Samstag, 16. Oktober 2010

ETJE E PASHUAR

Doli nga shtypi libri “Etje e Pashuar”

Kamenicë – (2LONLINE) – Në kuadër te klubit letrar “Nositi”, nga Kamenica, këto ditë doli nga shtypi libri me titull “Etje e Pashuar”,të autorëve: Hysen Këqiku, Nexhat Rexha,  dhe Sinan Sadiku. Sipas, autorëve në fjalë, ky libër paraqet  një panoramë e krijuesve letrar nga komuna e Kamenicës.

Në këtë vepër janë të përfshirë gjithsej 45 autorë, duke filluar nga Ali Huruglica e këndej. Autorët në këtë vepër kanë paraqitur biografinë e secilit shkrimtarë,  si dhe pjesë të zgjedhura poetike nga krijimtaria e tyre.

Ky libër doli në dritë falë ndihmës financiare nga Kuvendi Komunal i Kamenicës. Në shenjë respekti dhe falënderimi autorët vizituan kryetarin e komunës Shaip Surdullin, dhe me këtë rast i dhuruan kopje të librit si dhe për të gjithë delegatëve të kuvendit komunal. /S.Kastrati/

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen