Mittwoch, 27. Oktober 2010

TUFË KËNGËSH HISTORIKE

????????? ?????????? ??????

KUSHTRIM LIRIE NË MALËSINË E GOLAKUT

      1. Në maje të Velegllavës

Zgjohu , o Mulla Idrisi –

Mblidhi trimat e këtij  fisi !

Pushkën krahut, n’ kali t’ bardhë –

N’ Velegllavë , n’ tubim me ardhë !

Zgjohu, o Sylë Zarbinca –

Se kanë vdekur çetnikë , komita!...

Mblidhi trimat vullnetarë  ,

Për t’i  mbrojt  kufijtë shqiptarë !

Zgjohu , o Lam Breznica –

Ngjitu lartë kah Shipashnica ,

Bëri zë dhe Gjon Sereqit ,

Se kanë vdekur argatët e dreqit !...

Zgjohu , o Muharrem Fejza –

Mblidhi trimat breza – breza ,

Se ka vdekur ai Gazda Mila ,

Shumë besëprerë  e shumë katila!...

Zgjohu, o Lotë Vaku –

Merri vëllezërit e dil te Laku !

Dil me vëllezër n’ Kikë te rrafshi ,

Ka vdekë Bozhidar Kangarashi !

Se ka vdekur Koicë Vojvoda ,

Bashkë me ta edhe Radivoja !...

Merrni frymë lirshëm mbas tashti –

Ka vdekur Millorad Kangarashi !

Kangarashi e Papoviqi ,

Dragolubi e Vujoviqi ,

Savë Bleçiqi e Dushan Gajtani ,

Bashkë me ta, ka vdekur Millani!...

Zgjohu, o Mulla Rizah Shurdhani ,

Përgjithmonë ka vdekur Stojani !

S’ ka Dragana, as Veliçka ,

Zotin, shqip e lutë Poliçka !...




Zgjohu , o Hilmi Kallaba –

Shkruaj shqip, si të  mësoi baba !

Luftove fundamentalist e barabë  –

S’ deshe për shqipen , alfabet arabë !

Zgjohu , o Metush Krasniqi –

Ka vdekur Drazha e Rankoviqi !

Zgjohu , o Metush Dajkoci –

Ka vdekur Stojan Domaroci !...

Zgjohu , o Sinan Haliti –

Velegllava , lirinë e priti !

Shkolla e re n’ mjedis t’ Malësisë –

Çerdhe drite e diturisë !

Zgjohu , o Ramë Myrta –

Se për ne , ka zbardhur drita !

Zgjohu , o Hysen Neziri –

Velegllava , ju pret ma s’ miri !

Zgjohu, o Asllan Dushica –

T’ thërret Maroca e Huruglica !...

T’ thërrasin vëllezërit te Ostrogllava ,

Të thërret n’ dasmë Velegllava !

Zgjohu, oj Rabë Pishtari –

Moj trimëreshë , nuse shqiptari ,

Merr Ajeten , atë kunatë –

Thuaja këngës si e ke zanat !

Zgjohu , oj Hanife Rushiti –

Gjaku yt , këtë tokë  e shndriti !

Eja , këtu , moj nënë  malësore –

T’ hedhim valle dorë për dore !

Zgjohu , o Asllan Fetahu –

Se n’ këtë tokë flet shqip Allahu ,

Shqip flet qarri , bungu , ahu ,

Të lumtë dora , të lumtë krahu !

Zgjohu , o Mursel Hajdini –

Shqipja krahët kudo i shtrini !

Zgjohu , o Sejdi Sahiti –

Se kjo tokë , lirinë  e priti !


Zgjohu , o Daut Mahmuti –

Se s’ na trembë topi , as baruti !

Pushkë e top e kemi lapsin –

Armiqtë tanë do të pëlcasin !

Zgjohu pra, o Kadri Zeka –

Se armiqve ju erdhi  vdekja !

Se n’ Kosovë po lulëzon jeta ,

T’ gjithë shqiptarët n’ troje t’ veta !

Thirri këtu, vëllezërit Gërvalla –

Ju thërret n’ dasmë Velegllava !

T’ hedhim valle krah për krahu –

S’ do të shkelë këtu ma, opingë shkau !

Zgjohu pra, o Rexhep Mala –

Krejt Shqipëria po t’ banë t’ fala !

T’ fala shumë Nuhi Berishës ,

Se kanë ngordhë  “thundrat e bishës”!...

Zgjohu, o Rizah Dauti –

Vdiq tradhtari , vdiq hajduti !...

Zgjohu , o Ajet Isaku –

Dasmë lirie ka Gollaku !

Zgjohu, o Afrim Gagica –

Të pret Kika e Huruglica ,

Desivojca dhe hogoshi ,

Përgjithmonë ka vdekur Milloshi !...

Janë bashkua të  gjithë shqiptarët –

Nuk sundojnë ma këtu barbarët !

Këlyshët e ujqve prej Karpatit –

I thyen dhëmbët n’ luftë t’ taksiratit !

Mbi qëndresat heroike –

Lindi Kosova demokratike ,

N’ aleancë me forcat mike ,

E ka forcën titanike !

T’ gjithë shqiptarët janë lidhë ngushtë ,

Janë bashkua si gishtat n’ grusht !

Si një grusht i fortë  çeliku –

S’ ka çka i banë kurrfarë armiku !


      2. Te Kulla e Tugjecit 

Moj Malësi , moj legjendare ,

Kurrë s’ ke pasë dasmë ma t’ madhe !

Kurrë s’ke pasë kaq bukuri ,

Kaq mikpritje e bujari !

Kurrë si sot nuk ke pasë  burra ,

Vijnë makinat turra – turra !

Kurrë s’ ke pasë ma shumë gëzime ,

Përshëndetje e përqafime !

Dasmë e madhe e lirisë  ,

Kuqezi n’ maje t’ Malësisë !

Nga të gjithë trevat shqiptare –

Vëllezër , motra , vijnë  krenare !

Vijnë të gëzueshëm prej Prishtine –

Me shfry mallin në vendlindje .

Vijnë nga Shkupi e Gjilani –

Në Tugjec – atje te Hani !...

Vijnë nga Kruja e nga Tirana –

N’ këtë Malësi , ku i lindi nana !

Vijnë nga Brusa e Stambolli –

I thërret vendlindja , i thërret trualli !...

Është mbushë Kulla plot kujtime ,

Është mbushë kodra plot shkëlqime ,

Është mbushë shkolla plot gëzime ,

Është mbushë mali plot gjelbërime ...

Sa krenar valon flamuri ,

Është gëzua dheu, është gëzua guri !...

Fortë janë gëzua dhe shpendët e malit ,

Gëzueshëm rrahë dhe zemra e djalit !

Atje n’ rrafsh, te Xha Demiri –

N’ hije t’ ahave , ku është ma së miri ,

Na pret flladi dhe puhia ,

Kënga, gazi dhe mahia ...




Na pret bari e na pret fieri ,

Na pret uji si xhevahiri ,

Na pret fyelli e kavalli ,

Shuhet etja, shuhet malli ...

Na pret kënga e Malësisë  ,

Bashkë me tingujt e çiftelisë .

Na pret vallja jonë burrërore ,

Bashkë me lodra n’ kodrinore .

Na pret djepi i trimërisë  ,

Presin odat e burrërisë  ,

Presin sofrat e bujarisë  ,

Jehojnë  këngët e lirisë  .

Thërrasin mrizet , thërrasin vorret –

Mos t’ i lamë t’ zbrazëta oborret !

Thërrasin malet dhe zabelet –

Mos t’ i  lamë t’ shkreta themelet !

Nga mallëngjimi e gëzimi –

Si vullkan shpërthen kushtrimi !

Jehonë malesh , del nga zgjimi –

Në Gollak, ju thërret rikthimi !...

II. Shefqet Bylykbashi - Kapetani

Zgjohu, o Shefqet Kapetani –

Mblidh ushtarët e dil te Hani !

Eja , o Shefqet Bylykbashi –

Ka vdekur Bozhidar Kangarashi !

Zgjohu, o Shyt Mareci –

Dasmë lirie , ka Tugjeci !

Shyt Mareci – Bislim Zeqiri ,

Po t’ pret oda te Xha Demiri !

T’ thërret Meshina, t’ thërret Zejçeci ,

Sfirca, Gëmica e Gjyrisheci...

Zgjohu pra, o Mehmet Krileva  –

T’ thërrasin burrat në këto treva !...

Zgjohu, o Ajet Kosovica –

Se kanë vdekur xhelatë  , “ubica”!

Bani zë dhe vëlla – Veselit ,

Kanë vdekur këlyshët e kriminelit !

Zgjohu, o Hajdar Bajrami –

Merri shokët e dil te Hani !

Këtu i ke vëllezër e motra –

Se ka vdekur Lubo Shotra !

Zgjohu, o Fejzë Ibrahimi –

Në Tugjec , po t’ pret tubimi !

Nipa e mbesa t’ Azem Galicës –

Ka vdekur Draga i Kostadincës !...

Zgjohu , o Bejtë Ali Pireva –

Merr frymë lirshëm  mbi këto treva !

T’ thërrasin burrat e Gollakut –

Vdiq Jovani e Rada i Trajkut !...

Zgjohu, o Zmber Bekë  Doda –

Se ka vdekur, ai Vojë  Vojvoda !

Ka vdekur Voja e Radosh Kuliqi ,

Bashkë me ta, Radomir Joviqi !...

Zgjohu , o Shahin Liman Zajçeci –

T’ thërrasin malet , t’ thërret Tugjeci !

Ka vdekur Luba Popoviqi ,

Nuk festohet ma Bozhiqi !...

Zgjohu, oj Qamile Saliqi –

Kanë vdekur OZNA e Popoviqi ,

Viçi , Biçi e Kallabiçi ,

“Pobratimi “ e “Kumoviçi!”...

Zgjohu, o Behlul Klaiqi –

Se ka vdekur ai Rankoviqi !

Ka vdekur Vllada Shilegoviçi ,

Vdiq Dragani , ka vdekur “biçi”!...

Zgjohu , o Ali Buzaku –

T’ thërret vendlindja, t’ thërret Gollaku !

Se ka vdekur ai “Babë”- Stalini ,

Titovjanët dhe Lenini !...

Zgjohu, o Nuhi Berisha –

Se s’ na ndjekin ma këto bisha !

Thirre këtu dhe Rexhep Malën  –

Bashkë me Ju, ta hedhim vallen !...

Zgjohu , o Latif Matoshi –

T’ thërret Drenica e Taraboshi !...

Hapi krojet e urtësisë  –

Le t’ pinë ujë bijtë e Shqipërisë !


III. Qamile Saliqi

Zgjohu , oj Qamile Saliqi –

Kanë OZNA e Popoviqi !

Viçi , Biçi e Kallabiçi ,

“Pabratimi” e “Kumoviçi!”...

Fara e keqe – farë tradhtare ,

Përgjithmonë kanë  dalë fare !

N’ historinë e gjithë Shqipërisë –

Kanë mbet plehu i historisë  !...

Zgjohu njëherë , motra Qamile –

Na pjekë flija hiq pa hile !

Na i pjekë mirë  petullat e flisë –

T’i  hanë trimat e lirisë !

IV. Behlul Klaiqi

Zgjohu, o Behlul Klaiqi –

Se ka  vdekur Rankoviqi !

Ka vdekur Vllada Shilegoviqi ,

Vdiq Dragani e ka vdekë  “biçi”!

Zbrit nga maja e qershisë  –

Shihi trimat e Shqipërisë  !

UÇK-ja na e hoqi litarin –

Liri solli për shqiptarin !

Në Kosovë dhe n’ mbarë Gollakun ,

Përgjithmonë na e hoqi dajakun !

Na e hoqi “kërrstin” e “petokrakun” ,

Për vëllazëri na e mori hakun !

V. Ali Buzaku

Zgjohu , o Ali Buzaku –

Se n’ liri feston Gollaku !

Se ka vdekur ai “Babë”- Stalini ,

Titovjanët dhe Lenini !...

Nuk je ma “irredentist” ,

“Saboter”, “separatist” ,

“Nacionalist” , as “terrorist” ,

As “titist” , as “enverist”!...

Nuk je ma “Buzakoviq “ –

Je i gjallë me vëllezër, miq !...

Je ndër lulet e pranverës ,

Je n’ themel te pragu i derës .

Çohu Ali, eja t’ rrimë pak ,

Merre fyellin e dil n’ Novak !...

Për këtë tokë, Ti , derdhe gjakun –

Vëllezërit Tu, ta morën hakun !

Lëshoja zërin , o vëlla, fyellit –

Le t’ jehojë lugjeve , pyllit ,

Le t’ jehojë n’ kreshta t’ Malësisë ,

T’ ia trishtojë cubat Serbisë !

VI. Nuhi Berisha 

Zgjohu , o Nuhi Berisha –

Se s’ na ndjekin ma këto bisha !

Thirre këtu edhe Rexhep Malën ,

Bashkë me Ju, t’ a  hedhim vallen !

T’ hedhim vallen e lirisë ,

T’ këndojmë këngët e lavdisë ,

T’ këndojmë himnin tonë krenar ,

Për bashkimin tonë kombëtar !

T’ këndojmë këngën e legjendarit –

Komandant Adem Jasharit

Dhe t’ gjithë trimave të këtij dheu ,

Që luftuan si Skënderbeu !

VII. Latif Matoshi 

Zgjohu , o Latif Matoshi –

T’ thërret Drenica e Taraboshi !

Bëri zë Xhemajl Obrisë  –

Mblidhi burrat e Malësisë  !...


Mblidhi krerët e gjithë  parësimin –

T’ lëmë hakmarrjen – t’ bëjmë pajtimin !

Mos harroni Ramadan Shabanin ,

Ta nderoni mbarë vatanin !

Mbyllni plagët shekullore ,

Mbillini lule – mbyllni vorre !

Hapni krojet e urtësisë  –

Le t’ pinë ujë bijtë e Shqipërisë !

T’ mos ketë kurrë grindje , përplasje ,

As hakmarrje , as vëllavrasje !

Të rrojmë bashkë  me forcë çeliku ,

T’ mos na ndajë ma kurrë armiku !

      3. Në Lug të Lisockës 

Janë mbledhë burrat n’ Lug t’ Lisockës ,

Nga gjithë trevat e Kosovës .

Kujtojnë vatrat dhe të  parët ,

Kujtojnë trimat , legjendarët !...

Lisockë , Zhujë  edhe Shahiq ,

Gjyrishec , Magurë, Dazhnicë  ...

Vijnë këtu me t’ vetmen bindje –

Për të bërë nderim n’ vendlindje !

Në këto male të  Lisockës –

Nuk ka ma vojvodë t’ Marocës ,

Nuk janë gjallë  ma Papoviqët ,

Këta xhelatë – kjo lozë e fëlliqët !

Nuk është gjallë  Vovodë Kojica ,

S’ ka çetnikë ma , as “ubica”!...

Nuk është gjallë  ma Radivoja ,

Shqip këndojmë e shqip flet goja !...

Rrezon Kika – qeshet Zllashi ,

Ka vdekur Bozhidar Kangarashi !

Kangarashi e Milloradi ,

Vdiq Milloshi e Beogradi !...

Motra e vëllezër vijnë  nga Shkupi –

Nuk është gjallë  ma Dragolubi ,

Vujoviqi , as Millani ,

N’ duar t’ shqiptarëve është Gjilani .

Është Gjilani, është Kosova ,

Është Presheva e Kumanova ,

Gostivari e Tetova ,

Shkupi , Ohri e Kërçova...

Është Tivari e Ulqini ,

Plavë, Gucia e Dukagjini ,

Lezha , Kruja edhe Peza ,

Manastiri , Arta , Preveza ...

Lam Shahiqi , biri i trimërisë ,

Dil në Kikë, n’ maje t’ qershisë ,

Thirri trimat e Malësisë  ,

N’ dasmë të madhe të lirisë !

II. Thirrje trimave

Zgjohu , o Ramë Haliti –

Shih Gollakun se çka priti !

Nuk është gjallë  ma Allaj Begu ,

Demir Çaushi , as Bejlegu !...

Zgjohu , o Mulla Idrisi –

T’ thërrasin malet lis pas lisi !...

T’ thërrasin tabet , t’ thërret Gollaku ,

N’ Gjyrishec , të pret konaku !...

Zgjohu , o Liman Shahiqi –

Se ka vdekur ai Papoviqi !

Kanë vdekur Vuk e Lek Boroci ,

Dushan Gajtani e Kojicë  Maroci !...

Zgjohu , o Hysen Zhuja –

Kaloi lufta, kaloi rrëmuja !...

Ka vdekur Zallko Menkoviqi ,

Dragolubi e Vujoviqi !...

Zgjohu , o Salih Sadiku –

Nuk sundon ma këtu armiku !

Se ka vdekur Aleks Kërstiqi ,

Dhe Dushani , këtë tokë  që e fëlliqi !...




Zgjohu, o Zeqir Maroci –

Ka vdekur Stojan Domaroci !

Ka vdekur Bllaga , ka vdekur Draga ,

Ka vdekur Zaka , vdekur Taka !...

Zgjohu, oj Nëna Zarife –

N’ gjuhën shqipe shruaj “Elife”!

Ka vdekur Gjorgja i Mark Bratillocit ,

Dhe Veliçku i Domarocit !...

Zgjohu , o Latifi i Muslisë –

Qitja shalën atij Dorisë  !

Bëri zë dhe vëlla – Rifatit ,

Le t’ ia qesin shalën atit !

Jepja vrapin para bajrakut –

Priti krushqit e Gollakut !

Priti krushqit e Dardanisë  ,

Se po vijnë n’ brigje t’ Malësisë !

Priti krushqit e Lirisë  ,

Nga gjithë trojet e Shqipërisë !

Merr maramën e nusërisë  –

Me gjak trimash është  qëndisë !

Zgjohu , o Ali Huruglica –

Shkruaj poema, shkruaj skica !...

Thuri vargjet e lavdisë  –

T’ i  këndojnë bijtë e Shqipërisë !

Zgjohu, o Hajdin Hasani –

T’ presin nxënësit atje te Hani !...

Na e mëso matematikën ,

Na jep dije , na e shto rritën !...

Zgjohu , o Muharrem Shahiqi –

Ngrite zërin prej artisti !

Dil në skenë , si na e ka hatri –

T’ pret humori , t’ pret teatri !...

Zgjohu , o Rafet Isufi –

Se n’ Kosovë, na erdhi triumfi !

Me Ushtrinë tonë  Çlirimtare –

Dritë lirie n’ tokat shqiptare !


III. Liman Shahiqi

Zgjohu, o Liman Shahiqi –

Se ka vdekur Vuk Angjeliqi !

Dhe çetnikët nga Sijarina –

Kurrë n’ këtë tokë s’ do t’ bëjnë marrëzira !

N’ log t’ burrërisë, thirre Hazirin ,

Ramazanin dhe Zahirin ,

Që në mbrojtje të trojeve t’ veta –

Ranë nën thika e bajoneta !

Thirre Azemin dhe Hasanin ,

Që kanë mbrojt me gjak vatanin !

Thirri Lushit e Brahim Zhujës ,

Që i bënë ballë  luftës dhe rrëmujës !

Zgjohu Liman, o trimi i nënës  –

S’ ka çetnikë të Starabajës ,

As në male , as n’ zabele –

S’ vjedhin ma as lopë, as dele !

As n’ Karoll , për rreth kufirit ,

As te “Shpijat e Beqirit”,

As te “Vorri i Ketanit”,

Nuk vdes kurrë zëri i Limanit !

Zgjohu Liman – zogu i shqiptarit ,

Dil njëherë te Mali i Zharit –

Thuaja këngës n’ grykë t’ martinës ,

Le t’ jehojë Lugu i Sijarinës !

Zgjohu njëherë, o bacë  Avdyli ,

Me atë martinë  si gojë bylbyli ,

Me i dalë n’ mbrojtje gjithë kufirit ,

Me u marrë hak Ramës e Zahirit !

Brahim Zhuja, po thërret te Kulla –

Ejani t’ pimë duhan me llulla ,

Se kanë vdekur pandurët n’ patrulla ,

S’ ka asqerë , çetnikë , kaurra!...

Zgjohu Liman – trimi i Gollakut ,

Hip n’ Karoll , n’ maje t’ oxhakut ,

Ndez barutin e çoi n’ hava –

Kështu merr hak vëllai për vëlla !

Zgjohu njëherë , Gjyli, moj motër ,

Uli trimat në një  sofër ,

Se kemi trima beng e beng –

S’ mundet shkau me na marrë peng !

Zgjohu Liman , e thirri djalit ,

Dilni bashkë te Bishti i Malit !

Zgjohu Liman – biri i kreshnikut ,

S’ të shpon kurrë plumbi i çetnikut !

Man Shahiqi , po i thërret Azemit –

T’ i  mbrojmë kullat e këtij vendit ,

Nga çetnikët e Marocit

Dhe xhelatët e Leskocit !...

Zgjohu njëherë , Izeti i Hoxhës –

Lëshoja sytë Sfircës , Kosovës !...

Në Zajçec , shko te Rakitat ,

Se kanë vdekur çetnikët, komitat !...

Zgjohu Liman, o trim i nënës  –

Ka vdekur Gjura i Starabajës ,

Ka vdekur Trajku i Moçarës ,

Boshkoviqi dhe këlyshët e Rajës !...

Zgjohu Ali, t’ shkojmë n’ odë t’ Limanit ,

Për iftar të Ramazanit ,

Bëri zë edhe bacë  Januzit ,

Se kanë vdekur t’ bijtë e domuzit !

Nel Shahiqit , çoja selamin –

Ndreqe odën e ndize zjarrin ,

T’ vijmë , t’ a  falim “Taravinë” ,

T’ bëjmë dua na, për LIRINË !

Zgjohu Ajet, provo martinën  –

Dridh Marocën dhe Sijarinën !

Tregoj Gjurës edhe Trajkut –

Qysh janë trimat e Gollakut !

Zgjohu Çerkin , jepja vervele –

Nisja këngës nëpër zabele !

N’ grykë t’ martinës këndoi meselet –

S’ mundet Dença , me na i marrë delet !...

Zgjohu Liman – trimi i Malësisë ,

Që i del Zot, gjithmonë  trimërisë ,

Thirre Maliqin e Boshnjakisë  –

Ballë për ballë që i del Serbisë !

Zgjohu njëherë , o bacë  Limani ,

Se ka vdekur çetnik Stefani !...

Dil te Kulla, dil te Hani ,

Lum për Ju, që u pat vatani !

Ju thërret kënga e çiftelia ,

Ju thërret oda e krenaria ,

Ju thërret faqja e historisë  –

Nderi i kombit të shqiptarisë !

IV. Zeqir Maroca 

Zgjohu , o Zeqir Maroca –

Në tubim, po t’ pret Lisocka !

Thirre Halitin e Gjyrishecit ,

Bejtë Pirevën prej Tugjecit ,

Ejani bashkë në  këtë tubim –

Ta ndajmë së bashku këtë gëzim !

Eja pra, Zeqir Maroci ,

Ka vdekur Stojan Domaroci !

T’ gjithë armiqve ju thanë kocat ,

Papoviqëve nga Maroca !

Vdiq Kojica e Bozhidari ,

Radivoja e Milloradi ,

Dragolubi e Millani ,

Vujoviqi e Dragani !...

T’ thërrasin malet e Dazhnicës –

Ka vdekur Bllaga i Kostadincës !

Ka vdekur Bllaga , ka vdekur Draga ,

Ka vdekur Taka , ka vdekur Zaka !...

Ka vdekur moti Aleks Kërrstiqi ,

Përmbas tij, Dragan Kërrstiqi !

Ka vdekur Veliçku i Domarocit ,

Gjorgja i Markut prej Bratillocit !...



Ka vdekur Drazha dhe drazhistët ,

Ka vdekur Tito dhe titistët ,

Ka vdekur UDB-ja e Rankoviqi ,

Bashkë me ta, Millosheviqi !...

Kanë vdekur shumë  argatë – tradhtarë ,

Pobratima edhe kumbarë  ,

Shumë udbashë e dajallarë ,

Që n’ hyqymet ishin zagarë !

Bimë e dreqit , hyzmeqarë  ,

Me pushkë krahut, si gjahtarë ,

N’ cep të syrit me plisa t’ bardhë ,

Nëpër male duke vra shqiptarë !...

Ju dhanë grada e i bënë  të parë –

N’ histori mbetën tradhtarë !

T’ gjithë shërbëtorët e Serbisë –

Mbetën PLEHU I HISTORISË  !

*****Demir KRASNIQI:”Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen