Dienstag, 5. Oktober 2010

Baki Ymeri fitoi Çmimin Balcanica për Përkthim

Baki Ymeri fitoi Çmimin Balcanica për Përkthim

Nga Dr. Xhelku Maksuti
Kryetar Nderi i bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë

Poet, publicist, patriot dhe kryeredaktor i revistës Shqiptari, veprimtar i zellshëm i Bashkësisë Shqiptare të Rumanisë, autor i 5 vëllimeve poetike, i 7 antologjive të përbashkëta dhe i 27 vëllimeve autorësh shqiptarë dhe rumunë të rikënduar në gjuhën e njëri-tjetrit, pas përfitimit të disa mirënjohjeve për kontributet e tij në fushë të afirmimit të botës shqiptare në veri të Danubit, para disa ditësh (25 shtator 2010), në kuadrin e Festivalit që u mbajt në Braila të Rumanisë, Baki Ymeri e ka fituar Çmimin Balcanica për Përkthime letrare nga gjuha shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas. Lidhjet e tij me Brailën e Naum Veqilharxhit datojnë që nga pranvera e vitit 1990, kur e pat vizituar këtë qendër të vjetër të rilindësve tanë, duke identifikuar disa familje të motshme shqiptare, në gjirin e të cilave e zbuloi edhe një fotografi historike të Fan Nolit mes shqiptarëve të Brailës (1911). Ndarja e këtij çmimi të merituar në adresë të tij si dhe në adresë të Bardhyl Londos nga Shqipëria, Luan Topçiut nga Bukureshti dhe Marius Dobrescut nga Braila, u caktua nga juria e Festivalit, e përbërë nga dy kuadro universitare dhe një kritik letrar. Sipas tyre, Baki Ymeri është mjeshtër i fjalës dhe shkrimtar i talentuar që din të identifikojë dhe kultivojë bukurinë e gjuhës dhe lidhjet tona të lashta, duke e përfituar admirimin tonë si pasojë e afirmimit me përkushtim dhe besnikëri të vlerave shqiptare në gjuhën rumune dhe poetëve rumunë në gjuhën shqipe. Fituesit e Çmimit Balcanica qenë të nderuar me nga një shumë simbolike monetare dhe me medalje artistike.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen