Medvegja Forum në gazetën Lajm
Shoqata Kulturore Bamirëse “Medvegja Forum” formon grupin letrar “Bafti Krasniqi”
Qëllimi kryesor i grupit letrar “Bafti Krasniqi” është që në të ardhmen do ta realizoj një reviste në gjuhen shqipe në Medvegjë ka thënë Uka
FLLORETA MORINAPrishtinë, 25 tetor
Shoqata Kulturore Bamirëse “Medvegja Forum” është e themeluar me 24 qershor 2006 në Prishtinë nga një grup të rinjsh entuziast, nxënës dhe studentë, të cilët me veti mbanin kujtimet me të mira për vendin e tyre Medvegjën, që padrejtësisht i larguan nga vendi i të pareve të tyre. Qëllimi i shoqatës ka qenë dhe është të ketë një formë të organizimit Kulturore-Edukativo sportive brenda për brenda shqiptareve të dëbuar padrejtësisht nga Medvegja në vitet 1999-2001.“Medvegja Forum” selinë qendrore e ka në Prishtinë, ndërkaq i ka dy degë në Medvegjë dhe Fushë Kosovë.
“Medvegja Forum-in” e drejton një staf prej 8 personave: Burim Uka kryetar, Arsim Syla, Driton Beha, Faton Beha, Florije Bislimi, Ilir Arifi, Liridon Zejnullahu dhe Jeton Emini të gjithë studentë dhe po sa të diplomuar. “Medvegja Forum” vepron në kuadër të medvegja.net, projekti për një web faqe në gjuhen shqipe në Medvegjë ishte njëherit edhe projekti i parë i kësaj shoqate.
U formua grupi letrar “Bafti Krasniqi” i Medvegjës
Në kuadër të shoqatës “Medvegja Forum” u themelua këtë ditë edhe grupi letrar “Bafti Krasniqi”. Kryetari i këtij grupi Burim Uka tha se grupi letrar është pagëzuar me emrin e poetit dhe mesësit të madh Bafti Krasniqi. Ky grup ka kryesin të përberë nga 7 persona duke përfshi këtu edhe kryesuesin e këtij grupi . “Në këtë kryesi janë poet profesionist, gjuhëtar dhe dy poet të rinj. Qëllimi kryesor i këtij grupi në të ardhmen do të jetë të realizoj një revistë javore në gjuhen shqipe në të ardhmen në Medvegjë” u shpreh Uka.
Uka mandej kërkoj publikisht nga Ministria e Kulturës që ta zgjidhin problemin e lokacionit për zyrë të shoqatës. “Nga Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sport e Republikës së Kosovës kishim kërkuar që të na gjejnë një zgjidhje për një lokacion për zyrë të shoqatës në Prishtinë, sepse kjo është pengesë kryesore. Në Fushë Kosovë dhe në Medvegjë e kemi zgjidhur këtë çështje fal njerëzve që dëshirojnë të kontribuojnë” tha antarii keti grupi letrar Uka.
Disa nga aktivitetet të cilat i ka mbajtur shoqata “Medvegja Forum” gjatë këtyre viteve janë:
Aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në Qendrën për Transfuzion të gjakut në QKUK (2009).
Koncert në Fushë Kosovë 3 gusht 2009
Iftar i përbashkët 2009/2010
Turnir në futboll të vogël 8 gusht 2010
Koncert në Fushë Kosovë 8 gusht 2010
Aksion humanitar në Medvegjë ku ndihmuam tri familje
Pajisje të zërimit për Xhamin në Kapit të Medvegjes (me donacion të shoqatës “Medvegja” në Zvicër)
Gazeta LAJM,25 tetor 2010
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen