Sonntag, 3. Oktober 2010

POETI YNË ENGJËLL KOLIQI

KUR DO FATI
...


Nuk më kujtohet

Si ishte nisja ime

Por e kam të amshueshëm

Dhe të paharrueshëm

Këtë të lumin fron

Në qendër të historisë

...

Garlate (Lecco), 9 korrik 2010



DASHNORË TË DIELLIT



Që nga shekujt e parë

Të kësaj epoke

Ne

Bijtë e së shenjtërueshmës tokë të Dardanisë

Me privilegje speciale

Dhe me kënaqësi të pambaruar

Jemi

Dhe do të mbetemi

Edhe në amshim

Dashnorë të diellit

Garlate (Lecco), 9 korrik 2010



ME RITËM ZEMRE



Rrjedh vallja e bukur

Dhe madhërohet

Deri në parajsë

Kjo kremte e bekuar

E dashurisë

Garlate (Lecco), 9 korrik 2010



PËR SHUMË VLERA



Duhet të lodhemi pak

Duke punuar më shumë

Dhe me përkushtim

E me vullnet të përhershëm

Japim kontribut

Dhe mësim gjeneratave

Në të domosdoshmion proces

Të dashurisë

-

Gëzuar!

Garlate (Lecco), 9 korrik 2010



DUAR ARDHMËRIE



Me ligje shenjtërie

Kanë hyrë në histori

Të kësaj bote

Dhe t’amshimit

Duart e mrekullisë

Të Nënë Terezës së botës

Të Gonxhes së Dardanisë

Garlate (Lecco), 9 korrik 2010



BESNIK I TRADITAVE



Në çdo lëvizje

Dhe në të gjithë hapat

E jetës

Dhe të veprimtarisë sime

Me fuqinë e shumë meritave

Unë Engjëlli i Dardanisë

Do të jem gjithmonë

Besnik i traditave

Garlate (Lecco), 9 korrik 2010



TË BESOJ



E di plotësisht

O mbretëresha e dashurisë

Vetëm ti i njeh

Dhembjet e zemrës

Dhe nevojat e shpirtit

Prandaj të besoj

Dhe çdo lëvizje

Në procesin e dashurisë

Vullnetit tënd ia lë

!!!

Garlate (Lecco), 9 korrik 2010


Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku

është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e

shkruar.


Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin

shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka

frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin

e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë. Plot tetë vjet ka

dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë

asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të

Kozencës, në Kalabri.

Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë),

me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar. I kualifikuar nga regjimi pushtues,

si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e

mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente

të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe

zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të

Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të

Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka shkruar për të

përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të

tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri,

në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike,

Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar

qindëra poezi në gjuhën amtare.

Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati

çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke

folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane:

“Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur

dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas

luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në

Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë.

Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka

filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë. Ka

marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar

në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese

“IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve.

“Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti

libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Këto ditë është

dorëzuar për botim edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën potugeze – “Ndjenjë Drite”, që pritet të

dalë nga shtypi brenda gushtit 2007.

Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Gjatë këtij viti, kryesisht po

vepron në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula. Ka

hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës. Në Brazil

tashmë është i njohur dhe shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të

mrekullueshëm, që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen