Enverin nga Batllava nuk deshtën t’i bashkohëshin kolonës së të ikurve nga Koliqi dhe atyre të vendosur në Radashec. Mbetën aty duke menduar se do të ishin më të sigurtë në shtëpinë e vjetër në Radashec për shkak se kishte mbi 60 DM nga dyqani që kishte me artikuj ushqimor në rrugën “Xhemail Ibishi”. Forcat serbe i kapin në befasi. Fillimisht e likuidojnë Enverin, pastaj e plaçkisin Raifin dhe e vrasin e me këtë edhe Esmahen, ndërsa besnikun, nxënës të klasës së shtatë të shkollës fillore e fusin në një dhomë të shtëpisë dhe ia japin flakën. Tre të parët u varrosën në Radashec, ndërsa Enveri në Batllavë. Me rastin e eskumimit nga Tribunali i Hagës u bartën në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit ku u bë rivarrimi i tyre. Trupat e tyre u diagnostifikuan me: Besnik R. Berisha me Violent death, Esmahe Berisha me Gunshot ëounds to chest dhe Raif Berisha me Gunshot ëound to chest. Po kështu më 19.04.1999 nga forcat serbe u vranë në Radashec Salih Berisha dhe Ajete Spanca-Ramadani, të cilët u varrosën në varrezat familjare të tyre.
Siqevë.- Më 19.04.1999 kah ora 15. e tërë Lugina e Radashecit ishte e rrethuar nga forcat paramilitare e militare serbe në numër prej 2000 ushtarësh dhe me teknikën më të përsosur dhe mësyejnë Siqevën. Rreth 3200 refugjatë u desh të orientohen në orën 05. të mëngjesit të datës 19.04.1999 për Prishtinë. Sylejman Berisha, siç rrëfen Jakup Berisha, kishte thënë: “Për të gjallë nuk e lëshoj shtëpinë”. Kështu edhe gruaja e tij Shehide S. Berisha duke thënë”Ku ai edhe unë”. Po të njejtën ditë kah ora 17.oo Shahin Berisha me gruan Mejremen dhe 4 fëmijët e tyre, Ramadan Sh. Berisha (1927) me gruan dhe dy vajzat, Avdyl Berisha me familje të vetë, Hyzri Berisha, Bekim Berisha dhe Nexhi nga Prishtina që ishte gjykatës në UÇK me shtatë anëtarët e familjes së vet në largim nga lagjja kapen nga ushtarët serbë, por pas dy orësh lirohen. Me t’u liruar këto familje vendosen në malin e ashtuquajtur Livadhi i Sejdisë.
Forcat serbe e gjejnë në shtëp Sylejman Berishën, e lidhin, e rrahin plakun dhe e nisin në drejtim të Berrnicës vazhdimisht duke e pyetur për Jakup Berishën dhe Kadri T. Berishën. Pas rrahjes brutale e hudhin anës rrugës për të vdekur dhe e lënë. Ky pas disa orësh kthehet në shtëpinë e vet. Familjet e mbetura në pyll u detyruan të kthehen nëpër disa bodrume të shtëpive që kishin shpëtuar pa u djegur. Më 8 maj 1999 pasoi sulmi tjetër në fshat. Forcat serbe nga Berrnica arritën në lagjen e Shabanajve të Siqevës ndërsa banorët sërish kalojnë në mal. Natën e parë, pra më 9.05.1999 Ramadani Sh. Berisha është ndarë nga familja dhe ka shkuar në drejtim të panjohur (ishte i sëmurë psikikisht), ndërsa ushtria serbe e stacinuar në lagjen Shabanaj më 10.05.1999 e gjejnë, e lidhin, e vrasin dhe masakrojnë. Kufoma e tij është gjetur pas 3 javësh nga fshatarët e mbetur, të cilët e varrosin në kopështin e Salih Berishës në lagjen Shabanaj. Më 11 maj pleqtë kthehen në shtëpi të Sylejman Berishës. Pas tri ditë qëndrimi aty, pra më 14 maj 1999 serbët shkojnë në oborrin e Sylejman S. Berishës 86 vjeçar dhe kontaktojnë me të. I kanë thënë se “Ju mund të rrini këtu vetëm nëse na siguroni se nuk vijnë këtu UÇK-ja”. Pasi i siguron Sylejman Berisha ushtarët serbë vazhdojnë të qëndrojnë aty. Hajdini me nipin Përparim Gashin duke mos ditur se janë serbët aty duan të kontaktojnë me të afërmit. Siç rrëfen Hajdini “Më ka vërejtur nëna nga dritarja e shtëpisë. E ka hapur derën dhe pa dalë jashtë më tha të iki: “Largohu, këtu janë serbët”. Serbët kishin qenë prapa stallës duke biseduar me Sylëjman Berishën, ndërsa pas 5 minutash unë u largova në mal. Më 15 maj Shpëtim Gashi nga Hajvalia bashkë me Kadri Berishën nga Siqeva ia mësyejnë shtëpisë së Sylejman Berishës, por hasin në ushtrinë serbe rreth orës 001 të natës. Aty plagoset Shpëtimi. Sipas Shpëtim Gashit Kadri Berisha nëpër plumba arrinë të ikë, ndërsa deri në mëngjesin e 16 majit unë ka metur aty kur dy serbë kalonin pranë tij duke i thënë njëri-tjetrit “Ky qenka i vrarë”. Pas largimit të të parëve vijnë dy ushtarë të tjerë serbë të cilët duke e ditur për të vdekur ia plaçkisin gjësendet që kishte me vete (cigare, biskota) dhe shkojnë. Pas tyre vijnë disa të tjerë dhe më shohin se jam gjallë. Më marrin dhe më fusin në shtëpinë e Sylës. Të gjithë ishin gjallë: Nëna ime, Syla me grua, një plak Jahir Berisha.” Ushtarët serbë e lusin Shpëtimin të qëndrojë aty po të shkojë në spital. Ky shpreh dëshirën të shkonte në spital. Kështu Shpëtimi bartet në spital. Më 16 maj vjen më shtëpi të Sylejman Berishës Sejdi Sylejman Kuleta nga terrnava i paarmatosur. Këtë e rrëmben ushtria serbe. I ofrojnë mundësi lirimi me kusht t’u tregojë ku është Uçk-ja. Meqë Sejdiu nuk pranon asgjëtë mllefosur e masakrojnë në oborrin e shtëpisë së Sylës dhe e hudhin në rrugicë, pranë shtëpisë së Sylës. Serbët e humbin durimin dhe nuk kursejnë as pleqtë që ishin në këtë shtëpi. Tek po flenin e vrasin Vahide Berishën dhe Shehide Berishën në dhomën ku bënin gjumin. Vahidja kishte 4 plumba në fytyrë dhe disa plumba nga njëra anë e brinjëve, ishte e mbuluar me jorgan të ri. Shehidja po ashtu ishte e vrarë me disa plumba, e mbuluar me jorgan të ri. Në dhomën tjetër u gjet i vrarë plaku Jahir Berisha me një plumb. Në oborrin e shtëpisë e rrahin dhe e masakrojnëSylejman Berishën të cilin e vendosin në një karrocë dhe e hudhin nën shtëpi, në përroskë. Varrimi i tyre u bë nga Hajdin Berisha, Jakup Berisha, Beqir Berisha, Sevdaim Berisha dhe Nazmi Pllana pas 6 ditësh, më 22 maj në kopshtin e Maliq Berishës në një varrezë të përbashkët. Zhvarrimi i 6 viktimave është bërë më 20.10. 1999 nga ekipi i Tribunalit të Hagës dhe janë diagnostifikuar me pjesmarrje të prokurores Karla Del Ponte, ndërsa rivarrimi në varrezat e fshatit.
Hajdin Berisha ofroi edhe dëshmi rreth atyre që vepruan në këë masakër.1. Trajko Sllavkoviq (Traja) nga Berrnica e Epërme me profesion mësues.2. Zhika Mitiqi nga Berrnica e Epërme kapiten i klasit të parë me profesion mësues, 3. Miki (vrasës i Faton B. Berishës dhe Shefki Shalës në Llukar, 4. Caci nga Berrnica e Epërme, postier, 5. Nesha (kishte një shitore në Berrnicë të Epërme), Lubinko (korrier në stacionin policor 92), Dragi (polic në Stacionin III në Vranjefc), Noca (polic komunikacioni), Zllatko dhe Çkërkla. Pra, të gjithë nga Berrnica.
Berrnicë e Epërme.- Është mirë për lexuesin të dijë se shtëpitë e fundit të Siqevës kufizohen nga një vadë që shërben edhe si rrugicë me familjet serbe të Berrnicës së Epërme. Kjo vadë-rrugicë nga ana e maleve që kufizohen me Llukar këput përroin dhe përfundon te një dyqan në anën tjetër nga ku ngrihen shpatijet e maleve që përfundojnë në Trudë. Popullata shqiptare për shkak të lehtësisë së identifikimit shprehen të jenë të Berrnicës së Epërme.
Siç deklaron bashkëshortja e Zymer Berishës nga Berrnica e Epëërme më 30.03.2002, më “18.04.1999 ia behën shkietë të nga shkolla ku ishin më parë të koncentruar. Ejup Reka thotë: … Banorët e Lagjes së Epërme të fshatit Berrnicë e Epërme ishin përgatitur ta lëshojnë fshatin. Disa serbë të moshuar, siç ishn: Rade gjorgjeviq, Branko Stoliq dhe Lubo Bojkoviq kishin kontaktuar me Rrustem Jashanicën, Hamdi Jashanicën dhe Ali Rekën dhe i kishin këshilluar të os e lëshoin fshatin me arsyetim se “aty janë djemtë tanë dhe nuk do të ketë asgjë të keqe”. Vlen të theksoet se posaçërisht Lubo Bojkoviq këtë e kishte bërë me paramendim, sepse ishte i porositur nga planifikuesit dhe ideatorët e krimit Zhika Mitiq dhe Trajko Slavkoviq që të përcillte çdo lëvizje, posaçërisht të familjes Reka. Gruaja e Zymer Berishës vazhdon “I pashë kah vijnë dhe i thashë plakut “Kuku pëër ne! “ Na nxorën nga shtëpia në oborr dhe na shtrinë të gjithëve me fytyrë për toke dhe nuk lejonin të lëviznin kokën anash. Kështu e mbajtën familjen time 8 anëtarëshe një orë. Gjatë kësaj kohe morën (plaçkitën) gjithçka patëm në shtëpi. Dikur na nxorën para dyerve të oborrit në rrugën e lagjes. Dëgjuam krismë pushkë tek Ademi. Ia vranë djalin, Çerkinin. Ata vranë edhe të tjerë. Mua gati ma mbytën djalin tim, të cilin e mbështetën për muri. Para se të vepronin si egërsirë e qëllonin me armë i jepnin vetes injeksion. E sollën një kamion dhe ushtria serbe ngarkoi në të vetëm gra dhe fëmijë. Burrat mbetën aty. Te shkolla na ndalën. Nuhi Aliu, djali i bacit Ali vdiq aty nga plagët. Na dërguan nga këtu në Gumnasellë. Më 19.04.1999 kah mbrëmja na i sillën edhe burrat atje.
Ndërsa Isamedin Reka shton: “Më 18.04.1999 në orën 6.oo të mëngjesit kur u zgjuam pamë se ishim të rrethuar. Ne ishim secili në shtëpi të vet dhe nuk dinim çka po ndodhte te fqinji. Vetëm pritnim çfarë do të ndodhte me ne. Ejup Reka vazhdon: “ Që në orët e mëngjesit është vërejtur një helikopter ushtrak duke fluturuar ulët mbi fshat e rreth tij, fill pas kësaj janë vërejtur kriminelët serbë të pozicionuar përreth lagjes. Të gjithë këta kishin uniforma të ndryshme, klasike ushtarake, të kamufluara, të zeza. Pjesa dërrmuese kishin maska. Filluam të dalim të frikësuar nga shtëpitë, me fëmijë nëpër duar, nëpër rafalet që zbrazeshin nga kriminelët nga të gjitha drejtimet, posaçërisht nga oborri i Luba Bojkoviqit, i cili merrte pjesë në krime së bashku me dy djemtë e tij: Zhika Bojkoviq, Miqa Bojkoviq dhe dhëndrin e tij. Pasojë e këtij sulmi qe goditja për vdekje e sabri Rekës 35 vjeçar që kishte ngryk djalin Petritin 5 vjeç, i cili u lëndua në fytyrë nga shpërthimi i plumbit, si duket dum-dum. Pastaj u vra edhe Fatmire Reka 45 vjeçare, nënë e gjashtë fëmijëve, e cila në atë çast mbante për dore vajzën Norën 9 vjeçare. U vra pastaj Shehide Reka 65 vjeçare dhe sipas dëshmitares Halide Reka, e cila në ato çaste gjendej pranë të njerëve pa me sy dhe njohu kriminelin Zhika Bojkoviqin, i cili nga një distancë 20 metrash shtinte pandërprerë me automatik dhe pikërisht ky ishte vrasësi. Nga i njejti u plagos edhe Halide Reka. Nga ana jugore, mbi kodër, prapa shtëpisë ishin pozicionuar krinelët Nebojsha Cvejiq, Goran Stoliq, Pejo Bozhidareviq dhe disa të tjerë që për ne ishin të panjohur. Nga rafalet e tyre u plagosën rëndë në këmbë Nuhi Reka dhe Merita Abdullahu. Veçanërisht në rrezik jete ishte Imer Reka 65 vjeç dhe Lulzim Reka 17 vjeç, të cilët i shpëtuan rafalit të Pejo Bozhidareviqit nga Berrnica e epërme. Krimineli vetë i tha Imer Rekës: “Të kam gjuajtur me shpirt! Pate fat e nuk të rroka”.
Isamedin Reka vazhdon: “Ushtarët u shpërndanë nëpër shtëpi duke shtënë me armë. Ajvaz A. Reka 22 vjeç doli duke thënë “Valla unë në dorë s’u bie”. Doli pas tij edhe shoqja Afërdita Rekëa 17 vjeçe. Krismat kur i vranë i kemi dëgjuar, por nuk i kemi parë. Ushtarët iu mëshuan dyerve dhe doli baba. I thonë: “Cilin po do me ta mbytë së pari?” Baba ua ktheu: “Nëse keni ardhë të na mbytni, atëherë më mbytni mua të parin!” Na nxorën në oborr para shtëpisë, na përplasën për tokë. Në çastin kur kanë ardhur te ne nuk i kemi njohur. Disa ishin të maskuar dhe të veshur me uniforma të kamufluara ushtarake ishin të gjithë. Ishim pak meshkuj në shtëpinë time e në mesin e antarëve kisha edhe dajën. Na kontrolluan dokumentacionin, na bastisën, na shanin dhe na kërcënonin. Aty na mbajtën nja një orë. Pas një ore na ngritën në këmbë, na urdhëruan t’i ngritnim duart mbi kokë dhe t’i lidhnim e kështu na nxorën në rrugën e lagjes. Aty i kishin nxjerrë të gjithë. Në ata çast e kemi ditur se kjo gjë e tmerrshme po ndodhte me krejt lagjen. Na ndanë prej grave dhe fëmijëve. Gratë dhe fëmijët i mbanin tubë më tutje, ndërsa ne mashkujt në anën tjetër. E sollën një kamion, i ngarkuan gra e fëmijë aty. Çika më tha: “Ah bre babë, na shkuam!” dhe qante. Ky moment gjithnjë më përkujtohet. Nuhiu i Aliut kishte qenë i plagosur, Halidja e Imerit, një mbesë Merita nga Gllamniku.
Ejup Reka vazhdon: Të gjithëve me duar të lidhura mbi kokë u detyruam të tubohemi midis lagjes, në një shesh të vogël pranë shtëpisë të Branko Stoliqit dhe Vlada Stoliqit, që të dy pjesëmarrës aktiv në krim. I pari së bashku me të dy djemtë e tij Ivicën dhe Kranen nga Berrnica e Epërme, ndërsa Vllasta me nipin e tij Goranin, i cili sipas dëshmitarit Rrustem Jashanica nga Berrnica e Epërme, pas rrethimit të shtëpisë ua theu derën. Urdhëroi të dalim jashtë, duke na sharë nënë shqiptare edhe pse ishte fqinji i parë i Rrustemit. Ndërsa Vllasta Stoliq, pas këtij operacioni, së bashku me serbët e tjerë dhanë një duartrokitje. Ai nxitoi të shkojë në lagjen tjeër për të raportuar për krimin e bërë. Vllasta shpejt u kthye dhe e theri një derr për t’i gostitur kriminelët e sojit të tij të cilët ne na kishin urdhëruar të shtriheshim për tokë. Çetnikët mbanin tytat e automatikëve gjithnjë mbi kokat tona, na fyenin në baza kombëtare dhe na keqtrajtuan pa mëshirë e pa kontroll. Të gjitha këto veprime i bënin në praninë e fëmijëve dhe grave që gjendeshin pranë nesh. Ishte për trishtim rasti kur Graniti i vogël 2 vjeçar po qante i shashtisur për babain e ekzekutuar. Një xhelat u kërcënua: “Po qe se nuk i ndalet goja do t’ia prejmë kokën!” si dhe rasti tjeër kur Nuhi Rekës i rridhte gjaku pandërprerë dhe nuk na lejohej t’i ndihmonim e nuk lejonin as mua që ë më ofrohej farë ndihme sepse m’i kishin thyer brinjët. Në këto keqtrajtime merrnin pjesë serbët lokalë që tash i kishin hequr edhe maskat: Zhika Bojkoviq, Racka Slavkoviq dhe Nebojsha Cvejiq, i cili në ato çaste na qortonte që kishim ndërtuar shtëpi kaq të bukura në tokën serbe dhe ishte shumë i lumtur që ato tash po digjeshin.
Isamedin Reka Vazhdon:Ne mashkujve na dërgonin një nga një në dyqanin sipër rrugës nën përcjellje duke na thënë: “E keni lyp NATO-n, Klintonin?!” dhe shanin. Kur ushtari më dërgoi në atë dyqan unë e pashë Llasta Stoliqin Ky, pasi më nxorën nga dyqani e më shtrinë këtu, i tha kushëririt Hamdiut që qëndronte ulur: “A Amdija!” pastaj u largua nja 2-3 metra dhe u kthye kah kriminelët : “Da li je moguce da idemo u donju mahalu da vidim da li mi je ziva familija!?” Ne, shqiptarët që jetojmë në të njejtin fshat me të e dimë se ai s’ka familje, por vetëm një djalë të falur. Tek qëndroja përmbys herë pas herë ktheja kokën anash e shihja Zhika Bojkoviqin duke hyrë në dyer të shtëpisë së balit Imeer. E kam parë njëfarë Nebojshën, dajë i Spasoviqëve, kur më morën nga këtu dhe pikërisht tek ura ai vinte në drejtim timin. Para tij qëndrova nja 5 minuta derisa ai bisedonte me ushtarin që më përcillte. Mu në shkallë të dyqanit kur më dërguan, e ku kishte shumë kriminelë, e kam parë Tisa Stoliqin, mësues tash në shkollë, që kishte helmetë në kokë. Unë këta i kam njohur, por edhe secili nga ne që ishim aty ka mund të njohë edhe dikë tjetër.
Aty janë identifikuar edhe këta kriminelë serbë: Zhika Bojkoviq, Trajko Sllavkoviq (që ishte me profesion mësues si dhe deputet e drejtor i tregut në Prishtinë), Mitiq Spase Zhivojin (oficer rezervë me gradë majori, mësues në Berrnicë të Epërme). Në shtëpinë e familjeve Gjorgjeviq dhe Cvejiq paramilitarët dhe rezervistët kanë qenë të strehuar. Po kështu, në vrasjen e Tefik Baraliut, në shtëpi të Hetem Koliqit, ishin këta që u përmendën, djemtë e Branko Stoliqit si dhe Novica Bojkoviq, të cilët më vonë, përkatësisht më 15.05.1999 dhe deri para hyrjes së trupave të UÇK dhe NATO-s vepruan në lagjen e Qershijave të Prishtinës, në Siqevë, Sharban, Koliq, Grashticë dhe Makoc. Këtu na mbajtën deri në orën 16-17 të datës 18.04.1999, pastaj na dërguannë shtëpinë ku kryqëzohetrruga e lagjes me atë që shkon kah shkolla, pra në qoshen e majtë. Aty na detyruan t’i viëmë duart në mur dhe të qëndrojmë këmbë hapur me shikim drejt murit. Ata sa mundnin bërtitnin dhe na qëllonin këmbëve që të mos ktheheshim, sepse bartnin mallra nga shtëpitë tona me qëllim të mos identifikimit. Pastaj erdhi kamioni. Na i lidhën duartë përmbrapa me sixhima fort dhe sytë dhe një nga një duke na qëlluar na vendosën në kamion. Na dërguan në 92, te burgu i Prishtinës. Nuk na zbritën, as na mbajtën më shumë se gjysmë ore. Sërish na kthyen dhe na ngujuan në syqanin mbi rrugë ku na mbajtën tërë natën duarlidhur. Sixhimat na i prenë duart të cila na u enjtën, sepse hynin në mish. Fqinji ynë Noca, kështu i kemi thënë gjithnjë, erdhi në mëngjes me një ushtar dhe gjoja i vinte keq, na i zgjidhi duart. Derisa qëndronimaty na i digjnin shtëpitë. E kishin njëfarë revolje dhe nga dera shkrepte diçka me të dhe veç kur dilte flaka. Tërë paraditën e 19.04.1999 na mbajtën në bodrumin e shtëpisë sime duke na marrë në pyetje. Vetë serbët na treguan për të vrarët. Këtë e bëri hashkaliu me emrin Banush i veshur ushtar dhe Nocin, të cilët i pyeti babai: “Po Ajvazin?” ndërsa Noci përgjigjet: “Ajvaz je najgore prosao od vas”.
Ejup Reka vazhdon: Më 19.04.1999 rreth orës 9,30 filluan të na marrin në pyetje duke kërkuar të dhëna për UÇK. Keqtrajtoheshim pa mëshirë me ç’rast përdornin shkopinj druri, shkopinjë gome. Ata përpiqeshin gjithnjë të nxirrnin deklarata se të vrarët e familjes Reka ishin të armatosur. Me këtë rast kishin bërë nga një fotografi duke lënë pranë secilës kufomë pushkën e markës kineze. Gjatë marrjes në pyetje na i mbyllnin sytë që të mos i njihnim personat që na maltretonin. Nga ky grup yni pasdite ndanë Rrustem Jashanicën nga Berrnica e Epërme, të cilin me sy të lidhur e dërgojnë në shkollën e fshatit (shtab i kriminelëve) ku e pyesin kryesisht për familjen Reka. Rrustem Jashanica dëshmon: “Nga zëri kuptova se në pyetje po më merrnin edhe kryekriminelët Zhika Mitiq dhe Trajko Sllavkoviq, duke më thirrur shpeshherë “Rrusto”. E nxjerrin nga shkolla, ia zgjidhin sytë dhe e dërgojnë në varrezat e fshatit. I tregojnë ku i kishin varrosur të vrarët, pastaj Rrustemin e kthejnë në mesin tonë.
Isamedin Reka vazhdon:Pas dite na dërguan nja 20 vetave në Gumnasellë, ndërsa këtu i ndalën edhe 6 veta: Milazimin, djalin e Aliut, Nazifin, Agimin dhe dy djemtë e Hamdisë, duke thënë se kishin pranuar se kishin qenë në shërbim të UÇK-së, se s’do t’i shihnim kurrrë. Megjithatë pas dy ditësh që i kishin mbajtur në dyqan, i sollën të rraskapitur dhe të rrahur në Gumnasellë.
Ejup Reka vazhdon: Pas 5 javësh nga magjuptë e fshatit, konkretisht nga Beqir Bellani dhe Banush Feska, të cilët e gjejnë kufomën e Afërditës nën urën që kalon pranë shtëpisë së Abdyl Rekës me duar të lidhura me tel nga ana e prapme dhe e ekzekutuar. Sipas të dhënave Ajo kapet nga forcat serbe, në mesin e të cilëve edhe bashkëvendës serbë. Dyshohet se e ndjera fillimisht është dhunuar e pastaj është likuiduar. Këta të dy e varosin kufomën e Afërditës në varrezat e fshatit ku i kishin varrosur edhe të tjerët. Pas hyrjes së forcave të NATO-s të dy dëshmitarët i tregojnë për këtë Avdyl Rekës. Meqë familja Bellani, përkatësisht Faik Bellani është identifikuar në Makoc si njëri nga xhelatët që kishte prerë me thika, bile duke u shprehur jo vetëm në një rast “Mos u tutni kojshi, unë dorën e lehtë e kam”janë larguar jashtë Kosovës.
Ekspertizën e të vrarëve e ka bërë patologu Tefik Gashi nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë dhe menjëherë pas kryerjes së ekspertizës është bërë rivarrimi më 9.10.1999.
Forct serbe torturuan dhe plagosën edhe Latif Halil Gashin nga Senidolli.
Pas luftës nga banorët e kësaj lagjeje të Berrnicës ngritet akuzë kundër kriminelëve të luftës ndërsa gjyatari hetues i gjyqit të Qarkut, Imrane Kajtazi sjell vendim për zgjerimin e hetimeve kundër: 1.Mladenoviq Lubisha, 2. Slavkoviq Trajan, 3. Mitiq Zhika, 4. Cveiq Nebojsha, 5. Bojkoviq Lupçe, 6. Bojkoviq Zhika, 7. Stoliq Vlastimir, 8. Stoliq Svetislav, 9. Stoliq Lubisha, 10. Stoliq Ivica, 11. Stoliq Hranislav, 12. Stoliq Branko, 13. gjorgjeviq Jovica, 14. Gjorgjeviq Zllatko, 15. Gjorgjeviq Neshko, 16. Gjorgjeviq Stojan, 17. Mitiq Sllagjan, 18. Cvejiq Rade, 19. Cvejiq Jordan, 20. Cvejiq Spira, 21. Iliq Nebojsha të gjithë nga Berrnica e Epërme dhe 22. Zoran Vukadinoviq dhe 23. Zlatan Vukadinoviq, këta dy të fundit nga Nëntë Jugoviqët. Por, asnjëherë nuk është ndërmarrë gjë kundër tyre.
Grashticë.- Popullata që po ndiqte rrugën Stallovë – Mullini i Isufit në Grashticë dhe Mramuer përmes Ugrijave – Mullini i Isufit, më datën 19.04.1999 ndalohen nga forcat militare e paramilitare serbe të stacionuar në degëzim të këtyre dy rrugëve, në shtëpinë e Hamdi Bali Grashticës. Kjo ushtri vrastare me maska e pa maska pasi bllokonin një pjesë të banorëve që udhëtonin në drejtim të Prishtinës më kembë, me vetura, me traktorë e kamionë, me qerre kuajsh etj. fillimisht iu merrnin paratë, e për të detyruar popullatën të jipnin para, zgjidhnin djemtë më të mirë dhe i pushkatonin, vozitësit kryesisht i thernin me thika fytyrës, qafës, krahëve e kështu me radhë që popullata të trembej nga gjaku që shihnin duke rrjedhur.
Deklaratë e Ismet Krasniqit nga Grashtica.- Në mëngjesin e 19 prillit 1999 nisën të arrinin edhe fshatarë të Koliqit e të Keqekollës plus të ikurit që i kishim në shtëpi nuk arritëm t’i përcjellim deri në orën 10.000. Në orën 14.30 lamë shtëpitë dhe dolëm në rrugën e asfaltuar dhe unisëm ndadalë në drejtim të Prishtinës duke lënë lagjen Balaj, shtëpinë dhe çdo gjë të gjallë. Vëllai Nusreti që kishte dylbi mbeti me Fehmiun, kushëririn, në shtëpi, ndërsa ne të tjerët bashkë me dhëndrin Fetah Berishën vazduam rrugën. Nusreti është kthyer shpejt nga shtëpia e Ademit të Velisë dhe na tregoi se kishte parë paramilitarët serbë te shtëpia e Xheladin Krasniqit. Nëna e luti që edhe ai të vinte me ne, mirëpo ai me Fehmi Rexhep Krasniqin merr kah Guri i Balajve dhe futen në Lugun e Gurit. Kolona lëvizte ngadalë, ndërsa në orën 14.50 ia behën tre oficerë të policisë serbe. Unë gjendesha në kamionin e Fetahut, vëllai Ilmiu me nënën e gruan time, fëmijët e mi dhe gruan e vet ishte në kolonë pas nesh me veturën “101”. Pas tij ishte djali i mixhës Syla me djemtë e tij. Pas tij vinte Ademi i Velisë. Ne gjendeshim në krahun e majtë të rrugës, sepse ishin tri kolona të përnjëhershme, me traktorë, me vetura dhe këmbë. Ata tre oficerë urdhëruan që ata të cilët ishin me traktorë të hipnin në traktorë, ata që ishin me vetura të hipnin në vetura dhe ata që ishin këmbë të vazhdonin këmbë në gjuhën shqipe. Pas atyre tre oficerëve të policisë arritën edhe të tjerë tre nga tre. Zbrita nga kamioni dhe shkova në veturën ku i kisha fëmiëjt. Erdhi grupi i dytë i policisë dhe i paramilitarëve. Ata fillimisht kërkuan para nga dhëndri Fetahu, i cili u tha “s’kam”. Paramilitarët goditën xhamat e kamionit me kondak të automatikëve dhe i thyen, pastaj shkuan tutje duke kërkuar para. Zbrita nga vetura dhe shkova e po i ndihmoja Fetahut të largojë xhamat e thyer kur paramilitarët sërish u kthyen e kërkuan para. Njëri shkoi te rimorkioja e kamionit . Atje i kishin pas mbledhur 600 DM kurse vëllai Ilmiu u kishte dhënë 300 DM. Me të larguar këta erdhi grupi i tretë i egërsuar. Me sytë e mi kam parë t’ia merrnin një burri një foshnje të lidhur në lulak dhe i ka kërcënuar: “Qitni marka ose epreva fëmijën me thikë”. E kam parë kur ia ka quar thikën te fyti foshnjes. Prindërit e foshnjës dhanë para dhe foshnjën e kthyen. Ndërkohë dy djem që vozisnin biçikletat në drejtim të kundërt të kolonës, i ndalën dhe i afruan bri përroskës. Dy paramilitarë qëndruan me ata e disa të tjerë ia behën te veutra të cilën e drejtonte Bajrami i Sylës që vinte pas nesh. Meqë nuk u dha para e nxorën nga vetura, e urdhëruan të shtrihej në tokë, por ai nuk u shtri. Motra e tij Xhevria ua dha për të 500 DM dhe e lëshan Bajramin. Paramilitarët e tjerë mbanin automatikeë e thika në dorë, u kryqëzoheshin rrethatoret me fyshekë në gjoks. Në kokë mbanin: njëri sheshir, tjetri shami etj. Paramilitari që erdhi te ne ishte po ai që i kërcënoi përindërit e foshnjës më parë dhe kushëririn tim. Ky paramilitar kishte shami në kokë, dorëza të shkurtra në dorë, rroba të kamufluara. I kërkoi Ilmiut 200 Dm e mua 100. Për një moment më ka urdhëruar të dal nga vetura. Unë e kisha çikën e dytë dyvjeçare në dorë. Ia vura gruas në prehër se ajo e kishte edhe djalin. Paramilitari e hapi derën e vetuërës e unë domosdo u desh të dalë vazhdimisht duke menduar se do të kërkonte eddhe më para. I kisha edhe 300 DM në xhep. Nuk kërkoi para, por pa një pa dy në largësi prej një metri kam dëgjuar një krismë pastaj një dhembje në të djegur në anën e majt të fytyrës. Që më përshkoi qafën dhe krahun. Jam sjellë shumë herë dhe pastaj jam rrëzuar krejt pranë përrockës. Nuk e kam humbur vetëdijën. Ashtu ratë, me dhembje të tmerrshme, dëgjoja të qarat, piskamën e fëmijëve, gruas, nënës, vëllezërve. E kam dëgjuar mirë vëllain Ilmiun kur ka piskatur:” E vranë Ismetin!” I kam dhënë zor me duar dhe jam ngritur në gjunj. I kam thirrë vëllait Ilmiut: “O Ilmi, hajde nimom”. Në atë kohë kam vërejtur edhe ata dy djemtë që ishin me biçikleta ende në këmbë duke më shikuar. E kam vërejtur Ilmiun kur më ka dhënë shenjë me dorë që të rrija shtrirë, mirëpo paramilitari që Fetahut i mbante automatikun në qafë më kishte vërejtur, andaj harroi Fetahun dhe mu kthye mua: “Jos si ziv, majku ti jembem!?” E shihja vdekjen me sytë e mi në prani të familjes. I kam shtri duart për trupi dhe jam drejtuar. Thashë vetmeveti: “Bile familja mos të ketë problem me kufomën time”. Kam ndjerë edhe dy goditje të zjarrta, njërën në dorë e tjetrën pranë qafës në anën e djathtë të gjoksit. U shtriva si i vdekur. Ilmiu, zbriti nga vetura të gjithë dhe iu urdhëroi të hipnin në kamion të Fetahut…. Duke qëndruar ratë, me ato dhembje të llahtarshme vazhdimisht mendoja se si të ikja, të kaloja përroskën apo të mësyeja që të këputja arën dhe të fshihesha pas gardhit. Kur u plagosa ka qenë ora 15.e 50 minuta. Për gjithë këtë kohë nuk kishim bërë as 300 m. Rrugë. Kam vërejtur Bajramin në mëndyshje të iknin se kërcënoheshin të vriteshin. I kam folur Bajramit me një zë të mbytur, sepse e kisha gojën plot gjak. “A ka diçka afër?”. E kam dëgjuar kur ka thënë “jo”. I kam dhënë zor, jam ngritur në këmbë dhe duar dhe nga përroska kam kaluar në rrugë, iu kam afruar veturëës dhe u mbështeta pakëz për të të pushoj. Kam vërejtur kamionin e Fetahut larg meje 30 metra. I kam dhanë vrapit të hipi në kamion dhe u gjeta në të. Kam parë duke i hedhur ujë nënës, sepse i kishte rënë të fiktë. I doli vetëm atëherë kur i treguan se kisha shpëtuar, se gjendesha në kamion. Më shtrinë mbi një shpuzë dhe më mbuluan me një batani. Te Mulini i Isufit kishte pasur, siç më thanë, shumë paramilitarë, por nuk na ndalën, sepse ishin të zënë pas plaçkës dhe vrasjeve që bënin në kolonën që vite nga Ugriat…. Përfunduam në Kodrën e Trimave në shtëpi. Fqinjë kishim Ahmet Z. Berishën, i cili erdhi dhe më dha një injeksion dhe infuzion. Këtu qëndruam vetëm 2 ditë dhe u larguam në një shtëpi tjetër të zbrazët ku kemi qëndruar 1 muaj ditë… Pas 5 javësh nga dita që u plagosa me familje kalova në Maqedoni.
Më 19.04.1999 familja e madhe Mekolli, ajo e Shefki Mekollit dhe e Ferki Makollit si edhe mysafirët (të ndjekurit nga Podujeva e rrethina) që i kishin në shtëpi, pasi ishin ndjekur nga Shajkoci tërhiqen në Surdull, nga atje për në Batllavë e pastaj në Orllan. Edhe nga aty ndiqen dhe shkuan në Brainë e pastaj në Nishec, nga Nisheci në Keqekollë e pastaj me kërkesën e Shefkiut në Koliq në lagjen e Goxhufëve. Ferki Mekolli shjegon për mizoritë serbe në popullin shqiptar më 28.04.1999. Në mëngjesin e hershëm të datës 19.04.1999 futen në Grashticë. Kolona ishte triradhëshe. Ferki Mekolli thotë:” Të Guri i Balajve ka qenë një ushtar i vrarë në anën e majtë të rrugës. Kush ishte ai dhe cilave radhë u takonte nuk e di. Një dajë i babës që ishte me ne tha: “Vallahi me pështu lehtë prej qituhiet, zor e kemi”. Janë dalë paramilitarët prej maleve të përgjaktë. Ju shkruante “Arkan”. Ishin me maska. Lypën para. U dhashë para sa pata. Erdhën edhe dy të tjerë, u dhashë edhe atyre. Këta të fundit më rrahën derisa u lodhën. Erdhën përsëri të tjerë dhe më rrahën. Për të katërtën herë mixha Shefki ndërhyri duke dalë vetë. Një paramilitar e pyeti: “Sa fëmijë ke”? Misha iu përgjigj: “shtatë” Paramilitari vazhdoi me cinizëm: “Krejt familjen s’i kam shtatë, ti duhet ta pakësosh gjysmën”. Shefiku, që kishte 4 djem e 3 vajza, iu përgjegj me të ashpër: “Ani pra, pakësoji!” Zbrita nga traktori se nuk mundja të qëndroja nga të rrahurat që kisha pësuar. Një paramilitar tjetër më ka piskatur serbisht: “Hip n’traktor!” Hipa, porse me vështirësi qëëndroja se më dhimbte qafa, sepse paramilitarët më së shumti më kishin goditur qafës dhe shpinës, ndërsa pas koke më pat qëlluar njëri me kondak pushke. Ndërkohë njëri paramilitar e nxori Fatmir Mekollin, djalin e mixhës Shefki dhe e rrahu. Fatmirin që kishte edhe dy ditë pa mushur 19 vjet, e nxorën para rimorkios së traktorit. Kërkuan para për të ose do ta vrisnin. Unë i kisha fshehur në këpucë edhe 300 DM që i ruaja për fëmiëjt. Edhe 200 të tjera i kishte pasur Kabili, vëllai. Kështu 500 DM ua dhashë paramilitarëve, por paratë nuk bënë punë. Para se ta mbysnin Fatmirin, para traktorit tim i kam parë disa të tjerë duke i përgjakur, duke i prerë, bile edhe një fëmijë sa troha. Një paramilitar iu afrua rimorkios së mbuluar me plasmas, të cilën e shpërtheu. Nëna ime ishte mbështetur për plasmasi. Kjo u lutej “Mani bre, a kini nana, a keni gra, a keni fëmijë?! Ata i piskatnin serbisht: “Çuti, ciganko jedna…” Çikën e kam pas 7 muajsh. E mori një paramilitar dhe ia shkoi thikën në fyt për ta prerë, duke na kërcënuar ne, e lëshon atë, ndërsa tjetri paramilitar e merr çikën e Shefkiut 12 vjeçare po ashtu duke ia shkuar thikën në fyt. Zëri lutës i nënës sa duket bëri që ta lirojë, tashti e shtyn Fatmirin dhe e larguan pak prej traktorit krejt buzë rrugës në anën e majtë. Fjalët e fundit të Fatmirit ishin: “Oj nanë, çka me ba tash…?” dhe rafali i automatikut të paramilitarit ia preu fjalët. Fatmiri ra i vdekur. Atëherë Shefkiu 45 vjeçar iu piskati paramilitarëve: “E vratë këtë, atëherë vritni të gjithë!” Ishte duke zbritur vetë dhe thirrte të tjerët të zbrisnin. Paramilitarët i urdhëruan Shefkiut të nxirrte para tyre djalin e tretë dhe ky e nxori, prse paramilitarët i drejtohen: “Jo këtë, por dil ti!” E kapën Shefki Mekollin, fillimisht duke e pyetur ku kishte punuar meqë ky reagonte serbisht mirë. Ia kërkuan dokumentat që kishte punuar në Beograd. Mirëpo, Shefkiu më s’e kontrollonte vetën. Ai thërriste: “Ju jeni vrasës, jeni kriminelë. Vramëni, vrani të gjithë, ngopuni se gjakun e tyre ka kush e merr”! Atëherë njëri paramilitar zbrazi një karikator në të. 32 plumba e shpuan trupin e Shefkiut, i cili ra pranë të birit. Një tjetër paramilitari sikur iu duk pak kjo dhe shoi e qëlli edhe dy herë, pastaj u ul pranë tij dhe me thikë e preu fytyrës. Piskama e dhembja pushtuan atë grykë. Më morën edhe mua dhe deshën të më pushkatojnë, porse djali i vëllait, Ramadani 3 vjeçar i cili qe i ulur në prehër të nënës, zbriti nga traktori dhe erdhi dhe m’u kap për këmbësh. Paramilitari që mbante gishtin në këmbëzën e automatikut të drejtuar kah unë e lëshoi poshtë….. Një tjetër paramilitar më urdhëroi të ngritesha dhe mixhën Shefki dhe të birin e tij Fatmirin që qëndronin të vrarë pranë njëri-tjetrit t’i largoj: “Shko, largoji të mos u vijë era këtu, në rrugë”. Shkova dhe i tërhoqa i përcjellë nga breshëri plumbash në përrua, i vendosa në ca bari afër një shelgjeje me shpresë se do të krijoheshin mundësitë për varrosjen e tyre. Me t’u kthyer në rrugë, te traktori, sërish më rrahën, më ngrehën zhagas, më shtrinë pas rimorkios për asfalti dhe njëri më shkeli në qafë, duke më shtypur nga njëra anë dhe duke më qëlluar me kondak pushke në tjetrën anë në kurriz të shpinës dhe në kokë. … Një çast ndjeva se mu hoq pesha nga qafa dhe pashë paramilitarin që tek largohej më fliste të qëndroja ashtu siç isha. Ata shkuan te traktorët e tjerë, te veturat dhe këmbësorët e tjerë për t’u marrë para. Dajallarët, Xhakali, që i kisha në rimorkio ikën, ikën edhe disa të rinj një rovine pranë Gurit të Balajve përpjetë. Derisa ata iknin serbët gjuanin me breshëri plumbash dhe snajper. Paramilitarët që të mos mund të largohesha unë ma kishin marrë akumulatorin e traktorit. U ngrita disi. Disa njerëz më ndihmuan ta shtyjmë traktorin, e aktivizova, por s’mundja ta drejtoja, isha prishur në krye dhe thoja: “Paj, le t’më vrasin edhe mua” dhe shikoja të hidhem me traktor dhe me të gjithë ata që ishin në të në përroin ku ishte më i thelli. Në krah të traktorit e kisha një dajë të babait si dhe vëllain Kabilin. Daja ma dha një cigare. Dhana e zotit, pasi e ndeza sikur ma qetësoi kokën. Daja mu drejtua: “Pak na mbyti shkau, po do me na mytë edhe ti, a?” Kjo më ka kthjellë. Kam vazhduar me traktor dhe e kam qëlluar një rimorkio të një traktori tjetër përmbrapa…Aty me sytë e mi e kam parë një djalë se si e mbytën paramilitarët. S’ia di emrin, por më duket thanë që ishte nga Llapashtica… Në këtë kohë edhe Grashticasit dolën në rrugë e kështu vazhduam rrugën për në Prishtinë…”
Trupat e pajetë të Shefki dhe Fatmir Mekollit i bartin Rexhë dhe Sokol Krasniqi nga Ugriat dhe i varrosin te Guri i Keq. Pas luftës u rivarrosën në varret familjare në Shajkoc.
Sipas Rabë Hasanit dhe Xhafer Hasanit Tahire Hasani largohet nga lagjja Podaj e Koliqit me familje të vet para forcave serbe që kishin marrë ofensivë më 18.04.1999. “U desh të largohemi nga Koliqi, nga shtëpia, sepse shkjetë nisën të na granatonin nga mëhalla e Hajdarajve dhe Dyzit si dhe nga Çuka e avdullahajve. Ishim në traktor, ndërsa ia behën forcat serbe dhe Tahiren e ngrehin rrëshan duke e hequr nga traktori. Po atë ditë shumë civilë u vranë te shkolla e Koliqit.Në rrugë, te shtëpia e Latush Sekiraçës e kaluam natën. Më 19.04.1999 e vendosëm me dajën Tahiren në veturën e Shemsiut nga Bellopoja që ishte dhënër Makoci. Tek Balajt i mbetet vetura pa benzinë, andaj u përpoqëm ta lidhim veturën pas një traktori, por këtë nuk e lejoi polici duke kërcënuar me automatik që të ecnim. Polici as që ndjeu për nënën që më mbetej në veturë. M’i morën 80 DM që i kisha me vete”. Xhaferin e lirojnë tek pasi ky u tregon dokumentat e hospitalizimit me ç’rast kishte bërë opeeracion nofullën. Xhaferin s’e lejojnë më të kthehet te vetura. Me Tahire Hasanin mbetet Shemsiu nga Bellopoja.
Ismail Xheladin Krasniqi deklaron: “Të hënën, më 19.04.1999, në orën 14 e 30 jemi nisur për në Prishtinë me traktor dhe veturë. Me ne ishte e tërë familja përveç babait Xheladinit, i cili mbeti që të përkujdsej për shtëpinë dhe kafshët… Jemi inkuadruar në kolonën që vinte nga Koliqi. Pas nesh vinine edhe 4-5 traktorë. Me të arritur në mes të Gurit të Balajve dhe rrugës që kthehet për Ugria ia behën paramilitarët me xhipa, vetura private, pizgauerë. Ishin me maska. Kanë ndalë shumë para nesh si Shefki dhe Fatmir Mekollin të cilët i prenë e i vranë. Na u kanë afruar neve. Na kanë kërkuar para. Kërkonin 1000 DM. Tek kërkonin nga ne para e kam parë më tutje kur e kanë nxjerrë vëllain Isë Xheladin Krasniqin nga vetura dhe kam dëgjuar automatikun. E vranë isën. Veturën ia morën ushtarët. Gjysma e familjes kemi lëshuar rrugën dhe kemi rrokur bregut nga ana e varreve të Balajve dhe kemi dalë te shtëpia e Halilit të ‘Ramës. Në lagjen e Ajetajve dhe Sherifajve kemi qëndruar tri ditë, pastaj kemi shkuar në Prishtinë.” Ramadan Rexhaku e vazhdon: “Isa ka ra në rekë. Kanë deshtë me ia mbytë edhe fëmijët të cilët i kanë nxjerrë nga vetura e tyre. Kështu, gruaja e Isës me fëmijët kanë hip në një traktor, ndërsa veeturën ua morën paramilitarët dhe përnjëherë janë kthye për në Prishtinë, por s’vonohen dhe kthehen, e gjejnë kolonën pa ba një hap. Isa i plagosun rand asht kap për do rranjë. Ka dalë n’stam. Paramilitarët e panë dhe kanë bërtitë: “Nanën ja… qenka gjallë” dhe e kanë qëllue rishtazi. Isa s’u mbajt dhe ra në ujë. Paramilitarët vazhduan t’i shfryjnë epshet në kolonën që nuk lëvizte”.
Kufoma e tij u gjet në varrin masiv brenda varreve të Krasniqve të Llukarit më 17.07.1999. U rivarros në varrezat familjare në Grashticë, ndërsa me rastin e diagnostifikimit u zhvarros dhe pastaj u varros në varrezat memoriale në Hoxhaj të Makocit.
vazhdon
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen