Montag, 4. Oktober 2010

ZGJIM LEGJENDE




ZGJIM LEGJENDE

Deti, pushtonte trupin tëndë pa rreshtur meditimit!
Shikonte jetën luhatur rrymave që zhvillohej
Dhe ngjarjet kalonin përtej... dhe pro zilisë!

Pranë bregut, u ndruan shumë role midis nesh
Aty! Aty ku zvariteshin ndjenjat dhe ledhatimi
Kalonte kufijtë e shtrengimit të dallgës
Si hallkë çorientuese legjendave zgjimore
Shtrirjes dhe tendosjes pa kufi,... trupit tëndë.

Ti, ngjeshjes, gëzon dhe turfullon!
Dallga të rrok përzierjes së saj shtirëse, lajthitëse
Dhe hipokrite kërkesave të tua, formës që i çfaq.
Braktisjen tënde dhe përqafimin absolut të saj
A mundet që ta mbroj?!...

Joshjes, u poqe krypës si qielli rrezeve ledhatuese
Që lëngojnë transparencës që kanë dhe s’i kupton.
Lëngimi, nuk i përket tretjes, po humbjes së mbretërisë
Mbi startin ku përkisje dhe nëse tretesh mbi të,...
Sjellja jote privohet euforis dhe mallëngjimi që të ka
Pushtuar,... ... të përket.


QËRPIKËT E TU.

Qërpikët e tu!... ...
Mernin formën e harkut ylberian
Ku kaloja lartësitë
Dhe kaltërsitë për të zbritur,...
Lotit tënd!

Këto!...
Si një ujëvarë gjigante mbysnin
Anijet e shtratit tënd veç mua
Më udhëtonin, ... ...
Prehrit më të ngrohtë!


Nga libri Fati i dritës''

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen