Mittwoch, 27. Oktober 2010

YLLKA SHEQIRI U PREZANTUA NË FESTIVALIN E POEZISË DHE TË KËNGËS NË SUEDI

Suedi:
Yllka Sheqiri u prezentua në Festivalin e Poezisë dhe të Këngës në Karlshamn të Suedisë
Ваш интернет прегледач можда не подржава приказ слике.   Ваш интернет прегледач можда не подржава приказ слике.
Poetja Yllka Sheqiri u prezentua me poezitë e veta në Festivalin e pestë të Poezisë dhe të Këngës të Blekinges që u mbajt më 23 tetor 2010 në qytetin e Karlshamnit  në Suedi.
Yllka Sheqiri – krijuesja shqiptare e cila jeton në Göteborg të Suedisë është një nga krijueset e reja  e cila në fokus ka dramën, filmin dhe skenarin si fusha të krijimtarisë. Por ajo me sukses mirret edhe me letërsi. Deri më tash ka botuar dy libra me poezi, "Jag lyssnar inte alltid" më 2005, dhe "Men" më 2008. Është prezentuar në antologjinë "Via Mystica" dhe "Revansch 2008". Krijimet e saj letrare janë botuar edhe në librin shkollor "Urat tona". Sivjet është shpërblyer në Konkursin për poezi të gazetës  Göteborg Posten , gjatë panairit të librit të mbajtur në shtator të këtij viti, etj.
Në fushën e filmit Yllka Sheqiri ka çelur portën e suksesit me filmin e shkurtër artistik "Në pus pa fund", skenarin dhe regjinë  e të cilit e ka bërë vet ku vet luan edhe edhe rolin kryesor. Në festivalin e filmit "Alfredgalan 2009" në Solvesborg Yllka u nderua me çmimin për aktrim. Me të njëjtin film në festivalin "Tellus 2009" Yllka nderohet me çmimin e publikut.
Ndërsa filmi më i ri i Yllka Sheqirit "Pikat budallaqe" që është realizuar me mbështetjen e qendrës së resurseve për film dhe komunikim ndërmjet të rinjve në Blekinge, Kalmar dhe në qarkun Kronoberg, është shfaqur kinemanë "Pärlan" në Skurup dhe në kinemanë "Spegeln" në Malmö. Ndërkaq më vonë do të shfaqet edhe në disa festivale të filmit në Suedi dhe jashtë Suedisë.

Ваш интернет прегледач можда не подржава приказ слике.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen