PËRSHËNDETJE E VJERSHËRUAR
HALIL XANI - Drenicë
Përshëndes Imriun në Norvegji
Po aq shumë Ismetin në Suedi
Ali Rexhepin dhe Sabriun
Xhevat Grabanicën e Shemsiun
Përshëndes dy djemt e mi
Benin e Ekremin në Gjermani
Diku në Evropë Sali Kabashin
Në Francë shokun Agim Gashin
Drita Nushin një zonjë e randë
Me familje në Finlandë
Në Norvegji përshendes Naserin
Në Zvicër s`e harroj Enverin
Dritën e Rabijen me fëmijë
Fetijen e Shabanin në Australi
Përshëndes Liriun në Kanada
E kam mik kaherë s`e kam pa
Edhe Suadën në Sarajevë
Tezakun Ilazin diku në Gjenevë
Në Lublanë Bedriun me fëmijë
Në Milano dy nipat e mi
Në Gjermani Qamilin e Qerimin
Edhe Ismailin dhe Ibrahimin
Edhe kushen tim Samiun
Në Zvicër mikun Nazmiun
Fatmirin me shoqe në Austri
Edhe Dritonin në Itali
Në Belgjikë përshëndes Fisnikun
Këndej në Mitrovicë vëlla Sadikun
Në Zvicër të fala Ibrahimit
Në Egjipt të fala Lulëzimit
S`e harroj Besnikun në Berlin
As Albertin në Ulqin
Abdullah Xhaferin në Tetovë
Demir Krasniqin në Kosovë
Kusherirën Abiden në Turqi
Tezakun Sabitin në Angli
Në Holandë Shemsi Makollin
Në Gjermani Shaban Cakollin
Në Danimarkë Qaushin e Veziren
Në Finlandë edhe Fatmiren
Adem Gashin gjëzëtar
Në Danimarkë punon me ditar
S`e harroj poetin Rizah Sheqirin
As në Zagreb shokun Ilirin
Në Azerbejxhan përshëndes Jakupin
Pastaj në Londër mikun Tim Shkupin
Në Durrës përshëndes Renisin
Të gjithë shqiptarët dhe farefisin
Le të më falin ata që i kam harruar
Vërtet gjeografi e zgjeruar
Siç e shihni kam listë të gjatë
Të farefisit e miqve në mërgatë
Këta s`janë të gjithë kam dhe të tjerë
Do t`i përmend një tjetër herë.
E mërkurë, 22 tetor 2008
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen