Sonntag, 24. Oktober 2010

KËNGËTAR I MESAZHEVE TË FUQISHME


Demir Krasniqi është këngëtar dhe kompozitor shumë  i talentuar. Ai deri tash ka punuar disa

mijërakëngë, të cilat janë bërë hite. Edhe  Demiri kur nisi kete art ishte i mendimit se duhet të

ekzistojnë kritere për t'u bërë këngëtar. "Varet krejt edhe prej atij që do të bëhet këngëtar se çka

dëshiron. Derisa nuk ekziston ndonjë kriter bazë për atë se kush duhet të bëhet këngëtar, kjo lë

të nënkuptohet se mund të bëhet kushdo që ka dëshirë këngëtar.   Sot është më lehtë të bëhesh

këngëtar, për shkak se teknika ka përparuar shumë, dhe ne në studio mund të bëjmë gjëra të

ndryshme. Megjithatë, edhe pse ekzistojnë paradokse të mëdha në lidhje me atë se kush bëhet

këngëtar e kush duhej të bëhej, mendoj se ky paradoks do të vazhdojë ende derisa të kemi një

ligj ku sqarohen në detaje këto gjëra", .  Të gjithë e fajësojnë ligjin që nuk është bërë ende,

ngase ai  ndoshta do të mundë ta pakësonte numrin e këngëtarëve të rinj, të cilët nga dita në

ditë po shtohen në numër;sot ka shumë këngëtarë, por shumica prej tyre nuk kanë identitet dhe

si të tillë ata edhe zhduken shpejt. Tjetër të veçantë që  kakëngëtari Krasniqi është ajo  se nisi

shumë më herët se sa kohën kur përparoi teknika e artit  muzikor,më herët se kur televizionet e

bëjnë punën e vet dhe se në studio mund të bëhet çmos, dhe se në kohën kur ai ka filluar të

këndojë ka qenë shumë e vështirë të bëhesh këngëtar, Demir Krasniqi kohën kur këndoi disa

këngë,dikush nuk kishte as guxim të përmendte emrin e atyre këngëve,lere më të i dëgjoi!Kan

kaluar mbi dyzet vite prej kur Demiri asnjë çast nuk u shkëput nga dëshirat,ndrydhëjet dhe

shqetësimet e popullit dhe se këtë dramë të tyre  arriti të shkrij gjitha idealet që lidheshim me

këngën që nuk  guxonte të e shfletonte  populli dhe historia nga rexhimi i egër pushtues,dhe

poashtu nxitjen si punëtor i arsimit tek të rinjët që edukonte që mos ti lënë që këto gjëra të

kuptohen me vonesë.Domethënë dyzet vite me këngën ky ishte identiteti i tij prej

këngëtari,pishtari të diturisë në një rrugë që nuk bëhej pa guxim.Demir Krasniqi shquhet njeri me

vlera të shumta si këngëtar i ëmbël ,idealist i përflakur i çështjes kombëtare,u bë shpirtkërkues

që dhimbjet e popullit të i shprehë mes këngës pa marrur parasysh presionin që ushtrohej mbi

te nga pushtuesi,kurse në procesin edukativo arsimor të sjell nëpër breza më shumë dritë dituri

dhe realitet të historisë kombëtare.Ai preku disa çështje të mprehta që fund dhe krye kishin të

bënin me atdheun,lirinë,arsimin...
Demiri ka kënduar shumë pishtarë të arsimit të cilët mbollën faren e diturisë nëpër breza,shumë

prej të cilave ua kemi sjellur lexuesëve,kësaj radhe të libri i tij "I PA EPUR" ne po ju sjellim

këngën për pishtarin e madh të diturisë Hysen Kqikun,për të cilin ju kemi shkruar edhe më

parë,por sado që të futemi në analiza,kënga flet më shumë dhe po ua japim në tërësi.


              58. KALA PËRJETËSIE

                        - Hysen Këqikut , poetit të paepur –

            Një mjeshtër i penës ,

            Shqipe Malësie ,

            Ngriti lartë  një kullë –

            Kala përjetësie .

            Seç i gdhendi gurët ,

            Që i nxori nga trojet ,

            Lartë i ngriti muret –

            Kala që nuk rrënohet .

            Ca gurë nga Zhegoci ,

            Ca nga Karadaku ,

            Ca nga Bujanoci

            Dhe ca nga Gollaku...

            N’ kala të kësaj ane –

            Njëqind e gjashtëdhjetë e tetë muratorë .

            Është kala dardane –

            Me njëqind e gjashtëdhjetë  e tetë dasmorë .

            Mjeshtër n’ krye vendi ,

            Që prinë  nga këto treva –

            Është Ali Kelmendi ,

            Që vjen nga Presheva .

            Me mjeshtri të  fshehta

            Vijnë këta ndërtimtarë...

            Me vargje të mprehta –

            “Feniksi” preshevarë .

            Me lule Shën Gjergji

            Do rriten fëmija –

            Kur vjen Dom Lush Gjergji

            Me “Dritën” nga Vitia .

            N’ Gjilan – “Dardania”,

            Si mbi det tallazi –

            Sjell vargje liria

            Dhe Rexhep Elmazi .
           
           
           

                  Bujanoci prore

                  Është në zemrat tona ,

                  Valles sonë vëllazërore –

                  Larg i shkon “Jehona” .

                  “Lajmtari”, “Nositi”

                  Edhe “Dituria” –

                  N’ rreze kudo ndriti

                  Dardana dhe Malësia .

                  Ej, Ramiz Kadriu ,

                  O, pena e ndërgjegjes –

                  Thirre vëlla “Shpëtimin”

                  Në vallen e Medvegjes !

                  Kala përjetësie –

                  Dritë e diturisë ,

                  Do të marrin dije

                  Bijtë e Dardanisë  !

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen