Stomatolog u Dr. Florian Bllaca nga Durrësi punon me mjete moderne dhe stil perëndimor e
Непожељне
X
Непожељне
Одговори
| прикажи детаље 12.43 (пре 54 минута) |
Stomatologu Dr. Florian Bllaca nga Durrësi punon me mjete moderne dhe stil perëndimore
Asllan Dibrani
Shqipëria posedon një strategji shumë të lartë me pozitën e sajë gjeografike në mes detit Adriatik dhe detit Jon në juglindje të Evropës dhe ka një bregdet të pasur me plazhe të mëdha me rërë të gjitha llojeve nga Shëngjini deri në Durrës, Vlora është e pasur edhe me plazhe rërore dhe gurore, ku vazhdon deri në Sarandën e bukur dhe të ëndrrave për një turizëm të mirëfilltë. Durrësi 3000-vjeçar edhe këtë sezon turistik pati çfarë t’u ofrojë mijëra turistëve nga vendi dhe rajoni që kanë nisur prenotimet e tyre në hotelet, fshatrat turistike dhe vilat buzë detit. Turizmi shëndetësor është njëra prej formave dhe potencialeve të shumta të turizmit. Turizmi dentar është një term i ri për shqiptarët, por në fakt ka filluar të sensibilizojë ndjeshëm aktorët e kësaj fushe. Durrësi është ndër qytetet me numrin më të madh të turistëve në sezonin veror dhe ka nisur praktikimin e turizmit shëndetësor, fillimisht në aspektin dentar. Kjo është një praktikë e suksesshme në vende të ndryshme, e cila është aplikuar edhe në Shqipëri ku ka çmime të ulta në treg për shërbimin dentare etj.
Stomatologu durresak Floriani që bëri emër me punën dhe dorën e artë.
Shqiperia duhet që ta këtë një platformë me programe dhe marrëveshje ndërshtetërore nga vendi qe vjen turisti me qëllim të sensibilizimit të stomatologëve, por edhe të mjekisë në përgjithësi.
Stomatologu Dr. Florian Bllaca nga Durrësi punon me teknologji ma moderne gjermane dhe përvoje perëndimore
Ishte një dite e zakontë me turist të shumtë në qendrën e qytetit të Durrësit ku një mik i imi kishte dhimbje dhëmbi, ku pa prit mas i thash se kam një njeri dhe na preferon se ku te shkosh ,dhe vërtet ashtu na u sugjerua që te jemi pacient te Dr Florian Bllaces, kirurg Maksilofacial ,një doktor ma me prestigjitet në qytetin e Durrësit në pallatin shumë koteshe ne rrugën"Grigor Durrësaku" mu fare pran bulevardit të qytetit.
N të hyre ne këtë pallat përballesh me një Klinikë stomatologjike "ALBDENT" shumë moderne me një teknologji fare të përsosur. Njerëzit kompetent të kësaj kirurgjie stomatologjike, lënë përshtypje mikpritje qysh në të hyrë te derës, me buzëqeshje ku fare ne fillim ishte një recepsioniste,po dhe ndihmëse mjeku e quajtur Griselda Poli e cila thotë se jam shumë e kënaqur qe mu ka dhëne rasti të punoj me Dr. Florianin dhe ndihem e privilegjuar, që në këto kohë të ngjeshura me turist të jemi në shërbimin e tyre edhe mbas orarit të punës, ku ma tutje thekson se ne si orar te rregullt kemi deri ora 20.h por ka momente qe e zgjasim orarin edhe deri ora 21.h e ma tepër për hire të turistëve tanë dhe të huaj, që ta ndiejnë veten të kënaqur dhe t'ju zbusim dhimbjet e tyre apo qoftë edhe për rregullimin e tyre.
Griselda Poli ndihmese mjeku dhe recepcioniste në
Klinikën stomatologjike "ALBDENT" të Durrësit.
Një fluksi të madh të turisteve për shërimin e dhëmbëve ,mirëmbajtje apo ngjitjen e tyre e vizitojnë këtë Klinikë . Doktori shprehet se jemi dhe do të përpiqemi të mbetem në shërbimin e pacienteve ashtu siç e dikton puna dhe profesionalizmi, ku Klinika e jonë është një Klinikë që ofron shërbimet kirurgjike maksilofaciale, ku në qytetin e Durrësit është edhe një specialist si puna ime,ndërsa kërkesat janë te mëdha , me qe i kryejmë një kurorëzim shërbimesh të kësaj natyre. Andaj fluksi i emigranteve ndikon se konkurrenca e çmimit në krahasim me Evropën janë relativisht të volitshme. Me pajisjet shumë moderne me një klinike te re, Dr,Floriani shprehet se me ndryshimin e sistemit të ri edhe në Shqipëri, futja e artikujve të ndryshëm këtu jemi te detyruar qe ta mbajmë hapin me kohën dhe te pajisemi me padisje te reja te prodhimit 2008 qe janë veç ne përdorim edhe në shtete e zhvilluara .
Përgatitja shkollore e Dr. Florianit dhe specializimi i tij
Florian Bllaca shkollën fillore e mbaroj ne Durrës, po edhe gjimnazin, po me zellin e treguar si nxënës i veçantë ëndrrën e vet e realizoj me ndjekjen e shkollimit fakultativ në Universitetin e Tiranës ne fushën e mjekësisë pikërisht në stomatologji 5 vite ,pastaj edhe specializim 4 vjet në kirurgjinë maksilofaciale po ashtu në Tiranë. Kështu dal nga dal u ngjit ne profesionalizëm ne këtë lami te doktoraturës së implantologjisë një term i ri ne gjuhen popullore te mbjelljes së dhëmbëve. Doktor Floriani për ta përforcuar akoma profesionin e stomatologjisë i ndoqi edhe disa kurse intensive për këtë lami edhe ne Gjermani ne Qytetin e Pforzheimit në rrethin e Shtutgardit në republikën e Baden- Wurtembergut.
Dr Florian Bllaces, kirurg Maksilofacial në "ALBDENTAL",një
doktor ma me prestigjitet në qytetin e Durrësit
Ky kurs thekson Dr.Floriani me ka ndihmuar që ta përforcoj studimin e implantologjise dentare si pjesë e veçantë e stomatologjisë,ku me ka ndihmuar shumë që sot mund te quhet një revolucion i kohës se aplikimit te impianteve dentare të kohës. Në fund Dr.,Florian Bllaca na falënderoj për vizitën tonë ,por falënderoj edhe stafin e kirurgjisë "ALBDENTAL" që janë shumë të mrekullueshëm, janë të përgatitur profesionalisht që pa ta nuk kisha me thëne se ishim ku jemi tani. Pastaj i përshëndet te gjithë pacientet, po dhe në veçanti turistët qofshin të huaj apo emigrant tanë shqiptarë që na zgjedhin ne për shërim, duke ju uruar shëndet ju dhe atyre thekson Dr Floriani. U ndamë me një përshëndetje duke i uruar shëndet këtij doktori të shkëlqyer, që do te jetë shembull edhe për te tjerët që Shqipëria është në një fazë transitore për një turizëm të mirëfilltë, ku si element në vete për turizmin në Shqipëri, do te jetë edhe zhvillimi i mjekësisë që shpesh e kërkojnë edhe turistet e huaj, ku ne rastin konkret klinika "ALBDENTAL" mund te jetë një konkurruese e shërbimit stomatologjik edhe me vendet e zhvilluara siç është Gjermania,Italia apo ndonjë vend tjetër.
Shkruan Asllan Dibrani Durrës 2010
image009.jpg 4 |
image010.jpg 22K |
image011.jpg 14K |
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen