Donnerstag, 28. Oktober 2010

SHKB MEDVEGJA FORUM THEMELOI GRUPIN LETRAR"BAFTI KRASNIQI"

Shoqata Kulturore Bamirëse “MEDVEGJA FORUM”
W W W . M E D V E GJ A . N E T
E-mail: medvegja@yahoo.com
P R I SH T I N Ë / M E D V E GJ Ë



NJOFTIM

Pas përgatitjeve disajavore dhe pas konsultimeve të shumta publike, si dhe pas shumë opinioneve, “Medvegja Forum” ka vendosur ta themelojë:



Grupin letrar
“Bafti Krasniqi”

Emri i grupit u vendos në bazë të kontributit të çmuar të mësuesit të popullit Bafti Krasniqi nga fshati Gërbac i Medvegjës, si në fushën e letërsisë, ashtu edhe në aspektin kombëtar.

Në përbërje të kryesisë së Grupit letrar “Bafti Krasniqi” janë :
1. Gëzim Zeqiri, kryetar
2. Prof. Jonuz Fetahu, konsulent gjuhësor
3. Miradije Zymberi - Avdullahu
4. Feride Krasniqi - Jashari
5. Mia Fetahu
6. Burim Uka, nga staffi

Shaban Cakolli është emëruar Anëtar Nderi i kryesis

Objektivi kryesor i Grupit letrar “Bafti KRASNIQI’’, veç aktiviteteve tjera, do të jetë: Një revistë letrare - kulturore, e cila do të botohet së paku një herë në muaj. Natyrisht, e mirëpresim kontributin tuaj në përmbushjen e këtij qëllimi.

__________________

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen