Sonntag, 10. Oktober 2010

Dabishevci i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!

Dabishevci i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!

05 October 2010
Dabishevci
Autor :
Asllan Dibrani

Reklamoni tek Tribuna ShqiptareReklamoni tek një nga publikimet
më serioze shqiptare në internet
http://tribunashqiptare.com 
AlbemigranT.comFaqja e emigrantëve shqiptar
www.albemigrant.com

Nga Asllan Dibrani

Të flasësh për fshatin Dabishevc është një krenari  dhe privilegj i veçantë duke përfshirë rrotacionin i tij historik  gjatë periudhave të ndryshme. Njeriu përfiton përshtypjen se shumë  ngjarje të këtij fshati fare nuk janë publikuar nga mediet,gjë që nga instiktiviteti dhe inspirimi i brendshëm shpirtëror vendosa të shkruaj për ketë fshat të bukur dhe piktoresk.
Fshati Dabishevc shtrihet në rrugën magjistrale Prishtine Keqekollë dhe shpie drejt Gallapit.Pozita e tij gjeografike është shumë e mirë ne një  rrafshnaltë.Fshati gjatë historisë ishte nën organizimin administrativ  sipas apetiteve të sunduesve të huaj,  një kohë ishte  nën administratën e Orllanit ,pastaj nën administrimin  e Strexofcit ,një periudhë edhe sot e kësaj dite disa dokumente të moshuarit shkojnë i marrin në Dardanë në ish(Kamenicë) ndërkohë ishte po ashtu nën administrimin e sajë,tani që një kohë është  nën administrimin e Komunës së Prishtinës .Fshati Dabishevc  përkufizohet me Prapashticën ,Gllogovicën ,Hajkobillën  dhe në veriperëndim me Serbinë. Mund ta theksojmë se është një pikë strategjike për Kosovën .Ky fshat është po thuajse një vend malor i  cili ka një klime relativisht  të ftohtë në kohën dimërore .

Fshati Dabishevc në periudhën e luftës së dytë botërore

 Ky fshat la gjurmë dhe njolla gjatë historisë , po në Dabishevc në luftën e dytë botërore për herë të parë  njësitet gjermane hasën në rezistencë,në një organizim frontal luftarak, ku  forcat gjermane lanë në këtë betejë 21 ushtarë dhe shumë mercenarë serb që e nxiten konfliktin në mes forcave gjermane dhe të asaj  shqiptare. Pushka e parë e hapur kundër forcave gjermane konsiderohet kjo  e Dabishevcit nga  Asllan Ajeti një luftëtar  i denje i fshatit Dabishevc, Në shenjë kushtrimi krisi pushkën e parë kundër nazistëve dhe në formë të rrufeshme u bashkëngjitën  luftëtarë tjerë nga fshati. Kësaj beteje ju  erdhën në ndihmë edhe forca nga fshatrat Prapashticë , Keqekollë,Marevc ,Gllogovicë ,Hajkobillë  dhe fshatrat tjera,që ishin në gjendje gatishmërie gjithnjë,  Këtu pati te vrarë vetëm një  dhe dy te plagosur, meqë kishte luftëra të përhershme  kundër  pushtuesve të Serbisë,okupatorëve serbo-slloveno-kroate, një kohë bullgarëve italiane etj. Kjo datë e 24 prillit të vitit 1941 në luftën e dytë botërore, fshatin Dabishevc e gjeti përballë një sfide jo të zakontë ku alarmi u përhap në qendrën ushtarake të Berlinit për pasojat qe pësuan dhe pas një përgatitje një javore  filloj një ofensive e pa parë ,me gjithë arsenalin luftarak ,me mjete te rënda  u dogj i tërë  fshati  pos tri shtëpive. Me datën 03. maj 1941 një njësi  e kombinuar e korpusit XI  ushtarak gjerman ne përbërje të  së cilës ishin edhe Divizioni  i 294 i këmbësorisë  në aksionin hakmarrës vranë  mbi  50 veta  dhe zunë rob  mbi 250 veta   ku një numër  i madh sot e asaj dite nuk janë gjetur kurrë.

Dabishevci në periudhën  nga lufta e dytë botërore  deri në  luftën e fundit  në vitin 1999

Në periudhën  e pas luftës së dyte botërore  ky fshat  ishte  një gjendje të mjerë  dhe lakuriq pa pasur kurrfarë mbështetje ekomomike ,kulturore as financiare nga qe u dogj i tëri! Fshatarët  në format ma primitive filluan të gjallëronin fshatin duke u marruar me  blegtori ,dhe bujqësi,  ku si mjet pune kishin përmenden  e drurit që i përdornin për lëvrimin e tokës ,leshin  e deleve për veshmbathje , bukën  duke e përfituar nga  toka  e kështu me radhe.  Këtë fshat   edhe pas luftës së dytë botërore, forcat çetnike  të Serbisë nuk e lanë të qetë   duke   bërë preson  gjithnjë ,por ma i veçanet ishte edhe  aksioni i armëve  që pati  burgosje ,maltretime  çnjerëzore!Ky fshat fillimisht ndërtuan një shkollë katër klasëshe deri  ne vitet e vona  ku u hapë edhe  tetëvjeçarja . Pas tetëvjeçares nxënësit për shkollim të mëtutjeshëm u detyronin ti mësyheshin Prishtinës 35 km largësi.  Nga ky fshat  dolën shumë njerëz të shkolluar,gjeneratë pas gjenerate,  ku sot japin kontributin e vet në lami të ndryshme   në Prishtinë dhe ma gjerë.

Dabishevci  i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!

Dabishevci pas luftës së fundit ne 1989 po thuajse  u detyrua të shpërngulet i tëri,  ku mundën e ma së tepërmi në  komunën e Prishtinës,po edhe në kurbet një numër i tyre iku. Nga formacionet  e organizuara  të UCK-së fshati  e filloj luftën me 07. prill vitit 1989  në shenjë rezistence  nga arsenali  ushtarako-çetnik-serbe qe sulmuan fshatin me mjetet ma te renda  të luftës . Fshati i dha dy heronj   nga gjiri i vet në luftë duke e mbrojtur fshatin nga hardhitë çetnike që gjithnjë  ky fshat ishte halë ne sy për ta.



Ushtarët e kësaj zone qe vepruan në kuadrin e shtabit të Zllashit si pikë strategjike për tu strehuar zgjodhën shtëpinë e Feti Ssahit Dibranit, e cila ju shërbeu për ta mbrojtur fshatin.  e pikërisht këtu ndahet edhe fshati Dabishevc ,Gllogovicë dhe Prapashticë.

Komandant Azem Azemi dhe ndihmës komandanti Sali Matoshi ranë heroikisht që  ishin në organizim ushtarak të fshatit Dabishevc , nën direktivën e Shtabit Ushtarak të U.C.K-së  në fshatin Zllash . Fshati kishte 56 familje para lufte  kështu thekson edhe Ujup Hyseni që e takuam në këtë fshat

Ujup Hyseni përfaqësues i tri fshatrave dhe ish luftëtar  ne luftë e fundit

 dhe përfaqësues i fshatit Dabishevc ,Hajkobillë dhe Gllogovicë që gravitojnë në kuadrin e fshatit Dabishevc si bashkësi administrative. Në vazhdim zoti  Ujup thekson se në ketë lufte fshati u dogj  64.46% ku fshatarët duke e pasur një rrezik potencial të përditshëm ,meqë kufiri është afër  me Serbinë u shpërngulën  por nder kohë u kthyen  prapë në vatrat e veta vetëm 17 familje ku edhe sot jetojnë.Në lagjen e hasimajve kanë mbetur  dy familje Emin Hasimi dhe Agim Hasimi,në atë të lagjes  llapcide , tri familje Ujup Hyseni,Shefki Abazi  dhe Shaban Abazi. Fshati u boshatisur  edhe ne mungesën e kushteve  elementare. Lagja e ymerajve është  e boshatisur e tëra po ashtu edhe lagja  e Mutivodës. Të matoshët  si lagje në vete ,ka mbetur vetëm një familje Jetullah Beqiri  bash në zonën kufitare me Serbinë .Lagjja e ramadenëve po ashtu është  pa as një familje, në lagjen e Dulahëve kanë mbetur vetëm dy familje Dulah Dulhu dhe Ramiz Dulahu ndërsa të lagjja e babiqeve   sot jetojnë Muhamet Azemi dhe Fehmi Azemi ,Në Lagjen e beqirajve janë familjet e  Sokol Rexhepi,Nezir Rexhepit dhe Aziz Fetahut të  babiqët këndej lumit është Sejdi Babiqi dhe një familje tjetër Kështu që mund te themi se gjithëseit janë 17 familje  që jetojnë sot në Dabishevctha zoti Ujup Hyseni.
Me ndihmën e organizatave humanitare  edhe të kuvendit komunal të Prishtinës u ndërtuan disa shtëpi dhe shkolla e  re e fshatit ,

Pamje e shkollës së re, shkollës se vjetër ,ambulantes dhe zyrës se vendit

në ambulancë të re dhe zyra e vendit,  po zoti Ujup thekson ma tutje se  edhe se u ndërtuan këto pak shtëpi dhe shkolla, sikur nuk patën efektin e vet akoma  ,ku si vërejtje të veçantë potencon se jemi mbetur prapa shpine të njerëzve aktual  të qeverisjes, e pikërisht edhe me rrugën e cila ngeci  qe disa vite. Sipas zotit Hyseni  mos realizimi i disa kushteve elementare do të thotë edhe ma tutje nxitet shpërngulja nga kjo ane  ku do të jetë një dëm i madh  për këtë anë  dhe proteston vrullshëm duke kërkuar qe sa ma shpejt qe është e mundur të ndërtohet rruga qe na mbeti gjysmë,  qe është në projekt qe disa vite  të lidhen rajoni i Prishtinës me( Kamenicën) Dardaninë përmes lagjes së Llapcidesë me Gllogovicën Krileven ,Strexofcin për Kamenicë- Dardanë dhe në anenë tjetër që ne fillim te fshatit




Fillimi i fshatit Dabishevc qe përkufizohet me  Prapashticën  dhe degëzohet në drejtim të Hajkobillës dhe  tjetra ne drejtim te Gllogovices  qe e lidh  Kamenicën
nga Prapashtica ,ndahet rruga dhe kalon për mes te fshatit ,vazhdon për  në fshatin Hajkobillë Zajqevc Tugjevc  Gimicë etj që i lidhet edhe me pjeset shqiptare të Kosovës lindore  që janë akoma nën okupimin serb.

Shkruan Asllan Dibrani  foto- reportazh  2010 Prishtinë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen