Sonntag, 17. Oktober 2010

GJYKIMI KUNDËR METUSH KRASNIQIT ME SHOKË 1959

Shefik Sadiku: Gjykimi kundër Metush Krasniqit me shokë, më 1959
E Shtune, 16-10-2010, 07:59pm (GMT+1)


Gjykimi kundër Metush Krasniqit me shokë, më 1959

(Fragment i shkëputur nga monografia për Metush Krasniqin)

Me rastin e 24 vjetorit të ndarjes fizike nga ne

Nga Shefik Sadiku

Në gjykatëm e qarkut në Gjilan filloi gjykimi kundër Metushit Krasniqit, Sejdi Kryeziut, Mark Gashit, Mehmet Nuredinit, Qemajl Kallabës, Mehmet Ajetit,ky gjykim pritej me interesim të madh ,propaganda e UDB-së i dha publicitet të madh në jugosllavi,të kuptohet me paragjykime  paraprakisht i shpallnin fajtor të akuzuarit sepse politika e trinomit Tito - Rankoviq – Kardel  tashmë merreshin me aktakuzën e armiqve të popullit dhe shtetit jugosllavë.Mjetet e informimit në tërë territorin e jugosllavisë i jepnin të njëjtat akuza kundër “armiqve të popullit dhe shtetit” të cilat dilnin nga goja e serbëve të cilët kishin pretendime se një herë e përgjithmonë ta çrrënjosshin nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptarë nga jugosllavia.Në anën tjetër bënin propagandë për ti frikësuar edhe familjet e të burgosurve ,nëpër mes tubimeve të ndryshme nëpër fshatra ku kërkonin dënimin e tyre.Këtë propagandë e bënin edhe për ti vëne datën popullit shqiptarë që të mos guxoj më kush të ngrihet kundër shtetit  dhe politikës antishqiptare të Beogradit .
Veprimtaria e politikës Kombëtare e Metush Krasniqit dhe shokëve të tij nga propaganda e Beogradit trajtohej si vepër penale kundër shtetit,dhe akuzoheshin  si:nacionalistë,irredentistë,terroristë....Nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë të grupit ilegal të Metush Krasniqit,shkruante shtypi iasaj kohe *,përmes luftës së armatosur e dhunës kanë planifikuar shkëputjen e Kosovës nga Serbia-jugosllavia dhe, bashkimin e saj me Shqipërinë”.Kjo ishte propaganda thelbësore për akuza sa më të rënda dhe të dënohen sa më parë me dënime të rënda këta armiq të fundit në serbi dhe në jugosllavi! A do të jenë armiqtë e fundit vallë?
Gjykimi kundër Metushit me shokë filloi më 1 mars 1959 në gjykatën e qarkut në Gjilan.
Trupin gjykues e përbënin:Ratomir Patërnogiq kryetar,Mustafa Hoxha  gjykatës,Vehbi Mehmeti,Sejfë Sherifi e Tom Tomiqi anëtarë.Aktakuzën e përfaqësonte Tahir Ibrani prokuror i qarkut në Gjilan.Sipas detyrës zyrtare ua kishin afruar mbrojtjen avokat serb ,të cilët i refuzoi Metush Krasniqi,duke u arsyetuar se një popull i një shteti i cili ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve të tij nuk mund ta mbrojë pjesëtarin e atij populli të cilin e akuzon në emër të popullit të vet si armik !
Të akuzuarit akuzoheshin si “armiq të popullit dhe shtetit”, i futën në sallën e gjyqit në Gjilan ku kishte forca të mëdha sigurie,i kontrolluan edhe familjet e të akuzuarve dhe i lejuan të hyjnë në sallën e gjykimit.Me të filluar gjykimi ,fjala iu dha prokurorit,i cili e lexoi aktakuzën:
Metush Krasniqi akuzohet si “organizator i grupit armiqësor”, i cili prej vitit1957, “ka organizuar mbledhje ilegale”,në të cilat ka lexuar referate,e ka paraqitur situatën politike të rëndë në Kosove si dhe ndaj shqiptarëve në jugosllavi,shtypjen sistematike të shqiptarëve,pushkatimit të tyre,burgosjeve dhe torturimit të popullit shqiptarë nga partizanët dhe pushteti popullor, nga fundi i vitit 1944 e gjeri më sot...”si dhe në referatin e tij i bënë thirrje popullit shqiptarë të ngrihet në luftë kundër pushtetit të sotëm,si dhe ka ardhur koha të punojmë për çlirimin e trojeve shqiptare  dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë –krijimin e Shqipërisë së madhe me flamurin kuq e zi”...e tj.

19.08.1928 - 15.101986
19.08.1928 - 15.101986
Fjala e Metush Krasniqit Para trupit gjykues


Gjendemi para një trupi gjykues pa dëshirën tonë,këtu na ka sjellë UDB-ja,dhe Gardianët na mbajnë të mbyllur në burg,para këtij trupi gjykues duhet të flasim pa drojë se do të përsëritet dhuna e inspektorëve të sigurimit shtetëror jugosllavë dhe gardianëve të burgut si hyzmeqarë të tyre,të cilët për këto 4 muaj janë sjellë ndaj të burgosurve sikur ndaj shtazëve.Të them se asgjë nuk ka të vërtetë në aktakuzë,nuk është e drejtë por para se me folur aty dua të parafrazojë një realitet tjetër që ka të bëjë me Shqiptarët;
-e para nga pushteti jugosllavë Kosova shfrytëzohet mizorisht,populli shqiptarë trajtohet sikur në jugosllavinë e krajlit,nuk i gëzon të drejtat më elementare në asnjë segment të jetës si: në punësim,në administratë,në shëndetësi ,në arsim,kulturë e tj.
-e dyta ,nga pushteti “popullor”i jugosllavisë së titos,dhuna nuk iu ka hequr popullit shqiptarë,un ,e shtroj pyetjen sa Shqiptarë janë ekzekutuar pa gjyq prej nëntorit të vitit 1944 e gjeri më sot?Sa vrasje i patëm në emër të armiqve të shtetit? Me dhjetëra  mija shqiptarë...mund të jenë edhe më shumë se 20 000 në gjitha trojet shqiptare në jugosllavi...
-e treta,aksioni i armëve u zhvillua vetëm në Kosovë për t’i çarmatosur shqiptarët,përse i njëjti aksion nuk u zhvillua në republikat tjera?përse kjo dhunë dhe këto vdekje të dhunshme të shqiptarëve?përse një pushkë është shitur me dhjetëra herë?përse shqiptarët i nënshtroheshin atij terrori në emër të partisë komuniste jugosllave?në rrethin tonë në Kamenicë si pasojë i patëm tri vdekje dhe mbi 3000 të keqtrajtuar fizikisht me metodat më sadiste që munden vetëm regjimet antipopullore me i bë ndaj shtetasve të huaj duke i trajtuar si skllevër ! Këtu i ndërhyni kryetari i gjyqit duke i kërcënuar se ia merr fjalën dhe i thotë;i pandehur ,ti po e paraqet mbrojtjen tuaj apo shqiptarët po i mbron?Metushi e vazhdoi-tash dua me dalë te mbrojtja,po iu pyes juve si është e mundur prej duarve të UDB-ës të ik Sahit Zubaku dhe të shkoj e të varret në nallbanhanen e Ismaijl zubakut?Ju si gjykatës mund të ma merrni fjalën ,megjithatë jeni të thërritur të gjykoni “drejtë” e jo sikur këta zotërinjtë të cilët i tregojnë muskujt para të burgosurve dhe të vetmin mjet të komunikimit e kanë shkopin e dorës së tyre dhe dhunën fizike !
- e katërta a po i sheh këta shokët e mi,hiq Metën të tjerët janë Mësues me Profesion,shqiptarë më të shkolluar në trevën tonë nuk kemi,ky është shkaku përse na keni burgosur,por duhet ta di shteti i juaj se nxënësit të cilët kanë dalë prej tyre nuk do ta ndjekin rrugën e shtetit i cili e përdor dhunën ndaj shtetasve të vet,dhe do t’i respektojnë edhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ,kurse UDB-a dhe policia e juaj prodhojnë vetëm dhunë e asgjë tjetër...
Këtu ,kryetari i trupit gjykues ia mori fjalën Metushit dhe e ftoi një dëshmitarë serb-Jovo Milenkoviq,i cili në mes tjerash deklaroi:Metush Krasniqi,gjatë fushatës zgjedhore të këshillit popullor të Muçivercit në vitin 1957 agjitonte kundër kandidatëve të cilët i kishte propozuar partia komuniste dhe pushteti popullor.Në vend të tyre kishte dëshirë t’i zgjidhte nacionalistët dhe irredentistët siç ishin:Sejdi Kryeziu dhe Qemajl Kallaba.Metushi ,gjithnjë ka dëgjuar radio stacione reaksionare,si: radio Tiranën,Radio Bibisinë,Zërin e Amerikës etje,rregullisht ka bërë propagandë kundër shtetit tonë nëpër oda dhe ndeja me katundarë si në Hogosh,Rogaçicë,Muçiverc,Dajkoc etj.Poashtu iu ka shpjeguar se çka ka lexuar nëpër gazeta të huaja kundër Serbisë,sidomos nga  gazetat e Shqipërisë...ja se çka mund të nxjerrë njeriu nga ky dëshmitarë shovinist serb të cilin UDB-a e ka përpunuar se si me folur dhe me shprehur urrejtjen ndaj fqinjëve të tij shqiptarë...
Vlen të theksohet se pos Metushit edhe Sejdi Kryeziu dhe Mark Gashi i mohuan deklaratat e dhëna në hetuesi,sepse ato deklarata janë konstruktuar sipas diktatit të inspektorëve të UDB-ës,si dhe është përdorur dhuna fizike ndaj të akuzuarve...
Anëtari i trupit gjykues Mustafë Hoxha ,iu drejtua Metushit:
-I Pandehur,Metush Krasniqi,tregoni gjyqit se a është ky nënshkrim i juaji ?
-Po, gjykatës,para se të përgjigjem në pyetjen tuaj po e shtroj një kundër pyetje,përse vallë nuk më pyetët se si kemi kaluar në hetuesi ?Shikoni këta shokë të gjithë kanë qenë mësues ,kanë punuar me zell nëpër shkolla me nxënës,por dhunën e xhelatëve tuaj nuk e kanë imagjinuar ,megjithatë e kanë provuar në lëkurë e në trupin e tyre,në qelitë ne ku qëndrojmë trajtohemi më keq se sa kafshët në emër të “drejtësisë dhe propagandës ju që e servoni”,lagshti,promaja na mbytë,nga plagët e dhunës na kullojnë këmbët ,nuk kemi trajtim mjekësor,e ju ende pyesni se a është ky nënshkrim imi apo jo!?.Të gjitha këto na i shkaktojnë gardianët e burgut dhe inspektorët tuaj që janë të gjithëpushtetshëm...Duke u bazuar në këtë që theksova deklaratat nuk i pranoj si të miat sepse kanë mund të falsifikohen ,por qëndroj pran kësaj deklarate të cilën e japë  para gjyqit.
Metushi Vijoi,para këtij gjyqi deklaroj me përgjegjësi morale dhe politike se e kam themeluar organizatën politike “Partia revolucionare për Bashkimin e Tokave shqiptare me shtetin amë “, Referatin,un, e kam shkruar,e kam bërë skicën për formacionin ushtarak-brigadën e luftëtarëve shqiptarë të anamoravës lindore,e kam vizatuar Shqiponjën dykrenore për tu betuar para saj,i kam shkruar poezitë,trakte e proklamata,i kam bërë thirrje popullit tim për luftë për çlirim nacional dhe bashkimin me atdheun tonë – Shqipërinë .Plotësisht jam ,i vetëdijshëm,ia kam pasur borxh popullit tim,andaj, e kam dhënë një kontribut të vogël pasi që nuk kemi arritur ta çlirojmë,këtë detyrim që e kam pasur ndaj popullit tim deri në arritjen e lirisë nuk do të pushoj së punuari në këtë drejtim ,për Bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet me një emër të natyrshëm Shqipëri, as e madhe por,as e vogël!
Trupi gjykues mbeti i shtangur,duke e dëgjuar Metush Krasniqin,i cili vazhdoi:
Vërtet kam shkruar për masakrat e gjenocidin ndaj popullit shqiptarë të cilin e ka shkaktuar shteti jugosllavë,pra,kam shkruar dhe do të shkruaj gjeri sa t’i realizojmë qëllimet tona.Nuk mund të quhet krim nëse lufton për çlirimin e popullit tuaj dhe atdheut.Nuk është krim nëse e pengon shpërnguljen e popullit tuaj dhe e pengon kolonizimin me serb e të tjerë!Mund të më quani nacionalist dhe irredentist,por ,un ndihem krenar sepse,ju nuk mund të më dënoni për krimet që i ka bërë shteti jugosllavë ndaj shqiptarëve prej nëntorit të vitit 1944 e gjeri në aksionin e armëve më 1955/56 dhe torturat që ia kanë shkaktuar popullit shqiptarë,ju mund të më dënoni mirëpo,drejtësia është në anën time dhe shokëve të mi.Nëse sadopak kam thënë të pavërteta atëherë un,bart përgjegjësi.Nëse mund të më bindni se Sahit Zubakun nuk e kanë varur,policët dhe UDB-a atëherë,do të isha i lumtur sikur të dilte e kundërta se Sahiti është i gjallë !
Krejt në fund me përgjegjësi deklaroj se; edhe nga kjo gjykatë e thërrasë popullin shqiptarë që të organizohemi dhe ta luftojmë këtë pushtet i cili i vret qytetarët e vet,deri sa të jam gjallë do të punoj për Çlirimin e Trojeve shqiptare dhe bashkimin me Shqipërinë.
Pastaj u morën të gjithë të akuzuarit në pyetje,por nuk kishin se çka të shtonin pas fjalimit të Madhit Metush Krasniqi,edhe prokurorit i humbi llogaria sepse shumë pak informacione kishte nga ato që e paraqiti Metushi në fjalën përfundimtare para trupit gjykues,ndërkaq mbrojtësit-Kukulla që i kishte organizuar gjyqi nuk patën se çka me folur.

Shqiptimi i dënimit Metushit me shokë

Në fund,më 7 mars 1959 në bazë të nenit  117 alineja 1 në lidhje me nenin 100 dhe 101 alineja 1 të kodit penal të RFPJ-së...
...Gjyqi i Qarkut në Gjilan, ua shqiptoi dënimin të akuzuarve me sa vijon:
1.                           Metush Krasniqi,dënohet më 18 vite burg të rëndë dhe me 3 vite përkufizim të drejtave qytetare,
2.                          Mark Gashi  , dënohet me  10 vite burg të rëndë,dhe  2 vite përkufizim të drejtave qytetare,
3.                          Sejdi Kryeziu, dënohet me  10 vite burg të rëndë,dhe  2 vite përkufizim të drejtave qytetare,
4.                          Mehmet Nuredin Dërmaku ,dënohet me 2 vite burg të rëndë,
5.                          Qemajl Kallaba,dënohet me një vit e gjysmë burg të rëngë,
6.                          Mehmet Ajeti, dënohet me një vit e gjysmë burg të rëngë.


Në aktgjykimin e gjykatës së qarkut në Gjilan në mes tjerash shkruan se:i akuzuari Metush Krasniqi në “cilësinë e organizatorit”,e ka formuar grupin armiqësor ,i cili e ka paraparë përmbytjen e pushtetit popullor të RFP Jugosllavisë,dhe shkëputjen me dhunë të KAKM  bashkëngjitjen e saj Shqipërisë”dhe ka kryer vepër kundërrevolucionare kundër rendit kushtetues të Jugosllavisë...*
Pasi që ua shqiptuan dënimin të akuzuarit tash të gjykuar e pritën burrërisht ,siç tregojnë më vonë,sidomos Metushi ,Marku dhe Sejdiu edhe të tjerët,por për tre të parët mendonin se do të përulen me shqiptimin e atij dënimi të rëndë!Nga salla i nxorën dhe i dërguan në burg afër gjyqit...

Letër Familjes

Metushi nga burgu iu shkruan letër familjes që të mos mërziten sepse edhe kjo kalon shpejt,dhe interesohet për shëndetin e familjes ,njëkohësisht kërkon edhe libra për me i dërgua për lexim “ mundësisht më sillni libra, se ushqimi im është leximi e shoku im më i mirë është libri”...Më 23 mars ’59 i shkruan vëllait Osmanit me një kartë postare, ma sjell librin”Gjarpinjtë e Gjakut” të Adem Demaçit dhe “Nën Flamurin e verdhë”të një shkrimtari të huaj,e cila ishte në gjuhën serbe...Më 13 dhjetor 1959 e informon babain dhe vëllain se brenda një kohe të shkurtër do të transferohet në burgun e Nishit andaj,mundësisht m’i sjell disa libra që i kam në shtëpi...

Më 14.10.2010
Hodonoc/Kamenicë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen